ATV

Author: K.B.

  • Gruda e pyet Albulena Haxhiun: Rregullorja thotë se seanca për amendamentet thirret pas 2 jave, pse e thirre pas 14 viteve

    Gruda e pyet Albulena Haxhiun: Rregullorja thotë se seanca për amendamentet thirret pas 2 jave, pse e thirre pas 14 viteve

    Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka mbajtur në fjalim në seancën e jashtëzakonshme ku u diskutua për amendamentet kushtetuese që Presidenti të zgjidhet nga Populli.

    Ai tha se rregullorja në vitin 2021 përcaktoi që seanca të thirret pas 2 jave, ndërsa tash po thirret pas 14 viteve.

    Kështu ai e pyeti kryeparlamentaren Albulena Haxhiu pse ka thirrur këtë seancë pas 14 viteve.

    “Në rregullore thotë 2 javë, po e pyes kryetaren pse i ke sjëllë amendamentet 14 vjet mbrapa kur rregullorja thotë 2 javë”, tha Gruda.

    Haxhiu tha e këtë seancë e ka thirrur presidentja Vjosa Osmani dhe 41 deputetë.

  • Nuk ka kourum për ndryshimet kushtetuese, Haxhiu: Do të ketë seancë tjetër në ora 22:00

    Nuk ka kourum për ndryshimet kushtetuese, Haxhiu: Do të ketë seancë tjetër në ora 22:00

    Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani

    “Në seancë të pranishëm 93 deputetë përfshirë 9 nga komunitetet’, tha Haxhiu.

    Kështu seanca tjetër do të mbahet në ora 22:00, tha Haxhiu.

  • Ganimete Musliu i drejtohet Albin Kurtit: Prej kujt po tutni që po mbani seanca natën

    Ganimete Musliu i drejtohet Albin Kurtit: Prej kujt po tutni që po mbani seanca natën

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila jo rrallëherë hyn në diskutime me kryeministrin Albin Kurti, i kërkoi atij një përgjigje konkrete nëse “po tuten prej dikujna që po mbajnë seanca natën”.

    Derisa e mori fjalën në seancën e jashtëzakonshme për amendamentet e presidentes, Musliu e nisi fjalimin e saj: “Kisha pas qef një përgjigje prej Albin Kurtit me na tregu prej kujt po tuten që po mbajnë seanca natën, kishte me qenë me qenë shumë me rëndësi se po tuten që po mbajnë seanca natën”.

    Ndërkohë Kurti qëndroi në ulësën e tij dhe bëri këtë reagim.

  • AAK e Lista Serbe mungojnë – A mund të kalojnë amandamentet për Presidentin pa votat e tyre?

    AAK e Lista Serbe mungojnë – A mund të kalojnë amandamentet për Presidentin pa votat e tyre?

    Deputetët nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Listës Serbe nuk janë të pranishëm në seancën e jashtëzakonshme parlamentare që po zhvillohet aktualisht

    Të katër amandamentet e propozuara për zgjedhjen e Presidentit nga populli nuk do të mund të kalojnë në parlament, pa 2/3 të votave të LS-së.

  • Abdixhiku në seancën e pushtetit: Jemi dy – tre orë larg dekretit potencial për zgjedhje

    Abdixhiku në seancën e pushtetit: Jemi dy – tre orë larg dekretit potencial për zgjedhje

    Pak kohë para se të skadojë afati për zgjedhjen e Presidentit, është thirrur seancë për amendamentet e para 14 viteve për ndryshimet kushtetuese.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se i mbështesin ndryshimet kushtetuese, sepse vet LDK ka qenë përpiluese e këtyre amendamenteve.

    Por, ai ka thënë se për ndryshimet kushtetues duhen 2/3 e votave edhe të pakicave, të cilat thotë se nuk i kemi.

    Kështu ai tha se jemi 2-3 orë larg dekretit potencial për zgjedhje të reja.

    “Po edhe sikur kalonte një gjë e tillë, amendamentet hyjnë fuqi 6 muaj nga sot, e ne jemi 2-3 ore larg para dekretit potencial për zgjedhje të reja”, ka thënë aI.

  • “Ndërpreja fjalën regjia”, “Po ofendoni pacientët që dergjen pa barna”, përplasen Albulena Haxhiu e Hykmete Bajrami

    “Ndërpreja fjalën regjia”, “Po ofendoni pacientët që dergjen pa barna”, përplasen Albulena Haxhiu e Hykmete Bajrami

    Në seancën e jashtëzakonshme për amendamentet e presidentës që të zgjedhet presidenti në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli, janë përplasur deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami me kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu.

    Deputetja Bajrami tha” Jemi vetëm disa orë para se vendi të shkojë në zgjedhje dhe po diskutojmë amandemente me 14 vjet vonesë…Kjo seancë është thirrë për shpërqendrim të vëmendjes…Këta sot i ofendojnë të gjithë pacientët që janë në spitale e dergjen pa barna esenciale…Ofendojnë qytetarët që sytë i kan kah Gjermania”, tha deputetja.

    Menjëherë reagoi Haxhiu, “nëse flet jashtë rendit të ditës të ndërpritet fjala dhe nuk e merr më”, dhe ia ndërpreu fjalën.

    Më pas deputetës ia lëshuan mikrofonin dhe Bajrami tha; “Jemi në rend të ditës saherë flasim për qytetarët nuk ka rënd të ditës më të rëndësishëm që mos mi çu qytetarët në zgjedhje prap…”.

    Derisa po fliste Bajrami, asaj iu ndërpre sërish fjalia dhe nuk iu dha më.

  • “Më zuri gjumi” – trajneri Besart Cecelia ra nga disa metra lartësi me makinë gjatë udhëtimit në Shqipëri

    “Më zuri gjumi” – trajneri Besart Cecelia ra nga disa metra lartësi me makinë gjatë udhëtimit në Shqipëri

    Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin Morinë–Kukës, pranë fshatit Përbreg, ku një automjet me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbajtës të autostradës, duke rënë nga një lartësi disa metra anës rrugës.

    Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit, Besart Cecelia, 48 vjeç, ka shpëtuar pa pasoja.

    Cecelia që është trajner i Basanias në Kategorinë e Dytë ka treguar momentin e aksidentit për Telegrafin, duke thënë se ishte i lodhur dhe e kishte zënë gjumi.

    “Isha duke ardhur nga Kosova për të shkuar në punë, te Basania jam trajner futbolli. Isha i lodhur, në një moment më zuri gjumi dhe e pash veten duke dalë nga rruga”.

    “Falë zotit shpëtova dhe jam shumë mirë. Lartësia mendoj se është më shumë se 10 metra. Isha vetëm në makinë. Po shkoja në Shkodër se kishim stërvitjen. Jam trajner futbolli, i FC Basania, i kategorisë së dytë. Kam lindur për së dyti”, shtoi ai në fund.

    Cecelia ka bërë një karrierë të pasur si futbollist, ndërsa ka drejtuar edhe disa klube në Kosovë.

  • Seanca e jashtëzakonshme për amendamentet e Presidentes u thirr me nënshkrime të deputetëve të pushtetit( dokumentet)

    Seanca e jashtëzakonshme për amendamentet e Presidentes u thirr me nënshkrime të deputetëve të pushtetit( dokumentet)

    Janë nënshkrues vetëm deputetët e LVV-së për seancën e jashtëzakonshme të thirrur për orën 20:00, për amendamentet e Presidentes, që presidenti i vendit të zgjedhet nga populli.

    Askush nga partitë e tjera nuk është nënshkrues për këtë seancë të jashtëzakonshme.

    Foto nënshkrimet e deputetëve të LVV-së:

  • “Nata s’ka bereqet”, Abdixhiku: LDK i mbështet dhe voton ndryshimet kushtetuese që Presidenti të zgjidhet nga populli

    “Nata s’ka bereqet”, Abdixhiku: LDK i mbështet dhe voton ndryshimet kushtetuese që Presidenti të zgjidhet nga populli

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë në seancën e jashtëzakonshme se LDK i voton amendamentet për ndryshimet kushtetuese, që Presidenti të zgjidhet direkt nga populli.

    Ai ka thënë se LDK në vitin 2011 ka qenë një nga përpiluesit e këtyre ndryshimeve dhe i ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese.

    Tutje, ka thënë se pos 2/3 e votave të shqiptarëve duhen aq edhe nga pakicat.

    Por, ai tha se LDK i mbështet këto ndryshime.

    “LDK i mbështet dhe i voton ndryshimet kushtetuese. Këto amendamente kushtetuese janë hartu nga LDK edhe në vitin 2011, në atë vit këto amendamente janë dërgu në Gjykatë Kushtetuese sepse janë bindje ideologjike që rrjedhin nga presidenti historik Ibrahim Rugova, presidenti duhet të zgjedhet nga populli”.

    “Përveç që duhen 2/3 të shqiptarëve, duhen dhe 2/3 të pakicave dhe çështja e dytë, në ato amendamente thonë se këto hyjnë në fuqi 6 muaj pasi të votohen në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.

  • Hamza: Ne kemi pritur që sonte te zgjedhim presidentin e ri, jo të sfidohemi me një seancë të tillë

    Hamza: Ne kemi pritur që sonte te zgjedhim presidentin e ri, jo të sfidohemi me një seancë të tillë

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK ka qenë gjithmonë e hapur për zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët.

    Megjithatë, ai ka theksuar se nuk mund të diskutohet për këtë çështje dy orë para skadimit të mandatit të presidentes aktuale.

    “Ne nuk mund të flasim sonte për këtë çështje. Kemi pritur që sonte të zgjedhim presidentin, por sfidohemi me një seancë të tillë për amendamentin e Kushtetutës. Në parim jemi për, por kjo kërkon trajtim”, ka thënë Hamza.