ATV

Author: ATV

  • Kronika zgjedhore: Dita 3 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 3 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Kronika zgjedhore: Dita 2 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 2 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Vritet një 40-vjeçar në fshatin Balaj të Ferizajt, arrestohet i dyshuari

    Vritet një 40-vjeçar në fshatin Balaj të Ferizajt, arrestohet i dyshuari

    Një vrasje po dyshohet se ka ndodhur në fshatin Balaj të Ferizajt sonte, më 15.09.2025, rreth orës 19:40.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.Sipas tij, viktimë është një person i gjinisë mashkullore, i moshës rreth 40-vjeç.
    Ai ka thënë se i dyshuari është arrestuar.“Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit. Për informata të detajuara do të njoftoheni me raport vijues”- ka thënë Veseli.

  • E goditi kamioni, vdes 23 – vjeçarja kampione në patinazh

    E goditi kamioni, vdes 23 – vjeçarja kampione në patinazh

    Patinatorja Julia Marie Gaiser ka humbur jetën në një aksident rrugor në Austri. Ajo u përplas nga një kamion në një kryqëzim në Salzburg.

    Ekipet e ndihmës së shpejtë tentuan ta rikthenin në jetë në vendngjarje, por 23-vjeçarja ndërroi jetë aty. Autoritetet vendore hapën një hetim pas ngjarjes, ndërsa shoferi i kamionit rezultoi negativ në testin e alkoolit.

    Kryebashkiaku i Salzburgut, Andreas Jungman, shprehu ngushëllime për familjen e saj dhe e cilësoi humbjen si të madhe për botën e sportit. Fansat kanë reaguar gjerësisht në rrjetet sociale me mesazhe ngushëllimi.

    Gaiser ka përfaqësuar më parë Italinë në patinazh artistik, përpara se të kalonte në ekipin e Austrisë. Ajo ishte pjesë e Eis Team Salzburg, me të cilin fitoi tre tituj radhazi në vitet 2023, 2024 dhe 2025. Federata

    Gaiser e nisi patinazhin në moshën tetëvjeçare, më vonë se shumica e sportisteve. Karriera e saj e shkurtër por e suksesshme u shoqërua me vlerësime të shumta.

    Humbja e saj shihet si një goditje e rëndë për komunitetin e patinazhit artistik. Kujtimi i saj do të mbetet përmes pasionit dhe arritjeve që solli në akull.

  • Mësuesi nga Opoja, histori suksesi në kultivimin e mjedrës

    Mësuesi nga Opoja, histori suksesi në kultivimin e mjedrës

    Mahmut Fetahu prej 31 vitesh mësimdhënës i përkushtuar, ka gjetur mënyrën ideale për të bashkuar dijen me dashurinë për tokën.

    Në vitet e fundit, ai ka shndërruar pasionin për bujqësinë dhe kultivimin e mjedrës në një histori suksesi, duke dëshmuar se përkushtimi dhe puna e ndershme sjellin fryte të bollshme.

    Kronikën e plotë mund ta klikoni në linkun më poshtë:

  • Rubin: Hill ishte i anshëm dhe kundër UÇK-së, tentoi të më njollosë mua e Albrigt-in

    Rubin: Hill ishte i anshëm dhe kundër UÇK-së, tentoi të më njollosë mua e Albrigt-in

    Rubin ka thënë se Hill ka qenë kundër UÇK-së dhe në favor të LDK-së dhe se i njëjti ka tentuar që ta njollosë atë dhe ish-Sekretaren Albright

    Ish-diplomati amerikan, James Rubin, ka deklaruar se ish-ambasadori i ShBA-ve në Serbi, Christopher Hill, ka qenë i anshëm në konferencën e Rambujes, pasi që, sipas tij, ka qenë në favor të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Këto komente, Rubin i ka bërë duke dëshmuar në Gjykatën Speciale, si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pasi që u pyet nga prokurori nëse i kishte rekomanduar Hashim Thaçit, atë kohë kryesues i delegacionit shqiptar në Konferencën e Rambujes, edhe se çfarë të vesh, pretendim i ngritur nga Hill.

    Por, ky pretendim që është shprehur në një libër të Hill-it, për Rubin-in është “absolutisht i pa saktë”.

    “Chris Hill ka qenë i anshëm dhe unë e kisha vënë re këtë. Ai nuk ishte i paanshëm gjatë kohës si drejtues. Ishte i anshëm në favor të LDK-së dhe ishte kundër UÇK-së. Unë kam qenë i paanshëm. Mua më është kërkuar të punojë me udhëheqësin e vetëshpallur të delegacionit. Chris Hill, në mënyrë shumë të pamatur, e bënë sikur unë flisja me Hashim Thaçin për veshjet e tij, për kostumet e tij”, deklaroi ai.

    Ish-diplomati amerikan insistoi se Hill ka qenë i anshëm. “Është përpjekur të më dëmtojë figurën mua, dhe këtë e ka bërë në mënyrë të vazhdueshme”.

    “Gjithashtu është përpjekur të dëmtojë edhe Sekretaren Albright duke thënë se ajo kishte influencuar drejtuesin e delegacionit të UÇK-së në Rambuje dhe në fakt ne thjesht kishim një objektiv që donim ta arrinim”, shtoi.

    Pjesë nga dëshmia e Rubin:

    Në një moment i bëtë edhe disa rekomandime zotëri Thaçit lidhur edhe me çfarë kostumesh duhet të mbante, edhe çfarë kravatash e kollare duhet të mbante, apo jo?

    Jo domosdoshmërisht. Kjo në fakt ka dalë nga personat tjerë. Kjo u kthye si mitologji, nuk e di nga ka dalë kjo legjendë se unë i kam dhënë këshilla edhe për kostumet.

    Në rregull atëherë shohim dokumentin në konkret në ekran. James Rubin ishte i mendimit se udhëheqësi real i delegacionit të Kosovës, ishte Hashim Thaçi dhe Albright duhet t’i fokusonte të gjitha përpjekjet e saj tek ai. James kishte filluar t’i kushtonte vëmendje Thaçit. Madje kishte shkuar aq larg se t’i rekomandonte se çfarë kostumesh e kravatash të vishte.

    Kjo është diçka që kujtohet zotit Hill, a është e saktë?

    Absolutisht e pa saktë. Chris Hill ka qenë i anshëm dhe unë e kisha vënë re këtë. Ai nuk ishte i paanshëm gjatë kohës si drejtues. Ishte i anshëm në favor të LDK-së dhe ishte kundër UÇK-së. Unë kam qenë i paanshëm. Mua më është kërkuar të punojë me udhëheqësin e vetëshpallur të delegacionit. Chris Hill, në mënyrë shumë të pamatur, e bënë sikur unë flisja me Hashim Thaçin për veshjet e tij, për kostumet e tij.

    Chris Hill këtu ka qenë i anshëm, është përpjekur të më dëmtojë figurën mua, dhe këtë e ka bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe gjithashtu është përpjekur të dëmtojë edhe Sekretaren Albright duke thënë se ajo kishte influencuar drejtuesin e delegacionit të UÇK-së në Rambuje dhe në fakt ne thjesht kishim një objektiv që donim ta arrinim.

  • 42 – vjeçari fatlum që do të trashëgojë 32 milionë euro nga pasuria e Giorgio Armani-t

    42 – vjeçari fatlum që do të trashëgojë 32 milionë euro nga pasuria e Giorgio Armani-t

    Giorgio Armani, mjeshtri i elegancës italiane, ka lënë pas një testament po aq të menduar sa edhe koleksionet e tij.

    Sipas Corriere della Sera, ndër emrat e përfshirë në trashëgiminë e stilistit shfaqet një figurë surprizë, Michele Morselli, 42 vjeç, administrator i përgjithshëm i Immobiliare Srl, shoqëria që menaxhon pasurinë e paluajtshme të “Re Giorgio”.

    Morselli, i njohur më shumë në botën e biznesit sesa në pasarela, ka administruar një portofol luksoz që përfshin vila në Saint-Tropez, Pantelleria, Antigua, Broni dhe New York, me një vlerë neto prej rreth 289 milionë euro. Për besnikërinë dhe punën e tij, Armani i ka lënë menaxherit një trashëgimi të konsiderueshme, si obligacione shtetërore italiane (BTP) me vlerë afro 32 milionë euro, aksione të EssilorLuxottica me vlerë mbi 26 milionë euro, si dhe disa pasuri personale, përfshirë makina historike.

    Në testament parashikohet gjithashtu që Morselli dhe familja e tij të mund të përdorin, për dy javë në vit, jahtin personal të stilistit. Gjithashtu, një apartament në New York dhe rezidenca në Saint-Tropez, të lëna për Dell’Orcos, do të jenë të hapura për qëndrime të përkohshme nga Morselli.

    Menaxheri, sipas Corriere della Sera, është një sipërmarrës pasionant pas sportit, luan padel, peshkon, merret me çiklizëm si dhe është i përfshirë në hipizëm. Në gusht ai u emërua anëtar bordi në Blu Basket Bergamo, ekip që garon në kampionatin italian të basketbollit, Serie A2, një pasion që e ndante me Armani-n.

    Stilisti nuk e ka harruar as vajzën e Morsellit, Biancën, të cilën e kishte për zemër. Për të, Armani ka lënë një polizë sigurimi me vlerë disa milionëshe, që do t’i likuidohet kur ajo të arrijë moshën 25 deri 30 vjeç. Në total, Morselli përfiton rreth 15 prona në Milano, përfshirë një apartament prestigjioz në Via Borgonuovo.

    Testamenti i Giorgio Armani-t pasqyron jo vetëm kujdesin e tij për të ardhmen e markës dhe njerëzve të afërt, por edhe marrëdhëniet e veçanta që ka ndërtuar me ata që ndihmuan në ngritjen e një prej perandorive më të mëdha të modës italiane.

  • Ende e lartë sasia e manganit në Badoc, IKSHPK apelon të mos përdoret uji për pije

    Ende e lartë sasia e manganit në Badoc, IKSHPK apelon të mos përdoret uji për pije

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar përsëri për gjendje aktuale me fenomenin “Mangan”, në mostrat e ujit në zonën e cila furnizohet nga liqeni akumulues i Badocit.

    Në njoftimin e KRU”Prishtinë” thuhet se rezultatet e analizave të fundit laboratorike tregojnë rritjen e nivelit të manganit në ujin e liqenit të Badocit dhe në rrjetin shpërndarës.

    Njoftimi i plotë:

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), gjatë monitorimit dhe përcjelljes së cilësisë së ujit të pijshëm, më 1 shtator 2025 ka vërejtur ngritje të vlerave të manganit në mostrat e ujit në zonën e cila furnizohet nga liqeni akumulues i Badocit.

    Analizat e fundit laboratorike tregojnë tendencë në rritje të përqendrimit të manganit si në ujin e liqenit, ashtu edhe në rrjetin shpërndarës.

    Edhe pse këto vlera e tejkalojnë kufirin e paraparë në Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 – Cilësia e ujit për konsum nga njeriu, deri më sot ato nuk e kanë tejkaluar standardin shëndetësor që konsiderohet se mund të ndikojë shëndetin e njeriut.

    Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës, IKSHPK apelon tek qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.

    IKSHPK thekson se ndotja e ujit me mangan është ndotje kimike dhe se vlimi i ujit nuk e eliminon manganin. Uji mund të përdoret vetëm për pastrim, mirëmbajtjen e higjienës personale dhe të ambienteve të banimit.

    IKSHPK ka sforcuar kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm si dhe bashkëpunimin me KRU Prishtinë për të siguruar ujin cilësor për qytetarët.

    KRU “Prishtina” Sh.A. ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme:

    Zvogëlimin e sasisë së prodhimit për të ruajtur cilësinë e furnizimit;

    Intensifikimin e proceseve të shpërlarjes së rrjetit shpërndarës, përfshirë edhe gypat magjistral dhe sekondar.

    Gjithashtu, për të siguruar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për zonat e prekura (sipas hartave të prezantuara), KRU “Prishtina” do të ofrojë ujë përmes autoboteve, në përputhje me orarin e përcaktuar dhe të prezantuar nga kompania.

  • Bujku nga Kamenica që nuk i dorëzohet as motit e vështirësive

    Bujku nga Kamenica që nuk i dorëzohet as motit e vështirësive

    Në fshatin Shipashnicë e Ulët të Kamenicës, Refik Dermaku, një bujk i urtë e punëtor, u rrit mes arave.

    Sot ai vazhdon traditën familjare duke kultivuar bostan, pjepër, pasul dhe tranguj.

    Ani pse ky vit sipas tij ka qenë më i vështirë, për shkak të kushteve pafavorshme atmosferike, pasioni për bujqësinë megjithatë e shtyn Refikun të mos dorëzohet dhe të kërkojë mënyra të reja për të ruajtur të korrat.

    Materialin e plot të përgatitur nga ATV, mund ta klikoni në linkun më poshtë.

  • Protagonisti i “Adolescence” fituesi më i ri në moshë i çmimit “Emmy”

    Protagonisti i “Adolescence” fituesi më i ri në moshë i çmimit “Emmy”

    Aktori i ri Owen Cooper ka bërë histori në ndarjen e çmimeve Emmy të këtij viti. Vetëm 15 vjeç, ylli i serialit Adolescence u shpall fitues i kategorisë “Aktori më i mirë në rol dytësor” në një seri të kufizuar, duke u bërë mashkulli më i ri ndonjëherë që fiton këtë çmim prestigjioz.

    Me këtë sukses, ai theu një rekord mbi 50-vjeçar, i cili mbahej nga Scott Jacoby, fitues në vitin 1973, në moshën 16-vjeçare. Megjithatë, rekordi absolut për fituesen më të re i mbetet Roxana Zal, e cila në vitin 1984 fitoi Emmy në moshën 14-vjeçare për rolin e saj në filmin Something About Amelia.

    Cooper ishte gjithashtu më i riu mes të nominuarve në kategorinë e tij, ku konkurroi me emra të mëdhenj të Hollivudit si Javier Bardem, Rob Delaney, Peter Sarsgaard dhe kolegun e tij nga seriali, Ashley Walters.

    Në fjalimin e tij emocionues, aktori i ri nuk e fshehu entuziazmin: “Qëndruar këtu është thjesht e pabesueshme. Për të qenë i sinqertë, kur fillova kurset e aktrimit disa vite më parë, as që e mendoja se do të isha ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara, e lëre më këtu”, tha ai.

    Ai gjithashtu dha një mesazh të fortë për bashkëmoshatarët e tij: “Mendoj se kjo mbrëmje dëshmon se nëse dëgjoni, përqendroheni dhe dilni pak nga zona juaj e rehatisë, mund të arrini gjithçka në jetë. Kushdo mund të gabojë ose të turpërohet, por kjo nuk ka rëndësi”.

    Roli i Jamie Miller në Adolescence ishte paraqitja e tij e parë e madhe, ndërsa së shpejti Cooper do të shihet si Heathcliff i ri në adaptimin e ri të Orkanskih Visova nga regjisorja Emerald Fennell, ku luajnë edhe Margot Robbie dhe Jacob Elordi.

    Seriali i Netflix-it Adolescence, i realizuar në stilin unik me një plan të vetëm filmimi, ishte nominues për plot 13 çmime Emmy dhe dominoi mbrëmjen. Përveç Cooper, çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor e fitoi Erin Doherty, ndërsa Stephen Graham – që interpreton babain e Jamie-t dhe është një nga autorët e serialit – u shpall “Aktori më i mirë në rol kryesor”. Seriali fitoi gjithashtu çmime për skenarin më të mirë, regjinë më të mirë dhe çmimin më të madh të mbrëmjes – “Seria më e mirë e kufizuar ose antologjike”.

    Duke marrë çmimin kryesor, Graham theksoi: “Kjo ishte një bashkëpunim gjigant. Ajo që bëjmë ne nuk është një ndeshje futbolli. Nuk ka fitues e humbës – gjithçka është subjektive. Por ajo që arritëm të krijojmë ishte një familje e bukur. Pa marrë parasysh nëse ishe i pari në listën e aktorëve apo i 101-ti, të gjithë u trajtuam njësoj dhe me respekt. Kjo është mënyra se si nxjerr më të mirën nga njerëzit e tu”.