ATV

Author: K.B.

  • CIA publikon dokumentin: Ish Presidenti i Maqedonisë refuzoi 100 milionë $, për të mos ndryshuar emrin e Maqedonisë

    CIA publikon dokumentin: Ish Presidenti i Maqedonisë refuzoi 100 milionë $, për të mos ndryshuar emrin e Maqedonisë

    Në vitin 1992, Greqia i ofroi presidentit të atëhershëm të Maqedonisë Kiro Gligorov 100 milionë dollarë ndihmë ekonomie, në këmbim të ndryshimit të emrit të vendit, por ai e refuzoi propozimin, sipas një dokumenti të deklasifikuar së fundmi të CIA-s.

    “(…) pavarësisht nevojës së madhe ekonomike të Maqedonisë, Gligorov refuzoi një ofertë private nga zyrtarët grekë prej 100 milionë dollarësh ndihmë financiare me kusht që emri të ndryshohej”, thuhet në dokument, i cili daton më 6 nëntor 1992 dhe u botua në faqet e bibliotekës dixhitale të dokumenteve të deklasifikuara të CIA-s në janar të këtij viti.

    Në raport thuhet se ish-presidenti i Maqedonisë, Kiro Gligorov, ishte i njohur si një lider i mençur dhe reformator, që ka luajtur një rol kyç në stabilizimin e vendit gjatë periudhës pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1991. Raporti i CIA-s e përshkruan Gligorovin si një “dhelpër të vjetër të mençur” për shkak të aftësisë së tij strategjike dhe kontrollit të detajeve.

    Dokumenti thotë se Gligorov i konsideronte presidentët serb dhe kroat, Slobodan Millosheviq dhe Franjo Tuxhman, përgjegjës për krizën në Jugosllavi. Thuhet se Gligorovi i hodhi poshtë ofertat e Millosheviqit për të formuar “një aleancë me mbetjen e shtetit jugosllav të dominuar nga serbët”, por u tërhoq nga plani i kryeministrit Milan Paniç për një bashkim ekonomik ballkanik (i cili, sipas Gligorovit, duhet të kishte përfshirë Greqinë dhe Turqinë).

    Raporti thotë se në politikën e brendshme, Gligorov është përpjekur të balancojë tensionet etnike, veçanërisht mes shumicës maqedonase dhe asaj shqiptare.

  • Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati

    Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati

    E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, është duke zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Burime të Televizioni Tëvë1 bëjnë të ditur se takimi është duke u zhvilluar aktualisht. Megjithatë, ende nuk dihet se për çfarë po diskutohet në këtë takim.

    Ky zhvillim vjen në një moment politik të ndjeshëm, pasi së fundmi është raportuar se Osmani nuk është propozuar si kandidate për presidente në zhvillimet e fundit politike.

    Ndërkohë, nga Presidenca është bërë e ditur se presidentja Osmani pritet të mbajë sot edhe një konferencë për media.

    Nga ky institucion kanë njoftuar se konferenca pritet të mbahet gjatë pasdites, ndërsa orari i saktë ende nuk është bërë i ditur.

    “Pritet të ketë, mbase, pasdite. Ju njoftojmë”, kanë thënë nga Presidenca.

    Nuk dihet ende nëse konferenca për media do të lidhet me zhvillimet e fundit politike apo me takimin e zhvilluar me diplomaten amerikane.

  • Adixhiku: Kurti bënte plane për fajësim të opozitës derisa ishte në tavolinë me ne, s’shoh arsye për t’u takuar më

    Adixhiku: Kurti bënte plane për fajësim të opozitës derisa ishte në tavolinë me ne, s’shoh arsye për t’u takuar më

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë sot se s’do të ketë më takime me Albin Kurtin për çështjen e presidentit, meqë procesi është kompromentuar.

    Abdixhiku ka thënë se të mërkurën u mor vesh se derisa Kurti ka qenë duke biseduar me opozitën, në anën tjetër ka bërë skenarë për të fajësuar opozitën, duke i thënë presidentes Osmani që të futet në garë sa për të bërë kuorumin për Glauk Konjufcën.

    “Procesi është kompromentuar tani. Mbrëmë kuptova nga deklarimet e Presidencës se deri sa ne kemi qenë në biseda, ata kanë shkuar kanë kërkuar fajësime për opozitën. Në një anë je në tavolinë me dikë, në anën tjetër bën skenar të fajësimit. Ky është kompromentim i rëndë i procesit, prandaj s’shoh arsye të kemi takime të tjera për këtë çështje”, ka thënë Abdixhiku të enjten.

    Aktualisht, i vetmi kandidat zyrtarisht i propozuar për president është Glauk Konjufca nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

  • Ekstradohet nga Britania drejt Shqipërisë, anëtari i grupit të Laert Haxhiut

    Ekstradohet nga Britania drejt Shqipërisë, anëtari i grupit të Laert Haxhiut

    Lorenc Lala, i njohur edhe si Kristian Lala dhe Ilir Lamberti, 49 vjeç, lindur në Lushnje, është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë.

    Lala ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, me vendim Nr. 691, datë 01.10.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale: “Vrasje për gjakmarrje”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

    Lala dyshohet se ka bashkëpunuar me Laert Haxhiun, Artan Tafanin, Lulzim Spahijan, Enriko Xhahysan dhe Bledar Berberin për të kryer vrasjen e Albi Bashaliut, më 27 dhjetor 2021 në Gjocaj, Peqin. Ai dyshohet se ka siguruar armët dhe mjetet e transportit për grupin kriminal, si dhe largimin nga vendi i ngjarjes.

  • Arsim Bajrami ka hequr dorë nga vetofrimi si kandidat për President

    Arsim Bajrami ka hequr dorë nga vetofrimi si kandidat për President

    Ish ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, dje ka tërhequr kandidaturën e tij për President të vendit.

    Ai tha se drejt këtij vendimi e shtyri mospërkrahja nga partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, për konceptin e një kandidati konsensual,

    Bajrami ka thënë se vetofrimi i tij kishte për qëllim “ekskluzivisht kontributin në tejkalimin e krizës së thellë politike dhe institucionale, në të cilën, sipas tij, vendi po hyn në vitin e dytë”.

    Sipas tij, përvoja me “mbi tri dekada në proceset shtetndërtuese do të vihej në funksion të unitetit politik dhe qytetar, si dhe të garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve të Kosovës”.

    Bajrami nënvizoi se angazhimi i tij nuk “kishte motive personale apo karriere, por ishte shprehje e përgjegjësisë qytetare dhe gatishmërisë për t’i shërbyer vendit në një moment të ndjeshëm për demokracinë dhe stabilitetin institucional”.

    Ai i uroi sukses cilitdo president apo presidente që do të zgjidhet, duke shprehur “gatishmërinë që në kapacitetin e tij akademik dhe profesional, të kontribuojë në proceset shtetformuese dhe në forcimin e institucioneve demokratike”.

    Në fund ai ka falënderuar ata që i dërguan mesazhe mbështetëse pasi e lajmëroi vetofrimin e tij.

  • OVL-UÇK thonë se nuk u ftuan në seancën solemne të Kuvendit: E papranueshme dhe fyese

    OVL-UÇK thonë se nuk u ftuan në seancën solemne të Kuvendit: E papranueshme dhe fyese

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pasi, siç thonë ata, nuk janë ftuar në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, që u mbajt në nderim të Epopesë së UÇK-së.

    Në reagim e tyre në Facebook, thuhet se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe thellësisht fyes për luftëtarët dhe familjet e tyre.

    “Është e papranueshme dhe thellësisht fyese që në një seancë solemne të Kuvendi i Republikës së Kosovës kushtuar Epopesë së UÇK-së, të mos ftohen fare përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta. Pikërisht ata burra e gra që me pushkë në dorë ngritën dhe mbrojtën idealin e lirisë, ata që sakrifikuan gjithçka për këtë shtet, sot u lanë jashtë një ceremonie që i kushtohet historisë dhe sakrificës së tyre. Kjo nuk është vetëm një neglizhencë institucionale, por një shpërfillje e drejtpërdrejtë ndaj luftëtarëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe gjithë atyre që bartën mbi supe barrën e luftës për liri”, thuhet në reagim.

    Sipas OVL-UÇK-së, është paradoksale që të flitet për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës brenda sallës së Kuvendit, ndërsa jashtë saj të lihen pikërisht njerëzit që e krijuan atë histori me gjakun dhe sakrificën e tyre.

    “Është paradoksale që të flitet për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës brenda sallës së Kuvendit, ndërsa jashtë saj të lihen pikërisht njerëzit që e krijuan atë histori me gjakun dhe sakrificën e tyre. Kategoritë e dala nga lufta nuk kërkojnë privilegje, por respektin institucional që u takon. Historia e luftës çlirimtare nuk mund të kujtohet duke përjashtuar ata që e bënë atë histori”, shkruhet nga OVL-UÇK.

  • Një dron lëshohet drejt Azerbajxhanit, Irani mohon se e ka nisur ai, fajëson Izraelin

    Një dron lëshohet drejt Azerbajxhanit, Irani mohon se e ka nisur ai, fajëson Izraelin

    Një dron iranian goditi një aeroport të Azerbajxhanit pranë kufirit të përbashkët të të dy vendeve, duke shënuar herën e parë që një shtet në Kaukaz është shënjestruar nga Irani që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Teheranit.

    Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha se droni goditi ndërtesën e terminalit në një aeroport në Nakhçivan, një enklavë Azerbajxhani në kufi me Iranin, duke dëmtuar një pjesë të kompleksit dhe duke plagosur dy civilë, raporton The Guradian, transmeton Gazeta Express.

    Azerbajxhani thirri të dërguarin iranian pas kësaj ngjarje.

    “Një dron goditi ndërtesën e terminalit të aeroportit në republikën autonome të Nakhçivanit, ndërsa një dron tjetër ra pranë një ndërtese shkolle në fshatin Shakarabad,” tha ministria e jashtme e Azerbajxhanit në një deklaratë.

    “Ne i dënojmë fuqimisht këto sulme me dron të nisura nga territori i Republikës Islamike të Iranit, të cilat rezultuan në dëmtime të ndërtesës së aeroportit dhe plagosje të dy civilëve.

    Por, forcat e armatosura iraniane mohuan nisjen e një sulmi me dron ndaj Azerbajxhanit.

    “Republika Islamike e Iranit… mohon se forcat e saj të armatosura nisën një dron drejt Republikës së Azerbajxhanit”, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura në një deklaratë të transmetuar nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim e Iranit.

    Duke ia atribuar sulmin Izraelit, ai tha: “Veprime të tilla nga regjimi sionist për të prishur marrëdhëniet mes vendeve myslimane përmes mjeteve të ndryshme janë të mirë-dokumentuara”.

  • Gjyqi i dytë ndaj Thaçit ecën shpejt, Specialja: Prokuroria duhet të mbyll rastin e saj deri më 18 mars

    Gjyqi i dytë ndaj Thaçit ecën shpejt, Specialja: Prokuroria duhet të mbyll rastin e saj deri më 18 mars

    Gjykata Speciale ka njoftuar se pas marrjes në pyetje të dëshmitarit Christopher Kelly, ka përfunduar edhe procesi i dëshmisë së dëshmitarëve të Prokurorisë në rastin kundër Hashim Thaçit për aktakuzën e dytë për ndëhyrje në drejtësi.

    Pas kësaj, Gjykata ka përcaktuar afatet e tjera procedurale, duke i kërkuar Prokurorisë që të mbyll rastin e saj deri me datën 18 mars.

    “Pas dëshmisë së dëshmitarit, palët trajtuan çështjet e caktimit të afateve dhe hapat e mëtejshëm në procedurë. Në një urdhër me gojë, Gjykatësi i Vetëm caktoi afatet e mëposhtme, ndër të tjera:ZPS-ja duhet ta mbyllë çështjen e saj deri më 18 mars 2026. Ekipet e Mbrojtjes duhet të paraqesin çdo njoftim të Rregullës 130 (rrëzimin e akuzave) deri më 19 mars 2026. Çdo mocion në mbështetje të njoftimeve të tilla duhet të paraqitet deri më 25 mars 2026.ZPS-ja duhet të paraqesë përgjigjen e saj ndaj çdo mocioni të tillë deri më 1 prill 2026”, thuhet në komunikatë.

    Derisa seanca e paraparë për 6 mars është shtyrë dhe do të njoftohet për të njejtën në ditët në vijim.

  • Irani pa internet tash e 120 orë

    Irani pa internet tash e 120 orë

    Ndërprerja e internetit në Iran ka kaluar tashmë 120 orë, me lidhjen në vend që ka rënë në rreth 1% të niveleve të zakonshme, sipas organizatës së pavarur monitoruese “NetBlocks”.

    Organizata shtoi se kompanitë iraniane të telekomunikacionit po kërcënojnë me veprime ligjore përdoruesit që përpiqen të kenë qasje në internetin global, raporton CNN.

    Ky veprim e ka bërë të vështirë që të merret një pasqyrë e plotë e asaj që po ndodh brenda Iranit.

  • Gjykata Administrative hapet më 5 maj

    Gjykata Administrative hapet më 5 maj

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e 363-të, ka marrë vendim që Gjykata Administrative të fillojë punën nga data 5 maj 2026.

    Gjatë mbledhjes u bë e ditur se Gjykata Administrative do të funksionojë si gjykatë e shkallës së parë.

    “Gjykata Administrative do të funksionojë si gjykatë e shkallës së parë, me juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ajo do të jetë kompetente për shqyrtimin dhe vendosjen e të gjitha konflikteve administrative, përfshirë edhe kontestet që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës në sektorin publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.