ATV

Category: Lajme

  • KFOR-i deklarohet për takimet e Ulutashit me Begajn dhe Kingjin

    KFOR-i deklarohet për takimet e Ulutashit me Begajn dhe Kingjin

    KFOR-i është deklaruar për takimet e të së mërkurës të komandantit Ozkan Ulutash me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji në Tiranë.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, në këto takime u bisedua situata e sigurisë në Kosovë dhe stabiliteti rajonal.

    “Ata diskutuan një sërë çështjesh, përfshirë situatën e sigurisë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. Gjeneralmajor Ulutash rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës. Ai përshëndeti gjithashtu kontributet e gjata të Shqipërisë në KFOR dhe profesionalizmin e shfaqur nga personeli shqiptar në mbështetje të veprimtarive të përditshme të misionit”, thuhet në njoftim.

  • ShBA-ja sanksionon dy kompanitë më të mëdha ruse të naftës, “Rosneft” dhe “Lukoil”

    ShBA-ja sanksionon dy kompanitë më të mëdha ruse të naftës, “Rosneft” dhe “Lukoil”

    Administrata Trump vendosi të mërkurën sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi, ndërsa i bëri thirrje Moskës të bjerë dakord për një armëpushim të menjëhershëm në luftën me Ukrainën.

    Presidenti Donald Trump kishte sinjalizuar për javë të tëra se mund të vendoste sanksione kundër Rusisë për vazhdimin e luftës, por nuk kishte arritur të merrte masa të mëdha ndëshkuese deri të mërkurën. Njoftimi erdhi një ditë pasi Trump tha se një takim i planifikuar me presidentin rus Vladimir Putin në Budapest do të shtyhej për një kohë të pacaktuar.

    “Çdo herë që flas me Vladimirin, zhvilloj biseda të mira dhe pastaj ato nuk çojnë askund. Ato thjesht nuk shkojnë askund”, tha Presidenti Donald Trump, pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte për të diskutuar negociatat e paqes.

    Në komentet në Zyrën Ovale, Trump shpjegoi se “ndjeu se kishte ardhur koha” për sanksionet, duke vënë në dukje se “priti shumë kohë” për t’i vendosur ato. Megjithatë, presidenti amerikan tha se shpreson që “ato nuk do të zgjasin shumë”, sepse lufta do të mbarojë.

    Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, tha në një deklaratë të mërkurën se ishte “koha për të ndaluar vrasjet dhe për një armëpushim të menjëhershëm”.

    “Duke pasur parasysh refuzimin e Presidentit Putin për t’i dhënë fund kësaj lufte të pakuptimtë, Thesari po vendos sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi që financojnë makinën e luftës së Kremlinit”, tha ai.

    Sanksionet goditën Rosneft dhe Lukoil dhe dhjetëra degë të tyre. Mbretëria e Bashkuar shënjestroi dy kompanitë e naftës javën e kaluar dhe Bashkimi Evropian ra dakord për një paketë tjetër sanksionesh të mërkurën.

    Opozita bllokoi marrëveshjen me Bankën Botërore, tani ankohet për vonesën e Planit të Rritjes nga BE
    Read more

  • BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

    BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

    Vendet e BE-së kanë miratuar zyrtarisht të enjten paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës, e cila përfshin një ndalim të importeve të gazit natyror të lëngshëm rus (LNG).

    27 shtetet anëtare e kanë miratuar paketën të mërkurën në mbrëmje, pasi Sllovakia hoqi bllokimin e saj.

    “Është një paketë e rëndësishme që synon rrjedhat kryesore të të ardhurave ruse përmes masave të reja energjetike, financiare dhe tregtare”, ka thënë presidenca daneze e BE-së.

    Ndalimi i LNG-së do të hyjë në fuqi në dy faza: kontratat afatshkurtra do të përfundojnë pas gjashtë muajsh dhe kontratat afatgjata nga 1 janari 2027. Ndalimi i plotë do të ndodhë një vit më parë se plani i Komisionit për t’i dhënë fund varësisë së bllokut nga lëndët djegëse fosile ruse.

    Masat në paketë përfshijnë gjithashtu një mekanizëm të ri për të kufizuar lëvizjen e diplomatëve rusë brenda BE-së, thuhet në deklaratë.

    “Synon bankat ruse, bursat e kriptomonedhave, subjektet në Indi dhe Kinë, ndër të tjera”, ka thënë shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, në një postim në X.

    “BE-ja po frenon lëvizjet e diplomatëve rusë për të kundërshtuar përpjekjet e destabilizimit. Është gjithnjë e më e vështirë për Putinin të financojë këtë luftë”, ka shtuar ajo.

    Ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, ka thënë se ndalimi i importeve të LNG-së është një hap i rëndësishëm drejt një heqjeje të plotë graduale të energjisë ruse në BE.

  • Kurti dhe Haddad flasin për forcimin e lidhjeve Kosovë-Francë

    Kurti dhe Haddad flasin për forcimin e lidhjeve Kosovë-Francë

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad.

    Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Londër.

    Përmes një postimi në “X”, Kurti ka bërë të ditur se në takim është biseduar për forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Francës, çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale si dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.

    “U takova me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Londër. Diskutuam forcimin e lidhjeve Kosovë-Francë, sigurinë, zhvillimet rajonale dhe integrimin në BE. Jam mirënjohës për mbështetjen e Francës si një anëtare kyçe e BE-së dhe për vlerat tona të përbashkëta që udhëheqin partneritetin tonë,” ka shkruar Kurti.

    Samiti i Procesit të Berlinit po zhvillohet me pjesëmarrjen e liderëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, ku po diskutohen bashkëpunimi rajonal, integrimi evropian dhe zhvillimi ekonomik i rajonit.

  • Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar

    Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar

    Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë.

    Lajmin e ka konfirmuar vetë Ambasada e Shqipërisë në Kanada, teksa ambasadorja Artemis Kosta Malo, ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit.

    Agron Alija shërbeu si mjek dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë “Schulich” në London, në provincën e Ontarios.
    “Me dhimbje të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Agron Alija. Në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kanada dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dr. Agron Alija për këtë humbje të pazëvendësueshme.

    Dr. Agron Alija ishte një figurë emblemë e komunitetit shqiptar në Kanada, një profesionist i përkushtuar në fushën e mjekësisë dhe një njeri me shpirt fisnik që kontribuoi me dashuri, përkushtim dhe integritet në shërbim të njerëzve dhe komunitetit veçanërisht në Hamilton dhe London, aty ku edhe shërbeu si mjek dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë “Schulich” në London, në provincën e Ontarios.

    Humbja e tij la një boshllëk të madh jo vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë ata që patën fatin ta njihnin e ta vlerësonin. Në këto momente të vështira, shpreh gjithë mbështetjen time dhe uroj forcë dhe durim familjes së Dr. Alija për të përballuar këtë humbje. U prehsh në paqe, Dr. Alija. Kujtimi për ty do të qëndrojë përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona, me respekt, mirënjohje dhe mall të thellë për njeriun fisnik, mjekun e përkushtuar dhe mikun e dashur që ishe”, shkruan ambasadorja shqiptare.

  • Shtetasi i huaj ndërron jetë në “Aeroportin Adem Jashari”

    Shtetasi i huaj ndërron jetë në “Aeroportin Adem Jashari”

    Një shtetas zviceran ka ndërruar jetë në “Aeroportin Adem Jashari” teksa po priste udhëtimin e tij për në Zvicër.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, shtetasit të huaj i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, por pavarësisht ndihmës mjekësore ai ka ndërruar jetë.

    Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    “Aeroporti Adem Jashari, Lipjan 22.10.2025 – 21:00. Është raportuar se një mashkull shtetas zviceran, i cili ka qenë duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër, i është keqësuar gjendja shëndetësore i është ofruar ndihma mjekësore, por pastaj ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

  • Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

    Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

    Policia e Kosovës ka shqiptuar 2156 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

    Në 24 orët e fundit janë raportuar 37 aksidente trafiku me dëme materiale, 21 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

    Policia e Kosovës ka arrestuar 15 persona, 10 janë dërguar në mbajtje, kurse një person është në vuajtje.

  • Presidentja udhëton drejt Gjermanisë, mban sot një fjalim në Universitetin e Berlinit

    Presidentja udhëton drejt Gjermanisë, mban sot një fjalim në Universitetin e Berlinit

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nisur drejt Gjermanisë, ku do të mbajë sot një fjalim në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Berlinit.
    E para e vendit do të dalë përballë studentëve për të folur për mbrojtjen e demokracisë.
    Ngjarja është paralajmëruar të ketë pjesëmarrje të konsiderueshme studentësh, meqë në universitet është duke u zhvilluar Java e Takimeve me Personalitete Evropiane.

    Kjo ndalesë e Osmanit është në vazhdën e takimeve të shumta që ajo do të zhvillojë, në vizitën e saj zyrtare në Gjermani.

  • Koalicion me LVV-në, Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim, do të mbetemi në opozitë

    Koalicion me LVV-në, Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim, do të mbetemi në opozitë

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrimin politik në lidhje me një bashkëqeverisje të mundshme me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Haziri tha se LDK ka mbajtur një qëndrim të qartë që nga 9 shkurti: të garojë për fitore në zgjedhje dhe, në rast të kundërt, të qëndrojë në opozitë.
    “LDK nuk ka ndryshuar qëndrim politik. Që nga 9 shkurti, e kemi bërë të qartë se hyjmë në garë për të fituar dhe, nëse nuk fitojmë, qëndrojmë në opozitë. Edhe pas 9 shkurtit, pas ofertave për bashkëpunim institucional nga VV-ja, ne e kemi konfirmuar qëndrimin tonë”, tha Haziri.

  • Këto janë vendet të cilat do të mbesin pa rrymë sot

    Këto janë vendet të cilat do të mbesin pa rrymë sot

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se sot, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 35/10[kV] Koliqi do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J06 Koliqi (kodi: 14016002) nga ora 10:00 deri 15:30.
    Vendet: fshatrat: Koliq, Ballaban dhe Nishevc.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Nga TS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet:
    Dalja 10 [kV] J04 Poklek i ri (kodi: 16100007) nga ora 11:30 deri 12:30.
    Vendet: Poklek i Ri, Korreticë e Ulët, Komoran Bashota, Komoran, Mulliri Komoran, Banesat Poklek, Hib Petrol Zabel.

    Arsyeja: Ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Nga TS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet:

    Dalja 10 [kV] J05 Gurthyesi K.Drenices (kodi: 16100052) nga ora 11:30 deri 12:30.
    Vendet: Gurëthyesi.

    Arsyeja: Ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Nga NS 220/10 [kV] Drenasi do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J11 Zabeli i Ulët (kodi: 16100005) nga ora 11:30 deri 12:30.
    Vendet: Zabel i Ulët, Komoran, Hib Petroll Llapushnik, Haxha dhe Hajdini Palace.

    Arsyeja: Ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Nga NS 220/10 [kV] Drenasi do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J07 Ibër Lepenci (kodi: 16100009) nga ora 12:30 deri 13:30.
    Vendet: Gjimnazi ‘’Gjergj Kastrioti Skënderbeu ‘’, Sh.M.P ‘’Fehmi Lladrovci‘’, pjesërisht konsumatorë në Korroticë të Epërme dhe Flamuras (Sankoc).

    Arsyeja: Ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Nga TS 220/10[kV] Drenasi do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J10 Drenasi 3 (kodi: 16100003) nga ora 12:30 deri 13:30.
    Vendet: Te Feronikeli Lagjja e Poshtme dhe e Epërme, Drenas (një pjesë), Çikatovë e Re, Çikatovë e Vjetër te Miniera (Morinët), rr.Adem Jashari, rr Xhevat Demaku, Qendra Zejtare e re, Drenas te Qorovitë, lagjja Bajraktari, Te Vorrezat.

    Arsyeja: Ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Nga NS 220/1[kV] Drenas do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J11 Drenas Qendra (kodi: 16100001) nga ora 12:30 deri 13:30.
    Vendet: Rr.14 Qershori, rr.Feronikeli, rr.Fehmi Xheve lladrovci, rr.Rasim Kiqina,rr.Bedri Shala, nje pjese e Drensait-kah qendra.

    Arsyeja: Ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Nga TS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J12 Vasileva (kodi: 16100006) nga ora 13:30 deri 14:30.
    Vendet: Pokleku, Vasileva, Sefë Hasi-Ferma e lopëve dhe Rexhep Cërrvadiku.

    Arsyeja: Ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Nga TS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J13 Shtrubullova (kodi: 16100004) nga ora 13:30 deri 14:30.
    Vendet: Shtrubullovë, Krajkovë, Domanek, Baicë, Obri dhe Drenasi një pjesë

    Arsyeja: Ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Nga NS 220/10[kV] Drenasi do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J14 Gllobari (kodi: 16100014) nga ora 13:30 deri 14:30.
    Vendet: Binjak, Gllobar, Vërbovc dhe Terstenik.

    Arsyeja: Ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Në TS 110/10/20 kV Prishtina 2

    Nga dalja 10 kV Normalja të ndërprehet Ts-i:

    TS 10/04kV Normalja-Gjin Gazulli 1 (kodi: 11000081045) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
    Vendet: rr.Nazim Gafurri.

    Arsyeja: Shtrirja e kabllos ABC sipas projektit.

    Punime në projekte investive

    Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

    LP 10kV J13 Fabrika e Kasetave (kodi: 19000039) nga ora 09:00 – 18:00.
    Vendet: Fabrika e Kasetave, Hajvali Vorret dhe Busia Petroll.

    Arsyeja: Punimi i lidhëseve dhe energjizimi i linjave të reja.

    Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J12 Hajvalia (kodi: 19000040) nga ora 09:00 – 18:00.
    Vendet: Hajvali Shkolla, Hajvali Policia, Hajvali Ulzat 1, Hajvali Ulzat 2, Mili Hajvali

    Arsyeja: Punimi i lidhëseve dhe energjizimi i linjave të reja.

    Nga TS 35/10kV Badovci do të ndërprehet:Dalja 10kV J13 Hajvalia (kodi: 10014002) nga ora 09:00 – 18:00.
    Vendet: Hajvalia, një pjesë e Graçanicës

    Arsyeja: Punimi i lidhëseve dhe energjizimi i linjave të reja.

    Punime nga pala e tretë

    Në TS 110/10(20)kV Prishtina 7

    Nga dalja 10 kV Dalja nr 3 PR7 do të ndërprehet trafostacioni:
    TS 10/04kV Holger Petersen – Lagjja e Spitalit 2 (kodi: 19000074196) prej orës 09:00 deri në ora 11:00.
    Vendet: Lagjja e Spitalit.

    Arsyeja: Ngritja e shtyllave nën tension.

    Prizren

    Punime nga palët e treta

    Nga NS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Kamenica (kodi: 31000029) nga ora 13:00 deri 17:00.
    Vendet: Lagjet Gurishti, Petrovë dhe lagjja Arbana.

    Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit te aprovuar.

    Gjakovë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS 35/10(20)kV Gjakova III do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J04 Dalja 21 (kodi: 81084018) nga ora 12:00 deri 13:30.
    Vendet: rrugët: Fehmi Agani, Ibrahim Fehmiu, UÇK-së, Sadik Pozhegu dhe Sadik Stavileci

    Arsyeja: Ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Nga TS 35/10(20)kV Gjakova III do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J11 Elektrokosova (kodi: 81084020) nga ora 12:00 deri 13:30.
    Vendet: rrugët: Ali Pashë Tepelena, Armand Pier Pailand, Fan Stilian Noli, Ferhat Binishi,
    Ismail Qemali, Marin Barleti, Mbretresha Teuta, Musa Zajmi, Naum Veqilhargji,
    Nënë Tereza dhe Selman Riza.

    Arsyeja: Ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Nga TS 110/10(20)kV Gjakova 2 do të ndërprehet kthina J09 dhe pa tension mbesin daljet:

    Dalja 10kV J03 Inkubatori (kodi: 81084019) nga ora 13:30 deri 15:30.
    Dalja 10kV J09 Nertili (kodi: 81084033) nga ora 13:30 deri 15:30.
    Dalja 10kV J14 Dalja 40 (kodi: 81084023) nga ora 13:30 deri 15:30.

    Vendet: rruga Tirana. Qendra tregtare Nertili, rr. UÇK-së, rr. Rruga Tirana, rr.Wesley Clark, rr.Bajram Curri, rr.Dërgut Vokshi, rr.Ismail Qemali, rr.Marin Barleti (një pjesë), rr.Nënë Tereza, rr.Pjetër Budi, rr.Rruga e UÇK-së, rr.Sadik Pozhegu, rr.Sadik Stavileci, rr.Skënderbeu, rr.Sylejmon Vokshi dhe Inkubatori.

    Arsyeja: Ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Nga TS 110/35/10 kV Rahoveci do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Opterusha (kodi: 82000010) prej orës 10:30 deri në ora 13:30
    Vendet: fshatrat: Bellacërkë, Brestoc, Celinë,H oçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Nagavc, Opterushë, Velika Hoca dhe Zoçishtë.

    Arsyeja: Përgatitja për shkarkimin e L.P. Opterusha sipas projektit M.25.07.023.

    Nga TS 110/35/10 kV Rahoveci do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Shkoza (kodi: 82000009) prej orës 12:00 deri në ora 15:30
    Vendet: CONDOR SH.P.K., ” KOSOVA-PACK ” SH.P.K., MULLIRI NPT”VETONI”,ODS-METAL, ” GENDER ” SH.P.K., N.T.SH,,PISTA”, Rr.486 Xhelal Hajda-Toni, Rr.497 Shkelzen Krasniqi, Rr.498 Xhevat e Alajdin Elshani

    Arsyeja: Përgatitja për shkarkimin e L.P. Opterusha sipas projektit M.25.07.023.

    Punime në projekte investive

    Nga NS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J02 Ponosheci (kodi: 80080006) nga ora 09:00 deri 18:00.
    Vendet: fshatrat: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë.

    Arsyeja: Projekte investive. Vënia në punë e LP të ri dhe demontimi i atij të vjetër.

    Nga NS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J02 Beci (kodi: 80080010) nga ora 09:00 deri 18:00.
    Vendet: Fshatrat: Bec, Janosh, Lugbunar, Rr.Mark Malota, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Pashë, Palabardhë, Qerim, Sopot dhe Trakaniq.

    Arsyeja: Projekte investive. Vënia në punë e LP të ri dhe demontimi i atij të vjetër.

    Nga NS 35/10 [kV] Gjakova I do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV ]J04 Skivjan (kodi: 80080009) nga ora 08:30 deri 18:00.
    Vendet: fshatrat: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë (një pjesë), Osek Pashë, Plançor dhe Skivjan.

    Arsyeja: Konvertimi i linjës nga 10kV ne 20kV.

    Nga TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J02 Kijeva (kodi: 82082007) nga ora 09:00 deri 12:00.
    Vende: fshatrat: Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçicë, Polluzhë dhe Stapanicë.

    Arsyeja: Përmirësimi i vërejtje ne Lot 20 nga komisioni për pranim teknik.

    Nga TS 35/10[kV] Malishevë do të ndërprehet:

    LP 10kV J02 Spitali (TMK) 1 (kodi: 82082003) nga ora 09:00 deri 12:00.
    Vendet: QMF e Qytetit në rrugën 608 Hamdi Berisha

    Arsyeja: Përmirësimi i vërejtje ne Lot 20 nga komisioni për pranim teknik.

    Nga TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:
    Dalja 10kV J07 Banja (kodi: 82082008) nga ora 14:00 deri 17:00.
    Vendet: Rr.602 Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, fshatrat: Banjë dhe Gajrak.

    Arsyeja Përmirësimi i vërejtje ne Lot 20 nga komisioni për pranim teknik.

    Gjilan

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS 110/35/10 kV Gjilani 1 do të ndërprehet:
    Dalja 10kV Thertorja (kodi: 60062012) prej orës 10:00-10:15 dhe nga ora 14:00-14:15
    Vendet: Fani, Therrtorja, Fludi, TMK-ja, Stacioni i pompave Velekincë, Resti dhe Laza.

    Arsyeja: Manipulim me ndarësit.

    Në TS 110/35/10 kV Gjilani 1
    Nga dalja 10kV Thertorja do të ndërprehet Ts-i:
    TS 10/04kV Bazeni (kodi: 60062012429) prej orës 10:00 deri në ora 14:15
    Vendet: Bazeni.

    Arsyeja: Ndërrimi i ndërprerësit të tensionit të ulët.