ATV

Category: KULTURË

  • Festivali i muzikës jazz rikthehet në Pejë

    Festivali i muzikës jazz rikthehet në Pejë

    Edicioni i katër i Peja Jazz, këtë vit do të mbahet nga data 16 nëntor deri më 20 nëntor dhe pritet të ofrojë adhuruesve të muzikës jazz, dhe muzikës e artit në përgjithësi, një tjetër përvojë të veçantë.

    Çka filloi si një tentim për të ngjallur shpresën në kohëra karantine, me qëllimin për të bashkuar shpirtërisht njerëzit përmes muzikës, sot vazhdon si një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në qytetin e Pejës.

    Bashkëpunimi mes Organizatës “Anibar” dhe Festivalit “Peja Jazz”, ka bërë që emra të mëdhenj dhe të përfolur të muzikës xhaz, të vijnë në skenën e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” gjatë tre viteve të fundit. Në mesin e tyre, Ilir Bajri, Armend Xhaferi, Elina Duni, Rona Nishliu, Vinicio Capossela, Ana Carla Maza dhe shumë të tjerë.

    Tashmë, me fillimin e muajit nëntor, çdo vit pritet që kjo traditë të vazhdojë.

    Të gjitha performancat do të ndodhin në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”.

  • ​Sindikata e aktorëve të Hollywoodit “Sag-Aftra” dakordohet t’i jep fund grevës katërmujore

    ​Sindikata e aktorëve të Hollywoodit “Sag-Aftra” dakordohet t’i jep fund grevës katërmujore

    Aktorët amerikanë pritet të rifillojnë punën pasi sindikata e tyre ra dakord për një marrëveshje paraprake me studiot e Hollywoodit për t’i dhënë fund një greve katërmujore.

    “Sag-Aftra” arriti marrëveshje me Aleancën e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit (AMPTP) në një votim unanim. Mbyllja – e kombinuar me një grevë të veçantë të shkrimtarëve – paralizoi industrinë e argëtimit dhe ndërpreu shumë filma dhe shfaqje televizive të mëdha. Aktorët kanë bërë thirrje për paga më të mira dhe masa mbrojtëse për përdorimin e inteligjencës artificiale.

    Aktorët e kanë mirëpritur marrëveshjen, me Zac Efron që e përshkroi atë si “të pabesueshme” në premierën e filmit të tij “The Iron Caw”.

    Sindikata tha se marrëveshja vlerësohej në më shumë se 1 miliard dollarë (814 milionë funte) dhe përfshinte rritje të pagave minimale, një bonus të ri “pjesëmarrjeje në transmetim” dhe më shumë mbrojtje kundër imazheve dhe zërave të tyre që replikohen nga inteligjenca artificiale.

  • Me performancë brilante nga artistët japonezë u mbajt “Shamisen Concert” në Teatrin AAB “Faruk Begolli”

    Me performancë brilante nga artistët japonezë u mbajt “Shamisen Concert” në Teatrin AAB “Faruk Begolli”

    Mbrëmë është mbajtur ngjarja kulturore “Shamisen Concert” e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë dhe Kolegji AAB. Koncerti u zhvillua në skenën e Teatrit AAB “Faruk Begolli” ku dy artistët japonezë Hibiki Ichikawa dhe Akari Mochizuki argëtuan publikun.

    Në këtë ngjarje morën pjesë një numër i madh i zyrtarëve duke filluar nga përfaqësuesit e ambasadës së Japonisë në Kosovë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rašić, dekanët, profesorët dhe studentët e Kolegjit AAB.

    Ambasadori japonez në Kosovë z. Keisuke Yamanaka bashkë me prorektoren e Kolegjit AAB Venera Llunji kanë mirëpritur të gjithë mysafirët, të cilët i falënderuan për praninë e tyre pasi bënë këtë ngjarje edhe më madhështore.

    Nën tingujt e dy artistëve publiku shijoi performancën duke e përcjellur atë me duartrokitje të gjatë!

  • Kryevepra e Pikasos shitet për 139 milionë dollarë

    Kryevepra e Pikasos shitet për 139 milionë dollarë

    Një kryevepër e Pablo Picasso e vitit 1932 është shitur për 139 milionë dollarë (113 milionë funte), çmimi i dytë më i lartë i arritur ndonjëherë për artistin, sipas Sotheby’s.

    Femme a la Montre (Gruaja me orë) bëhet gjithashtu vepra më e vlefshme e shitur në ankand këtë vit, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

    Ai ka piktuaruar Marie-Therese Walter, modelen franceze, e cila ishte gjithashtu një e dashur e artistit spanjoll, dhe subjekt i shumë prej pikturave të tij.

    Vepra ishte vlerësuar me 120 milionë dollarë përpara se të dilte në ankand.

    Piktura më e shtrenjtë e Pikasos për t’u shitur në ankand ishte Les Femmes d’Alger (Gratë e Algjerit), e cila arriti në 179.3 milionë dollarë në vitin 2015.

    I lindur në Malaga në vitin 1881 dhe i rritur në Barcelonë, Picasso u transferua në Paris në vitin 1904 dhe u bë një nga artistët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.

    Ai eksperimentoi me një gamë të gjerë stilesh dhe temash në karrierën e tij. Në një karrierë që përfshin tetë dekada, ai krijoi rreth 150,000 vepra.

    Ai kishte katër fëmijë dhe vdiq në Francën jugore në vitin 1973, në moshën 92-vjeçare.

     

  • 8 nëntor 1462 u nënshkrua dokumenti i parë i gjuhës shqipe

    8 nëntor 1462 u nënshkrua dokumenti i parë i gjuhës shqipe

    Në Trininë e Matit, pranë Macukëllit, më 8 nëntor 1462, u nënshkrua dokumenti i parë i gjuhës shqipe “Formula e Pagëzimit”.

    Ajo është një fjali e shkurtër shqipe, në mes të një shkrimi latinisht në një letër qarkore të kryepeshkopit të Durrësit, Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Gjergj Kastriotit.

    “Formula” përdorej për të pagëzuar fëmijët e porsalindur, në kushtet e luftërave të vazhdueshme kundër osmane. Formula dëshmoi se shkrimi i shqipes me germa latine, duhet të jetë përdorur edhe para kësaj date.

    “Formula e pagëzimit” u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga albanologu rumun Nikolla Jorga dhe u botua prej tij më 1915.

  • Drejtuesit e Institutit Kanadez të Teknologjisë vizitojnë Kolegjin AAB, fokusi në thellimin e bashkëpunimit

    Drejtuesit e Institutit Kanadez të Teknologjisë vizitojnë Kolegjin AAB, fokusi në thellimin e bashkëpunimit

    Përfaqësuesit e Institutit Kanadez të Teknologjisë (CIT) janë mirëpritur nga stafi i Kolegjit AAB në një takim që kishte për qëllim planifikimin e bashkëpunimeve të radhës dhe prurjen e ideve të reja në fushën e arsimit të lartë.

    Prorektorët e Kolegjit AAB Venera Llunji, Furtuna Mehmeti, Gëzim Shabani, nënkryetari i Këshillit Drejtues Bujar Demjaha, dekani i Fakultetit Ekonomik Medain Hashani, dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija, zyrtarja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte Erëza Mehmeti dhe profesorët Roberta Bajrami, Ilir Bytyqi kanë mirëpritur në takim rektorin e këtij instituti Sokol Abazi, administratorin Ubejd Osmani dhe këshilltarin e bordit të administratës Bledar Komini.

    Mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve në veçanti me Fakultetin Ekonomik dhe të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, konferencat e përbashkëta mes Alumni-ve të dy palëve, vizita studimore, bashkëpunim në programet Erasmus+, programe të përbashkëta të nivelit bachelor dhe master, konferenca të përbashkëta dhe kurse profesionale ishin disa nga qëllimet dhe propozimet për të cilat diskutuan të pranishmit.

    Takim i ngjashëm ishte zhvilluar edhe në Tiranë ku përfaqësuesit nga Kolegji AAB patën vizituar CIT për të mbajtur partneritet të qëndrueshëm dhe jetëgjatë që kontribuon në zhvillimin e dy institucioneve.

  • Flet shqiptarja që futi çiftelinë në Filharmoninë e Gjermanisë

    Flet shqiptarja që futi çiftelinë në Filharmoninë e Gjermanisë

    Artistja shqiptare me prejardhje nga Gostivari, Hava Bekteshi, e cila ka arritur të promovojë në një mënyrë të veçantë instrumentin e çiftelisë nëpër eventet më të rëndësishme artistike në Gjermani.

    Ajo, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ALARM në ATV, tregoi kohën kur kishte arritur të fusë instrumentin e çiftelisë në Filarmoninë në Gjermani.

    “Hera e parë ishte viti 2019, kur në Filharmoninë në Hamburg, në sallën e madhe që çiftelia u bë pjesë në një skenë botërore. Hera e fundit ka qenë në Berlin, në koncertin “HausBerlin” më 12 gusht dhe këtu e kam prezantuar çiftelinë dhe në fakt e kam reprezantuar Shqipërinë me çifteli”, tregoi Hava.

    Ajo thotë se i gjithë ky rrugëtim i saj deri te futja e çiftelisë nëpër skenat gjermane, tregon faktin se publiku atje e ka mirëpritur dhe se është mjaft i interesuar për këtë instrument muzikor.

    “Është njëra prej këngëve më të bukura që insistojnë kolegët dhe publiku ta dëgjojnë dhe iu intereson historia e popullit shqiptar, disa edhe emocionohen me historinë, vuajtjet e popullit shqiptar ndër vite”, u shpreh artistja shqiptare. /atvlive.tv

    Intervistën e saj të plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Pak ditë para nisjes së edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Klarinetës

    Pak ditë para nisjes së edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Klarinetës

    Edicioni i katërt i festivalit ndërkombëtar të klarinetës, ku do të mbahet për pak ditë (International Kosova Clarinet Fest), ku pjesëmarrës do të jenë klarinetistë nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë.

    Blerim Emerllahu, organizator i këtij festivali, në emision ALARM në ATV, tregoi se bëhet fjalë për një festival ku zakonisht pjesëmarrës direkt do të jenë të gjithë komuniteti i klarinetistëve.

    “Do të zhvillohet një program shumë i mirë ku do të punohet me klarinetistë të huaj ndërkombëtarë dhe atë program pastaj ne arrijmë ta plotësojmë në koncerte dhe shfaqje të ndryshme. Këtë vit kemi të bëjmë me emra shumë të rëndësishëm të botës së klarinetit”, tha Emerllahu.

    Ai tregoi se festivali do të nisë me klarinetistin e njohur me origjinë shqiptare që jeton dhe vepron në Francë, Genti Dollani, i cili do ta drejtojë një ansambël të krijuar për këtë festival.

    “Me datë 4 nëntor ne e kemi zgjedhë të fillojmë me klarinetistin Genti Dollani. Është një klarinetist me origjinë shqiptare që jeton dhe vepron në Francë. Është një artist shumë i madh që e kemi dhe kemi gjetë një bashkëpunim shumë të mirë të kahershëm me të, por sidomos këtë edicionin e katërt e kemi bërë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm ë do të jetë prezent me datë 4 nëntor dhe ai do të drejtojë një ansambël të formuar tashmë nga vetë festivali me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe mendoj që do të ketë edhe nga Mali i Zi, po presim një konfirmim”, tregoi Emerllahu.

    Festivali “International Kosova Clarinet Fest” do të fillojë me 4 nëntor në amfiteatrin e ri të Bibliotekës Kombëtare Universitare. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë të Blerim Emerllahu në emisionin ALARM e gjeni në videon më poshtë:

  • Trupa e Baletit në harresë nga institucionet, balerini Bikliqi ankohet për kushtet e punës

    Trupa e Baletit në harresë nga institucionet, balerini Bikliqi ankohet për kushtet e punës

    Mbrëmë trupa e baletit performoi në festivalin e këngës, me ç’rast mori shumë duartrokitje për performancen e shkëlqyer, mirëpo kjo trupë e baletit po has në vështirësi qe disa muaj tashmë për t’i realizuar ushtrimet paraprake, sepse ushtrimet për këto ngjarje të mëdha i mbajnë në kushte te mjerueshme. 

    Ani pse iu ishte premtuar që këtu do t’i mbajnë ushtrimet e baletit vetëm rreth 2 muaj, por trupa e Baletit të Kosovës këtu po ushtron për më shumë se një vjet.

    Ky objekt i takon Ansamblit Shota, por pas mbylljes së Teatrit Kombëtar për shkak të renovimit, edhe trupa e Baletit të Kosovës, ushtrimet për shfaqje i mbanë në të njëjtin vend.

    Hapësira e vogël, koordinimi i orareve me ansamblin shota, e kushtet e dhomës ku ushtrojnë janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballen çdo dite balerinët e Kosovës.

    Balerini Muhamet Bikliqi shprehet krejtësisht i pakënaqur me trajtimin që po iu bëhet.

    “Këto janë probleme teknike që njerëzit të cilët vijnë me i pa shfaqjet nuk i shohin por neve na shkakton problem, kjo për shkak edhe të sallës që shfrytëzohet nga dy ansamble (baleti dhe shota), jemi në kushte të tilla të mjerueshme edhe shkaku i mbyllje së teatrit por nuk kemi zgjidhje tjetër në këto kushte ne po vazhdojmë veçshkaku i punës që e dojmë shumë”, tha Bikliqi.

    Ndër problemet kryesore për këta balerinë është dyshemeja e pa përshtatshme në të cilin ata ushtrojnë.

    Në anën tjetër, nuk ka shpresë që Teatri do të funskionalizohet edhe për disa vjet. Drejtori i tetarit Kombëtar të Kosovës Kushtrim Sheremeti tregon se Renovimi ende nuk ka filluar./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 

  • Poetja izraelite i kërkon poetit kosovar Lulzim Tafa që të shruajë për paqen

    Poetja izraelite i kërkon poetit kosovar Lulzim Tafa që të shruajë për paqen

    Luftërat dhe katastrofat njerëzore, siç është ajo që po ndodh në luftën mes Izraelit dhe Palestinës ka vënë në pah fuqinë e madhe të fjalës së shkruar.

    Poetja e famshme Izraelite Tsipi Sharoor i ka drejtuar një kërkesë të veçantë poetit të njohur kosovar, Lulzim Tafa, në profilin e tij në Facebook, për të shkruar një poezi dedikuar luftës në Izrael.

    Poezia e Tafës ka demonstruar ndikimin e saj të madh në shpërndarjen e mesazhit të paqes, siç ka bërë edhe në rastin e luftës në Ukrainë.

    Kjo thirrje për të shkruar një poezi lidhur me konfliktin në Izrael është një kërkesë për ndërhyrje artistike të poetit të mirënjohur kosovar i cili ishte i bërë shumë i njohur në botë me poezinë e tij të famshme “Speak to Russian Poets” (Fol me poetët Rusë), që poeti Tafa e kishte shkruar pak para fillimit të luftës në Ukrainë, meqë rast ai kishte marr shumë nderime nga Ukraina, përfshi edhe dekoratën më të lartë të Patriarkut të Shenjtë të Ukrainës, Patriarkut Filaret.

    Lulzim Tafa është njëri nga poetët më të njohur kosovar në botë, veprat e të cilit janë përkthyer në dhjetëra gjuhë botërore.

    Poetja e famshme Izraelite, Tsipi Sharoor