ATV

Category: Lajme

  • “Termokosi” lajmëron fillimin e furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje

    “Termokosi” lajmëron fillimin e furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje

    “Termokos” ka paralajmëruar se në rast se vazhdon i ftohti, ditëve të ardhshme do të fillojë furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët.

    Në njoftim thuhet se aktualisht janë duke u kryer testimet përfundimtare të rrjetit dhe gjithë sistemit të ngrohjes.

    Për shkak të përkeqësimit të motit, tashmë janë finalizuar përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje nëpërmes Ngrohtores së QKUK-së për nevojat e klinikave të kësaj qendre mjekësore.

  • Barduani: Ka shqetësime për humbjen e sigurisë për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura

    Barduani: Ka shqetësime për humbjen e sigurisë për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura

    Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, në fjalën e tij të fundit si komandant i KFOR-it derisa thekson se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësua ndjeshëm që nga viti 1999, por ka shtuar se ka shqetësime për humbjen e sigurisë për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura.

    “Sigurisht, situata e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm që nga nisja e KFOR-it, dhe dëshmia më e prekshme për këtë është fakti që sot forcat e KFOR-it janë reduktuar në më pak se 10% të asaj që ishin në vitin 1999. Dhe kjo nuk është aspak një arritje e vogël. Megjithatë, ende ka shqetësime për humbjen e sigurisë për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura, dhe pikërisht për këtë arsye roli i KFOR-it mbetet kritik, si dhe thelbësor për t’u parë si pjesë integrale e angazhimit të vazhdueshëm të bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare. NATO vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe KFOR-i po luan rolin e vet në këtë drejtim. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është një kornizë për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për arritjen e zgjidhjeve që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, tha ai ndër të tjera.

    Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, përfundoi mandatin e tij si Komandant i KFOR-it, duke ia dorëzuar detyrën gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Özkan Ulutaş.

  • Osmani i bën thirrje Evropës të investojë në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë

    Osmani i bën thirrje Evropës të investojë në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se stabiliteti i Evropës është i pandashëm nga siguria në Ballkanin Perëndimor.

    Këtë mesazh ajo e ka përcjellë gjatë tryezës së sigurisë në kuadër të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), të mbajtur në Kopenhagë.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet të ketë fokus të shtuar në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e veprimeve destabilizuese nga Serbia.

    “Siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Prandaj, Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen në rajon dhe të angazhohet në ndalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si një hap thelbësor për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme dhe afatgjate”, ka shkruar Osmani.

  • Rihapet Aeroporti i Munihut pas detektimit të dronëve

    Rihapet Aeroporti i Munihut pas detektimit të dronëve

    Në Aeroportin e Munihut në Gjermani kanë rinisur fluturimet më 3 tetor, pasi u detektuan disa dronë që detyruan autoritetet të mbyllnin aeroportin gjatë natës.

    Ky është rasti i fundit në një seri mbylljesh të aeroporteve së voni në mbarë Evropën për shkak të fluturimeve të dronëve të paidentifikuar.

    Aeroportet në Danimarkë, Norvegji dhe Poloni së voni kanë pezulluar fluturime për shkak të dronëve të paidentifikuar, ndërkaq Rumania dhe Estonia kanë fajësuar Rusinë për këto incidente. Moska ka hedhur poshtë akuzat.

    Më shumë se 30 fluturime u anuluan në Munih për shkak të dronëve që u panë mbrëmjen e së enjtes, duke lënë të bllokuar pothuajse 3 mijë pasagjerë, raporton REL.

    Fluturimet rinisën mëngjesin e së premtes dhe sipas të dhënave të ueb-faqeve që gjurmojnë fluturimet, fluturimi i parë nga ky aeroport u realizua në orën 05:50.

    Një zëdhënës i policisë i ka thënë më herët AFP-së se disa persona panë dronët përreth aeroportit në orën 19:30 të së enjtes dhe sërish një orë më vonë, duke detyruar autoritetet që të ndalnin fluturimet.

    Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të identifikuar origjinën e dronëve.

    Helikopterët e policisë u dislokuan pas detektimit të dronëve, “por nuk ka informacione se çfarë lloji ishin fluturaket dhe sa ishte numri i tyre”, tha zëdhënësi i policisë.

    Detektimi i dronëve në Danimarkë dhe inkursioni i Moskës në Estoni dhe Poloni kanë rritur frikën se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zgjerohet edhe në shtete të tjera të Evropës.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi Evropën të enjten se inkursionet e fundit me dronë tregojnë se Moska po synon që të “përshkallëzojë” agresionin e saj.

    Gjermania është në gjendje të lartë gatishmërie pasi javën e kaluar tha se detektoi dronë mbi objekte ushtarake dhe industriale.

    Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, ka thënë se Berlini ka nevojë “të gjejë përgjigje të reja për këtë kërcënim hibrid”, përfshirë edhe rrëzimin potencial të dronëve.

    Gjatë kësaj jave, udhëheqësit e Bashkimit Evropian u takuan në Kopenhagë për të diskutuar forcimin e mbrojtjes së bllokut dhe për të krijuar një “mur për dronët”. Rusia ka deklaruar se këto plane të BE-së do të përshkallëzojnë situatën.

  • Vajza sulmon nënën në Malishevë, përfundon në polici

    Vajza sulmon nënën në Malishevë, përfundon në polici

    Një rast i rëndë dhune familjare ka ndodhur më 2 tetor 2025 në fshatin Llashkadrenoc të Malishevës, ku një vajzë ka goditur fizikisht nënën e saj.

    Rreth orës 15:00, viktima M.K. rreth 54-vjeçar ka raportuar në polici se ishte sulmuar nga vajza e saj Sh.K. rreth 28-vjeçar.

    E dyshuara është shoqëruar menjëherë në polici dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar ndaj saj është iniciuar rast për veprën penale “Dhuna në familje”. Pas procedurave të para, ajo është dërguar edhe për trajtim në spital.

    Ndërkohë, viktima, me pëlqimin e saj, ka vendosur të kthehet në shtëpinë e saj.

  • Zhduket një person në Suharekë

    Zhduket një person në Suharekë

    Një person raportohet të jetë zhdukur nga e mërkura (1 tetor) në Suharekë.

    Sipas Policisë, viktima është larguar nga shtëpia, derisa ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Dronët misteriozë shfaqen mbi aeroportin e Mynihut, anulohen dhjetëra fluturime

    Dronët misteriozë shfaqen mbi aeroportin e Mynihut, anulohen dhjetëra fluturime

    Aeroporti i Mynihut në Gjermani u mbyll dhe anuloi më shumë fluturime të enjten në mbrëmje, pasi disa dronë u panë pranë hapësirës ajrore të tij.

    Të paktën 17 fluturime u anuluan në Mynih, duke prekur gati 3,000 pasagjerë, teksa shumë fluturime të tjera u devijuan në qytetet më të afërta.

    Ende nuk ka një konfirmim se nga kanë ardhur këta dronë, të cilët gjatë javës kanë mbyllur disa aeroporte në Evropë për motive sigurie.

    Meqenëse ishte errësirë, nuk u konfirmua asnjë informacion mbi llojin, madhësinë apo origjinën e dronëve, tha zëdhënësi i Policisë Federale Stefan Bayer për gazetën Bild. Dronët u panë për herë të parë në orën 21:30 sipas orës lokale, dhe pastaj përsëri një orë më vonë, tha policia.

    Pamjet e fundit të dronëve në të gjithë Bashkimin Evropian shkaktuan një samit të liderëve në Kopenhagen këtë javë.

    20 dronë rusë kaluan në Poloni dhe avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë në incidente të ndara të kohëve të fundit.

    Aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos u detyruan të mbyllen pasi dronë të paidentifikuar u panë pranë tyre dhe hapësirave ajrore ushtarake.

    Rusia ka mohuar çdo përfshirje, ndërsa autoritetet daneze thonë se nuk kishte prova se Moska ishte e përfshirë.

  • Një shtetas serb sulmon zyrtarët policorë, arrestohet në Jarinjë

    Një shtetas serb sulmon zyrtarët policorë, arrestohet në Jarinjë

    Një person është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Jarinjë të Leposaviqit, ku dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

    Një nga policët e përfshirë në incident ka marrë trajtim mjekësor për lëndime të lehta. I dyshuari, shtetas i Serbisë, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet, thuhet në raportin e policisë.

    “PKK Jarinjë, Leposaviq / 02.10.2025 – 04:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që ai ka sulmuar zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Lëndohet punëtori në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

    Lëndohet punëtori në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

    Një burrë dyshohet se është rrëzuar në vendin e punës në Prishtinë, duke pësuar lëndime trupore.

    Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa një person është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi që dyshohet se është rrëzuar derisa ishte në vendin e punës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

  • Tragjedi në Kroaci: Katër të vdekur pasi vetura bie në det

    Tragjedi në Kroaci: Katër të vdekur pasi vetura bie në det

    Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur të enjten në qytetin bregdetar Senj, në Kroaci.

    Sipas autoriteteve kroate, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, kur një veturë përfundoi në det, për shkaqe ende të paqarta.

    Në aksident humbën jetën dy burra dhe dy gra. Trupat e viktimave janë dërguar në qytetin e Rijekës për autopsi, ndërsa hetimet në vendin e ngjarjes janë duke vazhduar për të përcaktuar saktësisht rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

    Ngjarja është raportuar nga mediumi kroat “Index.hr”, i cili citon burime zyrtare të policisë.