ATV

Category: Lajme

  • Në këtë link mund t’i ndiqni statistikat për pjesëmarrje në votime

    Në këtë link mund t’i ndiqni statistikat për pjesëmarrje në votime

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun ku mund të ndiqen statistikat për pjesëmarrjen e qytetarëve në balotazh e pas orës 19:00 edhe rezultatet.

    Linku: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/

    “Në këtë platformë do të publikohen të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në votime nga 507 Qendra të Votimit me gjithsej 1,628 vendvotime si dhe rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime.”

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Voton Hajrulla Çeku, kandidati i LVV për kryetar të Prishtinës

    Voton Hajrulla Çeku, kandidati i LVV për kryetar të Prishtinës

    Në ditën e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Prishtinës, kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka marrë pjesë në procesin e votimit së bashku me familjen e tij.

    Pas hedhjes së votës, ai ftoi qytetarët të dalin e të votojnë.

    “…I ftoj të gjithë (qytetarët) që sa më masivisht ta ushtrojnë të drejtën e tyre… Sido që  të jetë rezultati, uroj që gjithcka e mirë t’i pres qytetarët e Prishtinës në mandatin e ardhshëm të qeverisjes…”, deklaroi Çeku

    Vlen ta potencojmë se zgjedhjet lokale në balotazh po mbahen në 18 komuna të Kosovës ku kandidatët nuk arritën shumicën absolute në raundin e parë.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Ibrahimi: Qytetarët ende ngatërrojnë përgjegjësitë për furnizimin me ujë të pijes

    Ibrahimi: Qytetarët ende ngatërrojnë përgjegjësitë për furnizimin me ujë të pijes

    Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, për ATV-në ka theksuar se shumë qytetarë ende nuk janë të informuar saktësisht për kompetencat që kanë komunat, veçanërisht sa i përket furnizimit me ujë të pijes.

    “Shpeshherë ndodh që qytetari mendon se nëse nuk ka ujë të pijes, fajin e ka komuna,” u shpreh Ibrahimi, duke shtuar se në realitet, këto çështje nuk janë gjithmonë në kompetencë të pushtetit lokal.

    Ai gjithashtu theksoi se gjatë fushatave zgjedhore ka pasur raste kur vetë kandidatët nuk kanë qenë të informuar mirë për kufijtë e përgjegjësive të tyre.

    “…Po, ka pasur kandidatë të cilët nuk kanë qenë të familjarizuar me kompetencat e tyre dhe kanë dhënë edhe premtime të tilla…”, deklaroi Ibrahimi.

    Sipas tij, është e rëndësishme që si qytetarët ashtu edhe kandidatët për poste publike të kenë njohuri të qarta mbi kompetencat ligjore të institucioneve, në mënyrë që pritjet dhe premtimet të jenë reale e të realizueshme.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Rreth 80 prokurorë janë të angazhuar për zgjedhjet e sotme lokale

    Rreth 80 prokurorë janë të angazhuar për zgjedhjet e sotme lokale

    Për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që po mbahen sot në vendin tonë, janë angazhuar rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme lokale.

    “…Prokurorët janë duke qëndruar në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve…”, thuhet në njoftim.
    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:
    https://www.youtube.com/watch?v=153l-xKjMow
  • Voton kryeministri në detyrë, Albin Kurti

    Voton kryeministri në detyrë, Albin Kurti

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në balotazhin e zgjedhjeve lokale, që po mbahen në disa komuna të vendit.

    Kurti votoi në orët e paradites në një nga qendrat e votimit në Prishtinë (në Fakultetin Juridik).

    Pas hedhjes së votës, Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në numër sa më të madh për të votuar, duke e cilësuar si “ditë të mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë”

    Vlen ta potencojmë se zgjedhjet lokale në balotazh po mbahen në 18 komuna ku kandidatët nuk arritën shumicën absolute në raundin e parë.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Zeqaj: Jam kundër balotazhit, rezultati do të jetë aty-aty

    Zeqaj: Jam kundër balotazhit, rezultati do të jetë aty-aty

    Njohësi i çështjeve politike Florent Zeqaj, ka vlerësuar se procesi i balotazhit po bëhet gjithnjë e më i rëndë për qytetarët dhe po ndikon në uljen e pjesëmarrjes në votime.

    “…Ngarkesë për qytetaret është balotazhi. Rezultati do të jetë qaty qaty. Vullneti i njerëzve për me dalë me votu zvogëlohet… Balotazhi po shihet si kontaminim i skenës politike…”, deklaroi Zeqaj për ATV-në.

    Gjithashtu, ai shtoi  se në shumë raste një votë mund të bëjë diferencën, gjë që e bën procesin edhe më të ndjeshëm. Sipas tij, sistemi zgjedhor duhet të reformohet në mënyrë që fituesi i zgjedhjeve të përcaktohet që në raundin e parë.

    “…Duhet të eliminohet balotazhi — kush e fiton me një votë, duhet ta marrë komunën…”, tha ai.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Konferenca e parë, KQZ informon mbi hapjen e qendrave të votimit

    Konferenca e parë, KQZ informon mbi hapjen e qendrave të votimit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur konferencën e parë në lidhje me zgjedhjet lokale (të raundit të dytë) që po mbahen në 18 komuna të Kosovës.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se votimi ka nisur në të gjitha qendrat e votimit.

    Ai tha se janë 507 qendra të votimit dhe të drejtë vote në këto komuna kanë 1 milionë e 316 mijë e 672 qytetarë.

    Elezi i ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Ja cilat janë qendrat e votimit me kusht për balotazhin në 18 komuna

    Ja cilat janë qendrat e votimit me kusht për balotazhin në 18 komuna

    Sot në Kosovë mbahet raundi i dytë për kryetar në 18 komuna, në të cilat nuk pati fitues më 12 tetor.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar adresat e 18 qendrave për votimin me kusht.

    Vlen të theksohet se janë hapur 18 qendra votimi për votim me kusht, me gjithsej 20 vendvotime. Këtu mund të gjeni adresën e qendrave të votimit me kusht:

    https://kqz-ks.org/keto-jane-adresat-e-18-qendrave-te-votimit-per-votimin-me-kusht-ne-raundin-e-dyte-te-zgjedhjeve-per-kryetare-te-komunave/?

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Balotazhi sot: Sa qytetarë pritet të votojnë?

    Balotazhi sot: Sa qytetarë pritet të votojnë?

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në balotazh janë 1 milion e 316 mijë e 672 votues.

    Nga listat zgjedhore janë hequr 1 mijë e 147 persona për shkak të vdekjes ose humbjes së shtetësisë.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Voton Kreshnik Radoniqi, kryetari i KQZ-së

    Voton Kreshnik Radoniqi, kryetari i KQZ-së

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Kreshnik Radoniqi ka hedhur votën në Qendrën e Votimit në Pejë.

    Radoniqi ftoi qytetarët e 18 komunave (që janë në balotazh) që të dalin dhe të votojnë.

    “…Bëj apel që të respektohen rregullat e KQZ dhe ligji i zgjedhjeve”, ka thënë ai.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm: