ATV

Author: K.B.

  • Spitali i Mitrovicës zgjeron shërbimet endokrinologjike për diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve hormonale

    Spitali i Mitrovicës zgjeron shërbimet endokrinologjike për diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve hormonale

    Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë po vazhdojnë përpjekjet për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore përmes angazhimit profesional të specialistëve.

    Nga ky institucion bëhet e ditur se në kuadër të Repartit të Internos, shërbime të specializuara në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve endokrine ofrohen nga endokrinologet Dr. Vjollca Selmani dhe Dr. Albiona Dajaku.

    Sipas njoftimit, me përdorimin e teknologjisë së ultrazërit realizohen ekzaminime të detajuara në baza ditore, me fokus në identifikimin e hershëm të ndryshimeve në gjëndrën tiroide, si dhe në monitorimin e vazhdueshëm të pacientëve.

    Pas diagnostikimit, mjeket përcaktojnë hapat e mëtejshëm terapeutikë dhe ndjekin rastet në varësi të diagnozës së vendosur.

    Në njoftim thuhet gjithashtu se përveç trajtimit të problemeve të tiroides, ekipi i endokrinologjisë merret edhe me menaxhimin e rasteve të pacientëve me diabet, duke ofruar terapi dhe këshillim të vazhdueshëm për ta.

    Po ashtu, sipas nevojës, realizohen edhe konsulta specialistike në repartet e tjera të spitalit, duke siguruar trajtim multidisiplinar për pacientët e shtrirë që paraqesin probleme endokrinologjike.

    Nga spitali theksohet se angazhimi i specialistëve në këtë fushë synon që pacientët të marrin trajtimin e nevojshëm brenda institucionit, duke kursyer kohë dhe duke rritur sigurinë e trajtimit.

  • Rifat Jashari e Ramush Haradinaj edhe kësaj here me përshëndetje speciale

    Rifat Jashari e Ramush Haradinaj edhe kësaj here me përshëndetje speciale

    Rifat Jashari e Ramush Haradinaj edhe në seancën e sotme solemne për Epopenë e UÇK-së patën një përshëndetje më speciale.

    Dyshja ishte bërë subjekt i komentimit në rrjete sociale për raportin e veçantë mes vete.

  • Garda Revolucionare e Iranit: Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur vetëm për anijet nga SHBA-ja, Izraeli dhe Evropa

    Garda Revolucionare e Iranit: Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur vetëm për anijet nga SHBA-ja, Izraeli dhe Evropa

    Garda Revolucionare e Iranit, IRGC ka deklaruar këtë të enjte se Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur vetëm për anijet nga SHBA-ja, Izraeli, Evropa dhe aleatët e tjerë perëndimorë.

    “Ne e kemi thënë më parë se, bazuar në ligjet dhe rezolutat ndërkombëtare, në kohë lufte, Republika Islamike e Iranit do të ketë të drejtën të kontrollojë kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit”, tha Trupa e Gardës Revolucionare Islamike, sipas transmetuesit shtetëror IRIB.

    IRGC paralamëroi se nëse vërehen anije që i përkasin SHBA-së, Izraelit, Evropës dhe mbështetësve të tyre, ato do të goditen.

    Ngushtica është mbyllur në mënyrë që kur SHBA-të dhe Izraeli nisën operacionin e tyre të përbashkët kundër Iranit të shtunën, duke shkaktuar rritje të çmimeve të naftës dhe duke kërcënuar të përmbysë ekonominë globale.

    Kjo ngushticë është një nga korridoret më të rëndësishme të transportit detar në botë, e cila ka parë trafikun të reduktohet që nga fillimi i luftës.

  • Kërcënon Kim Jong: Jemi gati të furnizojmë me raketa Iranin, një raketë e vetme zhduk Izraelin

    Kërcënon Kim Jong: Jemi gati të furnizojmë me raketa Iranin, një raketë e vetme zhduk Izraelin

    Kim JongUn udhëheqësi i Koresë së Veriut deklaroi se vendi i tij është i gatshëm t’i furnizojë me raketa Iranit nëse Teherani do ta kërkojë një gjë të tillë.

    Në një deklaratë të bërë nga Pheniani, Kim tha se “një raketë e vetme do të ishte e mjaftueshme për të zhdukur Izraelin”, duke shtuar edhe më tej tensionet në një situatë tashmë të brishtë në Lindjen e Mesme.

    Autoritetet në Phenian kritikuan gjithashtu sulmet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, duke i cilësuar ato si “ilegale dhe në shkelje të sovranitetit iranian”.

    Deklarata e udhëheqësit verikorean vjen në një moment kur tensionet në rajon mbeten të larta dhe komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet mes Izraelit dhe Iranit.

  • “Ka me marrë vesh krejt bota”, Bekim Jashari emocionon me fjalët që ia kishte thënë Hamëz Jashari

    “Ka me marrë vesh krejt bota”, Bekim Jashari emocionon me fjalët që ia kishte thënë Hamëz Jashari

    Bekim Jashari, i biri i heroit Hamëz Jashari, ka kujtuar fjalët e babait të tij në bisedën e fundit që kishte me të në Ditën e Epopesë së UÇK’së.

    Bekim Jashari me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ tregon se pak ditë pas masakrës së Qirezit dhe Likoshanit, një ngjarje që e kishte prekur thellë Hamëzën, e kishte pyetur se si qëndronin me armatim.

    ““Sa do të mund të qëndrojmë, nuk e di, se ata kanë me na sulmu me krejt çka kanë. Por një gjë po ta them: Qysh ka thënë Tahir Meha, kur të vdes unë, kanë me shkru shtatë gazeta… Unë po të them, ka me marrë vesh krejt bota çka ka me ndodhë këtu.””, citon Hamëzën, Bekim Jashari.

    “Dhe ashtu ndodhi. Beteja e 5, 6 dhe 7 marsit në Prekaz tronditi ndërgjegjen e botës demokratike dhe e bëri të pamundur që e vërteta për Kosovën të mbetej e heshtur. Në të njëjtën kohë, ajo zgjoi dhe bashkoi edhe më shumë popullin e Kosovës, i cili u mobilizua me vendosmëri drejt luftës çlirimtare”, vijon shkrimi i tij.

  • Kryetarja Haxhiu: Epopeja e UÇK-së ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës

    Kryetarja Haxhiu: Epopeja e UÇK-së ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në seancën solemne në nder të Epopesë së UÇK-së, përkujtoi sakrificën e madhe të familjes Jashari.

    Para deputetëve, ajo tha se Epopeja e UÇK-së nuk ishte thjesht një ngjarje historike, por një mesazh i përjetshëm: qëndrimi i guximshëm, sakrifica, vendosmëria dhe dashuria për liri mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë.

    “UÇK-ja u bë realitet i pathyeshëm; edhe lufta, edhe çlirimi morën një formë tjetër. Epopeja e UÇK-së nuk ishte vetëm një ngjarje, por një mesazh i përjetshëm. Prekazi u bë simbol i një populli që nuk pranon të dorëzohet. Prekazi është një vend konkret në hartë, por në mars të vitit 1998 u shndërrua në një vijë ndarëse në kohë”, tha Haxhiu.

    Ajo shtoi se ata që ranë lanë një vendim, përgjegjësinë për të ndërtuar Republikën dhe për ta mbrojtur atë.

    “Nuk ka fjalë që mund të shtojnë madhështinë e asaj sakrifice. Ata që ranë morën një vendim; me atë vendim na lanë përgjegjësinë për të ndërtuar këtë republikë të drejtë dhe për ta mbrojtur, për ta mbajtur dinjitetin mbi frikën. Nuk kujtojmë vetëm rënien, por zgjedhjen që u bë – zgjedhjen për të mos u dorëzuar”, deklaroi kryeparlamentarja.

  • Kuvendi i Shqipërisë nis me një minutë heshtje për Adem Jasharin

    Kuvendi i Shqipërisë nis me një minutë heshtje për Adem Jasharin

    Në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet seancë plenare.

    Në nisje të seancës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi theksoi se me kërkesë të grupit parlamentar të PD të mbahet një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit, Tomor Dosti, shkruan Euronewsal.

    Kuvendi kujtoi edhe rënien heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij në Prekaz. Peleshi theksoi se familjar Jashari hyri në historinë e Shqipërisë si dëshmorë të pavdekshëm. Ai shtoi se është një histori heroike për idealet e lirisë.

  • Gruda: PDK nuk merr pjesë nëse mbahet seanca për votimin e Glauk Konjufcës president

    Gruda: PDK nuk merr pjesë nëse mbahet seanca për votimin e Glauk Konjufcës president

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se PDK nuk do ta mbështesë kandidaturën e Glauk Konjufca për president dhe nuk do të marrë pjesë në seancat për zgjedhjen e tij, duke akuzuar mazhorancën për shkelje të rendit kushtetues, raporton EO

    Ai tha se partia e tij ka vendosur të mos mbështesë asnjë kandidaturë partiake dhe se, sipas tij, shmangia e mbajtjes së seancave për zgjedhjen e presidentit përbën përmbysje të rendit kushtetues.

    Sipas Grudës, Kuvendi duhet të mblidhet dhe ta konsumojë procedurën kushtetuese, qoftë për ta zgjedhur apo për të mos e zgjedhur presidentin.

    “Ne kemi vendosur që mos të mbështesim kandidaturën e Glauk Konjufcës, asnjë kandidaturë tjetër partiake. Është qëndrim i qartë edhe nuk do të marrim pjesë në seancat. Por ajo që po përgatitet është mos me u mbajt seancat fare si e kuptoj unë, është përmbysje e rendit kushtetues. Sepse sot Kuvendi u desh me u mbledh, me zgjedh ose mos me zgjedh një president. Po kjo që as mos me e zgjedh, as mos me e konsumuar procedurën, është shkelje e Kushtetutës edhe po bëhet me qëllim me përmbys rendin kushtetues, me ja nënshtru krejt rendin kushtetues vullnetit të një partie politike”, tha ai.

    Ai tha se VV po tallet me Kosovën.

    “Besoj është tallje me krejt Kosovën, sepse rezultati dihet. E vërteta është se ne i kemi vetëm 22 deputetë. Por është edhe një e vërtetë e madhe populli i Kosovës e ka votu 51% Vetëvendosjen, jo 100%, a ashtu? 51%. Me 51% ata kanë mujt me formu qeverinë, me formu Kuvendin, me miratu ligjin për buxhetin e gjëra të tjera, por jo edhe me bë president. Prandaj duhet me u sjell në përputhje me rezultatin zgjedhor. Ky rezultat zgjedhor na ka imponu që të tona me u ulë e me gjet një emër për president. Kjo është e vërteta. Po krejt partitë populiste në botë, në fakt, kur fitojnë 51% e llogarisin sikur kanë fitu 100%, sillemi si 100%. Ajo është komplet tallje me Kosovën, me Kushtetutën, me interesat e qytetarëve të Kosovës. Është papërgjegjësi e pashembullt në Kosovën e pavarur”, tha ai.

  • Haradinaj: Epopeja e UÇK-së ështe e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë

    Haradinaj: Epopeja e UÇK-së ështe e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar në lidhje me 28 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

    Ai ka thënë se Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë, është kohë që kthen në kujtesën tonë kolektive emrat e atyre që flijuan jetën për liri, invalidëve të luftës, veteranëve dhe të pagjeturve në të gjitha trojet shqiptare

    “Në këtë datë të shënuar, kujtojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, i cili me tërë familjen i dhanë fundin armikut, duke çuar në vend amanetin e patriotëve të të gjitha kohërave. Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve ndër breza dhe luftës së UÇK-së!”, ka shkruar Haradinaj.

  • Osmani: Epopeja e marsit është akt themelues i Republikës sonë, familja Jashari simboli më emblematik i kombit

    Osmani: Epopeja e marsit është akt themelues i Republikës sonë, familja Jashari simboli më emblematik i kombit

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalë rasti në seancën solemne të Kuvendit për shënimin e Epopesë së UÇK’së, duke thënë mes tjerash se historia e vendit mori drejtim të ri me 5,6,7 mars në Prekaz.

    Osmani ka thënë edhe se, Adem Jashari me familjen e tij zgjodhi sakrificën para përkuljes, dhe lirinë para frikës.

    ‘’Me 5,6,7 mars në zemër të Prekazit historia mori drejtim të ri. Këtu qëndresa, sakrifica, heroizmi dhe e ardhmja jonë në një vend. Adem Jashari, bashkë me gjithë familjen e tij, duke zgjedhur sakrificën përpara përkuljes, ata zgjodhën lirinë, para frikës, nderin para jetës. Familja Jashari u bë kala, e kullat e tyre u bënë flamur i përhershëm i lirisë sonë. 58 shpirtra u bënë dritë për një popull. Në ato ditë krisma e armëve ishte thirrje për liri, ky ishte kushtrimi që zgjoi Drenicën, Kosovën, mbarë kombin dhe ndërgjegjen e botës. Epopeja e marsit nuk është vetëm kujtesë emocionale, është akt themelues i Republikës sonë.

    Lufta e UÇK’së, e Jasharajve nuk ishte betejë e vetëm një populli, ajo u pasqyrua dhe u mbështet nga miqtë tanë anë e mbanë globit. Zoti e bekoftë familje Jashari, simbolin më emblematik të shtetit dhe kombit tonë’’, ka thënë ajo mes tjerash.