ATV

Author: K.B.

  • Arrestimi i Artan Grubit, reagon BDI

    Arrestimi i Artan Grubit, reagon BDI

    BDI sot ka reaguar lidhur me dorëzimin e Artan Grubit dhe ndalimin e tij nga policia.

    Nga BDI e vlerësojnë pozitivisht vendimin e Artan Grubit për t’u kthyer në vend, duke krijuar kështu mundësinë që përmes një procedure transparente, të drejtë dhe të paanshme të paraqiten të gjitha argumentet në dispozicion dhe të sqarohen të gjitha çështjet.

    BDI sot ka reaguar lidhur me dorëzimin e Artan Grubit dhe ndalimin e tij nga policia.

    Nga BDI e vlerësojnë pozitivisht vendimin e Artan Grubit për t’u kthyer në vend, duke krijuar kështu mundësinë që përmes një procedure transparente, të drejtë dhe të paanshme të paraqiten të gjitha argumentet në dispozicion dhe të sqarohen të gjitha çështjet.

  • Jepet me qira bufeja në Terminalin Doganor Hani i Elezit, këto janë kushtet

    Jepet me qira bufeja në Terminalin Doganor Hani i Elezit, këto janë kushtet

    Dogana e Kosovës i fton të gjithë të interesuarit që kanë fushë veprimtari shërbimet e bufesë/gastronominë që të ofertojnë për marrje me qira të bufesë / restorantit në Terminalin Doganor Hani i Elezit.

    Sipas një njoftimi bëhet e ditur se dhënia me qira e hapësirës për restorant dhe kuzhinë sipas çmimin fillestar të përcaktuar nga ekspertiza vlerësuese në vlerën e qirasë mujore prej 800.00 euro me TVSH për 265 m² + 300 euro shtesë për shpenzime të energjisë elektrike, ujit dhe mbeturinave.

    “Derisa pastrimi i kuzhinës dhe restorantit bëhet nga ana e qiramarrësit/ofertuesit. Mënyra e paraqitjes se ofertës: Oferta duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur dhe duhet t’i përmbajë këto dëshmi: 1. Certifikatë e Biznesit se bashku me informatat mbi biznesin; 2. Deklaratë me shkrim për çmimin e ofruar, ku çmimi i ofertuar duhet të jetë mbi çmimin fillestar të përcaktuar. 3. Dëshmi me shkrim se ofertuesi mund të sigurojë se paku 4 punëtor profesional për ofrimin e shërbimeve (një kuzhinier; një banakier; një kamerier dhe një pastrues). 4. Dëshmi me shkrim se ofertuesi plotëson kërkesat teknike të Specifikimit Teknik të Detyrueshëm; dhe 5. Dëshmi me shkrim mbi përvojën në fushën e ofrimit te shërbimeve te bufesë/restoranti ne tri vitet e fundit. 6. Dëshmi me shkrim qe subjektet ofertuese nuk kanë borxhe të pashlyera ndaj institucioneve publike”, thuhet në njoftim.

    Të gjithë të interesuarit mund të tërheqin dokumentacionin e Specifikimit Teknik të Obligueshëm nga webfaqja e DK-së https://dogana.rks-gov.net/ apo në zyrën doganore në Terminalin Doganor Hani i Elezit. Oferta e nënshkruar dhe e mbyllur në zarf do të pranohen nga Dogana jo më vonë se 19.02.2026, koha 14:00, Zyra e Prokurimit, Dogana e Kosovës. Adresa: Lagjja Kalabri, Rr. “Rexhep Krasniqi” 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

    Të gjithë të interesuarit mund të vizitojnë hapësirën e restorantit në terminalin doganor Hani i Elezit me datën 11.02.2026 nga ora 11:00 – 12:00.

    Kriter i shpërblimit me kontratë është oferta e përgjegjshëm me çmimin më të lartë mbi pragun minimal të caktuar nga Dogana e Kosovës.

    Kohëzgjatja e kontratës deri në 36 muaj.

  • Lamine Yamal thyen një rekord të Messit dhe Bojan Krkic

    Lamine Yamal thyen një rekord të Messit dhe Bojan Krkic

    Në kuadër të javës së 25-të të La Ligas, Barcelona triumfoi bindshëm ndaj Levante me rezultat 3-0 në ‘Camp Nou’.

    Golat u shënuan nga Marc Bernal, Frenkie de Jong dhe Fermin Lopez, ndërsa një nga asistet u realizua nga Lamine Yamal, mesfushori i talentuar i klubit katalanas.

    Me këtë paraqitje, Yamal arriti një tjetër rekord të rëndësishëm në karrierën e tij: u bë lojtari më i ri në historinë e Barcelonës që regjistron 100 fitore me ekipin.

    Ai arriti këtë sukses në moshën 18 vjeç dhe 227 ditë, duke lënë pas Bojan Krkic (20 vjeç dhe 136 ditë) dhe Lionel Messi (21 vjeç dhe 275 ditë).

    Ky rekord vjen si një dëshmi e rritjes dhe stabilitetit të Yamal si një nga talentet më premtuese të futbollit botëror.

  • Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë

    Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë

    Është dënuar me dy vjet burgim i akuzuari për dhunë ndaj gruas së tij në Mitrovicë të Veriut.

    Gjykata Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më datë 10.11.2025, në banesën e përbashkët familjare në Mitrovicë – Veri. Pas një mosmarrëveshjeje verbale mes bashkëshortëve, i pandehuri M.K., ka kanosur të dëmtuarën dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, si dhe frikë dhe shqetësim të madh emocional.

    Me aktvendim të veçantë, të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

  • Konjufca takohet me Sørensen: Kosova synon dialog më efektiv me Serbinë

    Konjufca takohet me Sørensen: Kosova synon dialog më efektiv me Serbinë

    Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka pritur në një takim njoftues Përfaqësuesin Special të Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

    Gjatë takimit, siç thuhet në njoftimin e MPJD-së në Facebook, Konjufca e informoi Sorensen se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    “Gjatë takimit, z. Konjufca e informoi z. Sørensen se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në takim u diskutua momentumi aktual në të cilin ndodhet dialogu, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, u diskutua momentumi aktual i dialogut dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.

    “Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”, thuhet mes tjerash në njoftim.

  • QKUK tarifon 3 euro për 24 orë qëndrim pranë pacientëve, paguajnë edhe pensionistët

    QKUK tarifon 3 euro për 24 orë qëndrim pranë pacientëve, paguajnë edhe pensionistët

    Familjarët që qëndrojnë pranë pacientëve në Klinikën Qendrore Universitare të Kosovës (QKUK) tani duhet të paguajnë 3 euro për çdo 24 orë qëndrimi, pavarësisht moshës apo statusit financiar.

    Tarifa aplikohet edhe për pensionistët dhe për raste kur prania e familjarit është e domosdoshme për kujdesin e pacientit, veçanërisht për të moshuarit ose ata me gjendje të rënduar shëndetësore.

    Kjo pagesë e përditshme mund të krijojë barrë financiare për familjet, sidomos kur trajtimi spitalor zgjat disa ditë apo javë.

     

  • Telefonata nga Siria i zbuloi dy shqiptarët ish-luftëtarë të ISIS, donin në votonin në zgjedhje lokale

    Telefonata nga Siria i zbuloi dy shqiptarët ish-luftëtarë të ISIS, donin në votonin në zgjedhje lokale

    Marc Ghorayeb, konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Liban ka treguar se në burgjet e Sirisë aktualisht janë 8 shtetas shqiptarë, ish luftëtarë të ISIS.

    Sipas tij, dy të tjerë janë ndarë nga jeta teksa mbaheshin në burgun Shaddadi.

    Top Channel ka raportuar me burime se në Siri vijojnë të jenë edhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët nuk janë kapur asnjëherë prej autoriteteve kurde.

    Ata janë nga qyteti i Shkodrës, prej ku u larguan për t’iu bashkuar ISIS-it në vitin 2013.

    Ndër të tjera është zbuluar se gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 2023 në Shqipëri, ata kanë telefonuar njërin prej dy kandidatëve të Shkodrës, duke i shprehur dëshirën e rikthimit në atdhe, për të votuar për të.

    Përballja me drejtësinë e ka frenuar dëshirën, megjithatë ka zbuluar ekzistencën e tyre të panjohur në Siri deri atë moment.

    Të njëjtat burime tregojnë se autoritet lokale të inteligjencës, janë vënë në dijeni të kësaj bisede ardhur nga Siria në telefonin e kandidatit për kryetar bashkie.

    Ky informacion i ka shkuar departamentit të analizës në Tiranë dhe është avancuar më tej duke hapur dy dosje ndjekjeje për dy shkodranët në Siri.

    Po ashtu është zbuluar edhe identiteti i tyre dhe njerëzit që i ndihmuan për t’u futur ilegalisht nga Turqia në Siri.

  • Peci e uron Gërvallën për postin e ri: E meriton, ka pastërti e drejtësi në shpirt

    Peci e uron Gërvallën për postin e ri: E meriton, ka pastërti e drejtësi në shpirt

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka uruar Donika Gërvallën për pozitën e re në kabinetin e ri qeveritar.

    Peci thotë se pozitën si ministre e Drejtësisë, Gërvalla e ka merituar pasi sipas tij ajo ka guximin e dëshmuar në vite e dekada.

    Ai ka theksuar se Gërvalla ka pastërti e drejtësi në shpirt.

    “ Detyra e re e Donikës, përveç profesionalizëm e vizion të qartë, kërkon edhe guxim. Për shkak se sistemi i drejtësisë është ndër më sfiduesit. Ai kërkon edhe integritet, zë të kthjellët, vendosmëri, energji, konsekuencë, pastërti e drejtësi në shpirt, cilësi këto që e veçojnë Donikën. Donika Gërvalla e ka guximin, të dëshmuar në vite e dekada, në procese e në etapa të rëndësishme. Prandaj emërimi i saj si Ministre e Drejtësisë na mbush me besim e me bindje se rruga e nisur nga Ministrja Haxhiu, do të shtrohet e fortë dhe do të jetë e pakëkundur. Me fat përgjegjësia e re, Donikë! Le të jetë ky rrugëtim i vështirë i udhëhequr nga parimet tua, nga integriteti dhe dinjiteti yt. Urime!”, ka shkruar Peci.

  • Ambasadori britanik takon Haxhiun: Diskutuam për zgjedhjet e ardhshme presidenciale

    Ambasadori britanik takon Haxhiun: Diskutuam për zgjedhjet e ardhshme presidenciale

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka takuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

    Ai e ka përgëzuar atë për zgjedhjen e saj.

    “Përshëndeta përparimin e shpejtë që ka bërë Kuvendi në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin e vitit 2026. Diskutuam zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Presim me padurim bashkëpunim të ngushtë midis Parlamenteve të Kosovës dhe Britanisë”, ka shkruar Hargreaves.

  • Ndërron jetë zyrtari policor Mehdi Ibrahimi

    Ndërron jetë zyrtari policor Mehdi Ibrahimi

    Ka ndërruar jetë zyrtari policor nga Mitrovica, Mehdi Ibrahimi.

    Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës.

    Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës ju shprehin ngushëllimë, familjes, miqëve dhe gjithë pjesëtarëve të policisë.