ATV

Category: Lajme

  • Ambasada e Gjermanisë uron Pavarësinë e Kosovës: Krenare për partneritetin tonë të fortë

    Ambasada e Gjermanisë uron Pavarësinë e Kosovës: Krenare për partneritetin tonë të fortë

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së vendit.

    Përmes një postimi në Facebook, ambasada thekson se Gjermania është krenare që ka partneritet të fortë me Kosovën, të ndërtuar shumë kohë para pavarësisë dhe të forcuar çdo ditë që atëherë.

    “Nga Gjermania në Prishtina dhe Kosova në Berlin, sot festojmë së bashku. Gjermania dhe Kosova janë të bashkuara nga demokracia, liria dhe respekti i ndërsjellë. Si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, Gjermania është krenare për partneritetin tonë të fortë dhe të qëndrueshëm — të ndërtuar shumë kohë para pavarësisë dhe të forcuar çdo ditë që atëherë”, thuhet në njoftim.

    “Gati 600,000 kosovarë që jetojnë në Gjermani e mbajnë lidhjen midis vendeve tona të gjallë dhe të gjallë. Në moshën tetëmbëdhjetë vjeç, Kosova është një histori e vërtetë suksesi. Le të vazhdojmë të shkruajmë kapitullin tjetër të një të ardhmeje të ndritur të përbashkët. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”.

  • Spiropali uron Kosovën: Shqipëria krah jush si motër e aleate, me përkushtim të plotë

    Spiropali uron Kosovën: Shqipëria krah jush si motër e aleate, me përkushtim të plotë

    Kryediplomatja shqiptare Elisa Spiropali ka uruar Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë.

    Spiropali tha se Shqipëria qëndorn krah Kosovës “si moter dhe si aleate”.

  • Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 16 vjeç

    Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 16 vjeç

    Britania e Madhe synon një ndalim në një kohë të shpejtë të mediave sociale për personat nën 16 vjeç, duke përfshirë kufizime për chatbot-et e inteligjencës artificiale.

    Muajin e kaluar kryeministri britanik Keir Starmer nisi një konsultim mbi ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç dhe tani po punon për të ndryshuar legjislacionin në mënyrë që ndryshimi të ndodhë menjëherë pas fazës së konsultimit.

    Pritet të vendoset një ndalim i mediave sociale sipas modelit australian, duke mbyllur kësisoj një boshllëk ligjor që i la disa chatbot-e të inteligjencës artificiale jashtë rregullave të sigurisë, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për t’iu përgjigjur më shpejt rreziqeve dixhitale.

    Spanja, Greqia dhe Sllovenia kanë thënë gjithashtu se po punojnë për ndalime pasi Australia u bë vendi i parë në botë që bllokoi aksesin për personat nën 16 vjeç./A2CNN

     

     

  • Presidenti gjerman uron Kosovën, përmend transferin e pushtetit në veri, pret “hapa tjerë konstruktivë” dhe angazhim  të vendosur në dialog

    Presidenti gjerman uron Kosovën, përmend transferin e pushtetit në veri, pret “hapa tjerë konstruktivë” dhe angazhim të vendosur në dialog

    Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, duke përgëzuar progresin e vendit dhe duke shprehur shpresën për hapa të mëtejshëm konstruktivë, përfshirë zgjedhjet në veri dhe transferin e pushtetit te kryetarët e rinj.

    Steinmeier konfirmon se Gjermania do të mbështesë edhe në të ardhmen Kosovën.

    Derisa shpreson edhe për hapa të tjerë “konstruktivë” në të ardhmen, kur përmend zgjedhjet në veri dhe transferin e pushtetit te kryetarët e rinj.

  • Pamje nga Shkodra me flamurin e Kosovës, Beci: Zemra e çdo shqiptari rreh njëlloj, në gëzim, në sfida, ne jemi bashkë

    Pamje nga Shkodra me flamurin e Kosovës, Beci: Zemra e çdo shqiptari rreh njëlloj, në gëzim, në sfida, ne jemi bashkë

    Kryetari i Shkodrës, Benet Beci ka uruar qytetarët e Kosovës në 18-vjetorin e pavarësisë.

    Ai në një postim në Facebook shkruan se zemra e çdo shqiptari rreh njëlloj kudo ku jetojmë, gjersa ka bashkëngjitur një video, ku bashkia e Shkodrës është ndriçuar me flamurin e Kosovës.

    Lexoni të plotë postimin:

    Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë KOSOVË!

    Ti je dëshmia se liria fitohet me guxim dhe ruhet me përgjegjësi.

    Zemra e çdo shqiptari rreh njëlloj kudo ku jetojmë. Në gëzim, në sfida, ne jemi bashkë.🇦🇱

    Qofsh përherë e lirë, e fortë, krenare dhe e zhvilluar.

    Urime për këtë ditë historike!.

  • Këta janë flamujt që fillimisht u propozuan për flamur të shtetit të Kosovës

    Këta janë flamujt që fillimisht u propozuan për flamur të shtetit të Kosovës

    Para se të zgjidhej flamuri që valon sot, në qershor të vitit 2007 u hap një konkurs ndërkombëtar për dizajnin e flamurit shtetëror, ku morën pjesë 993 konkurrentë me propozime të ndryshme. Nga ky proces u përzgjodh edhe flamuri aktual, që sot përfaqëson identitetin dhe sovranitetin e Kosovës.

    OKB caktoi disa rregulla se si duhet të ishte flamuri i Kosovës. Sipas OKB-së të gjitha simbolet duhet të reflektonin natyrën multi-etnike të Kosovës, dhe duhet të shmangin përdorimin e shqiponjave me dy koka shqiptare apo përdorimin e vetëm ngjyrës së kuqe dhe të zezës, ose të kuqes, të kaltrës dhe të bardhë. E kuqja dhe e zeza janë ngjyrat e përdorura në flamurin shqiptar, ndërsa e kuqja, e kaltra dhe e bardha janë ngjyrat kryesore të flamurit serb. Përveç kësaj, të gjitha modelet duhet të ishin drejtkëndore.

    Një grup politikanësh dhe ekspertësh kosovarë të njohur si “Ekipi i Unitetit” zgjodhi dizajne të cilat do të shkonin përpara për votim nga Kuvendi i Kosovës.

    Një sipërfaqe e kaltër me një hartë të bardhë të Kosovës e rrethuar me 5 yje. Yjet ndryshojnë në madhësi dhe përfaqësojnë grupet e ndryshme etnike që banojnë në Kosovë. Ylli më i madh do të përfaqësonte shqiptarët etnikë.

    Flamuri u propozua nga Joseph J. DioGuardi për flamurin e ri të Kosovës bazuar në flamurin e Shqipërisë dhe SHBA-së.

    Një flamur që ishte sinonim i flamurit kombëtar të Shqipërisë me gjashtë yje të shoqëruar me sfond gjysmë të kuqe dhe gjysma tjetër e kaltër.

    Flamuri u propozua më 2005 për flamurin e ri të Kosovës bazuar në flamurin e OKB-së dhe shqiponjës së Shqipërisë.

    Një trengjyrëshe vertikale e zezë, e bardhë dhe e kuqe me një simbol spirale në qendër të shiritit të bardhë, i cili është një simbol dardan për diellin rrotullues.

    Është Muhamer Ibrahimi i cili e kishte fituar garën për dizajnimin e flamurit dhe të stemës së Republikës së Kosovës, me të cilat simbole edhe u shpall pavarësia e vendit.

  • Tre të vdekur dhe disa të plagosur pas të shtënave me armë gjatë një ndeshjeje hokeji në Rhode Island

    Tre të vdekur dhe disa të plagosur pas të shtënave me armë gjatë një ndeshjeje hokeji në Rhode Island

    Të paktën tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë pas të shtënave me armë gjatë një ndeshjeje hokeji mes shkollave të mesme, të hënën pasdite në një arenë akulli në Pawtucket, Rhode Island, sipas njoftimit të policisë.

    Shefja e Policisë, Tina Goncalves, tha se i dyshuari është një nga viktimat.

    “Po i bashkojmë të gjitha pjesët e ngjarjes”, tha ajo, duke shtuar se një nga viktimat ndërroi jetë në arenën Dennis M. Lynch Arena, ndërsa një tjetër vdiq më vonë në spital si pasojë e plagëve të marra.

    Sipas saj, autori i dyshuar dyshohet se ka vdekur nga një plagë me armë zjarri e vetëshkaktuar.

    Goncalves theksoi se ngjarja duket të ketë qenë e shënjestruar dhe mund të jetë e lidhur me një mosmarrëveshje familjare, por pa dhënë detaje të tjera, raporton The Guardian.

    Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë edhe agjentë federalë nga ATF dhe FBI, për të ndihmuar autoritetet shtetërore dhe lokale në hetime.

    Sipas mediave lokale, të shtënat ndodhën gjatë një ndeshjeje të hokejit për djem, ku merrnin pjesë nxënës nga disa shkolla të zonës. Kryetari i Pawtucket, Don Grebien, konfirmoi se në arenë po zhvillohej një aktivitet sportiv me pjesëmarrje të gjerë të komunitetit.

    Gazeta lokale The Providence Journal raportoi se një video nga transmetimi i drejtpërdrejtë i ndeshjes ka kapur zërin e rreth 13 të shtënave të njëpasnjëshme, duke shkaktuar panik mes lojtarëve dhe spektatorëve që u larguan me nxitim nga arena.

    Një nga prindërit e lojtarëve, Melissa Dunn, rrëfeu momentet e panikut. Ajo tha se fillimisht menduan se zhurmat vinin nga patinat e lojtarëve që godisnin tabelat anësore të fushës. “Nuk e kupton menjëherë çfarë po ndodh. Dëgjon vetëm zhurma të forta”, tha ajo. Sipas saj, ajo bërtiti që djali i saj të shtrihej në tokë para se ai dhe lojtarët e tjerë të largoheshin drejt zhveshtoreve.

    “Vrapuam jashtë… Mendimi i parë është: ku është fëmija im?”, tha Dunn, duke shtuar se kur u kthye brenda, pa ekipet e emergjencës duke kryer reanimim në tribunë një skenë që e përshkroi si tronditëse.

    Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Ramush Haradinaj uron Pavarësinë e Kosovës, ndan pamje nga lufta e liria

    Ramush Haradinaj uron Pavarësinë e Kosovës, ndan pamje nga lufta e liria

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ndau edhe një video kushtuar Ditës së Pavarësisë.

    Ai ndau pamje nga koha kur shërbente si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, foto me ish-presidentin historik, Ibrahim Rugova si dhe ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Krejt në fund, videon e përmbylli me fjalimin që ai e kishte bërë për formimin e ushtrisë së vendit.

  • Ministria e Jashtme e Izraelit: Kosovë e dashur, urime Dita e Pavarësisë

    Ministria e Jashtme e Izraelit: Kosovë e dashur, urime Dita e Pavarësisë

    Ministria e Jashtme e Izraelit ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë.

    Në një postim në X, Ministria shkroi: “Kosovë e dashur, urime Dita e pavarësisë”.

  • Meta nga burgu uron 18 vjetorin e Pavarësinë: Kosova qëndron krenare si një shembull i demokracisë

    Meta nga burgu uron 18 vjetorin e Pavarësinë: Kosova qëndron krenare si një shembull i demokracisë

    Ish – presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta ka shprehur mirënjohje për heronjtë, dëshmorët, luftëtarët.

    “Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë e dashur! Mirënjohje e përjetshme për Heronjtë, Dëshmorët, luftëtarët dhe etërit e Pavarësisë, që me sakrificën dhe përkushtimin e tyre bënë realitet ëndrrën shekullore të lirisë.
    Nderim i veçantë për Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që udhëhoqën me vizion, guxim dhe vendosmëri rrugën drejt shtetësisë. Pavarësia e Kosovës dëshmoi se është një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqeje në rajon. Sot, Kosova qëndron krenare si një shembull i demokracisë funksionale, i zgjedhjeve të lira, i institucioneve të përgjegjshme dhe i llogaridhënies para qytetarëve të saj. Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan për lirinë!”, ka shkruar ai.