ATV

Author: K.B.

  • LDK i përgjigjet VV-së: Nuk qëndrojmë në sallë për asnjë emër, pa marrëveshje

    LDK i përgjigjet VV-së: Nuk qëndrojmë në sallë për asnjë emër, pa marrëveshje

    Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu, në një konferencë për media është duke e deklaruar për çështjen e presidentit.

    “E kemi dhënë kontributin tonë në takime, kemi dhënë gatishmëri për marrëveshje politike. Nuk është që një parti politike duhet të jep emra, gjatë takimit, duhet të dalin emrat. I takon partisë më të madhe, që 9i ka votat për të dhënë versionet e saj. Ka pasur dakordim, që imponim të emrave nga një parti politike të mos ketë.

    Ndërsa do ta shqyrtojmë kandidaturën e Konjufcës.

    Për aq kohë sa emrat nuk janë konsensualë, ne nuk qëndrojmë në sallë”, – tha ajo.

  • A do t’i kandidojë dy kandidatë VV për president për të shmangur zgjedhjet? Çfarë thotë Nagavci

    A do t’i kandidojë dy kandidatë VV për president për të shmangur zgjedhjet? Çfarë thotë Nagavci

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka dalë me një konferencë për media për çështjen e zgjedhjes së presidentit, ku u pyet nëse VV do t’i kandidojë dy kandidatë për president në mënyrë që të shmangen zgjedhjet.

    Në këtë pyetje, ajo u përgjigj:

    “Do bëjmë gjithçka që është në mandatin tonë të shmangim zgjedhjet, presim nga subjektet tjera, nëse nuk janë të interesuara do të shqyrtohet edhe ai opsion”, tha Nagavci.

  • Presidenca e demanton Nagavcin e VV’së se Vjosa Osmanit iu ofruan 30 nënshkrime: Kjo është gënjeshtër

    Presidenca e demanton Nagavcin e VV’së se Vjosa Osmanit iu ofruan 30 nënshkrime: Kjo është gënjeshtër

    Presidenca e Republikës së Kosovës përmes një reagimi kanë demantuar deklarimet e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, e cila në konferencën e sotme ka deklaruar se ia kanë ofruar edhe Vjosa Osmanit 30 nënshkrime për kandidaturë për presidente.

    Në reagim thuhet se Osmani s’ka marrë as ofertën për nënshkrime e as përkrahjen nga LVV për t’u rizgjedhur si presidente edhe për një mandat të dytë.

    “Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga VV për rizgjedhje si Presidente e Republikës se Kosovës. Kjo është gënjeshtër!”, thuhet në reagim.

  • Nagavci: Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja nëse nuk ka kourum për Presidentin

    Nagavci: Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja nëse nuk ka kourum për Presidentin

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë në konferencë për media se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i detyron deputetët të qëndrojnë në sallë.

    Ajo tha se nëse deputetët e PDK, LDK e AAK dhe të tjerët vendosin mos të respektojnë këtë obligim si deputetë, atëherë LVV është e gatshme për zgjedhje.

    Ajo thotë se ky nuk është vullneti i Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Nëse deputetët e PDK, LDK,AAK vendosin mos të respektojnë këtë obligim të tyre si deputet, për të mundësuar funksionalitetin e shtetit. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje të reja përkundër se kjo nuk është vullneti jonë”, ka thënë ajo.

  • Nagavci pasi LVV propozoi Konjufcën për president: Ia kemi ofruar edhe Vjosa Osmanit 30 nënshkrime, na refuzoi

    Nagavci pasi LVV propozoi Konjufcën për president: Ia kemi ofruar edhe Vjosa Osmanit 30 nënshkrime, na refuzoi

    Shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media ka bërë të ditur se sot e kanë propozuar Glauk Konjufcën meqë s’ka pasur marrëveshje për një kandidat konsensual.

    Nagavci në një konferencë për media ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ia ka ofruar edhe Vjosa Osmanit 30 nënshkrime, megjithatë thotë se ajo s’ka pranuar një ofertë të tillë.

    “Ka pasur interesim për kandidimin e presidentes edhe një mandat. I kemi ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet për kandidaturën e saj, deri tani asnjë subjekt tillë s’e ka bërë një gjë të tillë. Osmani s’ka pranuar këtë ofertë”, ka thënë Nagavci.

  • Thaçi-Meta: Nuk kam votë për Konjufcën

    Thaçi-Meta: Nuk kam votë për Konjufcën

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adelina Thaçi-Meta përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka reaguar pas nominimit të Konjfcës si kandidat për të parin e vendit.

    Ajo ka thënë se përsonalisht nuk ka votë për Konjufcën.

    Postimi i plotë:

    UNË NUK KAM VOTË PËR Z. GLAUK KONJUFCA!

    DHE AS PËR CILINDO KANDIDAT TJETËR PARTIAK – AQ MË PAK TË PARTISË NË PUSHTET!

    Ne nuk guxojmë, për asnjë çmim, që me Votat tona si deputetë ta instalojmë në Kosove një Autokraci, ku të gjitha pushtetet e ndara, Qeveria, Parlamenti, Presidenca e nesër edhe Gjyqësori e Institucionet e pavarura t’i nënshtrohen tekeve, shijeve dhe vullnetit të vetëm NJË NJERIU dhe të Partisë në pushtet.

    Nëse do të ngjante një gjë e tille me Vota t‘deputeteve – atëherë duhet ta dinë të gjithë – se kjo autokraci – kurrë më s’do të mund të largohej me Vota të deputeteve brenda Parlamentit, apo përmes zgjedhjeve. Por vetëm jashtë institucioneve!

    Vendit, si gjithandej në botën demokratike e perëndimore, i duhet një President-e Konsensuale që është jo vetëm simbol unitetit, por edhe garancë e pushteteve të ndara e të balancuara, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, demokracisë dhe zgjedhjeve të lira!

    Kosova, ka dhjetëra e dhjetëra Intelektualë e personalitete kredibile jashtë partive politike – që munden dhe dinë ta ushtrojnë detyrën e Presidentes apo Presidentit, me larg më shumë profesionalitet, integritet dhe paanshmëri – sesa kuadrot e funksionarët e të gjitha partive politike bashkë.

    Por duket se Kryministri Kurti, s’i beson asnjë personaliteti me kredibilitet moral, kombëtarë, profesional e njerëzor – që s’është shërbëtor i tij.

    Andaj, unë s’Votoj kurrë për instalim të një mendësie të tillë, autokracie dhe kthimit të vendit tonë, në pushtet një partiak.

    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Presidenti Rugova, në rrethana larg më të vështira e më të rrezikshme, qysh me 23 Dhjetor 1989, kanë heq e gjuajt mënjanë, prangat e mendësisë një partiake, këndej dhe andej kufirit…

  • Skenarët e mundshëm kur vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

    Skenarët e mundshëm kur vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

    Janë orët e fundit kur duhet të bëhet zgjedhja presidenti apo presidentja e re e vendit.

    E në rast që nuk bëhet zgjedhja të enjten, ekziston rreziku që vendi të shkoj edhe zgjedhje të parakohshme.

    Juristi, Ardian Bajraktari ka treguar skenarët e mundshëm të shpërndarje se Kuvendi dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

    “Për dallim prej rrethanave të tjera kur në mënyrë eksplicite që vendi përcaktohet që shkon direkete në zgjedhje në rast që nuk i merr numrin e mjaftueshëm të votave herën e parë dhe të dytë prej 2/3 dhe herë e trete 61 vota ose nëse dështojnë procedurat prej 60 ditëve nga momenti i fillimit të tyre në rrethanat e rastit konkret nuk ka sanksion kushtetues se çka do të ndodhë në rast që nuk arrihet ky detyrim. Iu mbetet palëve të të atakoi në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit të vlerësojë si rezultatet për pasojat e këtij tejkalimi”, thotw avokati, Ardian Bajraktari.

    E kjo hapësirë kushtetuese, sipas Bajraktarit i hap mundësi palëve të ankohen në Kushtetuese.

    “Fakti që nuk ka në mënyrë eksplicite sanksion që vendi duhet apo do të shkojë në zgjedhje në rast që nuk përmbushet ky detyrim atëherë nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë kalkulim të natyrës politike përkitazi me këtë afat.”, shprehet ai.

    Që vendi shkon në zgjedhje, në rast se asnjëri nga dy kandidat nuk marrin votat e mjaftueshme e thotë edhe profesori i të drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu.
    Por sipas tij, ky skenar ndodhë edhe nëse pas 60 ditëve të fillimi të procedurave nuk ndodhë një gjë e tillë.

    “Procedura konsiderohet që fillon me fillimin e mbajtjes se seancës, për shembull nesër, prandaj ky neni 82 paragrafi 3 thotë që Kuvendi shpërndahet nëse brenda 60 ditëve nga dita e fillimit të procedurës, pra ajo seancë mund të fillojë mund të ndërpritet deri sa të zgjidhet presidenti. Nëse kjo bëhet brenda 60 ditëve, Kushtetuta thotë se është në rregull .Nëse nuk bëhet atëherë shpërndahet Kuvendi”, thotë Baraliu.

    Por sa do të jenë zgjedhjet një zgjidhje për të dal nga një ngërç i ri institucional?

    “Nuk është në dobi për askënd janë humbje, janë fatalitet për çdo parti politike për çdo institucion për gjithë Kosovën. Prandaj shkuarja në zgjedhje të reja do të kurorëzonte perceptimin dhe mendimin e qytetarëve të Kosovës që kjo klasë politike nuk është e ndershme, nuk është etike nuk është institucionale por mund të quhen si kalkulonte dhe e papërgjegjshme”, shprehet Baraliu.

    Për të propozuar një kandidat për president nevojiten të paktën 30 nënshkrime deputetësh. Në dy rundet e para të votimit kërkohen 80 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi, ndërsa në rundin e tretë mjaftojnë 61 vota./teve1/

  • Reagon Molliqaj: Sot duhet t’i themi jo kapjes së shtetit

    Reagon Molliqaj: Sot duhet t’i themi jo kapjes së shtetit

    Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një video në rrjetin social në Facebook ka reaguar pas vendimit të VV-së që Glauk Konjufca të jetë kandidat për të parin e vendit.

    Sipas Molliqajt, sot duhet t’i themi jo kapjes së shtetit. Më tutje kreu i PSD-së thotë se këto janë momentet vendimtare për Kosovën.

    Postimi i plotë:

    Këto janë momentet vendimtare për Kosovën.

    Sot duhet t’i themi jo kapjes së shtetit. Duhet t’i themi jo Glauk Konjufcës për president.

  • Bajrami reagon pas konferencës së Haxhiu: I keni 66 vota, mund t’i bëni nënshkrimet për 2 kandidatë për president

    Bajrami reagon pas konferencës së Haxhiu: I keni 66 vota, mund t’i bëni nënshkrimet për 2 kandidatë për president

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas konferencës së Albulena Haxhiut e cila në cilësinë e kryeparlamentares tha se nuk mund ta thërrasë seancën për zgjedhjen e presidentit pa qenë në garë dy kandidatë.

    Ajo e quajti LVV-në mashtruese, meqë sipas Bajramit ata mund ta propozonin edhe një kandidat tjetër meqë i kanë 66 vota.

    “Mashtrues, 66 vota i keni, sa herë është zgjedhë presidenti, edhe kundërkandidatin e ka propozu partia prej të cilës ka ardhë presidenti, pra 66 deputetë mund t’i bëjnë lehtë nënshkrimet për dy kandidatë. Por, ju e dini mirë se kurrë president pa marrëveshje ose koncensus nuk është zgjedhë.Prapë po doni me lujtë me kartën e përgjegjësisë a?”, ka shkruar ajo.

    Bajrami ka thënë se VV është “në rënie të lirë”.

    “Jo kesaj here nuk ka me ju ecë. Jeni në ramje të lirë, sot edhe ata që ju kanë votu me 28 dhjetor i keni kundër. Sa ma lart ngjitesh, ramja dhemb më shumë, por në rastin e juaj ramja është e domosdoshme, sepse ju jeni abuzues të vullnetit të popullit.”, ka shkruar Bajrami.

  • IKD për shkarkimin e u.d sekretarit të Kuvendit: Shkarkim arbitrar, zhvillim i papritur dhe i pashpjeguar

    IKD për shkarkimin e u.d sekretarit të Kuvendit: Shkarkim arbitrar, zhvillim i papritur dhe i pashpjeguar

    IKD ka reaguar lidhur me shkarkimin e zëvendës sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Arben Loshi, duke e cilësuar shkarkimin si ‘’mënyrë arbitrare nga pozita e tij’’.

    IKD në komunikatë shkruan se në mbledhjen e të hënës të kryesisë së Kuvendit, kryetarja e parlamentit, Albulena Haxhiu, ka ‘’tentuar t’i bindë edhe nënkryetarët e tjerë që të bëhet anulimi i konkursit për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm’’.

    ‘’ Burimet e IKD bëjnë të ditur se z. Loshi është kandidati që ka marrë më së shumti pikë nga procesi i përzgjedhjes i zhvilluar nga Komisioni për Rekrutim, në përbërje të të cilit ka pasur edhe ekspertë të pavarur. Ky proces është monitoruar gjithashtu nga projekti i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë’’, thuhet në komunikatë.

    Tutje, thuhet edhe se, shkarkimi i Loshit është ‘’zhvillim i papritur dhe i pashpjeguar’’, dhe se ‘’IKD do të kërkojë qasje në transkriptin dhe procesverbalin e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, me qëllim që të kuptojë dhe të informojë publikun lidhur me arsyet e anulimit të procesit të emërimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit’’.

    Komunikata:

    IKD reagon ndaj shkarkimit të Zv. Sekretarit dhe përpjekjeve arbitrare për anulimin e procesit të emërimit të Sekretarit të Kuvendit

    Prishtinë, 4 mars 2026 – IKD nga burime brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kuptuar se sot, në ditën kur pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit/es së Kosovës, Zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Arben Loshi, është shkarkuar në mënyrë arbitrare nga pozita e tij.

    Sipas informacioneve të siguruara nga IKD, në mbledhjen e së hënës (2 mars 2026) të Kryesisë së Kuvendit ishte në rend dite edhe pika për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit. Nga kjo mbledhje, Kryetarja e Kuvendit ka tentuar t’i bindë edhe nënkryetarët e tjerë që të bëhet anulimi i konkursit për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm.

    Burimet e IKD bëjnë të ditur se z. Loshi është kandidati që ka marrë më së shumti pikë nga procesi i përzgjedhjes i zhvilluar nga Komisioni për Rekrutim, në përbërje të të cilit ka pasur edhe ekspertë të pavarur. Ky proces është monitoruar gjithashtu nga projekti i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

    Procesi i përzgjedhjes ka përfunduar ne muajin Dhjetor 2024 dhe nga ai moment pritej vetëm emërimi i tij në pozitën për të cilën ishte përzgjedhur. Ndërsa, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) e ka njoftuar Kuvendin se për këtë proces, ku z. Loshi është kandidati me më së shumti pikë (99.2 nga 100 pikë), nuk është paraqitur asnjë ankesë dhe se procedura është zhvilluar në përputhje të plotë me Ligjin për Zyrtarët Publikë.

    Në këtë kontekst, vendimi për shkarkimin e z. Loshi nga pozita e Zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm vjen si një zhvillim i papritur dhe i pashpjeguar.

    Për këto arsye, IKD do të kërkojë qasje në transkriptin dhe procesverbalin e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, me qëllim që të kuptojë dhe të informojë publikun lidhur me arsyet e anulimit të procesit të emërimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.

    Njëkohësisht, IKD e konsideron veçanërisht shqetësuese mënyrën dhe kohën e zëvendësimit të z. Loshi nga pozita e tij, duke pasur parasysh se ky veprim ndodh pikërisht në ditën kur pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit/es së Kosovës. Në këtë proces, Sekretari i Kuvendit është personi përgjegjës për përgatitjen dhe hartimin e procedurës së votimit, çka e bën këtë zhvillim edhe më problematik nga aspekti institucional dhe procedural.

    Në fund, IKD u bën thirrje nënkryetarëve të Kuvendit, të cilët së bashku me Kryetaren Albulena Haxhiu përbëjnë Kryesinë e Kuvendit, që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të procedojnë me përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, në përputhje me raportin e dërguar Kryesisë nga Komisioni për Rekrutimin e Sekretarit të Përgjithshëm, sipas ligjit per zyrtarët publik dhe të përmbahen nga propozimet e kundërligjshme për anulimin e konkursit. Kjo është e domosdoshme për të garantuar integritetin e procesit të rekrutimit dhe respektimin e parimeve të meritokracisë dhe ligjshmërisë në administratën publike.