ATV

Author: K.B.

  • Haradinaj: Kurti punoi në bazë të udhëzimeve ose dëshirave të Rusisë dhe Serbisë

    Haradinaj: Kurti punoi në bazë të udhëzimeve ose dëshirave të Rusisë dhe Serbisë

    Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se kryeministri Albin Kurti ka punuar “intensivisht që ato themelet, atë që është krijuar me mund në Kosovë ta tjetërsojë, por jo në favor të Kosovës.

    Ai tha në një intervistë në Frontal në T7 se të gjitha zhvillimet janë “agjendë”.

    “E ka sulmu themelin e vlerave të lirisë”, tha ai.

    “E ka dëmtuar edhe ekonominë. Shumë prej tyre i nxjerrin sot investimet jashtë vendit. Shqipëria thotë se investitori më i madh i jashtëm është Kosova. 700 milionë të Kosovës atje. E ka lënë Kosovën pa fuqi energjetike, s’ka lënë të prodhohet energji elektrike”, tha ndër tjerash Haradinaj.

    Ai tha gjithashtu se Kurti “i ka shkatërru marrëdhëniet me aleatët e sigurisë”.

    “Nëse e vazhdojmë listën kështu, e sheh që ky ka punu në bazë të udhëzimeve ose në bazë të dëshirave të armiqve të Kosovës, Rusisë, Serbisë, këtyre që s’na dojnë”, tha ai.

  • Kushtetuesja vendos masë ndaj dekretit të Presidentes, ndalon çdo veprim të Kuvendit deri më 31 mars

    Kushtetuesja vendos masë ndaj dekretit të Presidentes, ndalon çdo veprim të Kuvendit deri më 31 mars

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme me të cilën ia ndalon Presidentes dhe Kuvendit çdo veprim deri më 31 mars.

    Vendimi vjen pasi kryeministri Albin Kurti e dorëzoi për shqyrtim në këtë gjykatë dekretin e presidentes Vjosa Osmani të premten për ta shpërndarë Kuvendin.

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 116 (2) të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit dhe rregullat 44, 45, 46 (2) dhe 48 (1) (d) të Rregullores së punës, më 9 mars 2026, njëzëri VENDOS I. TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesit të kërkesës masën e përkohshme me të cilën ndalohet çdo veprim i Presidentes së Republikës së Kosovës në lidhje me Dekretin nr. 24/2026 të 6 marsit 2026, si dhe të ndalojë çdo veprim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kohëzgjatjen e përcaktuar sipas pikës II të këtij Vendimi”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

    Gjykata urdhëroi, në pikën e dytë të vendimit, që masa e përkohshme “hyn në fuqi më 9 mars 2026, në kohëzgjatje deri më 31 mars 2026”.

    Presidentja Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit pasi Presidenti i ri nuk u zgjodh deri në fund të ditës së enjtë, më 5 mars.

  • Gërvalla lëshon komunikatë pas dorëheqjes së Avdylit: Askush nga Guxo s’është përfshirë në linçime ndaj Presidentes

    Gërvalla lëshon komunikatë pas dorëheqjes së Avdylit: Askush nga Guxo s’është përfshirë në linçime ndaj Presidentes

    Kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla Schwarz lëshoi një komunikatë të partisë që drejton duke thënë se e kuptoi “nga mediat dhe rrjetet sociale” që Haxhi Avdyli dha dorëheqje nga partia për shkak të, siç tha, fushatë linçuese ndaj presidentes Vjosa Osmani.

    Ajo tha se Guxo e pranon dorëheqjen e tij dhe e falënderon Avdylin për kontributin, por shtoi se “askush nga Partia Guxo nuk është përfshirë dhe nuk përfshihet as në debate të ulëta dhe as në linçime publike të askujt e aq më pak të Presidentes së Republikës”.

    “Nga media dhe nga rrjetet sociale, kemi kuptuar se deputeti Haxhi Avdyli, paska dhënë sot dorëheqje nga Partia Guxo. Kryesia e Partisë Guxo e pranon këtë dorëheqje dhe e sheh si të drejtën dhe zgjedhjen e tij të vullnetshme dhe të pakontestueshme. Në të njëjtën kohë, në emër të anëtarësisë dhe perkrahësve, Partia Guxo e falenderon deputetin Avdyli për rrugëtimin e përbashkët të derikëtushëm si dhe kontributin që ka dhënë për Partinë Guxo. Si kryesi e Partisë Guxo i dëshirojmë shëndet dhe elan për punë të mbara e shumë suksese në angazhimet e ardhshme profesionale!”, thuhet në komunikatën e postuar nga Gërvalla.

    “Në fund, për shkak të disa pretendimeve për motivet e dorëheqjes, e ndjejmë obligim të konfirmojmë se askush nga Partia Guxo nuk është përfshirë dhe nuk përfshihet as në debate të ulëta dhe as në linçime publike të askujt e aq më pak të Presidentes së Republikës. Partia Guxo angazhohet me ngulm për respektimin e rendit, ligjit dhe kushtetueshmërisë në të gjitha zhvillimet në vend duke përfshirë edhe zhvillimet e fundit”, thuhet në fund të komunikatës.

    Në valën e sulmeve online ndaj presidentes Vjosa Osmani, e cila vendosi ta shpërndajë Kuvendin, u përmend edhe “pushkatimi”, gjë që nxiti një reagim nga Presidenca që bëri thirrje që bë thirrje që organet e drejtësisë “të merren urgjentisht me këto raste dhe ta trajtojnë në përputhje me ligjin”.

    Haxhi Avdyli, deputet në disa legjislstura, dha dorëheqje nga Guxo “në shenjë proteste dhe për të mos u identifikuar me këtë fushatë të ulët”, që tha se e ka prekur shumë.

  • Tomë Gashi: President më i mirë se Vjosa Osmani ka qenë vetëm Ibrahim Rugova

    Tomë Gashi: President më i mirë se Vjosa Osmani ka qenë vetëm Ibrahim Rugova

    Avokati Tomë Gashi ka folur në emisionin e “Kosova Live” në T7 lidhur me mospropozimin e emrit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani, si kandidate për presidente të ardhshme nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Gashi ka thënë se është habitur nga ky vendim, duke theksuar se Osmani është ndër presidentët më të mirë që ka pasur vendi.

    “President më i mirë se Vjosa Osmani ka qenë veç Ibrahim Rugova. S’ka tjerë”, është shprehur ai.

    Sipas tij, mospropozimi i emrit të Osmanit për një mandat tjetër është i pakuptueshëm, duke pasur parasysh, siç tha ai, performancën e saj në krye të shtetit.

  • Bashkëshorti i Presidentes mirëpret dorëheqjen e Avdylit nga Guxo: Heshtja ndaj linçimit dhe thirrjeve për pushkatim është bashkëfajësi

    Bashkëshorti i Presidentes mirëpret dorëheqjen e Avdylit nga Guxo: Heshtja ndaj linçimit dhe thirrjeve për pushkatim është bashkëfajësi

    Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes ka quajtur “akt të rrallë integriteti dhe guximi politik” dorëheqjen e Haxhi Avdylit nga Guxo, partia e themeluar nga Vjosa Osmani.

    Avdyli tha se dha dorëheqje nga Guxo “në shenjë proteste dhe për të mos u identifikuar” me fusahtën linçuese që tha se po bëhet ndaj presidentes. Sadriu tha se heshtja në këtë rast do të ishte “bashkëfajësi”.

    “Kjo dorëheqje e Dr. Haxhiut, deputet në disa mandate, është një akt i rrallë integriteti dhe GUXIMI politik në një kohë kur debati publik po helmohet nga linçimi, shpifjet dhe madje thirrjet për “pushkatim” të Presidentes. Kur politika bie në këtë nivel, heshtja nuk është neutralitet, por bashkëfajësi”, shkroi Sadriu në një postim në Facebook.

    “Demokracia nuk mbrohet me linçime, kërcënime, thirrje për dhunë dhe dehumanizim të kundërshtarit; ajo mbrohet nga ata që kanë guximin të thonë MJAFT MË kur kalohet çdo kufi i njerëzores dhe i politikës”, shtoi ai.

    Sadriu tha se “në një Kosovë të lirë, askush nuk duhet të heshtë përballë gjuhës së dhunës”.

    “Sot është Presidentja; nesër mund të jetë kushdo tjetër cak i thirrjeve për “pushkatim” dhe i këtij dehumanizimi të rrezikshëm”.

  • Aktakuzë ndaj një hetueseje policore për personat e zhdukur, keqpërdori informatat zyrtare

    Aktakuzë ndaj një hetueseje policore për personat e zhdukur, keqpërdori informatat zyrtare

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj një hetueseje policore me inicialet F.B., nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”.

    Sipas prokurorisë, e pandehura në cilësinë e hetueses në ekipin për Hetimin e Personave të Zhdukur dyshohet se ka shfrytëzuar qasjen në sistemin zyrtar të Policisë së Kosovës për të siguruar të dhëna personale dhe informacione mbi të kaluarën kriminale të një personi.

    Dyshohet se këto të dhëna ajo ia ka dërguar përmes aplikacionit “WhatsApp” një miku të saj, me inicialet A.P., i cili më pas i ka publikuar ato në një emision televiziv më 20 dhjetor 2025.

  • Policia jep detaje për dronin e gjetur në Muçibabë, s’dihet origjina e tij

    Policia jep detaje për dronin e gjetur në Muçibabë, s’dihet origjina e tij

    Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka dhënë detaje lidhur me dronin e gjetur në afërsi të fshatit Muçibabë.

    Ai ka thënë se droni është gjetur i rrëzuar dhe jo duke gjiruar.

    Në emisionin “tre8tre”, Hashani ka thënë se hetimet do të tregojnë prejardhjen e dronit.

    “Me të marrë informatën, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka marrë mjetin. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar dhe nuk kemi informata se nga ka ardhur mjeti. Ky fshat është në kufi, afër pikës kufitare me Serbinë. Ne kemi pasur informatat nga rrugët tona operative dhe e kemi gjetur dronin në tokë. Policia e Kosovës ka marrë informata nga rrugët operative, dhe hetimet në vazhdim do të tregojnë se si është gjetur droni aty”, ka thënë ai.

  • Presidenca thotë se Osmani po e pret Gjykatën Kushtetuese për ta nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve të reja

    Presidenca thotë se Osmani po e pret Gjykatën Kushtetuese për ta nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve të reja

    Presidentja Vjosa Osmani është në pritje të Gjykatës Kushtetuese përpara se ta nënshkruajë dekretin për datën e zgjedhjeve të reja parlamentare.

    Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, tha se ajo i ka njoftuar për këtë edhe partitë në takimimin konsulaltiv, në të cilin nuk mori pjesë Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka dërguar në Kushtetuese dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

    “Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, tha Kupina.

  • VIDEO/ Kapen “mat” Xhensila dhe Ledri, publikohen momentet intime mes çiftit

    VIDEO/ Kapen “mat” Xhensila dhe Ledri, publikohen momentet intime mes çiftit

    Disa pamje të publikuara së fundmi në rrjetet sociale tregojnë Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj së bashku, duke konfirmuar kështu zërat për një romancë mes tyre.

    Çifti është kapur në një klub në Paris, ku shfaqen duke kërcyer dhe shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

    Prej disa kohësh, ka pasur thashetheme për një marrëdhënie mes tyre, veçanërisht pas ndarjeve të tyre nga ish-partnerët, Xhensila pas divorcit nga aktori Bes Kallaku dhe Ledri pas ndarjes nga Sara Hoxha.

    Edhe pse asnjë nga dyshja nuk ka konfirmuar lidhjen e tyre, pamjet e bëra virale tregojnë qartë se ekziston një raport dashuror mes tyre.

  • Londrimi zbulon mesazhin që mori nga aktorja turke Demet Ozdemir

    Londrimi zbulon mesazhin që mori nga aktorja turke Demet Ozdemir

    Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrimi, ka zbuluar një mesazh të veçantë që ka marrë nga aktorja e njohur turke Demet Ozdemir menjëherë pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend.

    Gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Shoqet”, ai tregoi në telefon mesazhin që i kishte ardhur nga ylli i serialeve turke.

    “Urime për suksesin tënd. Shpresoj të takohemi një ditë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e saj