ATV

Category: Lajme

  • 500 trupa shtesë në Washington pas sulmit me armë

    500 trupa shtesë në Washington pas sulmit me armë

    Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë edhe 500 trupa shtesë në Washington, pasi sulmit me armë zjarri ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare.

    Kështu ka deklaruar këtë të mërkurë, 26 nëntor, Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një vizite në Republikën Domenikane.

    “Kjo vetëm do ta forcojë vendosmërinë tonë për të siguruar që ta bëjmë Washingtonin të sigurt dhe të bukur”, u shpreh Hegseth, i cili njoftoi rritjen e numrit të trupave, që do ta çojë numrin total të Gardës Kombëtare në kryeqytet në mbi 2 500.

    Pak më herët mediat e huaja, raportuan se ata ndërruan jetë në spital, ndërsa siç aktualisht shkruan BBC, dy ushtarët janë në gjendje kritike shëndetësore.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ishte në fushën e tij të golfit në West Palm Beach në Florida kur ndodhi ngjarja. Ai ka reaguar i tronditur në rrjetin e tij social, Truth, ku shkruan:

    “Personi që qëlloi dy anëtarët e Gardës Kombëtare, të cilët janë në gjendje kritike, është gjithashtu rëndë i plagosur, por pavarësisht nga kjo, do të paguajë një çmim shumë të lartë! Zoti bekoftë Gardën tonë Kombëtare, si dhe të gjithë Forcat e Armatosura dhe ato policore!”

  • Ndërprerja e transportit publik, Kuvendi i Prishtinës mban sot seancë të jashtëzakonshme

    Ndërprerja e transportit publik, Kuvendi i Prishtinës mban sot seancë të jashtëzakonshme

    Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për mjetet vetanake dhe buxhetin e vitit 2026. Seanca do të fillojë nga ora 15:00.

    Ky zhvillim vjen pas disa ditësh bllokimi të transportit publik, për shkak të grevës së Trafikut Urban dhe operatorëve privatë të transportit, si dhe problemeve financiare të komunës. Situata ka shkaktuar kolona të gjata dhe vështirësi për qytetarët në qarkullimin urban.

    Asamblistët e Vetëvendosjes kanë thënë do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, dhe do të votojnë pro bartjes së të hyrave vetanake të kryeqytetit.

    Asamblisti i kësaj partie, Egzon Azemi, ka thënë se është në dorë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që të vlerësojë nëse vendimet e Kuvendit janë ligjore apo jo.

    Ai tha se si parti nuk kanë qenë asnjëherë bllokuese në Kuvend.

    “MAPL-ja është ajo që e vlerëson çdo vendim të Kuvendit nëse është ligjor apo jo. Qëndrimi ynë është që për këtë pikë do të marrim pjesë në seancë. Është një mbledhje e thirurr shumë vonë. Këtë z.Rama ka mundur ta bëjë edhe në muajin tetor, edhe në shtator, kur nuk do të kishte polemika të tilla fare”, tha Azemi.

    Transportuesit e “Trafikut Urban” dhe ata privatë protestuan dje para Komunës së Prishtinës e Qeverisë duke kërkuar që t’u bëhet pagesa.

    Sindikalistët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve publiko-privat kanë thënë se grevën do ta vazhdojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre.

    Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, tha dje se mbledhja e sotme është legjitime dhe nëse nuk do të arrihet një rezultat, paralajmëroi vazhdimin e grevës

    “Nëse nuk ka zgjidhej, greva vazhdon deri në alokimin e mjeteve që është ndaj operatorëve. Ne po shpresojmë që nesër do të mbarojë, po shpresojmë që në këtë mbledhje do të mbizotërojë arsyeja”, tha ai.

  • Ulen temperaturat, sot parashihen edhe reshje bore

    Ulen temperaturat, sot parashihen edhe reshje bore

    Reshje të shiut që përfshinë vendin gjatë natës, vazhdojnë orëve të mëngjesit të ditës së enjtë. Paradite parashihet të pushojnë, e mbetet mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë nga mesdita.

    Temperaturat në rënie, zbresin deri në 1C e 4C, ndërkohë që pjesëve lindore e qëndrore të vendit, pasdite fillojnë edhe të reshurat e dëborës. Vetëm në pjesë më të ulëta, nga Dukagjini, do të jenë të përziera me apo vetëm të shiut. Frynë erë e ftohtë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-11m/s.

    Reshjet e borës parashihet të vazhdojnë orëve të mëngjesit të ditës premtë duke formuar shtresë dëbore edhe pjesëve të ulëta. Lokalisht mund të vazhdojnë orëve të pasdites. Reshjet e dëborës rikthehen natën me kalimin në ditën e shtunë. Temperaturat mbesin të ulëta, ndërmjet -1C e 2C. Frynë erë e ftohtë veriore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

    Të shtunën mbetet mot kryesisht i vranët, me vransira të ulëta. Ditën e diel gradualisht vransirat pritet të shpërndahen. Të hënën mbeten më shumë vransira, mirëpo temperaturat shënojnë një rritje deri në 8C e 9C. Era ndryshon drejtimin në jugore e juglindje, e frynë e lehtë 1-3m/s.

  • FSK hap sot dyert për qytetarët

    FSK hap sot dyert për qytetarët

    Forca e Sigurisë së Kosovës organizon sot “Ditën e Forcës – Ditë e Hapur” nga ora 09:00 deri në ora 14:00.

    Bëhet e ditur se në kuadër të këtij organizimi në kazermën “Adem Jashari “ në Prishtinë nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasadorë.

    “Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan”.

    “Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste”, thuhet në një njoftim të kësaj force.

  • Lladrovci: Nëse PDK-së i duhet emri im në listë për deputet më ka në dispozicion

    Lladrovci: Nëse PDK-së i duhet emri im në listë për deputet më ka në dispozicion

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar në Debat Plus se nuk ka vendosur asnjë kusht ndaj kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, për listën e kandidatëve për deputet.

    “A do të jem në list, unë jam kryetar i zgjedhur për katër vjet me kurrgjë nuk e ndërroj pozitën e kryetarit nëse partisë i duhet emri jem me qenë në listë edhe me garu për deputet më ka në dispozicion, edhe nuk kam asnjë kush për atë”, ka theksuar ai.

    Ai ka shtuar se fokusin e ka në mbështetjen e Hamzës për të arritur qëllimin final që të rrëzojë Albin Kurtin nga qeverisja.

    “Ne kemi aq shumë kohë, nuk ka aq kohë Hamza me bisedu kaq tema ne detaje, sepse atij i duhet me punu shumë. Edhe në Amerikë ka ftesë, nga zëvendësndihmës sekretarin amerikan qe për pesë vjet se ka pasur rastin kryeministri ynë, ku besoj atje do të shkojë. Dehet me i ndihmu tanë Bedri Hamzës për me mbërri qëllimin tonë final me rrëzu Albin Kurti prej qeverisjes”, ka deklaruar ai.

  • Të shtënat me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, vriten dy anëtarë të Gardës Kombëtare

    Të shtënat me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, vriten dy anëtarë të Gardës Kombëtare

    Dy anëtarë të Gardës Kombëtare të SHBA-së kanë ndërruar jetë në Uashington, raporton Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi Noem.

    Të shtënat ndodhën një bllok pranë Shtëpisë së Bardhë, dhe tre persona janë dërguar në spital, përfshirë dy anëtarë të Gardës Kombëtare të plagosur. Një i dyshuar është arrestuar nga policia dhe është duke u intervistuar lidhur me ngjarjen.

    Sipas informacionit të ofruar nga policia e Uashingtonit dhe mediat lokale, dy anëtarët e Gardës Kombëtare hapën zjarr ndaj sulmuesit para se të qëlloheshin.

    Nuk është ende e qartë nëse anëtrët e gardës ishin shënjestra e sulmit, apo nëse ata ndërhynë për të parandaluar një shkëmbim zjarri.

    Të shtënat ndodhën në cep të Rrugës së 17-të dhe Rrugës H NW, një zonë e njohur dhe afër Shtëpisë së Bardhë.

    Në lidhje me incidentin, Presidenti Donald Trump ka shkruar në rrjetin social Truth, duke shprehur mbështetje për Gardën Kombëtare dhe forcat e sigurisë.

    “Kafsha që qëlloi dy anëtarët e Gardës Kombëtare është gjithashtu plagosur rëndë. Ai do të paguajë një çmim shumë të lartë”.

    Shtëpia e Bardhë e ka monitoruar situatën dhe Presidenti Trump është informuar mbi zhvillimet. Pjesë të aeroportit të Uashingtonit janë pezulluar për arsye sigurie, dhe fluturimet që nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar Ronald Reagan janë ndaluar.

    Policia e Uashingtonit ka marrë masa të sigurimit, duke rrethuar zonën e ngjarjes me shirita të verdhë dhe duke dërguar disa automjete të emergjencës. Ende nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi motivin e sulmit, ndërkohë që hetimet janë në zhvillim e sipër.

  • Hamza tregon se a u pajtuan Lladrovci me Lushtakun

    Hamza tregon se a u pajtuan Lladrovci me Lushtakun

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, ka folur rreth raporteve të Ramiz Lladrovcit dhe Sami Lushtakut.

    Ai deklaroi se bashkarisht do ta arrijnë që PDK-ja ta formojë dhe të udhëheq me Qeverinë e re të Kosovës.

    “Unë jam i bindur që do ta maksimalizojmë votën sikurse edhe në zgjedhjet e kaluara që si Parti Demokratike të Kosovës i kemi fituar 20 mijë vota në Drenas, e pres këtë rezultat, ndoshta edhe me rritje. Nuk është e lehtë me u arritë, por do të ketë impakt edhe në gjitha komunat e tjera të Kosovës”, deklaroi Hamza në Klan Kosova.

    Lideri i PDK-së theksoi se Ramiz Lladrovci asnjë s’ka deklaruar që s’është PDK, por edhe s’ka pasur ndonjë vendim që ai të largohet nga PDK-ja.

  • Ndryshime në qeverinë shqiptare, lirime dhe shkarkime nga detyra

    Ndryshime në qeverinë shqiptare, lirime dhe shkarkime nga detyra

    Në takimin e sotëm të Këshillit të Ministrave, më datë 26 nëntor 2025, u vendosën disa ndryshime në postet drejtuese të institucioneve, duke përfshirë emërime të reja dhe largime nga detyra për disa funksionarë.

    Ndryshimet prekën disa nga ministritë më të rëndësishme në vend.

    Kështu, Oltjon Muzaka emërohet zv ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

    Entela Ramosaçaj, zv ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

    Ina Majko, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

    Denada Seferi, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

    Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

    Olta Manjani, zëvendësministre e Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

    Blerta Rama, zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.

  • A do të ketë koalicion me Vetëvendosjen? – flet Kusari – Lila

    A do të ketë koalicion me Vetëvendosjen? – flet Kusari – Lila

    Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari – Lila, në emisionin DPT te Fidani ka folur rreth situatës politike në vend si dhe zgjedhjeve të reja.

    Ajo foli edhe rreth asaj se a do të ketë koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Kusari – Lila deklaroi se ky koalicion do të zyrtarizohet edhe në KQZ.

    “Deri më tani kemi qenë pjesë e listës, tash prapë garojmë me një listë të përbashkët, por koalicioni është i regjistruar”, deklaroi ajo.

    Ish-shefja e Grupit Parlamentar të VV-së shtoi se nuk ka rëndësi rreth emrit të koalicionit, por sipas saj është e rëndësishme që partitë të regjistrohen si entitete të ndara.

  • Shpërthen granata e dorës, vdes një person në Zubin Potok

    Shpërthen granata e dorës, vdes një person në Zubin Potok

    Një person ka vdekur në Zubin Potok si pasojë e shpërthimit të granatës së dorës.

    Për këtë rast është deklaruar Petrit Fejza, shef i operacioneve të policisë në veri.

    “Rreth orës 16:45 kemi pranuar një informacion se një person dyshohet të ketë vdekur si pasojë e një shpërthimi. Kemi shkuar në vendin e ngjarjes, ku brenda një shtëpie e kemi gjetur një person të vdekur, sipas të gjitha gjasave nga shpërthimi i granatës së dorës”, deklaroi Fejza.

    “Në vendin e ngjarjes janë njësitë relevante të cilat po e hetojnë rastin. Rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”. Pas hetimeve fillestare do të bëhen të ditura edhe detaje të tjera”.