ATV

Author: K.B.

  • Nis seanca për Presidentin – Konjufca përballë Kollçakut

    Nis seanca për Presidentin – Konjufca përballë Kollçakut

    Ka nisur seanca për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.Në sallë janë të pranishëm vetëm 64 deputetë, kurse mungojnë 56.

    Dy kandidatë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje tashmë janë të nominuar për këtë pozitë.

    Glauk Konjufca dhe Fatmire Kolllçaku janë dy emrat e propozuara nga ky subjekt politik për postin e të parit të shtetit.

  • Hoti kritikon Osmanin: Tentoi të ndryshojë rregullat e lojës brenda natës

    Hoti kritikon Osmanin: Tentoi të ndryshojë rregullat e lojës brenda natës

    Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me procedimin e amendamenteve kushtetuese në ditën e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit.

    Hoti ka thënë se, kur u pa se Osmani nuk mund të vazhdojë më në atë post, ajo vendosi të “sfidojë institucionet” duke proceduar amendamente që, sipas tij, janë në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendi i Kosovës.

    “Një përpjekje dëshpëruese dhe komike për të ndryshuar rregullat e lojës brenda orësh, vetëm për interesa personale. Kjo nuk është reformë kushtetuese. Kjo është marrëzi politike”, ka shkruar Hoti.

    Ai ka shtuar se, sipas tij, nëse Osmani do të ishte kandiduar nga “shefi i saj”, atëherë askush nga ta nuk do ta kishte problem faktin që presidenti nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

    Në reagimin e tij, Hoti theksoi se problemi nuk qëndron te mënyra e zgjedhjes së presidentit, por te mentaliteti politik që, sipas tij, pushtetin e trajton si pronë personale.

  • Abdixhiku: Seanca për President do jetë mono-partiake – Po futemi drejt një procesi të ri zgjedhor

    Abdixhiku: Seanca për President do jetë mono-partiake – Po futemi drejt një procesi të ri zgjedhor

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhku, ka thënë se Kosova po futet në procesin e ri zgjedhor.

    Ai tha se seanca e radhës është mono-partiake, dy kundër kandidatë me librezë partiake.

    “Kosova po futet drejt një procesi të ri zgjedhor, në ora 12 të natës LDK pret nisjen e shpërndarjes së Kuvendit dhe LDK pret pastaj caktimin e datës së zgjedhjev”.

    “Seancën e tashmë e konsiderojmë mono-partiake, sepse ka dy kundërkandidatë me librezë partiake. Kështu nuk arrihet me uniteti”, ka thënë ai.

  • Deputetët e PDK-së nuk marrin pjesë në seancën ku votohet Konjufca e Kollçaku

    Deputetët e PDK-së nuk marrin pjesë në seancën ku votohet Konjufca e Kollçaku

    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë lëshuar ambientet e Kuvendit të Kosovës për seancën për presidentin.

    Në seancën që pritet ta mbahet në ora 22:00, pritet të hidhet në votim çështja e Presidentit.

    Sipas kushtetutës, duhet dy kandidatë, Lëvizja Vetëvendosje i ka mbledhur nënshkrimet.

    Kështu, Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku janë kandidatët.

    Për zgjedhën e Presidentit janë tre raunde, në raundin e fundit duhen 61 vota, por 80 deputetë duhet të jenë në sallë.

    Afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit është sonte në ora 24:00.

  • Fatmire Kollçaku, kandidatja e dytë për Presidente

    Fatmire Kollçaku, kandidatja e dytë për Presidente

    Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmir Kollçaku është kandidatja e dytë për Presidente të vendit.

    Është deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ai i cili në profilin e tij në Facebook ka publikuar dokumentin që vërteton një gjë të tillë.

    “A votohet për Presidente Fatmire Kollçaku?”- ka shkruar Mustafa.

  • “Deri më tani s’kemi asnjë informacion për kandidatin e dytë”, thotë Rrustemi i VV-së

    “Deri më tani s’kemi asnjë informacion për kandidatin e dytë”, thotë Rrustemi i VV-së

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka folur në hollin e Kuvendit të Kosovës lidhur me seancën e dytë, e thirrur rreth çështjes së Presidentit, pas seancës për amendamentet kushtetuese që dështoi për shkak të mungesës së kuorumit.

    Rrustemi ka theksuar se deri më tani nuk ka informacion për një kandidat të dytë, pos Glauk Konjufcës të propozuar nga LVV-ja.

    “Deri më tani nuk kemi asnjë informacion për kandidatin e dytë, ne kemi një kandidat i cili i ka plotësuar kushtet dhe kriteret procedurale dhe kushtetuese, mbështetur nga 30 nënshkrime. Procedura nuk mund të fillojë pa pasur së paku dy kandidatë”.

    “Unë personalisht e kam nënshkruar kandidaturën e Konjufcës, por ne e kemi thënë vazhdimisht dhe i kemi ftuar deputetët e opozitës për të propozuar kandidatin e dytë”, deklaroi ai.

  • SHBA-së i kushtuan 3.7 miliardë dollarë 100 orët e para të luftës me Iranin

    SHBA-së i kushtuan 3.7 miliardë dollarë 100 orët e para të luftës me Iranin

    Sipas një analize të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) e publikuar të enjten, 100 orët e para të fushatës ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit vlerësohet se kanë kushtuar 3.7 miliardë dollarë – më shumë se 890 milionë dollarë në ditë.

    Më pak se 200 milionë dollarë nga kjo shifër totale janë kosto operative që tashmë përfshihen në buxhetin e Pentagonit.

    Ndërkohë, pjesa tjetër prej 3.54 miliardë dollarësh e kostos së parashikuar “me shumë gjasa do të kërkojë fonde shtesë nga Departamenti i Mbrojtjes (DoD), qoftë përmes një kërkese suplementare ose një projektligji tjetër për pajtim”, thanë analistët e CSIS, shkruan CNN.

    Përveç kostove të operacioneve dhe mbështetjes, shpenzimet kryesore pritet të jenë zëvendësimi i municioneve – gjë veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh shqetësimet mbi stoqet e municioneve interceptuese të SHBA-së dhe të aleatëve të saj – si dhe humbjet e pajisjeve, si tre aeroplanët F-15 që u rrëzuan në një incident me zjarr miqësor në Kuvajt.

    Duke e parë përpara, autorët shkruan se kostot mund të ndryshojnë bazuar në një “ndryshim të forcave amerikane drejt municioneve më të lira” si dhe “intensitetin e operacioneve dhe efektivitetin e hakmarrjes iraniane”.

    Nuk është e qartë sa do të zgjasë konflikti me Iranin; presidenti amerikan, Donald Trump dhe Sekretari i Luftës, Pete Hegseth, nuk kanë dhënë afate të qarta, me Hegseth që tregoi se SHBA do të veprojë për aq kohë sa presidenti e konsideron të nevojshme “mund të thuash katër javë, por mund të jenë gjashtë, mund të jenë tetë, mund të jenë tre. Në fund të fundit, ne vendosim ritmin dhe tempon”.

  • Çka tha Hykmete Bajrami që nuk e la Albulena Haxhiu të fliste?

    Çka tha Hykmete Bajrami që nuk e la Albulena Haxhiu të fliste?

    Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami i ka reaguar ashpër LVV-së për seancën e jashtëzakonshme dhe i ka kërkuar llogari “pse vendin po e çojnë sërish në zgjedhje”.

    “Jemi vetëm disa orë para vendimit që shkojmë prapë në zgjedhje dhe po diskutojmë amendamente kushtetuese, siç u thamë, me 14 vjet vonesë. Qytetarë të nderuar, të kthehemi tek tema kryesore. Sot kjo seancë është thirrur në shpërqendrim të vëmendjes. Sot, kjo seancë është thirrur nga ata të cilët para disa jave i morën 51% të votave, për të na adresuar çështjen e bujqve të cilët s’i kanë marrë subvencionet e vitit të kaluar; me adresuar çështjen e qytetarëve të cilët i pret një valë e re e inflacionit nga luftat në botë. E këta dalin e u thonë njerëzve që inflacionin e kemi mbajtur nën kontroll me një vendim atje për çmimin e derivateve të naftës… Dhe këta sot na sjellin amendamente kushtetuese. Këta sot i ofendojnë të gjithë pacientët të cilët janë në spitale pa barna esenciale. Ky është turp, turp”, theksoi ajo.

    Por të njëtës ia ndërprenë fjalën me arsyetimin e kryetares Albulena Haxhiu se po flet “jashtë temës”.

  • Besnik Tahiri tregon pse AAK-ja nuk mori pjesë në seancën për ndryshimet kushtetuese

    Besnik Tahiri tregon pse AAK-ja nuk mori pjesë në seancën për ndryshimet kushtetuese

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri foli pas seancës për amandamentet e Presidentit, ku AAK-ja nuk mori pjesë.

    Ai tha se kjo seancë është thirrur për të bërë një improvizim dhe siç tha, për të shpërndarë mjegull tek qytetarët.

    “U thirr për të bërë një improvizim, u shfrytëzua për të bërë disa deklarata politike, gjoja për të ndërruar Kushtetutën, proces ky i cili s’mund të ndodh në pikë të natës dhe nuk mund të ndodh në rrethana kur nuk ka diskutim paraprak. Pamë një improvizim të skajshëm, një tendencë për të shpërndarë një mjegull tek qytetarët e Kosovës”, tha ai.

  • Seanca për zgjedhjen e Presidentit sonte në ora 22:00

    Seanca për zgjedhjen e Presidentit sonte në ora 22:00

    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sonte do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme plenare.

    Sipas njoftimit zyrtar, në rend dite është vetëm një pikë: zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës.

    Seanca pritet të mbahet në sallën e seancave të Kuvendit duke filluar nga ora 22:00, vetëm pak orë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri.