ATV

Category: Lajme

  • Nga sot KFOR-i bëhet me komandant të ri

    Nga sot KFOR-i bëhet me komandant të ri

    Sot, me fillim nga ora 11:00 në Kampin Film City në Prishtinë, do të mbahet ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës në Shtabin e KFOR-it.

    Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, do t’ia dorëzojë komandën e misionit gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Ozkan Ulutash.

    Ky është një rikthim në krye të KFOR-it për Ulutash, i cili kishte mbajtur këtë post më parë deri më 11 tetor 2024, kur ia dorëzoi komandën Barduanit. Me këtë rikthim, ai rifillon përgjegjësinë për drejtimin e misionit të NATO-s në Kosovë.

    Ceremonia simbolizon vazhdimësinë e përkushtimit të Aleancës për siguri dhe stabilitet në rajon, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

  • Zelensky: Orban po bllokon integrimin evropian të Ukrainës

    Zelensky: Orban po bllokon integrimin evropian të Ukrainës

    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, po bllokon integrimin evropian të Ukrainës për arsye që lidhen me fushatën zgjedhore në vendin e tij.

    Këtë deklaratë e bëri presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një konference për shtyp në Kopenhagë, pas përfundimit të Samitit të VII të Komunitetit Politik Evropian, sipas një korrespondenti për Ukrinform.

    “Sa i përket bllokimit të afrimit tonë me Bashkimin Evropian, askush nuk mund ta bllokojë atë, sepse është vullneti i Ukrainës dhe, në përputhje me rrethanat, vendimi i Evropës për ta parë Ukrainën si pjesë të Bashkimit Evropian në të ardhmen. Por, sigurisht, gjithçka varet nga uniteti, nga një vendim i përbashkët. Ne kemi probleme të caktuara me Hungarinë, mund të flasim hapur për këtë. Sepse Viktor Orban ka zgjedhje”, ka thënë Zelensky.

    Ai shtoi se agresioni rus ndaj Ukrainës erdhi pikërisht për shkak të orientimit evropian të vendit të tij.

    “Rusia e filloi luftën për shkak të vullnetit tonë, për shkak të zgjedhjes sonë për të ecur drejt Evropës, sepse ne ndiejmë dhe ndajmë të njëjtat vlera si vendet e tjera evropiane”, theksoi presidenti ukrainas.

    Sipas raportimeve të Ukrinform, Hungaria po përdor parimin e unanimitetit në vendimet e Bashkimit Evropian për të bllokuar procesin e fillimit të negociatave për pranimin e Ukrainës në BE.

  • Moti sot: Reshje shiu dhe bore, temperaturat deri në 5°C

    Moti sot: Reshje shiu dhe bore, temperaturat deri në 5°C

    Sot parashikohet mot i vranët, me reshje shiu dhe bore, të cilat gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të jenë më intensive. Reshjet e borës do të përqendrohen kryesisht në Rrafshin e Kosovës, ku pritet të krijojnë shtresa edhe në zonat e ulëta, me së paku 5–15 cm, njofton MeteoKosova.

    Në Rrafshin e Dukagjinit do të dominojnë reshjet e shiut, megjithatë tani ka gjasa më të mëdha që edhe në këtë pjesë të përzihen ose të shndërrohen në borë.

    Gjatë ditës, reshjet do të humbasin gradualisht intensitetin në mbarë vendin.

    Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 5°C.

  • Kandidati i LVV-së për Junikun, premton grante për bujqit

    Kandidati i LVV-së për Junikun, premton grante për bujqit

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Junikut, Jetmir Tofaj, premtoi grante për ta stimuluar sektorin e bujqësisë në komunë.

    “Politikat tona për bujqësinë parashohin krijimin e granteve për pajisje bujqësore për fidane për fara e kështu me rradhë. Subvencionimin e qumështit në veçanti”, tha ai.

    Ndiqni intervistën:

     

  • Kandidati i LVV-së për Junikun, premton mësim gjithëditor

    Kandidati i LVV-së për Junikun, premton mësim gjithëditor

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Junikut, Jetmir Tofaj, premtoi mësim gjithëditor për nxënësit e komunës së Junikut.

    “prioritet i yni është edhe arsimi, edukimi i brezave të rinjë. Në këtë aspekt, kemi menduar aplikimin e mësimit tërëditor, si një modul i veçantë. Edhe këtë do ta fillojmë me një fazë testuese, duke shtuar dy orë jashtë planprogramit që është miratuar edhe kurikula e Ministrisë së Arsimit”, tha ai.

    Ndiqni intervistën:

  • Kandidati i LVV-së për Junikun, i vetëm në studio – kritikon kundërkandidatët

    Kandidati i LVV-së për Junikun, i vetëm në studio – kritikon kundërkandidatët

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Junikut, Jetmir Tofaj, ishte i vetmi prezent nga të gjithë kandidatët që synojnë postin në krye të komunës.

    Tofaj kritikoi kundërkandidatët e tij si të papërgjegjshëm për mospjesëmarrje në debat.

    “E shoh si një mungesë të përgjegjësisë ndaj qytetarit”, deklaroi Tofaj.

    Ndiqni intervistën:

  • Zafir Berisha kritikon Shaqir Totajn për mospjesmarje në debatin për Prizrenin

    Zafir Berisha kritikon Shaqir Totajn për mospjesmarje në debatin për Prizrenin

    Kandidati i Bashkimit Demokratik të Prizrenit për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, kritikoi kryetarin aktual të komunës, Shaqir Totaj, për mosgatishmëri për debat.

    “Shaqa ia humbi kuptimin e përballjes së ideve, vizionit të kandidatëve karshi qytetarëve të Prizrenit. Nuk qëndron ajo se janë shumë kandiadat sepse edhe para katër viteve kanë qenë po kaq kandidat, por ka marë pjesë në debat sepse atëherë ka qenë në opozitë”, tha Berisha.

    Kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj nga PDK-ja, që synon edhe një mandate në krye të Prizrenit, ka deklaruar se po i refuzon debatet për shkak të numrit të madhë të kandidatëve.

    Ndiqni debatin:

  • Kandidati i LVV-së për Prizrenin, kërkon t’i pyetje për borxhet kryetarit aktual të komunës

    Kandidati i LVV-së për Prizrenin, kërkon t’i pyetje për borxhet kryetarit aktual të komunës

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka deklaruar se komuna e Prizrenit ka hyrë në borxhe prej 57 milionë eurosh, duke iu referuar të dhënave nga Ministria e Financave.

    Abrashi ka thënë se për këtë borxh, dëshironte ta pyeste vetë kryetarin aktual, Shaqir Totaj.

    “Këtu do të doja ta kisha përball zotrin Totaj, për ta pyeter edhe unë, si, çfarë”, tha ai.

    Ndiqni debatin:

  • Kandidati i LDK-së për Prizrenin kritikon kundërkandidatët për mosgatishmëri për debat

    Kandidati i LDK-së për Prizrenin kritikon kundërkandidatët për mosgatishmëri për debat

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka kritikuar kundërkandidatët e tij nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, për mosgatishmëri për debat.

    “Më lejo të shpreh të them kështu, mospajtimin tim për mosgatishmërinë e kundërkandidatëve të mi, zotrin Totaj dhe zotrin Abrashi, që të debatojmë, që të zhvillojmë debat të mirëfillt dhe më pas njerëzit mund të na analizojnë krahasojnë”, tha ai.

    Ndiqni debatin:

     

  • Shaqir Totaj i PDK-s, tregon pse nuk po mer pjesë në debate me kundërkandidatët për Prizrenin

    Shaqir Totaj i PDK-s, tregon pse nuk po mer pjesë në debate me kundërkandidatët për Prizrenin

    Shaqir Total, i cili synon edhe një mandant në krye të komunës së Prizrenit, tha në emisionin “CONTEXT” të ATV-së, se nuk ka marë pjesë në debate për shkak të numrit të madhë të kandidatëve.

    Totaj tha se do të marë pjesë në debat me cilin do kandidat që eventualisht mund të arrij në balotazh.

    “Përndryshe në fazën e dytë, nëse shkojmë në fazën e dytë, atëherë me siguri që do të dalim në studio të ballafaqohemi me këdo që shkon në fazën e dytë”, tha Totaj.

    Ndiqeni debatin: