ATV

Author: ATV

  • Parashikimi i yjeve për 17 shtator – Horoskopi

    Parashikimi i yjeve për 17 shtator – Horoskopi

    Dashi

    Do të ndjeni dëshirën për të eksploruar rrugë të reja dhe për të përballuar sfida të ndryshme. Hëna e favorshme nxit krijimtarinë dhe veprimet tuaja, veçanërisht në punë. Në dashuri, komunikimi i hapur do të forcojë lidhjen me partnerin, ndërsa dita ju kujton të kujdeseni për mirëqenien tuaj fizike dhe emocionale.

    Demi

    Do t’ju duhet qetësi dhe stabilitet për të përballuar çdo situatë. Planetët ju këshillojnë të përqendroheni te marrëdhëniet familjare dhe ato afektive. Në punë, durimi dhe këmbëngulja do të jenë vendimtarë për të kapërcyer çdo vështirësi. Në dashuri, gjestet e vogla dhe vëmendja ndaj partnerit do të sjellin harmoni dhe qetësi.

    Binjakët

    Do të jeni shumë aktivë dhe të gatshëm për të shfrytëzuar çdo mundësi që ju shfaqet. Ndërveprimet shoqërore do të përfitojnë nga komunikimi juaj i rrjedhshëm, ndërsa në punë mund të prezantoni ide të reja dhe kreative. Kini kujdes të mos e teproni me energjitë tuaja; menaxhimi i stresit do të jetë kyç për të ruajtur ekuilibrin dhe harmoninë.

    Gaforrja

    Do të ndjeni nevojën për reflektim dhe introspeksion. Yjet ju këshillojnë të planifikoni me kujdes veprimet e ardhshme. Në dashuri, vëmendja ndaj partnerit do të sjellë një kuptim më të thellë të ndjenjave, ndërsa në punë do të jetë e rëndësishme të konsolidoni strategjitë tuaja pa u nxituar.

    Luani

    Do të keni një ditë plot energji dhe stimuj pozitivë. Vitaliteti juaj do të vihet re dhe mund të sjellë njohje ose rezultate të rëndësishme në punë. Në dashuri, një gjest i papritur do të forcojë lidhjen me partnerin, ndërsa në punë do të jetë e rëndësishme të gjeni ekuilibrin midis entuziazmit dhe kujdesit për të arritur rezultate konkrete.

    Virgjëresha

    Duhet të përqendroheni te saktësia dhe organizimi. Yjet ju mbështesin në menaxhimin e detajeve praktike dhe të detyrave të punës. Në dashuri, sinqeriteti do të jetë i domosdoshëm për të shmangur keqkuptimet, ndërsa për mirëqenien fizike do të jetë e rëndësishme të ndiqni një rutinë të rregullt dhe ushqyerje të shëndetshme.

    Peshorja

    Do të jetë një ditë e karakterizuar nga stabiliteti, me mundësi për takime dhe bashkëpunime të frytshme. Në dashuri, do të jetë e rëndësishme të dëgjoni partnerin dhe të gjeni kompromise. Në punë, shtyrja e vendimeve të nxituara do të sjellë rezultate më të favorshme. Yjet këshillojnë të ruani një ekuilibër të mirë midis punës dhe kohës së lirë.

    Akrepi

    Do të mund të mbështeteni tek intuita dhe vendosmëria juaj. Yjet favorizojnë vendime të rëndësishme si në punë, ashtu edhe në dashuri. Do të jetë një moment i mirë për të sqaruar situata komplekse dhe për të forcuar marrëdhëniet e besimit. Kini kujdes të mos neglizhoni mirëqenien tuaj personale, veçanërisht stresin emocional.

    Shigjetari

    Do të inkurajoheni të kërkoni aventura dhe mundësi të reja. Yjet nxisin spontanitetin dhe kontaktet shoqërore. Në dashuri, sinqeriteti dhe lehtësia do të sjellin momente të lumtura, ndërsa në punë, idetë e freskëta dhe iniciativat e reja mund të vlerësohen shumë.

    Bricjapi

    Duhet të përqendroheni tek objektivat konkretë dhe të prekshëm. Yjet sugjerojnë të kombinoni disiplinën me kujdesin për emocionet. Në dashuri, stabiliteti dhe qëndrueshmëria do të jenë të domosdoshme, ndërsa në punë, këmbëngulja dhe përkushtimi do të sjellin rezultate të dukshme.

    Ujori

    Do të keni një ditë të mbushur me krijimtari dhe ide të reja. Yjet mbështesin iniciativa inovative dhe bashkëpunime frymëzuese. Në dashuri, kurioziteti dhe gatishmëria për eksperienca të reja do të sjellin momente pozitive. Në punë, do të jetë e rëndësishme të gjeni një ekuilibër midis entuziazmit dhe qasjes praktike.

  • Mot i vranët, temperaturat deri në 22 gradë

    Mot i vranët, temperaturat deri në 22 gradë

    Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

    IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13°C, ndërsa maksimalet nga 20-22°C.

    Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare.

  • Shkencëtarët thonë se ka një tip të ri personaliteti të quajtur “otrovert”

    Shkencëtarët thonë se ka një tip të ri personaliteti të quajtur “otrovert”

    Nëse ndonjëherë jeni ndier sikur nuk i përkisni një feste, ose të shkëputur nga traditat e një grupi, mund të jeni ajo që psikiatri Dr. Rami Kaminski e quan, një “otrovert”.

    Ndryshe nga introvertët që tërhiqen brenda vetes dhe ekstrovertët që lulëzojnë në grupe, otrovertët janë miqësorë dhe të aftë të krijojnë lidhje të thella tek a tek, por e kanë të vështirë të lidhen me kolektivë. Ata shpesh nuk i pëlqejnë sportet në skuadër, u duken të pakuptimta ritualet në grup dhe preferojnë të punojnë ose të shoqërohen në mënyrë të pavarur.

    Kaminski, i cili e identifikon veten si otrovert, thotë se kjo nuk do të thotë që ata janë antisocialë. Përkundrazi, shpesh formojnë marrëdhënie individuale më të forta dhe më kuptimplota.

    Shembuj të famshëm përfshijnë Albert Einsteinin, Frida Kahlo, Franz Kafkën dhe Virginia Woolf, të gjithë të vlerësuar për pavarësinë dhe krijimtarinë e tyre.

    Edhe pse ndjenja si i huaj mund të sjellë shqetësim, shkëputja e otrovertëve nga presioni i grupit shpesh ushqen mendimin e lirë, origjinalitetin dhe qëndrueshmërinë. Në vend që të frikësohen nga refuzimi, ata mund ta përqafojnë këndvështrimin e tyre unik si një forcë.

  • Kronika zgjedhore: Dita 4 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 4 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e katërt të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Presidentja Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin Rohde, thotë se Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës

    Presidentja Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin Rohde, thotë se Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde, të cilin e falënderoi për angazhimin e tij të gjatë mandatit në Kosovë.

    Osmani ritheksoi se Gjermania mbetet partner strategjik i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe se partneriteti ndërmjet dy shteteve është në rritje të vazhdueshme. Me këtë rast, u veçua rëndësia e thellimit të marrëdhënieve ekonomike, të cilat janë forcuar edhe falë kontributit të çmuar të mërgatës kosovare në Gjermani, që përmes investimeve dhe angazhimit të tyre përbëjnë një urë të fuqishme lidhëse mes dy vendeve dhe popujve tanë.

    Presidentja shprehu mirënjohje për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës përgjatë viteve, përfshirë edhe mbështetjen për rrugën drejt integrimit euroatlantik. Po ashtu, ajo vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në sektorë të ndryshëm përmes projekteve të shumta zhvillimore.

    Ajo i uroi ambasadorit Rohde suksese të mëtejshme në angazhimet e tij të ardhshme./ATVLIVE/

  • Pse vjeshta është stina e depresionit dhe stresit?

    Pse vjeshta është stina e depresionit dhe stresit?

    Sa më shumë që po ofrohet stina e vjeshtës, na ka kap një lloj ndjesie, e mërzie, nganjëherëedhe pa e dit çka po ndodhë me trupin e mendimet tona.

    Stresi u rrit, provimet kanë nis.. iu kemi kthy punës, përditshmërisë, e presionin.
    Por, a e keni ditë, që shumë njerëz në vjeshtë i kap depresionin sezonal.

    Për këtë, ka edhe disa studime e arsye.
    Qe disa prej tyne:

    Depresioni sezonal është një lloj depresioni që vjen e shkon varësisht prej stinës.
    Ma së shpeshti ndodh në vjeshtë e dimër, kur ditët janë ma të shkurta dhe ka më pak diell.
    Arsyeja?

    Trupi prodhon më pak serotoninë, hormonin e lumturisë, edhe më shumë melatonin, hormonin e gjumit.
    Kjo të bën me u ndje i lodhun, i trishtë, pa motivim, ose me ankth.
    Shumë njerëz kanë probleme me gjumin, disa me oreksin, e të tjerë humbin krejt interesin për gjanat që zakonisht i gëzonin.

    Studimet tregojnë që miliona njerëz në botë përjetojnë këtë gjendje çdo vit, pra nuk është diçka e rrallë.
    Edhe pse duket stina e bukur e gjetheve dhe ngjyrave, për shumë veta vjeshta është periudha ma e vështirë.

    E rëndësishme është me ditë që nuk je vetëm, dhe me pak kujdes ndaj vetes, kjo periudhë mundet me u kthy prej një kohe stresi, në një stinë forcimi e reflektimi.

  • Befason aktorja e famshme, thotë se u dashurua me kolegun e saj gjatë tre filmave që luajti me të

    Befason aktorja e famshme, thotë se u dashurua me kolegun e saj gjatë tre filmave që luajti me të

    Jane Fonda ka rrëfyer një histori të veçantë për lidhjen e saj me aktorin legjendar Robert Redford, duke pranuar se ndjenjat mes tyre kanë kaluar përtej skenës së filmit.

    “Kam bërë katër filma me Robert Redford, dhe në tre prej tyre isha e dashuruar me të. Janë filma romantikë. E vetmja e metë ishte se atij nuk i pëlqenin skenat e puthjeve, shpesh ishte me humor të keq dhe mendoja se ishte faji im”, u shpreh aktorja 87-vjeçare.

    Fonda, e cila ka qenë gjithmonë një figurë e guximshme, e rikujtoi këtë histori që në vitin 2017, gjatë Festivalit të Filmit në Venecia, kur përballë mediave i tha Redfordit: “A nuk ta kam thënë ndonjëherë? Isha vërtet e dashuruar me ty, por të dy ishim të zënë. Në shesh xhirimi, mora unë iniciativën; nuk mund të mos të prekja.”

    Dy aktorët, që kanë shënuar epokën e artë të Hollivudit, janë shfaqur për herë të parë bashkë në filmin The Chase (1966), ndërsa pak më pas në Barefoot in the Park (1967), ku shkëlqeu kimia mes tyre.

    Në vitin 2017 ata u ribashkuan në filmin Our Souls at Night, një histori dashurie në pleqëri, që Fonda e përshkroi si “kurorëzimin e punës sonë të përbashkët”.

    “Dashuria kur plakesh bëhet më e bukur. Është mrekulli të kesh ende dëshirë për një jetë seksuale, edhe pse kjo nuk shfaqet në film”, tha ajo. Ndërsa Redford iu përgjigj me humor: “Gjithmonë ka ‘extra’ në DVD.”

    Me sinqeritet dhe nostalgji, Fonda kujtoi edhe momentet e xhirimeve: “Për shkak të syve të tij blu shpesh harroja replikat. E putha kur isha 20 vjeç dhe e puth edhe tani, kur jam pothuajse 80. Ai gjithmonë ka qenë një puthës i shkëlqyer.”

    Nga ana tjetër, Redford mbeti më i rezervuar, por e pranoi lidhjen e veçantë që i ka bashkuar: “Që nga fillimi gjithçka ka qenë e natyrshme, nuk kishim nevojë të flisnim shumë. Jane është një lloj Calamity Jane.”

    Në fund, Fonda e përmbylli me një mesazh të fortë: “Roberti është diçka më shumë se një aktor, ai është një burrë. Në jetë, nuk është kurrë vonë për dashuri, nëse je i guximshëm dhe i gatshëm të marrësh rreziqe.”

  • Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që vrau djalin e axhës mbrëmë në Ferizaj

    Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që vrau djalin e axhës mbrëmë në Ferizaj

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin B.R. lidhur me vrasjen e I.R. mbrëmë në fshatin Balaj.

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit B.R, nga komuna e Ferizajt, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

    Sipas Prokurorisë “ekziston dyshimi i bazuar se më 15.09.2025, rreth orës 19:42, në fshatin Balaj- Ferizaj, i pandehuri me dashje e ka privuar nga jeta të dëmtuarin – djalin e axhës se tij, I.R., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje te mëhershme qe kishin pasur si pasoje e problemeve në lidhje me një konflikt pronësor, me t’u takuar ne rrugën e fshatit me njeri-tjetrin, pas fjalosjes verbale, në atë moment i pandehuri B.R., e nxjerr revolen e tipit ZIG 14 TISAS dhe shtënë katër herë në drejtim të viktimës I.R., duke e goditur në pjesët e sipërme të trupit, me ç’rast viktima nga lëndimet e shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë rrugës duke e dërguar për në Qendrën Emergjente të Ferizajt, me të cilën do të kryente veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 të KPRK-së”.

    “I pandehuri që nga data 15 Shtator 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.”/ATVLIVE/

  • Gati 1000 divorce në 7 muaj për këtë vit në Kosovë

    Gati 1000 divorce në 7 muaj për këtë vit në Kosovë

    Numri i shkurorëzimeve në vendin tonë po rritet. Vetëm për shtatë muaj nga janari deri në korrik të këtij viti 953 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.

    Sipas të dhnave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) vetëm në muajin janar të vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 124 raste të shkurorëzimeve. Ndërkaq gjatë muajit shkurt 141 çifte i dhanë fund martesës së tyre. E në muajin mars janë regjistruar 123 raste të shkurorëzime.

    E numri i shkurorëzimeve është rritur në prill duke shkuar në 140 raste. Ndërkaq në maj janë 113 çifte të cilët janë ndarë.

    E numri i shkurorëzimeve është rritur sërish në qershor duke u shenuar 135 raste. Ndërkaq korriku shënon rritje prej 31 përqind  krahasuar me muajin qershor, duke shkuar në 177 numri i rasteve të shkurorëzimeve.

    “Sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë, për muajin Korrik janë 177 raste, krahasuar me muajin qershor kemi rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (31 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.

    Nga të dhënat e ASK-së për muajin korrik, me numrin më të madh të shkurorëzimeve prin Prizreni me 22 raste, pasuar nga Ferizaji me 16 raste, Peja e Gjilani me 14 raste dhe Rahoveci dhe Gjakova me nga 13 raste.

  • Pse fluturat në stomak janë të vërteta? Jo vetëm ndjenjë, por reagim kimik!

    Pse fluturat në stomak janë të vërteta? Jo vetëm ndjenjë, por reagim kimik!

    A të ka ndodhur ndonjëherë që kur sheh dikë që të pëlqen, apo para një prezantimi të rëndësishëm, të ndjesh një ndjesi të çuditshme në bark – si flutura që “vallëzojnë”?

    Epo, nuk është vetëm një metaforë romantike apo dramatike. “Fluturat në stomak” janë plotësisht reale – dhe kanë një shpjegim shkencor pas tyre!

     Çfarë ndodh në trup?

    Kur je i emocionuar, nervoz apo i dashuruar, truri aktivizon sistemin nervor simpatik – pjesë e reagimit “lufto ose ik”. Ky sistem është përgjegjës për përgatitjen e trupit ndaj stresit apo rrezikut të mundshëm.

    Si pjesë e këtij procesi:

    • Rritet rrahja e zemrës

    • Shtohen hormonet e stresit si adrenalina dhe kortizoli

    • Gjaku shkon më shumë në muskuj dhe më pak në sistemin e tretjes

    Dhe pikërisht kur ndalet përkohësisht furnizimi i plotë me gjak në stomak, ndodh ajo ndjesi e çuditshme — këto janë “fluturat”!

    Dashuri apo panik?

    Interesante është që i njëjti reagim ndodh si kur je i dashuruar, ashtu edhe kur je në ankth. Trupi nuk i dallon lehtësisht këto emocione – të dyja aktivizojnë të njëjtat rrugë biologjike.

    Prandaj, ndonjëherë s’je i sigurt nëse je duke u dashuruar… apo thjesht shumë nervoz!

    Stomaku – truri i dytë?

    Zorra e trashë dhe sistemi tretës shpesh quhen “truri i dytë” sepse përmbajnë miliona neurone dhe lidhen ngushtë me trurin përmes nervit vagus. Kjo është arsyeja pse emocionet ndikojnë menjëherë në stomak – dhe anasjelltas.