ATV

Category: KURIOZITETE

  • Fenomeni “Halo” në qiellin e Zagrebit

    Fenomeni “Halo” në qiellin e Zagrebit

    Qytetarët e kryeqytetit të Kroacisë kanë qenë sot dëshmitarë të një fenomeni të rrallë optik në qiell të quajtur Halo.

    Ky fenomen ndodh kur rrezet e Diellit ose Hënës depërtojnë në një shtresë të hollë resh të mbushura me kristale akulli ose vesë në atmosferën e Tokës.

    “Halo” kënaq vëzhguesit me bukurinë e tij unike dhe njihet më së shumti për pamjen e tij rreth Diellit.

    Mund të jetë i plotë ose i pjesshëm, ku pjesa e brendshme shpesh ka një ngjyrë të kuqërremtë, ndërsa ana e jashtme merr nuanca të kaltra.

  • Amerikani i parë në hapësirë

    Amerikani i parë në hapësirë

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 5 maj 1961, zhvilluan programin Merkuri, ku Alan Shepard bëhet amerikani i parë që udhëton në hapësirë.

    Ai kreu një fluturim për 15 minuta, duke përshkuar jo një rrotullim të plotë përreth Tokës.

    Më vonë ai komandoi fluturimin Apollo 14 (1971) në sipërfaqen e Hënës.

  • Ja si ndikon grisja e letrës në largimin e zemërimit sipas një studimi në Japoni

    Ja si ndikon grisja e letrës në largimin e zemërimit sipas një studimi në Japoni

    Studiuesit në Japoni zbuluan se të shkruash mendimet dhe ndjenjat negative në një letër, pastaj ta grisësh ose bësh lëmsh dhe ta hedhësh tutje, mund të largojë zemërimin.

    Rolin kyç e luan asgjësimi i letrës, nuk duhet thjesht të shkruash ndjenjat.

    ‘Studimi tregon se asgjësimi i letrës që përmban mendime për shkakun e një ngjarje provokuese neutralizon zemërimin, ndërsa mbajtja e letrës jo’, – shkruajnë autorët e studimit, Yuta Kanaya dhe Nobuyuki Kawai.

    Për të kryer studimin, një grupi me 57 studentë iu kërkua të shkruanin opinione të shkurtra për një problem të rëndësishëm social, siç është pirja e duhanit në publik. Përgjigjet e shkruara me dorë u vlerësuan qëllimisht dobët dhe u kritikuan.

    Pjesëmarrësit që morën vlerësime negative, shfrynë zemërimin në letër. Disa prej tyre e hodhën letrën, disa të tjerë e mbajtën.

    Si përfundim, ata që e hodhën letrën në kosh ose e grisën, e hodhën pas krahëve zemërimin. Ndërsa ata që e mbajtën letrën, përjetuan reduktim të lehtë të zemërimit.

    Sipas studiuesve, interpretimi ose kuptimi i asgjësimit është ajo që ka vërtet rëndësi, jo vetëm veprimi. Ata zbuluan se mënyra se si deponimi perceptohet dhe kuptohet është vendimtar në përcaktimin e ndikimit të tij.

    Eliminimi i zemërimit përmes asgjësimit të një objekti mund të arrihet duke pranuar se entiteti fizik, në këtë rast, copa e letrës, është asgjësuar, duke bërë që edhe zemërimi të zhduket.

    Kanaya dhe Kawai vunë në dukje se studimi ofron një mënyrë ‘të përshtatshme’ dhe ‘me kosto efektive’ për të menaxhuar zemërimin në një sërë mjedisesh, duke përfshirë kujdesin për fëmijët, takimet e biznesit dhe aplikimet klinike.

    Aplikimi i kësaj metode në një pajisje dixhitale ose krijimi i një aplikacioni specifik mund të ketë dobi në situata të ndryshme të përditshme, si dhe në terapi për të trajtuar çështjet e sjelljes. Në mënyrë të veçantë, për dikë që e ka të vështirë të kontrollojë zemërimin në shtëpi, kjo metodë mund të jetë mjaft e dobishme.

  • SBAShK-u proteston të mërkurën

    SBAShK-u proteston të mërkurën

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se nesër më 1 maj, do të organizojë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

    Ata lajmëruan se bashkë me anëtarë të kryesive që nga çerdhet shkollat e universitetet, bashkë me kryetarët e nivelit komunal e të universiteteve e me kryesinë e SBASHK-ut do protestojnë për 11 ankesa.

    Tubimi i protestuesve do të bëhet nga ora 10:30 deri në 11:00, në oborrin e Bibliotekës Kombëtare.

    “Në orën 11 fillon marshimi drejt MASHTI-t. Protestuesit këtu ndalën 5 minuta e pastaj vazhdojnë në koristë në anën e djathtë drejt Konvikteve. Nga aty vazhdojnë marshimin drejt Katedrales e nga aty drejt Hotel “Grand dhe Sheshit Zahir Pajaziti për të vazhduar nëpër shesh deri te ndërtesa e Qeverisë. Me të arritur (rreth orës 12) aty kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj përmes mikrofonit shpalos kërkesat e anëtarësisë drejtuar Qeverisë”, thuhet në kumtesë.

    “Pastaj flet kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli. Pas tij kryetari nga sektori privat Isuf Azemi i drejtohet Qeverisë me kërkesat e veçanta në emër të anëtarësisë që përfaqëson”, shkruan tutje aty.

     

     

  • Një fëmijë që nuk respekton prindërit e tij s’do të respektojë askënd

    Një fëmijë që nuk respekton prindërit e tij s’do të respektojë askënd

    Një fëmijë që nuk respekton prindërit dhe gjyshërit e tij nuk do të respektojë kurrë askënd. Dhe sa më shpejt të trajtohet ky problem aq më mirë do të jetë për të gjithë.

    Fëmijët e sotëm jetojnë në një botë krejtësisht të ndryshme nga e kaluara. Thjesht mendoni se çfarë jemi në gjendje të bëjmë me teknologjinë sot për të kuptuar dallimet. Për shkak të stimujve të shumtë me të cilët fëmijët janë në kontakt, është shumë e vështirë për një prind që t’i çojë ata në rrugën e duhur, e cila është shumë e ndryshme nga ajo e të moshuarve.

    Udhëzimet aktuale mbi modelet edukative të prindërve bazohen në respektimin e lirisë së fëmijës, absolutisht për të mos u ngatërruar me mungesën e orientimit.

    Respekti

    Një nga parimet themelore të edukimit të një personi, i cili nuk ka ndryshuar ndër vite, është respekti. Një fëmijë që nuk respekton prindërit dhe gjyshërit e tij nuk do të respektojë kurrë askënd, ai do të bëhet një i rritur egoist, autoritar dhe i vetmuar. Nuk ka fëmijë të vështirë, por prindër që nuk dinë të flasin me fëmijët e tyre.

    Detyra e rritjes së një fëmije nuk është aspak e thjeshtë, por u takon prindërve të inkurajojnë një marrëdhënie të shëndetshme mes fëmijës dhe emocioneve të tij, në mënyrë që ta mësojnë t’i menaxhojë ato në mënyrën e duhur.

    Fëmijëria dhe adoleshenca janë dy periudha plot risi dhe zbulime, dhe pikërisht në këto dy faza fëmijët zhvillojnë karakterin dhe personalitetin e tyre. Detyra e familjes është t’i udhëheqë ata në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme. Për ta bërë këtë, është e rëndësishme të vendosni edukimin mbi dëgjimin, bindjen dhe respektin.

    Një fëmijë mosrespektues është shumë shpesh i kënaqur, është e vështirë t’i thuash jo, ndoshta ndjenjat e fajit nuk ndihmojnë dhe për këtë arsye ne priremi t’i dorëzohemi çdo kërkese. Megjithatë, shumë lejueshmëri nuk është një mjet i mirë negocimi, sepse shumë shpesh çon në rezultate katastrofike.

    Fëmijët frymëzohen nga sjellja jonë, prandaj është e rëndësishme të veprojmë me kujdes kur bëhet fjalë për t’i udhëhequr në rrugën e duhur.

    Mami dhe babi

    Lodhja dhe mungesa e durimit ndikojnë në sjellje. Jemi njerëz dhe jemi shumë shpesh të lodhur, për shkak të punës dhe punëve të përditshme. Lodhja dhe mungesa e durimit, megjithatë, rrezikojnë suksesin e kësaj detyre të rëndësishme. Nëse duam të shmangim rritjen e një fëmije mosrespektues, duhet të shmangim mosrespektimin e vetvetes. Nëse duam të jemi shembull i mirë, duhet të fillojmë të sillemi mirë. Gjithçka fillon me ne.

    I rrituri, që do të bëhet fëmija ynë, është i lidhur ngushtë me mënyrën se si ai u rrit. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të kuptojmë përmasat e përgjegjësisë sonë, me synimin për të bërë më të mirën në baza ditore, për të lënë një trashëgimi të mirë.

  • Mosha kur njerëzit tradhtojnë më shumë

    Mosha kur njerëzit tradhtojnë më shumë

    Ideja se personi që ju e dashuroni po e tradhton besimin tuaj dhe është përfshirë në marrëdhënie intime me dikë tjetër, është emocionalisht shkatërruese.

    Tani një studim i ri, thotë se njerëzit janë më të prirur të tradhtojnë në moshën e rrezikshme, rreth 39-të vjeçare.

    Periudhat e jetës kur njerëzit i tradhtojnë më së shumti partnerët e tyre janë 29-deri në 49 vjeç, ndërsa 39-shi është cilësuar si “mosha e rrezikshme”.

    Këto të gjetura janë bërë nga disa studime të kryera në Britani të Madhe, shkruan Huffington Post.

  • Studimi: Burrat më pak tërheqës ju bëjnë më të lumtur, ja pse

    Studimi: Burrat më pak tërheqës ju bëjnë më të lumtur, ja pse

    Takimi me një djalë që nuk është tradicionalisht tërheqës ka përfitimet e veta.

    Në shkollën e mesme, shumica e vajzave donin të dilnin me djalin më të lezetshëm, por ndërsa rriteni, filloni të kuptoni se ajo që ka vërtet rëndësi është të gjesh dikë që të vlerëson vërtet për atë që je, brenda dhe jashtë. Hidhini një sy përreth, ndoshta është dikush që ka sy për ju dhe ju thjesht nuk e vini re.

    Djemtë më pak tërheqës plotësojnë pamjen e tyre me dashuri dhe vlerësim. Ata ju bëjnë të buzëqeshni dhe janë aty për ju kur jeni në nivelin më të ulët, sepse jeni një në një milion për ta.

    Një studim zbuloi se gratë që ishin të martuara me burra tërheqës ishin më të prirura ndaj çrregullimeve të të ngrënit dhe vetëvlerësimit të pamjaftueshëm. Shumica e tyre raportuan se “ndiheshin jashtëzakonisht fajtorë pasi kishin ngrënë” ose “të tmerruar nga shtimi në peshë”. Me pak fjalë, gratë nuk donin t’i binin pritshmëritë e burrave të tyre të bukur.

    Burrat më pak të bukur nga ana estetike tregojnë më shpesh akte të rastësishme dashamirësie dhe, kujdes zonja, bëjnë punë shtesë të shtëpisë. Si bonus, ata gjithashtu japin më shumë dhurata. /tch

  • Top 10 qytet për të jetuar nëse dëshironi të punoni pak dhe të fitoni shumë

    Top 10 qytet për të jetuar nëse dëshironi të punoni pak dhe të fitoni shumë

    Një studim i ri ka zbuluar se cilat qytete janë më të mirat nëse qëllimi juaj është të punoni më pak dhe të fitoni më shumë.

    Sipas këtij studimi, Luksemburgu renditet i pari në listën me 69 qytete globale, ndjekur pas nga Munihu dhe Parisi në vendin e tretë, transmeton Telegrafi.

    Tri vendet më të këqija në këtë aspekt janë jakarta, Bankoku dhe Bogota.

    Për këtë konstatim, ekspertët kanë ekzaminuar popullsinë dhe të dhënat financiare nga ‘Deutsche Bank’ dhe UBS, duke përfshirë pagën mesatare mujore, orarin e punës dhe pushimin me pagesë.

    Fatmirësisht banorët e Luksemburgut jetojnë në vendin më të mirë: paga mesatare në këtë qytet evropian është rreth 3,500 euro në muaj për një punë 33-orëshe në javë.

    Qytetarët e Luksemburgut i gëzojnë 32 ditë pushimi me pagesë në vit, ndërkaq qyteti ofron sistem falas të shëndetësisë për të gjithë.

    Nga ky studim, ekspertët kanë kuptuar se Evropa është njëshi për vendet më të mira ku njerëzit mund të fitojnë më shumë dhe të punojnë më pak, ku të gjitha vendet në top 10 janë qytete të Evropës.

    Në anën tjetër, qytetet aziatike e ofrojnë kombinimin më të keq të punës dhe jetës personale.

    Kjo është lista e plotë me top 10 qytetet ku banorët kanë paga të larta dhe pak orë pune

    1: Luksemburgu

    2: Munihu

    3: Parisi

    4: Helsinki

    5: Lioni

    6: Kopenhaga

    7: Roma

    8: Dublini

    9: Oslo

    10: Londra

    Kjo është lista e plotë me 10 qytetet më të këqija për ata që duan pagë të larta dhe pak orë pune

    1: Jakarta

    2: Bankoku

    3: Bogota

    4: Meksiko City

    5: Nairobi

    6: Shangai

    7: Stambolli

    8: Mumbai

    9: Santiago de Kili

    10: Bejingu.

  • Nesër eklipsi total i diellit, vendet ku mund të shihet

    Nesër eklipsi total i diellit, vendet ku mund të shihet

    Më 8 prill 2024, 15:42 ora lokale, miliona njerëz do të kenë mundësi ta shikojnë një eklips total diellor.

    Një eklips i plotë diellor do të ndodh më 8 prill në Amerikën e Veriut, duke kaluar mbi Meksikë, SHBA dhe Kanada.

    Eklipsi diellor ndodh kur Hëna kalon mes Diellit dhe Tokës duke e kthyer ditën në natë. Ai do të zgjasë për rreth 4 minuta dhe 28 sekonda, pra gati sa dyfishi i kohës së atij që ndodhi më 21 gusht të 2017 në SHBA.

    Sipas mediave të huaja pritet që trafiku do të rëndohet për shkak se përveç vendasve miliona njerëz të tjerë priten që të udhëtojnë për të parë këtë fenomen natyror.

    “Një eklips total diellor është një nga pamjet më të bukura të natyrës dhe mund të jetë i rrallë kudo në galaktikë”, tha profesori i astrofizikës në Universitetin e Oksfordit, Chris Lintott.

    Shkencëtarët e NASA-s janë veçanërisht të interesuar për njohuritë e reja rreth koronës së Diellit që mund të fitohen kur ata dërgojnë aeroplanë kërkimor në një lartësi prej rreth 15 kilometrash gjatë eklipsit.

    Korona e Diellit është një mister për shkencëtarët, sepse është qindra herë më e nxehtë se sipërfaqja e Diellit dhe burimi i erës diellore.

    Në studimin e këtij fenomeni pritet të marrin pjesë qindra qytetarë, duke matur qetësinë e shpendëve dhe kafshëve të tjera, rënien e temperaturës në Tokë dhe efektin në kanalet e komunikimit.

  • ​Lista e shteteve që prodhojnë energji elektrike nga pjesa bërthamore

    ​Lista e shteteve që prodhojnë energji elektrike nga pjesa bërthamore

    Faqja World of Statistics ka publikuar në llogarinë e saj në Twitter një listë të shteteve që energjinë e tyre elektrike e prodhojnë nga pjesa bërthamore

    Përqindja e energjisë elektrike e prodhuar nga pjesa bërthamore:

    Franca: 62.6%

    Sllovakia: 59.2%

    Ukraina: 55% (2023 data)

    Hungaria: 47.0%

    Belgjika 46.4%

    Sllovenia: 42.8%

    Çekia: 36.7%

    Zvicra: 36.4%

    Finlanda: 35.0%

    Bullgaria: 32.6%

    Armenia: 31.0%

    Koreja e Jugut: 30.4%

    Suedia: 29.4%

    Spanja 20.3%

    Rusia: 19.6%

    Rumania: 19.4%

    ShBA: 18.2%

    PakistanI: 16.2%

    Mbretwria e Bashkuar: 14.2%

    Kanadaja: 12.9%

    Emirtatet e Bashkuara Arabe: 12.4%

    Bjellorusia: 11.9%

    Japonia: 6.1%

    Argjentina: 5.4%

    Kina: 5.0%

    Afrika e Jugut: 4.9%

    Meksika: 4.5%

    Holanda: 3.3%

    India: 3.1%

    Brazili: 2.5%

    Irani: 1.7%

    Gjermania: 0%

    Italia: 0%

    Lituania: 0%

    Kazakistani: 0%