ATV

Category: Lajme

  • Voton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

    Voton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar sot të drejtën e saj të votës në zgjedhjet lokale (në raundin e dytë), që po mbahen në 18 komuna të Kosovës

    Ajo ka votuar në Prishtinë dhe pas votimit i ftoi qytetarët që të dalin në numër sa më të madh dhe ta shfrytëzojnë këtë të drejtë demokratike.

    “Shpresoj që secili prej qytetarëve të dalë e të votojë. Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon, e kjo është për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve dhe proceseve të rregullta…”, tha Osmani

    Procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente të raportuara deri më tani, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë thirrje për respektim të rregullave dhe procedurave zgjedhore.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

  • Ambasadori britanik Hargreaves viziton KQZ-në, uron një proces zgjedhor të mbarë

    Ambasadori britanik Hargreaves viziton KQZ-në, uron një proces zgjedhor të mbarë

    Sot, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është pritur në takim ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

    Fillimisht, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, e priti ambasadorin në zyrën e tij, ndërsa më pas ai vizitoi ambientet e punës të KQZ-së dhe dhomën operative.

    “Radoniqi e falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka dhënë KQZ-së, veçanërisht në zhvillimin e softuerit të ri për transmetimin e rezultateve dhe statistikave nga vendvotimet, si dhe për përmirësimin e proceseve që zhvillohen në Qendrën e Kontrollit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

    Ky është postimi i plotë nga KQZ:

    https://www.facebook.com/kqzkosova/posts/1224997469658668?ref=embed_post

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 6.13 për qind të qytetarëve

    KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 6.13 për qind të qytetarëve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur konferencën e dytë dhe gjithashtu ka publikuar të dhënat (e orës 11:00) për pjesëmarrjen e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Sipas raportimit zyrtar, deri në orën 11:00 në 18 komunat ku po zhvillohet balotazhi, kanë dalë në votim 6.13% e qytetarëve.

    Për ta ndjekur numrin e pjesëmarrësve në votime, në kohë reale, ky është linku nga KQZ: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/turnout?

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

  • Voton Përparim Rama, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës

    Voton Përparim Rama, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës

    Në ditën e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Prishtinës, kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, e ka ushtruar të drejtën e tij të votës.

    Pas hedhjes së votës, ai ftoi qytetarët të dalin e të votojnë.

    “…Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, këto zgjedhje nuk e definojnë vetëm të ardhmen e kryeqytetit por të gjithë vendit…”, deklaroi Rama

    Vlen ta potencojmë se në komunën e Prishtinës është duke u zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetar komune, ku përballen përfaqësuesit kryesorë të dy partive më të mëdha. Nga ana e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) kandidon Përparim Rama, ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në garë është kandidati Hajrulla Çeku.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Voton Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së

    Voton Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka votuar.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

    Vlen ta theksojmë se Krasniqi u pyet se a është për ndryshim në Prishtinë apo për vazhdim të qeverisjes.

    “…Ndonjëherë zgjedhja e parë nuk është, mirëpo është heshtje e nuk mund të flas…”, theksoi ai.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Voton Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së

    Voton Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar.

    Ai ka thënë se zgjedhjet janë festë.

    “…Sot në Kosovë, zgjedhjet trajtohen e janë festë… Siç ka ditur populli i Kosovës të sillet në procese zgjedhore, kështu vendoset fati i komunave tona. Jam i lumtur për nivelin demokratik që e tregojmë…”, tha ai.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • A mund të blihet vota? – ja se si përgjigjet ekonomisti Safet Gërxhaliu

    A mund të blihet vota? – ja se si përgjigjet ekonomisti Safet Gërxhaliu

    Njohësi i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu ka reaguar ashpër ndaj praktikave të shitjes së votës, duke theksuar se veprimet e tilla dëmtojnë jo vetëm të ardhmen e individit, por edhe të gjithë vendit dhe demokracisë.

    “Dikush që e shet votën e vet dhe e ngulfat ardhmërinë për 30 euro nuk ia don të mirën këtij vendi dhe demokracisë,” ka thënë ai, duke shtuar se blerja dhe shitja e votës janë kërcënime serioze për procesin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

    Komentet e tij vijnë në një kohë kur qytetarët dhe institucionet janë duke u përpjekur të rrisin ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e votës së lirë dhe të përgjegjshme.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

     

  • Konfirmohet nga ATV, incident në Gjakovë – qytetarja refuzon të votojë, ja arsyeja

    Konfirmohet nga ATV, incident në Gjakovë – qytetarja refuzon të votojë, ja arsyeja

    Një incident ka ndodhur sot në një nga vendvotimet e qytetit të Gjakovës, ku një qytetare që dëshironte të votojë me asistencë nuk u lejua të ushtronte të drejtën e saj.

    Sipas informatave, qytetarja nuk ka pasur me vete letrën e mjekut, dokument i nevojshëm për të votuar me asistencë, dhe ka pasur ndërhyrje nga ana e policisë gjatë përpjekjes për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

    Si pasojë, qytetarja ka refuzuar të kryejë votimin.

    “…Një qytetare dëshiron të votojë me asistencë por nuk po i lejohet, nuk e ka letrën e mjekut, ka ndërhyrje te policisë, qytetarja tani refuzon të votojë…”, ky ishte reagimi nga ekipi i ATV-së në terren, në qytetin e Gjakovës.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Alarmon Gërxhaliu: Eksperimentimi me shtetin nuk është luks as për ekonomitë stabile në Evropë

    Alarmon Gërxhaliu: Eksperimentimi me shtetin nuk është luks as për ekonomitë stabile në Evropë

    Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu ka dhënë një vlerësim lidhur me ndikimin e zgjedhjeve të njëpasnjëshme dhe stabilitetin ekonomik në vend.

    Sipas tij, edhe ekonomitë më të forta, jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë, nuk mund të përballojnë komoditetin e të eksperimentuarit me shtetin përmes proceseve të shpeshta zgjedhore.

    “Edhe ekonomitë më stabile jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë, nuk e kanë këtë luks dhe këtë komoditet që të eksperimentohet me shtet (përmes zgjedhjeve të njëpasnjëshme)”, deklaroi ai për ATV-në, duke nënvizuar nevojën për qeverisje të qëndrueshme dhe planifikim ekonomik afatgjatë.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Prokurorja Pula për ATV-në: Nuk kemi asnjë incident deri tash

    Prokurorja Pula për ATV-në: Nuk kemi asnjë incident deri tash

    Për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që po mbahen sot në vendin tonë, janë angazhuar rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme lokale.

    Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula për ATV-në, tha se deri tash nuk ka asnjë incident.

    “…Nuk kemi asnjë incident për momentin…Mbarëvajtja është shumë e mirë, nuk ka incidente me të cilat duhet të merret prokuroria…Edhe nëse kemi ne jemi në dispozicion…”, deklaroi Pula për ATV-në.

    Vlen ta theksojmë se prokurorët janë duke qëndruar në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm: