ATV

Author: K.B.

  • Çështja e Presidentit, Kurti sot takon Abdixhikun

    Çështja e Presidentit, Kurti sot takon Abdixhikun

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dje gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur se sot do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

    Temë kryesore e këtij takimi do të jetë zgjedhje e Presidentit.

    “Nesër do të takoj edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ku do të diskutojmë edhe me të lidhur me këtë process”, deklaroi Kurti.

    Ky do të jetë takimi i dytë që do të realizohet për të njëjten temë, pasi të dy u takuan edhe javën e kaluar.

    Bazuar në afatet për zgjedhjen e Presidentit, data e fundit është 4 marsi në të kundërten vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.

  • Flet shqiptarja në Dubai: Sulmet ishin të papritura, situata është jo fort e lehtë

    Flet shqiptarja në Dubai: Sulmet ishin të papritura, situata është jo fort e lehtë

    Prej më shumë se një dekade Dubai është zgjedhur si një vend ku jeton e punon një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh prej rreth 1.500 personash.Sonila Sherifi është një prej tyre e cila prej 11 vitesh jeton atje.

    Ajo tregon per Top Channelsi është përjetuar sulmi me raketa nga Irani edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    “Realisht ka qenë e papritur për të gjithë ne, sepse jetojmë në një nga vendet le të themi më të sigurta në botë. Duke qenë se kemi pasur mbështetjen e pafundme të qeverisë këtu dhe jemi siguruar nga ata se çdo gjë do të shkojë mirë dhe situata është nën kontroll kemi ndjerë një lloj lehtësimi.Por patjetër që shqetësimi ekzistonte sepse si prindër gjithashtu meraku më së shumti është për fëmijët. Por realisht kemi qenë më të qetë sepse hap pas hapi kemi pasur ‘update’ nga të gjitha burimet zyrtare të qeverisë që situata është nën kontrollin e sigurisë më të lartë.

    Këto janë situata jo fort lehtë për tu përballur sidomos kur jeton në një vend kaq të sigurt që nuk ndodh asgjë praktikisht por jemi të qenë. Në përgjithësi jemi të qetë”, tregon Sonila Sherifi.

    Sonila Sherifi tregon edhe këshillat e dhëna nga autoritet në Dubai.

    “Momentalisht na kanë thënë të jemi nëse mundemi të qëndrojmë sa më gjatë në ambiente të mbyllura, ambiente shtëpiake apo ambiente të mbyllura si qendra tregtare apo kudo që jemi.

    Të evitojmë zonat ku janë tanimë mbetjet e raketave të cilat janë kundërsulmuar prej mbrojtjes ajrore dhe dronëve të Dubait përmes të cilave janë parandaluar sulmet e drejtpërdrejta. Mbeturinat kanë rënë praktikisht në zona të caktuara dhe kanë nën vëzhgimin e autoriteteve të vendit”, u shpreh ajo.

    Autoritetet e Dubait të dielën dërguan njoftime emergjente për banorët, duke u kërkuar atyre “të kërkojnë strehim të menjëhershëm”.

    “Për shkak të situatës aktuale dhe një kërcënimi të mundshëm me raketa, kërkoni strehim të menjëhershëm në ndërtesën më të afërt të sigurt dhe shmanguni dritareve, dyerve dhe zonave të hapura”, thuhej në njoftimin e dërguar në telefonat celularë.

  • Edhe këtë javë mot me diell, sot temperaturat deri 17 gradë

    Edhe këtë javë mot me diell, sot temperaturat deri 17 gradë

    Kjo javë parashihet të vazhdoj me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale gjatë javës pritet të lëvizin ndërmjet -4°C dhe 4°C, ndërsa maksimalet e ditës do të sillen nga 6°C deri në 14°C.

    Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

    Të hënën moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: -4 deri -1°C dhe ato maksimale 12- 17°C. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-8m/s.

    Të martën moti do të mbanë me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale: -1 deri 2°C dhe ato maksimale: 13-17°C.

    Të mërkurën moti do të jetë i vranët dhe me interval me diell. Temperaturat minimale: 0 deri 2°C dhe ato maksimale: 14 – 17°C.

    Të enjten, moti do të jetë i vranët dhe me interval me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale: 1 deri 4°C dhe ato maksimale: 12 deri 15°C.

    Të premten moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: 0 deri 2°C dhe ato maksimale: 15 deri 17°C.

  • Parashikimi i motit për fundjavë

    Parashikimi i motit për fundjavë

    Mendimi për Motin ka parashikuar se gjatë ditëve të ardhshme në vend do të mbretërojë mot kryesisht me diell.

    Ditën e nesërme, pritet që temperaturat të arrijnë ndërmjet 12 dhe 15 gradë celsius.

    Postimi:
    Fundjavë me diell. Mëngjesi me ngrica, ditën temperatura deri në 15C.

    Mendimi për motin – 27.02.2026

    Mot kryesisht me diell do të mbretëroj ditëve të ardhshme në vend. Mëngjeset mbesin të ftohta, me ngrica, derisa përgjatë luginave të lumenjëve mund të shfaqen shkurtimisht, kushte për mjegullinë apo mjegull. Temperaturat minimale zbresin në -2C e 2C. Gjatë ditës temperaturat luhaten ndërmjet 12C e 15C. Frynë erë jugore e lehtë 1-5m/s.

    Ditën e diel vazhdon mot i kthjellët dhe me diell. Nga e hëna mbetet tutje situatë më e qëndrueshme meteorologjike. Kalojnë kohëpaskohe vransira, që ditën e martë, me dendësimin e tyre mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 0C e 3C, e ato maksimale shkojnë deri në 15C e 16C, lokalisht në vlera prej 17C e 18C. Kryesisht frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 2-7m/s.

  • Zogaj ironizon: Kurti ia ka marrë dorën bixhozit goxha, njëherë bixhoz me Kosovën e tash me Vjosën

    Zogaj ironizon: Kurti ia ka marrë dorën bixhozit goxha, njëherë bixhoz me Kosovën e tash me Vjosën

    Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka ironizuar lidhur me situatën politike në vend.

    Zogaj, në postimin e tij në Facebook ka shkruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti ‘’ia ka marrë dorën bixhozit’’.

    ‘’Albini goxha ia ka marre doren bixhozit-njehere “bixhoz me Kosoven,” e tash me Vjosen’’, ka shkruar ai.

  • Clinton: Nuk kisha asnjë ide për krimet që po kryente Epstein

    Clinton: Nuk kisha asnjë ide për krimet që po kryente Epstein

    Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton pohoi sot se nuk e kishte idenë për krimet që po kryente Epstein, para një komisioni nga Kongresi, që priste shpjegime prej tij për lidhjet e tij të kaluara me shkelësin e dënuar seksual.

    “ Nuk pashë asgjë dhe nuk bëra asgjë të gabuar”, deklaroi Bill Clinton në dëshminë e tij hapëse para komisionit të dominuar nga republikanët, të botuar në X.

    “Edhe duke parë prapa, nuk pashë asgjë të ndaluar”, këmbënguli ish-presidenti duke përsëritur se ai ishte distancuar nga Jeffrey Epstein më shumë se një dekadë para vdekjes së tij në burg, në vitin 2019.

    James Comer, kryetar i komitetit me shumicë republikane që pyeti Bill Clinton, deklaroi para seancës dëgjimore se kishte shumë pyetje për t’i bërë ish-presidentit, i cili udhëtoi të paktën 27 herë me avionin privat të Jeffrey Epstein, dhe se Epstein vizitoi Shtëpinë e Bardhë 17 herë gjatë presidencës së tij.

    Ligjvënësit demokratë, nga ana e tyre, përsëritën se donin të dëgjonin nga Donald Trump.

    ”Le të jemi të sinqertë, po flasim me presidentin e gabuar sot”, tha Suhas Subramanyam, një tjetër anëtar i komitetit.

    “ Është presidenti Trump ai që po bllokon hetimin tonë. Është presidenti Trump ai që dëshiron ta varrosë këtë çështje”, shtoi Subramanyam.

    Ashtu si me presidentin aktual republikan, gjithashtu 79 vjeç, emri i Bill Clinton, i cili mbajti detyrën midis viteve 1993 dhe 2001, shfaqet vazhdimisht në këtë çështje, edhe pse nuk i është atribuar kurrë ndonjë shkelje.

    Në imazhet e publikuara së fundmi nga gjykatat, ai shihet duke marrë pjesë në evente shoqërore me Jeffrey Epstein, si dhe në ambiente private, ndonjëherë së bashku me gra, fytyrat e të cilave ishin të fshehura para publikimit.

  • Osmani fillon lobimin për mandat të dytë, takon deputetët nga komunitetet jo serbe

    Osmani fillon lobimin për mandat të dytë, takon deputetët nga komunitetet jo serbe

    Presidentja Vjosa Osmani ka nisur lobimin për të siguruar një mandat të dytë. Pesë ditë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e të parit të vendit, Osmani ka takuar disa prej deputetëve nga komunitetet jo serbe. Osmani deri tani ka shfaqur ambiciet për një mandat tjetër pesëvjeçar, mirëpo ende nuk ka zyrtarizuar kandidaturën për çka nevojiten tridhjetë nënshkrime të deputetëve.

    Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilija Rexhepi, thotë për KosovaPress se është takuar me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentit. Sipas saj, Osmani e ka votën e saj edhe për një mandat të dytë, mirëpo propozimi duhet të vijë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti.

    “Po ne si grup multietnik jemi tetë deputetë, tash nëntë, edhe Veton Berisha është me neve. Ne jemi në koalicion me Vetëvendosje. Ata si parti më e madhe në Kuvend me 57 deputetë, kanë forcë për me votu një kandidat me neve për president. Unë e fola me presidente zonja Osmani, unë kam respekt të madh. Ama duhet propozimi prej Vetëvendosje, edhe na i presim këto ditë kush është kandidat edhe pastaj me pa qysh votojmë… Ajo ka votën time, sepse për mua zonja Osmani ka punuar një punë shumë mirë, një PR shumë e madhe për Kosovën jashtë vendit edhe jemi bashkë moti, ndoshta 20 vjet jemi këtu në kuvend edhe u kanë deputetja përpara, kemi punuar shumë bashkë”, thotë ajo.

    Ajo shton se për çështjen e presidentit janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, mirëpo nuk kanë folur për emra të përveçëm se kush duhet të jetë kandidat apo kandidate.

    “Kemi folur edhe me kryeministrin Kurti, ai u kon në një iftar me neve në Prizren para dy netëve dhe e presim çka do të vendos Vetëvendosje si partia e madhe… Jo jo hala, jo hala s’kemi folur as për një emër”, thekson Rexhepi.

    Megjithatë, sipas Rexhepit nevojitet edhe konsensus me partitë e opozitës, pasi për zgjedhjen e presidentit nevojiten të paktën 80 deputetë.

    Ajo thekson nevojën që të arrihet një zgjedhje që vendi mos të shkojë në zgjedhje të reja.

    “Po ju e dini, sipas Kushtetutës, na kemi nevojë më shumë se 80 vota, më shumë se 80 deputetë me qenë brenda sallës në rundin e parë për me startu me votu një kandidat për president. E presim këto ditë, ndoshta kryeministri Kurti me fol me krejt përfaqësuesit e opozitës, ka filluar disa takimet, kemi edhe disa ditë e presim”, përfundon ajo.

    Mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 4 prill. Sipas Kushtetutës së Kosovës, një president i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, që do të thotë deri më 4 mars. Në të kundërtën, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

    Në tentim për të gjetur një zgjidhje për presidentin, gjatë kësaj jave ka pasur takime ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me liderët e PDK-së dhe LDK-së. Janë paralajmëruar edhe takime të tjera deri në përfundim të afatit për zgjedhjen e të parit të vendit.

    Deri tani, presidentja aktuale Vjosa Osmani ka deklaruar ambiciet për një mandat të dytë në krye të vendit si dhe akademik Arsim Bajrami. Për të zyrtarizuar kandidaturën, secili duhet t’i ketë tridhjetë nënshkrime të deputetëve.

    Në anën tjetër, megjithëse janë përmendur për çështjen e presidentit, anëtarë të familjes Jashari kanë deklaruar se nuk janë të interesuar për këtë post./KosovaPress

  • Haziri: Presidenti kalon kah zyrat e LDK-së

    Haziri: Presidenti kalon kah zyrat e LDK-së

    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se presidenti i vendit kalon krah zyrat e LDK-së.

    Kështu është shprehur ai në një intervistë për T7.

    Pos tjerash, ai ka thënë se mungesa e pragmatizmit të LDK-së ka çuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    “Unë besoj shumë që po, s’ka ndodhë që me u zgjedhë ndonjë president, pa pjesëmarrjen ose pa e shkaktuar LDK-ja procesin. Edhe vitin e kaluar u pa sa është jetike. Mungesa e pragmatizmit të LDK-së e çoj në zgjedhje me 28 dhjetor”, ka thënë Haziri.

    “Do të doja shumë që të mbërrihet një konsensus më i gjerë për president. Do të arrihet me bashkëpunim mes partive politike, qoftë LVV-LDK, qoftë LVV-PDK”.

  • Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me paralajmërim

    Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me paralajmërim

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë lidhur me protestën e planifikuar të Partisë Demokratike, e cila do të mbahet të shtunën, në orën 18:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mes Sheshit “Skënderbej” dhe Sheshit “Nënë Tereza”.

    Siç raporton Euronews.al, protestuesit pritet të mblidhen fillimisht pranë godinës së Kryeministrisë, por demonstrata mund të përhapet në rrugët përreth. Policia e Shtetit ka paralajmëruar se disa kryqëzime mund të bllokohen dhe janë të pritshme prani e shtuar policore, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut gjatë orëve të protestës.

    Ambasada amerikane ka këshilluar qytetarët amerikanë dhe personelin e saj të shmangin zonën e demonstratës dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore. Ndërkohë, qytetarët këshillohen të qëndrojnë vigjilentë, të jenë të kujdesshëm me ambientin përreth dhe të kenë një plan emergjent ose strategji daljeje nga zonat e mbipopulluara.

    Njoftimi i ambasadës thekson se, edhe pse protestat shpesh fillojnë paqësisht, situata mund të ndryshojë shpejt dhe kjo mund të shkaktojë bllokime, devijime dhe ndërprerje të qarkullimit.

    Qytetarët paralajmërohen të shmangin përdorimin e telefonave ose kufjeve që mund të shpërqendrojnë vëmendjen dhe të ndjekin vazhdimisht mediat lokale për informacion të përditësuar.

  • Pakistani shpall “luftë të hapur” me Afganisanin: Durimi ka mbaruar

    Pakistani shpall “luftë të hapur” me Afganisanin: Durimi ka mbaruar

    Ministri i mbrojtjes i Pakistanit ka thënë se vendi është në një “luftë të hapur” me Afganistanin fqinj, pasi të dy vendet nisën sulme ajrore gjatë natës.

    Khawaja Muhammad Asif tha se durimi i Islamabadit kishte shteruar ndërsa tensionet u përshkallëzuan, me raportime për viktima nga të dyja palët.

    “Kupa jonë e durimit është derdhur”, tha ai.

    “ Tani është një luftë e hapur midis nesh dhe jush”, shtoi Ministri.

    Ai pretendoi se talebanët e kishin shndërruar Afganistanin “në një koloni të Indisë”, kishin mbledhur militantë nga e gjithë bota dhe kishin filluar të “eksportonin terrorizëm”.

    Ndryshe, Pakistani kreu sulme ajrore në kryeqytetin afgan, Kabul, dhe dy provinca të tjera gjatë natës, vetëm disa orë pasi Afganistani nisi një sulm ndërkufitar ndaj Pakistanit.

    Pakistani thotë se i ka sosur durimi dhe tani është në luftë të hapur me Afganistanin, pasi konflikti midis të dyve u përshkallëzua brenda natës.

    Është një moment i rëndësishëm pas muajsh tensionesh midis fqinjëve.

    Rritja e dhunës midis dy vendeve ka kohë që ka filluar që kur talebanët u rikthyen në pushtet në vitin 2021.

    Islamabadi akuzon Kabulin për strehimin e terroristëve të “talebanëve pakistanezë” që veprojnë në zonat kufitare midis dy vendeve, të cilët sipas tyre po përpiqen të destabilizojnë Pakistanin.

    Nga ana tjetër, Kabuli akuzon Pakistanin për krijimin e një preteksti për ndërhyrje në Afganistan, si pjesë e armiqësisë së tij të gjatë dhe të thellë me Indinë.