ATV

Author: K.B.

  • Çitaku: S’mund të propozojmë një emër vetëm për t’i siguruar kuorumin Kurtit

    Çitaku: S’mund të propozojmë një emër vetëm për t’i siguruar kuorumin Kurtit

    Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova nuk është një lodër fëmijësh, e ku e bëri të qartë se ata bënë punën e tyre sa i përket çështjes së presidentit/es, dhe se nuk mund ta propozojnë një kandidat vetëm e vetëm që t’ia sigurojnë kryeministrit Albin Kurtit kuorumin.

    “Ky Parlament dhe Kosova nuk është lodër fëmijësh. Është ndërtuar me gjak, me mund, me sakrificë. Dhe ne, si Partia Demokratike e Kosovës, kemi bërë pjesën tonë të punës. Jemi përgjigjur pozitivisht kërkesave për takim, jemi munduar që të ofrojmë zgjidhje. Mirëpo, çfarë është kërkuar nga ne është nënshtrim ndaj vullnetit politik të zotit Kurti. Zoti Kurti ka fituar 50% të votave dhe për atë arsye qeveris i vetëm dhe udhëheq kuvendin. Mirëpo, Presidenti i Republikës duhet të jetë një grua apo burrë që përfaqëson unitetin qytetar dhe, mbi të gjitha, i cili apo e cila do të ishte garantues i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ne nuk mund të propozojmë një emër vetëm sa për të marrë pjesë dhe sa për t’i ofruar dhe siguruar kuorumin zotit Albin Kurti. Ne kemi qenë të qartë, ne kërkojmë që Presidenti i ardhshëm të jetë produkt i një procesi politik, i dialogut dhe marrëveshjeve”, tha ajo.

    E pyetur nëse do të qëndrojnë në sallë, në rastin nëse vec krijohet mundësia për të mbajtë seancën për të votuar presidentin/en, ajo tha se këtë e kanë bërë të qartë, duke nënvizuar se Kosova ka nevojë për stabilitet, e që kjo është në dorën e Kurtit.

    “Jo, jo, e kemi bërë të qartë, besoj tash e shumë kohë. Kosova ka nevojë për institucione, Kosova ka nevojë për stabilitet dhe është në dorën e zotit Kurti që të reflektojë. Imagjinojeni tash e sa muaj ne vijmë këtu, flasim për poste, për emra të përveçëm, kush do të jetë kryetar, kush do të jetë president. E në fakt ne do të duhej të ishim këtu për të shkarkuar bordin e ZRRE-së, do të duhej të ishim këtu për të folur për brengat dhe hallet e qytetarëve të Kosovës, e jo për egot e pushtetarëve”, tha ajo.

  • Hamza: Marrëveshja politike ishte të propozohej kandidati nga PDK

    Hamza: Marrëveshja politike ishte të propozohej kandidati nga PDK

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se pavarësisht zhvillimeve, do vendosin nëse do të hyjnë ose jo në sallën e Kuvendit nëse thirret seanca për zgjedhjen e Presidentit.

    Hamza po ashtu tha se marrëveshje politika ishte që të propozohej kandidati nga PDK.

    “Varet nga zhvillimet. Marrëveshja politike ishte të propozohej kandidati nga PDK… Ndoshta i kanë dy kandidatë (LVV)”, u përgjigj ai.

    Sot është dita e fundit e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, por ende nuk është thirrur seanca, pasi deri më tani është nominuar vetëm një kandidat.

  • I ndërpritet paraburgimi të dyshuarit për manipulim votash në Prizren, Supremja: S’u dhanë arsyetime bindëse

    I ndërpritet paraburgimi të dyshuarit për manipulim votash në Prizren, Supremja: S’u dhanë arsyetime bindëse

    Gjykata Supreme ka njoftuar se i është ndërprerë paraburgimit N.B , i cili dyshohej për veprën penale falsifikim i rezultatit të votimit.

    Në njoftimin e gjykatës thuhet se, Supremja ka vlerësuar se dy instancat më të ulëta gjyqësore, nuk kanë dhënë arsyetim bindës dhe të qëndrueshëm lidhur me ekzistimin e bazës ligjore për caktimin e paraburgimit, përcjell Express.

    Postimi:

    Ndërpritet paraburgimi ndaj N.B., i pandehur për keqpërdorim të pozitës

    Prishtinë, 5 mars 2026 – Gjykata Supreme në çështjen penale ndaj të pandehurit N.B., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ka marrë vendim që të aprovojë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë. Të pandehurit i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i njëjti është liruar për t’u mbrojtur në liri.

    Me këtë vendim, Gjykata Supreme ka ndryshuar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prizren dhe të Gjykatës së Apelit, lidhur me caktimin dhe vërtetimin e masën së paraburgimit prej një (1) muaji ndaj të pandehurit, për shkak të veprës penale falsifikimi i rezultatit të votimit.

    Pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe pretendimeve të paraqitura në kërkesë, Gjykata Supreme ka vlerësuar se dy instancat më të ulëta gjyqësore, nuk kanë dhënë arsyetim bindës dhe të qëndrueshëm lidhur me ekzistimin e bazës ligjore për caktimin e paraburgimit.

    Gjykata Supreme ka konstatuar se arsyetimet e dhëna lidhur me rrezikun e ndikimit në dëshmitarë apo përsëritjes së veprës penale janë të natyrës supozuese dhe nuk mbështeten në prova konkrete. Nuk rezulton se ekziston rrezik real që i pandehuri të ndikojë në dëshmitarë apo të përsërisë veprën penale, duke pasur parasysh se procesi zgjedhor ka përfunduar dhe rezultatet janë certifikuar.

    Gjykata Supreme gjithashtu ka theksuar se paraburgimi paraqet masë të fundit (ultima ratio), e cila duhet të zbatohet vetëm në mënyrë të jashtëzakonshme dhe vetëm kur plotësohen qartë kushtet e përcaktuara me ligj.

  • Aktivitete në Bibliotekën Kombëtare për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

    Aktivitete në Bibliotekën Kombëtare për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

    Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, sot nga ora 11:00 do të mbahen dy aktivitete, në shenjë nderimi dhe kujtimi për 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    Ekspozita dokumentare e titulluar “Epopeja e UÇK-së në shtypin e Kosovës 2000–2020”, dhe ekspozita fotografike “Ditë netët e Zjarreve në Prekaz”, nga fotografi Sefer Aliçkaj.

  • Ambasadori ukrainas refuzon të ngushëllojë për Khamenein: Duart i keni me gjakun tonë

    Ambasadori ukrainas refuzon të ngushëllojë për Khamenein: Duart i keni me gjakun tonë

    Ambasadori i Ukrainës në Afrikën e Jugut, Olexander Scherba, refuzoi të nënshkruajë librin e ngushëllimeve për liderin suprem iranian të vrarë, Ali Khamenei, duke thënë se furnizimi i Iranit me dronë “Shahed” e ka njollosur Teheranin me gjakun e mijëra ukrainasve.

    Këtë ai e shkroi në një letër të publikuar në Facebook më 4 mars.

    Scherba i kujtoi ambasadorit Mansour Shakib Mehr se aleatët e Rusisë, përfshirë liderët e Iranit, “kanë në duart e tyre gjakun e mijëra qytetarëve ukrainas” të vrarë me ndihmën e dronëve Shahed dhe pajisjeve të tjera ushtarake që qeveria iraniane “ia ka ofruar me kaq dëshirë Rusisë”, raporton Klankosova.tv.

    “Si një person me besim, përpiqem të mos gëzohem për vdekjen e njerëzve të tjerë, madje edhe të atyre që zgjodhën të jenë torturues të vendit tim, i cili nuk i ka bërë asgjë të keqe vendit të tyre”, tha diplomati ukrainas në letrën e tij.

    “Por si dikush që ka kaluar tre vjet me zhurmën e makinerive të vdekjes të krijuara nga Irani, që ulërijnë çdo natë në qiellin mbi Kievin dhe qytete të tjera paqësore ukrainase, nuk mund të mos dëshiroj që çdo fajtor të përballet me drejtësinë që meriton. Nëse jo sipas ligjit njerëzor, atëherë para Zotit të Plotfuqishëm”.

    Në të njëjtën kohë, Scherba tha se ai dhe ambasadori iranian nuk njihen personalisht dhe nuk ka armiqësi personale, por “ndonjëherë diplomatët e mirë duhet të flasin në emër të liderëve të këqij dhe politikave të tyre”.

    “Por shpresoj ta kuptoni se nuk do të shpreh ngushëllime për dikë, vdekjen e të cilit nuk e vajtoj”, shtoi Scherba.

    Kjo është letra e tij e plotë e publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook:

    Shkëlqesia Juaj,

    Zoti Ambasador,

    Meqenëse e keni njoftuar Ambasadën e Ukrainës për librin e ngushëllimeve për të ndjerin Ajatollah Khamenei dhe për udhëheqjen ushtarake të Iranit, ndiej detyrimin t’ju kujtoj sa vijon.

    Si aleatë ushtarakë të Federatës Ruse, liderët e ndjerë të Iranit kishin në duart e tyre gjakun e mijëra qytetarëve ukrainas – burra dhe gra, fëmijë dhe të moshuar – të vrarë me ndihmën e dronëve famëkeq “Shahed” të prodhuar në Iran dhe pajisjeve të tjera ushtarake që qeveria juaj ia ka ofruar me aq dëshirë Rusisë. Liderët tuaj ishin bashkëpërgjegjës për sjelljen e një dhimbjeje të pafund te civilët ukrainas.

    Si një person me besim, përpiqem të mos gëzohem për vdekjen e njerëzve të tjerë, madje edhe të atyre që zgjodhën të jenë torturues të vendit tim, i cili nuk i ka bërë asgjë të keqe vendit të tyre. Por si dikush që ka kaluar tre vjet me zhurmën e makinerive të vdekjes të krijuara nga Irani, që ulërijnë çdo natë në qiellin mbi Kievin dhe qytete të tjera paqësore ukrainase, nuk mund të mos dëshiroj që çdo fajtor të përballet me drejtësinë që meriton. Nëse jo sipas ligjit njerëzor, atëherë para Zotit të Plotfuqishëm.

    Zoti Ambasador, nuk ju njoh personalisht dhe nuk kam asnjë mëri ndaj jush. Ndonjëherë diplomatët e mirë duhet të flasin në emër të liderëve të këqij dhe politikave të tyre. Por shpresoj ta kuptoni se nuk do të shpreh ngushëllime për dikë, vdekjen e të cilit nuk e vajtoj.

    Me respekt,

    Dr. Olexander Scherba

    Ambasador.

  • 48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

    Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 13 aksidente me të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

    Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2763 trafiku.

    Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 13 persona, prej të cilëve 8 i ka dërguar në mbajtje.

    Deputetja e VV’së i mban gjallë tensionet, godet Osmanin, PDK’në dhe LDK’në
    Read more

  • Musliu: Edhe sa shanse duhet populli t’ia jep Kurtit? – Ai nuk din as nuk don me qeverisë, ai don me sundu

    Musliu: Edhe sa shanse duhet populli t’ia jep Kurtit? – Ai nuk din as nuk don me qeverisë, ai don me sundu

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pasi dje nuk është mbajtur fare seanca për Presidentin, pasi nuk kanë qenë dy kandidatë për President.

    Ajo ka pyetur se edhe sa shansa duhet populli t’ia jep Albin Kurtit.

    “Populli i Kosovës i dha tri herë radhazi Albin Kurti besimin më të madh politik në historinë e pasluftës. Me krejt dështimet e tij në dy mandatet e para, qytetarët i dhanë një mandat me mbi 50% për të ndërtuar institucione stabile, për të marrë vendime dhe për ta çuar vendin përpara. Por sot, përballë bllokadave dhe vonesave në funksionalizimin e institucioneve, lind një pyetje legjitime: edhe sa shansa duhet t’i japë populli një qeverisjeje që nuk arrin ta kthejë besimin në rezultate?”, ka shkruar Musliu.

    Ajo ka thënë se Kosova nuk mund të mbahet peng i kalkulimeve politike, qytetarët kanë votuar për përgjegjësi, veprim dhe institucione që funksionojnë.

    “Mandati i madh është përgjegjësi e madhe. Dhe kur një lider merr një besim kaq të fuqishëm nga qytetarët, ai nuk ka luksin të dështojë në detyrën më themelore: ndërtimin dhe funksionalizimin e institucioneve të shtetit, sepse, në fund, demokracia nuk matet me fjalë dhe premtime, por me rezultate konkrete për qytetarët. Albini nuk din e as nuk don me qeverisë, Albini don me SUNDU!”, ka shkruar ajo.

  • Gjykimi për “pengim të drejtësisë” – shtyhet seanca ndaj Thaçit, Kuçit e Smakajt në mungesë të mbrojtjes

    Gjykimi për “pengim të drejtësisë” – shtyhet seanca ndaj Thaçit, Kuçit e Smakajt në mungesë të mbrojtjes

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fdil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, të enjten seanca u shty për pak në mungesë të një avokati.

    Trupi gjykues bëri të ditur se mungon avokati i Fazliut, David Young.

    Rrjedhimisht, u tha se seanca nuk mund të vazhdohet pasi që Fadil Fazliu s’kishte ndonjë avokat tjetër për ta përfaqësuar në këtë seancë.

    Kështu që, seanca u shtye për pak kohë e që nuk u dha ndonjë kohë specifike.

    Ndryshe, të gjithë të akuzuarit ishin të pranishëm në sallë përveç Hashim Thaçit, i cili ishte i pranishëm përmes video-lidhjes.

    Për sot, është planifikuar që të vazhdojë dëshminë hetuesi i forenzikes digjitale- Christopher Kelly, i cili po ashtu punon në kohë të pjesshme për Prokurorinë.

    Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klilaj dhe Hajredin Kuçi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.

    Po atë ditë (27 shkurt 2026), nisi dëshminë edhe dëshmitari i parë në këtë çështje gjyqësore, i cili ishte me masa mbrojtëse. Dëshmia e tij përfundoi më 2 mars 2026.

    Më 3 dhe 4 mars 2026 dëshmoi dëshmitari i dytë Koen Herlaar- ekspert i kriminalistikës në Institutin e Kriminalistikës së Holandës. Po më 4 mars nisi dëshminë dëshmitari i tretë, Chrisopher Kelly- hetues i forenzikës digjitale.

  • Haxhiu, Kurti, Konjufca e Gërvalla takojnë Rifat Jasharin para seancës solemne për Epopen e UÇK-së

    Haxhiu, Kurti, Konjufca e Gërvalla takojnë Rifat Jasharin para seancës solemne për Epopen e UÇK-së

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka publikuar pamjet e momentit të pritjes së Rifat Jasharit në ambientet e Kuvendit para fillimit të seancës solemne të Epopesë së UÇK-së.

    Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Haxhiu ka shkruar: “Me Bacën Rifat Jashari, para seancës solemne kushtuar Epopesë së UÇK-së”.

    Në këto pamje shihen se si fillimisht Haxhiu takon Rifat Jasharin e më pas vijnë kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministri i MPJD-së, Glauk Konjufca dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

  • Kuvendi voton shkarkimin e Ballukut, Spiropalit dhe Vengut! Miratohen edhe ministrat e rinj

    Kuvendi voton shkarkimin e Ballukut, Spiropalit dhe Vengut! Miratohen edhe ministrat e rinj

    Kryeparlamentari, Niko Peleshi ka hapur votimin për dekretet e presidentit, Bajram Begaj për ministrat e rinj.

    Shkarkimi i Belinda Ballukut u votua me 85 vota pro dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

    Gjithashtu u votua edhe shkarkimi i Elisa Spiropalit nga posti i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Spiropali u shkarkua me 83 pro pro, 2 kundër dhe 0 abstenim.

    Shkarkimi i Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu u votua me 81 pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Gjithashtu u votuan ministrat e rinj, raporton euronews.al

    Ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u votua me 83 vota pro. Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari u miratua me 83 vota pro dhe 4 kundër.

    Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi u miratua me 83 pro, 0 abstenim dhe 6 vota kundër. Ministri i ri i Drejtësisë, Toni Gogu u miratua me 83 pro 0 abstenim dhe 5 kundër.

    Ministri i ri Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi u votua me 83 vota pro, 0 abstenim, 6 kundër. Ministrja e re Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili u miratua me 82 pro, 0 abstenim dhe 4 kundër. /euronews.al/