ATV

Category: Lajme

  • “Përdorimi i drogës nga të miturit është rritur” – Blakaj tregon cilat lloje të drogave po përdoren

    “Përdorimi i drogës nga të miturit është rritur” – Blakaj tregon cilat lloje të drogave po përdoren

    Përdorimi i drogave në Kosovë po shënon një trend gjithnjë e më shqetësues, me ulje të ndjeshme të moshës së përdoruesve, veçanërisht tek të miturit.

    Drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”, Safet Blakaj, në emisionin “COMPASS” në ATV, ka deklaruar se mosha mesatare e personave që kërkojnë trajtim për varësi nga drogat ka rënë në 16 vjeç.

    Sipas Blakajt, ky ndryshim është alarmues krahasuar me periudhën e pasluftës, kur në dekadën e parë mosha mesatare e pacientëve që paraqiteshin për trajtim ishte mbi 21 vjeç.

    Ai theksoi se ky fenomen tregon për nevojën urgjente të ndërhyrjes institucionale, rritjes së vetëdijes në familje dhe forcimit të programeve parandaluese në shkolla, me qëllim mbrojtjen e shëndetit mendor të të rinjve.

    Për më shumë detaje, ndiqni videon e mëposhtme:

  • Kosovarët investuan rreth 330 milionë euro vitin e kaluar jashtë vendit, kryesisht në Shqipëri

    Kosovarët investuan rreth 330 milionë euro vitin e kaluar jashtë vendit, kryesisht në Shqipëri

    Kosovarët kanë investuar hiç më pak se 327.7 milionë euro jashtë vendit vetëm gjatë periudhës njëmbëdhjetë mujore (janar-nëntor 2025), raporton FrontOnline.

    Sipas BQK-së, investimet direkte jashtë Kosovës janë rritur për 66.6% gjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2025, në krahasim me periudhë e njëjtë të vitit paraprak.

    Përndryshe, bizneset kosovare janë radhitur në krye të listës së investitorëve të huaj në Shqipëri gjatë vitit 2025.

    Derisa investimet direkte jashtë Kosovës janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025, investimet direkte në Kosovë kanë shënuar një rritje më të ulët.

    Sipas BQK-së, investimet direkte në Kosovë deri në fund të nëntorit 2025 ishin 934.3 milionë euro që paraqet një rritje prej 28.29%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

  • Arrestohet një person në Gjakovë për posedim të narkotikëve

    Arrestohet një person në Gjakovë për posedim të narkotikëve

    Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike, pas një bastisjeje të realizuar nga Policia në një shtëpi private.

    Rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 11:00, në rrugën “Zymer Nimani”.
    Sipas policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

    Sasia e konfiskuar peshonte gjithsej 1.80 gram.

    Pas përfundimit të veprimeve policore dhe me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

  • Kuvendi i Prishtinës të premten mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin për vitin 2026

    Kuvendi i Prishtinës të premten mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin për vitin 2026

    Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupia, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të premten, ku në rend të ditës është miratimi i buxhetit për vitin 2026.

    Seanca është thirrur për në orën 10:00.

    Seanca është thirrur në kohën kur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nuk e ka prezantuar ende kabinetin e tij qeverisës për mandatin e dytë, megjithëse kanë më shumë se dy muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve lokale.

  • Reshje të dendura bore, mbi 30 të vdekur në Japoni

    Reshje të dendura bore, mbi 30 të vdekur në Japoni

    Mbi 30 persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë së borës që përfshirë veriun e Japonisë.

    Në qytetin Aomori, në ishullin më verior të Japonisë, ushtarët e Forcave të Mbrojtjes po ndihmojnë për pastrimin e borës nga çatitë dhe trotuaret, ndërsa autoritetet përballen me borën më të madhe në katër dekada.

    Po ashtu, në Sapporo, qyteti më i madh i rajonit Hokkaido, rreth 1 mijë traktorë po pastrojnë më shumë se 3 mijë e 800 kilometra rrugë, sipas raportimeve nga mediat japoneze.

    Nga 20 janari, më shumë se 100 persona janë lënduar, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme.

  • Vendimi për Listën Serbe, BE-ja bën thirrje për “depolitizim të KQZ-së”

    Vendimi për Listën Serbe, BE-ja bën thirrje për “depolitizim të KQZ-së”

    Bashkimi Evropian shpreh shqetësim serioz për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të miratuar rezultatet përfundimtare për Listën Serbe në zgjedhjet e fundit parlamentare.

    “BE përsërit thirrjen e saj për depolitizimin e punës së KQZ-së, në përputhje me raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së, dhe u bën thirrje të gjitha partive që të punojnë së bashku, në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në reagimin e Zyrës së Shtypit të BE-së.

    Më tej theksohet se është e rëndësishme që të gjithë deputetët e zgjedhur të jenë në gjendje të sigurojnë ulëset e tyre në Kuvendin e ri të Kosovës.

    Bashkimi Evropian rikujton gjithashtu se legjislatura e ardhshme e Kosovës duhet të përshpejtojë reformat e orientuara drejt BE-së dhe të ratifikojë marrëveshjet e pezulluara që lidhen me Planin e Rritjes, në dobi të popullsisë së Kosovës.

    Kosova pritet të përfitojë mbi 880 milionë euro nga Plani i Rritjes. Megjithatë, për nisjen e pagesave të kësteve të para nga kjo pako financiare, nevojitet miratimi i marrëveshjeve përkatëse në Kuvendin e Kosovës. Kjo nuk ishte e mundur gjatë vitit të kaluar për shkak të ngërçit politik./rtk

  • Keke Palmer zbulon rregullin e saj tejet të çuditshëm për Dashurinë…

    Keke Palmer zbulon rregullin e saj tejet të çuditshëm për Dashurinë…

    Keke Palmer sapo ndezi internetin me një qëndrim të guximshëm mbi marrëdhëniet dhe mori shumë vëmendje…

    Gjatë një interviste televizive, ylli 32‑vjeçar zbuloi se nuk ka asnjë interes të ndajë një shtëpi me partnerin romantik, madje edhe nëse martohet.

    Duke u shfaqur në “Today” me Jenna Bush Hager dhe Sheinelle Jones, Palmer nuk hezitoi të fliste për veten, duke shpjeguar se e adhuron kohën që ja kushton vetes dhe nuk dëshiron dikë nën të njëjtën çati, pavarësisht se sa serioze bëhet marrëdhënia. “Nuk dua kurrë të jetoj bashkë. Më pëlqen koha ime për veten,” tha ajo hapur. “Kjo është e vërteta… edhe nëse jemi të martuar.”

    Keke madje citoi një linjë virale nga komediania Whoopi Goldberg “Nuk dua askënd në shtëpinë time”, duke thënë se përshkruan perfekt ndjenjat e saj.

    Por ajo nuk e mbylli derën për të gjitha marrëdhëniet romantike që përfshijnë bashkëjetesën. Me stilin tipik të Palmer-it, ajo sugjeroi alternativa kreative që mbajnë dashurinë të freskët pa kaosin e jetesës së përbashkët, si të jetosh afër njëri-tjetrit, por jo bashkë, ndoshta në një shtëpi mysafiri ose dhoma të ndara, në mënyrë që vizitat të jenë argëtuese dhe të freskëta, jo të marrë për të mirëqenë. “Mund të jesh në shtëpinë e mysafirit, ne mund të jemi në të njëjtin truall, por unë jam atje dhe ai atje,” tha ajo duke qeshur.

    Palmer e cila ndan djalin e saj 2-vjeçar Leo me ish-partnerin Darius Jackson, insiston se ky kufi ndihmon që marrëdhëniet të mbeten “argëtuese dhe emocionuese” dhe ruan ndjenjën e saj të pavarësisë.

    Kurse në botën e Showbizzit, disa e lavdërojnë për vendosjen e rregullave të forta personale, ndërsa të tjerë mendojnë se preferencat e saj për jetesën janë jo konvencionale, por askush nuk mund të argumentojë se nuk bëri një titull të paharrueshëm në rrjetet sociale.

    Qoftë ta quash logjikë moderne dashurie apo rregullin e ri të marrëdhënieve, Keke Palmer sapo ndryshoi përgjithmonë bisedën për bashkëjetesën.

  • “Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë”, fjalimi i Osmanit për synimin e Kosovës

    “Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë”, fjalimi i Osmanit për synimin e Kosovës

    Presidentja Vjosa Osmani ka rikthyer një fjalim të sajin në rrjetet sociale në të cilin thotë se se aleanca euroatlantike është zgjidhja e Kosovës.

    Ajo mes tjerash tha se bashkërreshtimi me aleancën euroatlantike nuk ka qenë kurrë dilemë.

    “Për Kosovën, bashkërreshtimi me aleancën euroatlantike nuk ka qenë kurrë as dilemë, as kalkulim, e as oportunizëm.

    Ka qenë bindje, ka qenë parim, ka qenë vetëidentifikim. Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë. Gjithmonë”, shkruan Osmani në një postim në Facebook.

  • Rreth 2 mijë e 200 gjoba trafiku për 24-orë, policia njofton për mbi 50 aksidente

    Rreth 2 mijë e 200 gjoba trafiku për 24-orë, policia njofton për mbi 50 aksidente

    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se janë shqiptuar 2 mijë e 181 gjoba trafiku.

    Gjatë kësaj kohe, njofton policia, kanë ndodhur edhe 55 aksidente.

    Nga raporti bëhet e ditur edhe se janë arrestuar 27 persona, ku 9 janë dërguar në mbajtje.

  • Armë dhe municion të sekuestruara në kufirin e Qafë Prushit

    Armë dhe municion të sekuestruara në kufirin e Qafë Prushit

    Në pikëkalimin kufitar Qafë Prush, në dalje drejt Shqipërisë, janë sekuestruar armë zjarri dhe municion.

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunimin me Policinë dhe drejtorinë kundër krimit të organizuar kanë zhvilluar një operacion, e ku në një automjet janë gjetur armët.

    “Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar, ka zhvilluar një operacion kontrolli ndaj një automjeti në pikëkalimin kufitar Qafë Prush, në dalje drejt Republikës së Shqipërisë. Gjatë kontrollit të detajuar është konstatuar prania e një arme zjarri pa numër serik, e fshehur në pjesën e brendshme të automjetit. Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar municion i kalibrave të ndryshëm rreth 120copë, si dhe një shumë parash në valutën euro. Rasti i është dorëzuar Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar për vazhdimin e hetimeve dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Dogana e Kosovës vazhdon të zbatojë masa të shtuara kontrolli dhe bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional për parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë kufitare”, njofton Dogana.