ATV

Category: Lajme

  • Rubio uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së: Mezi presim të zgjerojmë lidhjet ekonomike

    Rubio uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së: Mezi presim të zgjerojmë lidhjet ekonomike

    Departamenti Amerikan i Shteti ka publikuar sot urimin e sekretarit të shtetit, Marco Rubio për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

    Në urimin e sekretarit amerikan të shtetit thuhet se SHBA-të mbeten të palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

    Lexoni të plotë deklaratën e sekretarit amerikan:

    Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ju shpreh urimet e mia popullit të Republikës së Kosovës me rastin e shënimit të Ditës suaj të Pavarësisë.

    SHBA mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe presim me padurim zgjerimin e lidhjeve ekonomike që do të rrisin mirëqenien e të dy kombeve tona. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së në adresimin e sfidave globale dhe mirëpresim udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.

    Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, presim bashkëpunim edhe më të fortë në vitet që vijnë.

    SHBA qëndron përkrah Kosovës ndërsa vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë.

  • Osmani e Kurti bëjnë nderime te varri i Adem Demaçit

    Osmani e Kurti bëjnë nderime te varri i Adem Demaçit

    Presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit të shquar, Adem Demaçi, në shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Pos që kryen nderime të varri i Demaçit, krerët shtetërorë bënë homazhe edhe te varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, te Monumenti i të Pagjeturve dhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë

    Po ashtu nga ora 10:30 pritet të mbahet seancë solemne në Kuvendin e Kosovës.

  • Berisha: Pavarësia e Kosovës është një ditë krenarie

    Berisha: Pavarësia e Kosovës është një ditë krenarie

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një lidhje të drejtpërdrejt në studion e hapur të RTV21 ka uruar 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Duke shtuar se kjo ditë është krenarie dhe e pakrahasueshme.

    “Pavarësia e Kosovës është një ditë krenarie, e pakrahasueshme me çdo ngjarje tjetër, për çdo shqiptarë. Sot ne nderojmë, përulemi me respektin më të madh para presidentit Ibrahim Rugova, burrin mendje ndritur, arkitektit të Pavarësisë”, deklaroi ai.

  • Begaj uron 18-vjetorin e pavarësisë: Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë

    Begaj uron 18-vjetorin e pavarësisë: Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Kosovën në 18-vjetorin e pavarësisë së saj.

    Begaj ka thënë se në këtë 18-vjetor, Kosova është edhe më e fortë me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.

    “Gëzuar Kosovë! Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare. Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë! Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë! BASHKË, JETË E MOT! “, ka shkruar Begaj.

  • 18 vjet shtet – Krerët e vendit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

    18 vjet shtet – Krerët e vendit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

    Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti, kanë bërë Homazhe te varri i ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.

  • Gucati bën thirrje për pjesëmarrje në protestë: S’po gjykohen individët por UÇK-ja

    Gucati bën thirrje për pjesëmarrje në protestë: S’po gjykohen individët por UÇK-ja

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se sot është ditë gëzimi por ka shtuar se është gjithashtu emocionuese për shkak të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

    Ai në një lidhje direkte në KTV ka thënë se shokët e tyre janë prapa grilave. Ka deklaruar se nuk po gjykohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi e Rexhep Selimi, por po gjykohet Ushtria Çlirimtare të Kosovës.

    Ka kërkuar që institucionet e shtetit të ngrehin zërin më shumë kundër kësaj gjykate.

    Nga protesta ka thënë se imazhi ndërkombëtar i Kosovës dhe kërkesa për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së do të forcohet.

    “Sot nuk po ndihem mirë për shkak se i kemi shokët tonë prapa grilave. Ata luftuan shumë, udhëhoqën Rambujenë, shpallen Pavarësinë dhe sot gjenden prapa grilave. Është duke u bërë një proces për pesë vjet, proces që nuk ka ndodhur në historinë botërore që të zgjasë kaq shumë. E di që kjo datë është e shenjtë për gjithë shqiptarët, por pikërisht sot do të protestojmë, ta ngrehim zërin kundër padrejtësive. Protagonistët kryesorë që ishin në luftë dhe në shtetin e lirë, sot nuk janë me neve”, ka thënë ai.

    Gucati ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në protestën paqësore në Prishtinë.

    Ai ka thënë se të gjithë duhet të ngrehin zërin, duke shtuar se kërkesa e Prokurorisë për 180 vjet burgim për të katër figurat e UÇK-së është e papranueshme.

    “Aty vetëm serbisht nuk flitet. Kjo gjykatë i ka kënaqë vetëm epshet e Serbisë dhe të disa shqiptarëve shqipfolës që mendojnë që Serbia do të kthehet në Kosovë. Serbia është larguar nga Kosova dhe nuk do të ketë këmbë të ushtrisë serbe por vetëm të ushtrisë së Kosovës”, ka thënë ai.

    Gucati ka thënë se Serbia është e vetmja që ka kryer krime në Kosovë.

    Ai ka deklaruar se nga Gjykata Speciale kërkojnë drejtësi dhe barazi.

    Sipas tij, kjo gjykatë i ka amnistuar serbët, kurse shqiptarët po mundohet t’i dënojë.

    Duke folur për organizimin e protestës, ai ka thënë se kanë dalë të gjitha oraret për autobusët që do të vijnë në Prishtinë për të protestuar nga të gjitha qytetet e Kosovës. Ka shtuar se edhe studentët nga Tirana do të vijnë në mënyrë të organizuar.

  • FSK shënon përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

    FSK shënon përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

    Në kuadër të aktiviteteve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, së bashku me udhëheqësit më të lartë shtetërorë, mori pjesë në ceremoninë solemne të ngritjes së flamurit pranë Qeverisë së Kosovës.

    Kjo ceremoni shënoi fillimin e aktiviteteve festive me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, një ditë krenarie, sakrifice dhe përkushtimi për liri dhe shtetndërtim.

    Me këtë rast, Jashari uroi të gjithë ushtarakët e FSK-së dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, duke theksuar rëndësinë e unitetit, profesionalizmit dhe përkushtimit në shërbim të atdheut.

  • Çfarë po ndodh me kampet e ISIS-it në Siri dhe ish-banorët e tyre?

    Çfarë po ndodh me kampet e ISIS-it në Siri dhe ish-banorët e tyre?

    Grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për vite me radhë se duhej të kishte një trajtim me kampet në verilindje të Sirisë që mbajnë dhjetëra mijëra anëtarë të familjeve të luftëtarëve të dyshuar të Shtetit Islamik (ISIS).

    Dhe duke i quajtur ato një “bombë me sahat”, grupet e ndihmës thanë se gratë dhe fëmijët nuk mund të liheshin në kampe të ndyra në shkretëtirë për një kohë të pacaktuar, sepse përfundimisht do të ktheheshin në shtëpi.

    Pavarësisht paralajmërimeve, shumica e shteteve e injoruan problemin, duke refuzuar të riatdhesojnë qytetarët e tyre.

    Të paktën 8,000 gra dhe fëmijë nga më shumë se 40 vende janë bllokuar në kampet e Sirisë verilindore që nga viti 2019.

    Këtë javë, ata filluan të ktheheshin në shtëpi, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

    Autoritetet belge raportuan se një grua e akuzuar në mungesë për anëtarësim në ISIS kishte arritur nga Turqia në Belgjikë.

    Një grua shqiptare, e rrëmbyer si fëmijë nga babai i saj dhe e çuar në Siri, arriti të kontrabandonte veten në Turqi, ku kërkoi dokumente udhëtimi.

    Mijëra gra dhe fëmijë të tjerë jo-sirianë janë shpërndarë në të gjithë vendin, vendndodhja e tyre kryesisht e panjohur.

    Shumica e tyre ishin banorë të kampit al-Hawl, dikur kampi më i madh i burgjeve në botë, i cili strehonte rreth 25,000 anëtarë të familjeve të luftëtarëve të dyshuar të ISIS-it, 6,000 prej të cilëve ishin të huaj.

    Analistët e sigurisë kanë thënë se kampi u bë një vatër për ideologjinë ekstremiste dhe se duke mbajtur gratë dhe fëmijët e lidhur me ISIS-in në ambiente kaq të ngushta, po rritej një brez i ri anëtarësh të ISIS-it.

    Humanitarët ngritën alarmin për ato që i quanin kushte jetese kërcënuese për jetën, nën të cilat banorët vdisnin nga asfiksia çdo dimër ndërsa përpiqeshin të shpëtonin nga të ftohtit duke djegur qymyr në tendat e tyre.

    Që kur Damasku mori kontrollin e al-Hawl si pjesë e rrëmbimit të territorit nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët muajin e kaluar, kampi është zbrazur ngadalë.

    Kontrabandistët, luftëtarët e huaj dhe anëtarët e familjeve kanë shkuar në kamp çdo natë për të marrë banorët, shumica e të cilëve u çuan në Idlib, një provincë në veriperëndim të Sirisë ku jetojnë shumë ish-luftëtarë islamistë.

    Të frustruar nga mungesa e veprimit të qeverive të tyre, anëtarët e familjeve kanë filluar të organizojnë kthimin e njerëzve që më parë mbaheshin në qendrat e paraburgimit.

    Gratë belge dhe shqiptare u nxorën kontrabandë nga Siria në Turqi pa koordinimin e qeverive të tyre, thekson shkrimi i The Guardian.

    Të hënën, të afërmit e 34 grave dhe fëmijëve australianë organizuan një konvoj minibusësh nga kampi al-Roj në verilindje të Sirisë, ku SDF po mban më shumë se 2,000 familje të dyshuar si luftëtarë të ISIS-it.

    Ato u nisën për në Damask, me sa duket pa mbështetjen e Kanberras, me qëllim që të hipnin në aeroplanë për t’u kthyer në Australi.

    Ato u kthyen mbrapsht gjatë rrugës, me sa duket për moskoordinim me Damaskun paraprakisht, por zyrtarët sirianë thonë se kthimi i tyre është vonuar vetëm për pak kohë.

    Damasku, ndryshe nga SDF, duket se nuk është i gatshëm të luajë rolin e rojtarit të burgut përgjithmonë.

    Një humanist që u takua me zyrtarë të ministrisë së brendshme pak para se Damasku të merrte kontrollin e al-Hawl muajin e kaluar tha se ata iu afruan kampit si një mbrojtje e fëmijëve dhe jo si një çështje sigurie.

    Një kamp i ri që Damasku ka ngritur për të strehuar banorët e al-Hawl që nuk duan të largohen ka wifi dhe një derë të hapur – shumë ndryshe nga Humvee-t me mitralozë të montuar që SDF-ja i mbante jashtë gardheve me tela me gjemba të al-Hawl për vite me radhë.

    E qeveritë duket se e kanë humbur shansin për të menaxhuar riatdhesimin e qytetarëve të tyre – disa prej të cilëve thuhet se janë të lidhur me ISIS-in – dhe në vend të kësaj tani përballen me një proces të çorganizuar dhe kaotik kthimesh, të cilat ekspertët thonë se i vënë qytetarët dhe vendet në rrezik.

    Perspektiva e mijëra grave dhe fëmijëve që enden nëpër Siri hap derën për rekrutim të ri në organizata ekstremiste si ISIS-i, ose trafikim dhe shfrytëzim.

    Shumë nga gratë nuk kanë dëshirë të qëndrojnë në Siri pas viteve të paraburgimit të tmerrshëm, siç shpjegohet nga më shumë se një duzinë gjatë një vizite të fundit të Guardian në al-Hawl, dhe do të kërkojnë të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

    Përballimi i riatdhesimit të tyre do të jetë shumë më sfiduese për qeveritë vendase tani sesa ishte më parë, kur familjet ishin të përqendruara në kampe.

    Presioni po rritet për të liruar ato gra dhe fëmijë që mbahen ende në al-Roj, ku strehohen kryesisht gra evropiane dhe ruse.

    Atje jeton Shamima Begum, gruaja e lindur në Mbretërinë e Bashkuar që udhëtoi për në Siri në moshën 15 vjeç pasi bisedoi me një burrë atje.

    Qeveri si ajo e Mbretërisë së Bashkuar kanë refuzuar për vite me radhë të riatdhesojnë qytetarët e tyre nga kampet al-Roj dhe të tjera, duke preferuar ta shtyjnë çështjen dhe, në rastin e Begum, t’i heqin shtetësinë.

    Megjithatë, gjatë muajit të fundit, hapësira për shtyrje të mëtejshme duket se po ngushtohet me shpejtësi.

  • “Drejtësi, jo politikë” – Sot marshohet në Prishtinë për drejtësi në Hagë

    “Drejtësi, jo politikë” – Sot marshohet në Prishtinë për drejtësi në Hagë

    ot në Prishtinë, në sheshin “Skenderbeu” do të marshohet me moton “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

    Marshi do të mbahet në nisë në ora 14:00, ndërkaq është organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.

    Ditë më parë, Eliza Hoxha nga platforma “Liria ka Emër” theksoi se të martën sheshi i kryeqytetit “nuk do të jetë thjesht një hapësirë publike, por zemra e Kosovës që rreh njëzëri”, duke e cilësuar marshin si dëshmi të unitetit qytetar në mbrojtje të drejtësisë, dinjitetit dhe respektit ndaj historisë së vendit.

    Platforma “Liria ka Emër” u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që më 17 shkurt të dalin në shesh me familjet e tyre, në një marsh të qetë, dinjitoz dhe gjithëpërfshirës

  • Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Historia do ta bëjë gjykimin e drejtë

    Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Historia do ta bëjë gjykimin e drejtë

    Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje solemne në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së vendit.

    Kurti në fjalimin e tij ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

    “Sot, në këtë ditë feste, Nuk mund të mos kujtojmë se përfaqësuesit që morën pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Republikës, sot mbahen padrejtësisht në Hagë. Kontributi i secilit prej tyre për lirinë dhe pavarësinë është i çmuar dhe historia do të jetë ajo e cila do ta bëjë gjykimin e drejtë. Ky vit i pavarësisë na gjen në fillim të mandatit të ri qeverisës. Punët që na presin janë të shumta por i lartë është qëllimi që kemi para vetës”, tha Kurti ndër të tjera në fjalën e tij.

    Po sot, në 18 vjetorin e pavarësisë, në Prishtinë sot do të mbahet marshi “Drejtësi, jo politikë” që ka për qëllim të shprehë qëndrimin kundër procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe do të jetë një tubim paqësor dhe gjithëpërfshirës, me kërkesën për drejtësi të paanshme.

    Ky marsh mbahet në kohën kur në Hagë po vazhdon procesi i deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj katërshes së UÇK-së. Dje u mbajt dita e gjashtë e deklaratave përmbyllëse, ndërsa procesi do të vazhdojë nesër.

    Mbrojtja e të akuzuarve argumentoi se nuk ka prova për krimet e pretenduara, ndërsa Prokuroria kërkoi që ata të shpallen fajtorë.

    Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues.