Nga rruga e cila të shpie në fshatin Baballoq të komunës së Deçanit, arrin të shohësh që nga larg gjelbërimin e bukuritë e këtij fshati, antikitetin që karakterizohet nga monumentet e shumta.
Me lumin që përshkon fshatin duke i dhënë gjallëri e begati fushave të të mbjellurave të banorëve të këtij vendi.
E veçante tjetër e këtij vendi është edhe emri që për banorët nga gojëdhënat e ka një kuptim interesant.
Në të shumtat kulla antike të cilat i ka pasur ky fshat, sot disa prej janë rrënuar krejtësisht, por ka ende kulla të cilat qëndrojnë në këmbë duke e mbajtur gjallë edhe historinë e tyre.
Ky fshat gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka qenë vendi i parë ku ka filluar lufta e rajonit të Dukagjinit, e nga kjo luftë ka edhe dëshmorë madje edhe vetë Ilir Batusha ishte në krye të frontit.
Edhe sot ky fshat ka një numër të madhe të banorëve, madje në rrethinë të Deçanit është fshati që ka më së shumti nxënës brenda institucionit të shkollës, duke e ruajtur dhe duke qenë krenarë me fshatin e tyre, Baballoqi vazhdon të mbetët një vend i vlerave historike. /atvlive.tv
Mijëra majmunë kanë bastisur një qytet në Tajlandën qendrore, duke detyruar disa dyqane dhe biznese të mbyllen në provincën Lopburi. Sipas The Sun, një ushtri prej 3500 majmunësh pushtoi qendrën e qytetit, duke i detyruar vendasit dhe turistët të largohen.
Disa vendas u larguan, ndërsa të tjerët u detyruan të mbylleshin në shtëpitë e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për t’u mbrojtur.
“Ne jetojmë në një kafaz, por majmunët janë jashtë,” tha një banore.
Fillimisht, vendasit u përpoqën t’i mbanin kafshët larg duke i siguruar ushqim por ky plan dështoi, duke i bërë majmunët edhe më të dhunshëm. Shumë i ushqenin majmunët me ëmbëlsira, dhe ushqime me drithëra dhe sheqerna, të njohura për t’i bërë ata më hiperaktivë dhe seksualisht aktivë.
“Ushqimet me sheqer mund të rrisin produktivitetin e majmunëve dhe të nxisin riprodhimin e tyre”, tha Satipong Kamtaptim, nga Departamenti i Parqeve Kombëtare të vendit.
Dihet se majmunët tashmë kanë aftësinë për t’u riprodhuar dy herë në vit, dhe konsumi i sheqerit rrit këtë tendencë. Sidoqoftë, para pandemisë Covid, majmunët dhe njerëzit jetonin në harmoni në qytet.
Por ky ekuilibër u prish shumë shpejt kur bllokimet ndaluan turizmin, duke bërë që majmunët të kërkonin të dëshpëruar për ushqim.
“Majmunët janë më të uritur dhe më agresivë se më pare. Ata marrin atë që munden. Ata janë mësuar të ushqehen nga turistët,” tha Supakarn Kaevchot, një veteriner.
“Me largimin e turistëve ata janë bërë më agresivë, duke luftuar për të mbijetuar”, shtoi ai.
“Ata pushtojnë ndërtesat dhe i detyrojnë vendasit të largohen nga shtëpitë e tyre. Tani majmunët janë kudo. Ata ulen në çati, gati për pritë, trazira në rrugë e madje grabisin makinat që kalojnë”, thuhet në artikullin e “The Sun”.
Departamentit të Parqeve Kombëtare të Tajlandës i është dashur të nisë një program sterilizimi me shpresën se do të jetë në gjendje të ndalojë shumimin e tyre.
Frutat e papjekur janë shumë vështirë t’i presësh dhe t’i përtypësh, madje e njëjta gjë ndodh edhe gjatë tretjes, e kjo e bënë që stomaku ynë ta ketë edhe më të vështirë.
Frutat e papjekura mund të shkaktojnë acarim të traktit intestinal.
Madje, disa prej tyre mund të përmbajnë toksina të lehta.
Domatet dhe ananasi i papjekur janë tejet toksike për njerëzit dhe kjo është arsyeja pse duhet ndaluar ngrënia e tyre në sasi të mëdha
Sipas ekspertëve të nutricionit, thuhet se konsumi i disa frutave të papjekura së bashku me ujë, ushqime të tjera që shkaktojnë probleme të traktit intestinal ose me stomak bosh, mund të shumëfishojë problemet që ato shkaktojnë.
Ka edhe probleme të tjera që mund t’i keni nga ngrënia e tyre.
Ndjeshmëria e dhëmbëve, bën që kafshimi dhe përtypja e frutave të papjekura mund të gërryejë mbulesën mbrojtëse të dhëmbëve tuaj të quajtur smalt, duke ekspozuar nervat.
Si rezultat, ju mund të zhvilloni ndjeshmëri të dhëmbëve.
Frutat e papjekura përmbajnë shumë acide dhe taninë të cilat shkaktojnë zhveshje të smaltit.
Për shkak se frutat e papjekura janë të forta dhe fibroze, stomaku do ta ketë shumë të vështirë t’i tresë ato.
Si rezultat, ka shumë gjasa që të përjetoni dhimbje të tmerrshme stomaku.
Duke qenë se stomaku juaj po përpiqet të tretë fruta të papjekura që nuk janë aspak të predispozuara të treten, mund të shkaktojë tinguj të çuditshëm ose siç i njohim ndryshe ‘kërcitje zorrësh’.
Nëse keni një stomak të ndjeshëm, mund të keni të përziera për shkak të mbingarkesës së stomakut.
Ndonjëherë, ngrënia e frutave të papjekura gjithashtu mund t’ju shkaktojnë dhe të vjella./atvlive.tv/
Një zog që nuk mund të fluturojë, por mund të zhytet 500 metra thellë. Pinguinët përshtaten në mënyrë të përkryer me habitatet e tyre ekstreme. Ata jetojnë në ujërat e ftohta bregdetare në hemisferën jugore, veçanërisht në Antarktidë, Zelandën e Re, Australinë e Jugut dhe Ishujt Falkland dhe jetojnë nga 15 deri 20 vjet.
Pinguinët janë zogj. Ata kanë sqep, pendë dhe krahë – por nuk mund të fluturojnë. Por janë notarë të shkëlqyer.
Ata janë të adaptuar për të jetuar në kushte të ftohta ekstreme. Kanë një shtresë të trashë dhjamore dhe një sistem të sofistikuar qarkullimi të gjakut për të mbajtur ngrohtësinë e trupave të tyre. Penat e tyre janë të modifikuara në mënyrë që të sigurojnë izolim shtesë dhe flotueshmëri në ujë.
Shumë lloje pinguinësh kanë habitatet e tyre ose bazat e shumimit në zona të largëta si Antarktida. Popullsia atje vlerësohet në rreth 44 milionë pinguinë.
Shumica e llojeve të pinguinëve janë të rrezikuar. Mbi të gjitha, peshkimi i tepërt , ngrohja globale dhe ndotja mjedisore dhe detare kanë bërë që rezervat të tkurren prej vitesh.
Në botë ekzistojnë 18 lloje të ndryshme pinguinësh. Më të mëdhenjtë dhe më të njohurit janë pinguinët perandorë. Ata jetojnë në Antarktikun e akullt dhe janë gjithashtu gjuetarët më të mirë midis specieve të pinguinëve. Në kërkim të ushqimit, ata mund të qëndrojnë nën ujë deri në 18 minuta , duke u zhytur në thellësi deri në 500 metra .
Gjashtë nga 18 llojet e pinguinëve mbahen në kopshtet zoologjike gjermane. Aty më së shpeshti gjenden pinguinët Humboldt dhe afrikanë.
Të gjitha llojet e pinguinëve kanë një kokë relativisht të vogël, një sqep të fuqishëm dhe një trup të plotë.
Ndërsa pinguinët më të vegjël, rriten vetëm në rreth 30 deri në 35 centimetra të gjatë, pinguinët perandorë arrijnë një lartësi mbresëlënëse 1.30 metra . Prandaj, pesha varion nga një deri në 37 kilogramë .
Ndërsa shumica e zogjve kanë krahë të lehtë dhe të lëvizshëm për fluturim, pinguinët kanë krahë të adaptuar për notim. Krahët e tyre janë të shkurtër dhe të gjerë me kocka të fortë dhe të bashkuara ngushtë, që ndihmon në maksimizimin e fuqisë dhe efikasitetit kur notojnë. Forma e palërë e kraharorit të tyre u lejon të shtyjnë me fuqi kundër ujit, ndërsa struktura e skeletit i mban të orientuar drejt gjatë lëvizjeve të shpejta.
Një pinguin perandor ka deri në 30,000 pendë dhe një shtresë e trashë yndyre i mbrojnë ata nga kushtet e ftohta dhe lagështia.
Pinguinët e gjejnë ushqimin e tyre në ujë. Në varësi të specieve, ata ushqehen me peshq më të vegjël ose më të mëdhenj, gaforre dhe kallamar.
Vetëm gjatë sezonit të çiftëzimit, pinguinët migrojnë deri në 150 kilometra në brendësi të tokës për javë të tëra.
Meshkujt dhe femrat shpesh e kalojnë dimrin veçmas dhe takohen përsëri vetëm gjatë sezonit të çiftëzimit në pranverë.
Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) i ka vendosur të 18 llojet e pinguinëve në Listën e Kuqe .
Prandaj, dy lloje pinguinësh konsiderohen të rrezikuara potencialisht (gati të kërcënuara), katër si të rrezikuara (të cenueshme) dhe pesë si të kërcënuara (të rrezikuara).
Popullsia e dymbëdhjetë specieve ka qenë në rënie për dekada, në disa raste nga 50 deri në 80 për qind. Popullsia po rritet vetëm për pinguinët Adelie dhe King.
Arsyet e rënies janë peshkimi i tepërt në dete dhe ndotja e deteve nga plastika. Ngrohja globale po ndryshon gjithashtu rrymat e ftohta të oqeanit dhe po shkatërron habitatet e pinguinëve.
Armiqtë e pinguinëve janë kryesisht gjarpërinj. Ata i duan vezët e pinguinëve dhe përpiqen t’i vjedhin ato nga foletë ose të sulmojnë të rinjtë e pambrojtur .
Peshkaqenët , fokat dhe balenat janë veçanërisht të rrezikshme për pinguinët e rritur nën ujë.
Faktet interesante për pinguinët janë se ata kanë gjithmonë këmbë të ftohta . Femrat dhe meshkujt vështirë se mund të dallohen. Prandaj, studiuesit duhet të bëjnë një test të ADN-së për të qenë të sigurtë. Pinguinët Rockhopper qëndrojnë me të njëjtin partner gjatë gjithë jetës së tyre. Edhe nëse janë mijëra kilometra larg, ata e njohin njëri-tjetrin gjatë sezonit të shumimit.
Përndryshe ata mund të shohin jashtëzakonisht qartë nën ujë dhe pijnë kryesisht ujin e detit . Pinguinët nuk kanë frikë nga njerëzit dhe shpesh janë të guximshëm të afrohen me ta./ATVLIVE.TV/
Nuk duhet të ketë arsye të caktuar se pse duhet të lexojmë, megjithatë për ata që kanë nevojë për shtysa të jashtme, më poshtë gjeni disa nga përfitimet që vijnë nga të lexuarit
Stimulon mendjen
Studimet kanë treguar se stimulimi i mendjes ndihmon në parandalimin dhe ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjeve si Alzhajmeri dhe demenca e pleqërisë. Por ta mbash trurin aktiv dhe të angazhuar ndihmon dhe mos të pësosh ndonjë goditje. Edhe truri ka nevojë për stërvitje, si çdo muskul i trupit.
Redukton stresin
Nuk ka rëndësi se sa stres ke akumuluar nga puna apo problemet e ditës, kur ke përpara një libër hyn në një tjetër dimension, si në një botë paralele, ku harron çdo gjë. Një roman i shkruar mirë të çon në një tjetër realitet.
Përmirëson njohjet
Çfarëdolloj gjëje që lexon i shtohet bagazhit kulturor dhe të vjen në ndihmë atëherë kur s’e pret. Sa më shumë informacion merr, aq më të lehtë e ke t’i përballosh sfidat që jeta ka rezervuar. Leximi është një metodë shumë e mirë për të ushqyer mendimet.
Pasuron fjalorin
Një ndër avantazhet më të rëndësishme. Sa më shumë lexon, aq më shumë përmirësohet mënyra e të folurit dhe të komunikuarit. Të shprehurit mirë dhe në mënyrë të artikuluar mund të vijë në ndihmë për punën. Dhe të folurit me siguri përpara një personi me rëndësi rrit vetëvlerësimin.
Përmirëson kujtesën
Kur lexon një libër duhet të mbash mend një sërë personazhesh, prapaskenat, ambiciet si dhe historitë e tyre, sepse detajet ndërthuren me ngjarjen. Edhe kujtesa ka një limit, por truri është diçka e mrekullueshme, pasi mund të kujtojë shumë detaje.
Forcon kapacitetin analitik të mendimit
Ke lexuar ndonjëherë një roman të verdhë, duke e zgjidhur enigmën më parë se të kesh mbaruar librin? Aftësia për të analizuar detajet hyn në punë për të kritikuar materialin. Kjo nëse është shkruar në mënyrë të pranueshme, nëse personazhet janë përshkruar dhe vendosur në mënyrë të përshtatshme, nëse ngjarja është e rrjedhshme…
Përmirëson nivelin e përqendrimit dhe vëmendjes
Në botën ku jetojmë, tërësisht të influencuar nga interneti, vëmendja shkon në drejtime të ndryshme. Në vetëm 5 minuta çdokush nga ne bën shumë veprime, dërgon e-mail, organizon punën, komunikon në celular dhe ndërvepron me kolegët. Gjithë këto lëvizje provojnë një lloj stresi, duke ulur produktivitetin. Kur lexon një libër e gjithë vëmendja është e përqendruar te historia, përfshihesh në detaje dhe çdo gjë tjetër mbetet jashtë.
Përmirëson aftësitë në të shkruar
Kjo pikë është në të njëjtën linjë me pasurimin e fjalorit. Mënyra e mirë e të shkruarit në punë apo kudo është e ndikuar edhe nga pena e autorëve që lexon, që në mënyrë të pashmangshme ndikon në përditshmërinë personale.
Të qetëson
Përveç qetësisë që të sjell leximi i një libri, historia që lexon mund të të bëjë të ndjesh paqe shpirtërore dhe qetësi. Sipas studimeve, të lexosh materiale spirituale të jep qetësi dhe ul presionin e gjakut, duke të dhënë një ndjenjë relaksimi.
Është dhe një lloj argëtimi jo i shtrenjtë
Për secilin tip personi ka një libër që i përshtatet. Largohu pak nga interneti, hap një libër dhe mbushe sërish shpirtin me krijimtari. Nëse lexon një libër në javë për një vit rresht të paktën do të kursesh edhe paratë e abonimit të internetit.
Një numër në rritje i njerëzve dhe kafshëve shtëpiake po ngrihen në laboratorë kriogjenikë, me shpresat që një ditë të kthehen në jetë nga shkenca. Biznesi po lulëzon në laboratorin e Institutit Cryonics në Michigan, duke mbushur të gjitha kapacitetet dhe duke detyruar të ruajë pacientët në një qendër të re aty pranë.
Midis 10 dhe 20 vende janë zënë në objektin e zgjeruar të magazinimit. Ajo që dikur ishte ideja e çuditshme e Walt Disney dhe elitave ultra të pasura po bëhet më e aksesueshme për njerëzit e zakonshëm.
Në objektin e Michigan, kuzhinierët, studentët, sekretarët, profesorët dhe kafshët shtëpiake janë midis atyre që ruhen në azot të lëngshëm. Laboratori thotë se kjo është e përballueshme për një person mesatar duke filluar nga 28,000 dollarë, e cila zakonisht paguhet përmes sigurimit të jetës.
Cryonics, praktika e ngrirjes së trupave të njerëzve të vdekur është një fenomen mbarëbotëror. Ndërsa 1,374 nga 1,975 pacientët e ruajtur në objektin e Miçiganit janë amerikanë dhe 128 janë britanikë, sipas statistikave të anëtarëve të publikuara nga instituti.
Nga jashtë duket si çdo magazinë tjetër. Por brenda saj përmban trupat e ngrirë të vdekur të qindra pacientëve.
Deri më tani, 199 të vdekur ruhen atje, falë azotit të lëngshëm që mban trupat në minus 275 gradë Fahrenheit(-135 gradë), një temperaturë kaq e ftohtë sa ndalon të gjithë funksionin qelizor dhe ruan gjendjen e tyre deri në shkrirje.
Numri i pacientëve në qendrën e Miçiganit është rritur në mënyrë dramatike nga rreth 600 në 2006 në afër 1,975 në 2023.
Pacientja më jetëgjatë, e quajtur Rhea Ettinger, ka qenë atje që nga viti 1977. /abcnews.al
Kujtimi është një proces shumë i rëndësishëm i trurit që na lejon të ruajmë, rivendosim dhe kujtojmë eksperiencat dhe informacionin e mëparshëm.
Megjithatë, truri ynë nuk është një sistem perfekt i ruajtjes së informacionit. Njëkohësisht me kujtimet e vërteta, gjithashtu mund të përjetojmë kujtime të rreme ose të ndryshuara.
Një kujtim i rremë është një kujtim që nuk i përkon të vërtetës së ngjarjes apo përmbajtjes që përjetuam në të vërtetë.
Psikologët kanë zbuluar se kujtimi ynë është i ndikuar nga shumë faktorë, përfshirë ndikimin e informacionit të jashtëm, ndryshimet natyrore në kujtesën tonë dhe ndikimin e emocioneve që kemi në kohëzgjatjen e ngjarjes.
Dr. Elizabeth Loftus, një psikologe e shquar dhe pionierja e studimit të kujtimeve të rreme, ka vënë re dhe dokumentuar se kujtimet tona janë shumë më të ndryshme dhe më të ndjeshme sesa ne mund t’i besojmë. Ajo ka realizuar shumë eksperimente që tregojnë se kujtimi ynë mund të ndryshojë dhe të deformohet nga informacioni i jashtëm që marrim pas një ngjarjeje.
Sipas Dr. Loftus, kujtimi nuk është si një video që ruhet në tru dhe përcillet në mënyrë identike, por më shumë si një skenar që ne krijojmë në mënyrë aktive.
Trauma gjithashtu mund të shkaktojë ndryshime në funksionimin e trurit dhe të shkaktojë kujtime të ndryshuara, ose të deformuara.
Një studim i publikuar në “Journal of Experimental Psychology” vuri në dukje se traumat emocionale mund të shkaktojnë ndryshime të mëdha në zakonet e ruajtjes së kujtimeve të një personi. Ky studim zbuloi se ndryshimet e mëdha në sistemin e kujtesës ndodhin pas përplasjes emocionale.
Një studim i kryer nga Dr. Richard McNally, profesor i psikologjisë në Universitetin Harvard, vuri në dukje se përjetimi i një traumeje, si p.sh. një aksident automobilistik, mund të ndryshojë mënyrën se si një person i kujton ngjarjen.
Në këtë studim, pjesëmarrësit që kishin përjetuar aksidentin kishin kujtime të ndryshme dhe krejtësisht të reja për ngjarjen në krahasim me të tjerët që nuk kishin përjetuar aksidentin.
Megjithatë, e rëndësishme eshte se ndonjëherë ngjarjet traumatike mund të shoqërohen edhe me harresë të plotë ose të pjesshëm.
Në disa raste, truri ynë mund të bëjë një mekanizëm vetëmmbrojtës, që synon të mbrojë individin nga dhimbja e mbrapshtë e kujtimit të ngjarjeve traumatike.
Eksperimente të ndryshme kanë zbuluar se truri ynë është i prirë të ndryshojë dhe të deformojë kujtesën në përputhje me informacionin që marrim pas ngjarjes./atvlive.tv/
Një vendim tejet i rëndësishëm i jetës, kthesa e të jetuarit me partnerin tuaj kurorëzohet me martesë duke e lidhur jetën në të njëjtën shtëpi.
Kjo procedurë manifestohet me angazhime të shumta deri në momentin përfundimtar, asaj të dasmës.
Nga të parat është edhe zgjedhja e datës së duhur për të angazhuar festën e cila do të kujtohet për tërë jetën nga çifti, mirëpo përzgjedhja e datës nuk është thjesht një numër por data astrologjike është një proces mjaft i vështirë, pasi përfshin një analizë të kujdesshme të grafikut tuaj dhe të partnerit tuaj në lidhje me rreshtimin e ardhshëm të yjeve që do të mbështesin bashkimin tuaj.
Kurse sipas hulumtimeve në një kontekst më të përgjithshëm, ekzistojnë disa data të favorshme gjatë vitit, si dhe periudha që është më mirë të shmangen.
Një nga kriteret bazë është gjendja e Venusit në atë ditë të caktuar, i cila, si sundimtar natyror i marrëdhënieve, dashurisë dhe romancës, është mirë të marrë aspekte pozitive, në mënyrë ideale.
Datat më të mira për të kurorëzuar dashurinë tuaj, krejt kjo sipas teorive astologjike janë
28 dhe 29 janar, 22 shkurt, 13 mars, 23 maj, 04 dhe 29 qershor, 3 dhe 21 korrik dhe data e fundit 15 shtator.
Një aspekt pozitiv mes dy planetëve të dashurisë tregon pasionin dhe ndjenjat e thella mes çiftit. Situata mes dy partnerëve mund të mos jetë gjithmonë e qetë, por njëri sheh te tjetri gjysmën tjetër dhe kjo mjafton për t’i mbajtur të bashkuar.
Një moment i tillë i parashikuar me datat të cilat do mund të ndikonin pozitivisht dhe negativisht në vendimin e datës tuaj./atvlive.tv/
Varësia ndaj blerjeve, njohur ndryshe si kompulsiviteti i blerjes, është një gjendje psikologjike që karakterizohet nga një nevojë e madhe dhe e pandalshme për të bërë blerje, e cila vepron si një mënyrë për të përballuar ndjenjat e padëshiruara apo stresin.
Varësia ndaj blerjeve vërehet shpesh nëpër kulme të stresit emocional ose kur individi përjeton ndjenja si depresioni, ankthi, vetmia, ose mungesa e vetëvlerësimit. Psikologët thonë se për këta njerëz, blerja shërben si një ilaç i përkohshëm për të ndihmuar të ndihen më mirë, duke i distancuar ata nga ndjenjat negative.
Sipas Dr. April Lane Benson, e cila është e specializuar në trajtimin e çrregullimit të blerjes kompulsive, varësia ndaj blerjeve mund të jetë një mënyrë si individët përpiqen të plotësojnë një zbrazëti emocionale.
Në secilën blerje, veçanërisht kur ajo përmbush nevojat e menjëhershme emocionale ose shërben si ilaç për të balancuar ndjenjat negative, sistemi limbik i trurit, veçanërisht amigdala dhe hipokampusi , aktivizohet.
Njerëzit që mund të vuajnë nga ky lloj kompulsiviteti zakonisht kanë simptoma si: impuls blerës, i paarsyeshëm dhe i tepërt, ndjenje faji pas blerjes, përballje me problemet financiare si pasojë e shpenzimeve të tepruara, konflikte në marrëdhëniet personale si rezultat i sjelljes së blerjes dhe fshehja e blerjeve si një formë e mohimit të problemit.
Media dhe reklamat e ndryshme na prezantojnë një shumëllojshmëri zgjedhjesh dhe mund të na stimulojnë të besojmë se blerja e produkteve të caktuara do të përmirësojë cilësinë tonë të jetesës. Sipas një studimi nga Journal of Consumer Research, ekspozimi i përsëritur ndaj reklamave nxit pritje të palogjikshme për kënaqësi dhe lumturi që mund të vijnë nga blerjet.
Cila gjini ka më shumë tendencë për obsesionin e blerjes , ka qenë subjekt i shumë studimeve psikologjike, dhe për disa nga ta del të jetë se gratë mund të përjetojnë varësi ndaj blerjeve në një shkallë më të lartë se burrat.
Për njerëzit që nuk mund të kontrollojnë blerjet e tyre, preferohet të kenë vizion afatgjatë për çka është e nevojshme dhe si blerjet ndikojnë në jetën personale dhe atë sociale./atvlive.tv/
Me shpresë që shumica e njerëzve nuk do ta gjejnë kurrë veten në një situatë që kërkon ndihmën e parë, manovrën e Heimlich ose trajtimin urgjent të një kafshimi gjarpri. Por nëse ndodh, YouTube tani do të sigurojë akses të shpejtë në videot e ndihmës së parë hap pas hapi të bëra nga spitalet dhe organizatat e besueshme shëndetësore.
Të mërkurën, YouTube tha se videot e shkurtra udhëzuese do të vendosen në krye të rezultateve të zakonshme të kërkimit për emergjencat akute shëndetësore, duke përfshirë gjakderdhjen, mbytjen, sulmet në zemër, krizat dhe mbidozat e opioideve.
Funksioni i ri, i njohur si Raftet e Informacionit të Ndihmës së Parë, synon të armatosë përdoruesit me njohuri për shpëtimin e jetës të ndara nga Mass General Brigham, Kryqi i Kuq Meksikan dhe Shoqata Amerikane e Zemrës, tre organizatat shëndetësore që krijuan videot që po promovon YouTube.
Për shembull, në një video që YouTube një mjek i Brigham i tregon shikuesit se kur duhet të kryejnë manovrën Heimlich dhe vendosjen e duhur të dorës për të dhënë shtytje barku.
YouTube gjithashtu bashkëpunoi me Shoqatën Amerikane të Zemrës në një kurs falas për ndihmën e parë që fillon me një video që shfaq lojtarin profesionist të futbollit Damar Hamlin, urgjenca kardiake e të cilit në fushë vitin e kaluar mahniti shikuesit dhe nxiti interesim të ri për ndihmën e parë, sipas grupit të shëndetit të zemrës.
Lëvizja e YouTube për të ngritur informacionin shëndetësor të besueshëm dhe të zbatueshëm mund ta bëjë atë një mjet më të besueshëm në një urgjencë mjekësore dhe të kufizojë përhapjen e dezinformatave shëndetësore.
Ndërsa platforma kishte ofruar më parë video shëndetësore nga burime autoritare në përgjigje të kërkimeve për kushte akute, kompania tha, kjo do të jetë hera e parë që
YouTube do të ketë prioritet videot me këshilla që mund të përdoren menjëherë.
“Njoftimi i sotëm është një hap i rëndësishëm përpara për të rritur aksesin në burime autoritative për kujdesin e ndihmës së parë, veçanërisht për ata pa trajnim mjekësor në momentet kur mund të kenë nevojë më shumë”, tha YouTube në një postim në blog.
Shumë nga videot janë të disponueshme në anglisht dhe spanjisht, tha YouTube, dhe mbështetja për gjuhë të tjera do të shtohet në të ardhmen./ATVLIVE.TV/