ATV

Author: K.B.

  • “Nuk do të këndoj më në Serbi” – Këngëtari kroat kujton dhimbjet që ky vend ia shkaktoi Kroacisë

    “Nuk do të këndoj më në Serbi” – Këngëtari kroat kujton dhimbjet që ky vend ia shkaktoi Kroacisë

    Këngëtari kroat Tony Cetinski ka deklaruar se nuk do të rikthehet më për të performuar në Serbi, pasi anuloi koncertin e tij që ishte planifikuar të mbahej më 8 Mars në sallën SPENS në Novi Sad.

    Cetinski tha se vendimin për anulimin e koncertit e mori pasi u përball me një dilemë morale, kur mësoi se për shumë njerëz kjo sallë lidhet me kujtime të rënda nga luftërat e viteve ’90. Sipas tij, plagët që lufta i ka shkaktuar popullit kroat janë ende të ndjeshme dhe ai nuk dëshironte të injoronte vuajtjen e njerëzve.

    “Pas gjithë asaj që ndodhi, vështirë se do të dëshiroj ndonjëherë të shkoj sërish atje. Kam marrë edhe kërcënime me vdekje ndaj meje dhe familjes sime, të cilat do t’i mbledh dhe do t’i raportoj te autoritetet,” ka shkruar këngëtari në një reagim të publikuar në rrjetet sociale.

    Ai theksoi se nëse do ta kishte ditur më herët gjithë kontekstin dhe reagimet që do të pasonin, nuk do të kishte pranuar kurrë të organizonte koncert në Serbi.

    Vendimi i tij ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, ndërsa shkrimtari kroat Marin Medak e mbështeti publikisht, duke thënë se këngëtari zgjodhi “dinjitetin para fitimit”. /Vijesti

  • Sejdiu ia hedh fajin Kurtit për bllokadë: Një lider normal kërkon zgjidhje, problemi nuk është te Kushtetuta

    Sejdiu ia hedh fajin Kurtit për bllokadë: Një lider normal kërkon zgjidhje, problemi nuk është te Kushtetuta

    Analisti politik Dardan Sejdiu thotë se kriza aktuale në vend nuk është kushtetuese, por lidhet me mungesën e udhëheqjes politike.

    Sipas tij, problemi nuk qëndron te mungesa e numrave për të qeverisur, por te mungesa e vullnetit për të marrë përgjegjësi politike.

    “Kryeministri i ka votat për të qeverisur, por nuk po e tregon vullnetin për të udhëhequr. Kur i ke numrat, por shteti bllokohet, problemi nuk është te Kushtetuta. Problemi është te mënyra si po përdoret pushteti”, ka deklaruar ai.

    Sejdiu shkroi më tej se një udhëheqës normal duhet të kërkojë zgjidhje dhe marrëveshje minimale për funksionimin e shtetit.

    “Një lider normal kërkon zgjidhje. Ndërton ura. Gjen marrëveshje minimale që shteti të marrë frymë”,ka shkruar ai.

    Ai ka akuzuar pushtetin se prej dy vitesh po vepron në drejtim të kundërt.

    “Por këtu, tash e dy vjet, po ndodh e kundërta: Nuk kërkohet funksionalitet, por prodhohet krizë e re. Nuk ulen tensionet, por ushqehen përplasjet. Nuk punohet për stabilitet, por për bllokadë”.

  • Edita Tahiri: Përplasjet Vjosa Osmani – Albin Kurti po ia dëmtojnë imazhin Kosovës në botë

    Edita Tahiri: Përplasjet Vjosa Osmani – Albin Kurti po ia dëmtojnë imazhin Kosovës në botë

    Ish-diplomatja Edita Tahiri ka reaguar ndaj përplasjeve të fundit mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, duke thënë se këto tensione kanë dëmtuar imazhin e Kosova në arenën ndërkombëtare.

    Sipas saj, fakti që përplasjet mes dy liderëve shtetërorë kanë përfunduar në titujt e mediave botërore nuk i shërben vendit.

    Postimi i plotë:

  • Katër zyrtarë të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë certifikohen si specialistë të sigurisë dhe shëndetit në punë

    Katër zyrtarë të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë certifikohen si specialistë të sigurisë dhe shëndetit në punë

    Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka bërë të ditur se katër zyrtarë të Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca janë certifikuar si specialistë të sigurisë dhe shëndetit në punë, duke forcuar kapacitetet profesionale për mbrojtjen dhe mirëqenien në institucionet e kryeqytetit.

    Sipas Ramës, certifikimi i zyrtarëve është realizuar nga HSK dhe synon avancimin e standardeve të sigurisë në institucionet komunale.

    “Mëngjesin e nisa me katër zyrtarët e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët janë certifikuar si Specialistë të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë nga Kompania HSK, duke forcuar kapacitetet profesionale për mbrojtjen dhe mirëqenien në institucionet e Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

    Ai theksoi se siguria nuk lidhet vetëm me reagimin në raste emergjente, por edhe me përgatitjen dhe profesionalizmin e vazhdueshëm në punë.

    “Siguria nuk është vetëm reagim në emergjencë, është përgatitje, profesionalizëm dhe standarde të larta pune çdo ditë”, ka theksuar ai.

    Kryetari i Prishtinës shtoi se kryeqyteti do të vazhdojë të investojë në zhvillimin profesional të zyrtarëve që kujdesen për sigurinë e qytetarëve.

    “Kryeqyteti vazhdon të investojë në njerëzit që kujdesen për sigurinë e qytetarëve”, ka deklaruar Rama.

  • Arrestohen dy persona në veri, u konfiskohen telefona dhe para

    Arrestohen dy persona në veri, u konfiskohen telefona dhe para

    Në Mitrovicë të Veriut janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një rast që po hetohet nga autoritetet.

    Sipas raportit policor, më 10 mars rreth orës 11:00, policia ka arrestuar dy meshkuj kosovarë, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën “ushtrim ndikimi”.

    Gjatë ndërhyrjes policore, si prova materiale janë konfiskuar dy telefona mobilë dhe një shumë parash të gatshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

    “Ushtrim Ndikimi – Mitrovicë Veri / 10.03.2026 – 11:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur. Si prova materiale janë konfiskuar dy telefona dhe para të gatshme. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

  • Nis seanca për Nagip Krasniqin, i akuzuar se i shkaktoi dëme miliona euro KEK-ut

    Nis seanca për Nagip Krasniqin, i akuzuar se i shkaktoi dëme miliona euro KEK-ut

    Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka filluar seanca ndaj Nagip Krasniqit, ish kryeshefi i KEK-ut.

    Krasniqi akuzohet se i ka shkaktuar dëme KEK-ut miliona euro.

    Sot pritet që të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor, ku palët do të paraqesin argumentet dhe provat e tyre para trupit gjykues.

    Në seancën e mbajtur më 15 janar, prokurorja Firkije Fejzullahu deklaroi se pas administrimit të provave do të arrihet zbardhja e plotë e gjendjes faktike dhe provimi i fajësisë së të akuzuarve.

    Vetë Krasniqi ka cilësuar aktakuzën si të montuar dhe ka theksuar se qëndrimi i tij pesëmujor në paraburgim është i padrejtë.

    Sipas aktakuzës, ai, së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën, akuzohet për dëmtim të buxhetit të shtetit me rreth 37 milionë euro.

    Në seancën fillestare më 7 shkurt 2025, Krasniqi dhe Zejna janë deklaruar të pafajshëm. Ymer Dragusha, një tjetër i akuzuar, ka pranuar fajësinë pas marrëveshjes me Prokurorinë.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 dhjetor 2024 ngriti aktakuzën e re ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi si dhe Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës.

    Nagip Krasniqi dhe Ymer Dragusha akuzohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

    Krasniqi akuzohet edhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”.

    Kurse, Isuf Zejna akuzohet për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale keqpërdrim i detyrës zyrtare”.

  • Ambasadori i Kosovës në Zvicër: Nuk dihet nëse ka shqiptarë në mesin e viktimave apo të lënduarve

    Ambasadori i Kosovës në Zvicër: Nuk dihet nëse ka shqiptarë në mesin e viktimave apo të lënduarve

    Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë kantonin Fribourg të Zvicrës, ku një autobus me udhëtarë u përfshi nga flakët.

    Mediat zvicërane raportuan se gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit, dhe disa të tjerë u plagosen.

    Incidenti ndodhi rreth orës 18:25 në qendër të Kerzers, teksa autoritetet po hetojnë mundësitë nëse zjarri u vë qëllimisht.

    Lidhur me rastin, ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, deklaroi për IndeksOnline se ende nuk kanë asnjë informacion nëse në mesin e viktimave ose të lënduarve – ka shqiptarë.

    “Nuk kemi ende asnjë informacion. Policia nuk i ka identifikuar viktimat” pohoi shkurtimisht Latifi.

    Në videot që qarkulluan dje në rrjete sociale, ku shihen flakë të mëdha teksa kaplojnë autobusin, dëgjohen britma e të folura edhe në gjuhën shqipe.

    “O nuk e di bre, po thonë se një njeri e ka kallë veten” dëgjohen disa qytetarë, pak metra larg autobusit.

    “O nuk e di bre, një…” – Në momentin e djegies së autobusit në Zvicër dikush dërgjohet duke folur shqip

  • “O nuk e di bre, një…” – Në momentin e djegies së autobusit në Zvicër dikush dërgjohet duke folur shqip

    “O nuk e di bre, një…” – Në momentin e djegies së autobusit në Zvicër dikush dërgjohet duke folur shqip

    Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet postar në Friburg të Zvicrës, ku sipas raportimeve fillestare gjashtë persona humbën jetën. Ngjarja ka shkaktuar panik dhe reagime të shumta nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes.

    Sipas raportimit të publikuar nga mediumi zviceran Blick, redaksia ka marrë shumë fotografi dhe video nga lexuesit që tregojnë përmasat e mëdha të shkatërrimit. Flakët nga automjeti postar thuhet se arrinin disa metra lartësi, ndërsa tymi i dendur ishte i dukshëm nga kilometra larg.

    Në një video që ka siguruar media, dëgjohet një burrë i tronditur teksa flet në gjuhën shqipe dhe tregon se çfarë ka ndodhur.

    Në video, burri pyetet se çfarë kishte ndodhur. Ai përgjigjet në gjuhën shqipe: “O nuk e di bre, po thonë që një person e ka djegur veten…”, dëgjohet tek rrëfen ai, duke shtuar se personi kishte hedhur benzinë mbi vete dhe më pas ishte vetëdjegur.

    Rreth vendit të ngjarjes fluturonin pupla nga xhaketat e shkatërruara, ndërsa kalimtarët shiheshin të tmerruar nga ajo që kishte ndodhur. Kur zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes, nga automjeti kishte mbetur vetëm skeleti i djegur.

    Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

  • Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshmitari shqiptar: Ai i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes

    Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshmitari shqiptar: Ai i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes

    Të martën në mbrëmje shpërtheu një zjarr në një autobus postar në Kerzers, në kantonin e Fribourgut, ku si pasojë gjashtë persona mbeten të vdekur.

    Dëshmitarët okularë raportojnë se një person i vuri flakën vetes, gjersa video dhe fotografi tregojnë automjetin duke u djegur me intensitet të madh.

    Sipas policisë, në këtë tragjedi kanë humbur jetën të paktën gjashtë persona. Pesë persona të tjerë janë plagosur, raporton 20min.ch, transmeton albinfo.ch.

    Në një konferencë për shtyp të martën në mbrëmje, policia konfirmoi se zjarri në autobusin postar ishte vendosur qëllimisht. Megjithatë, rrethanat e sakta janë ende nën hetim. Policia nuk komentoi nëse bëhej fjalë për një sulm terrorist.

    Një video e siguruar nga kjo redaksi tregon skena pak pasi shpërtheu zjarri. Një person shihet duke vrapuar dhe duke bërtitur, ndërsa duket se ka djegie në duar. Në sfond dëgjohen britma dhimbjeje.

    Media 20 Minuten ka vendosur të mos e publikojë videon dhe në vend të saj të tregojë vetëm disa pamje (screenshots) nga ajo.

    Në video, burri i plagosur dëgjohet duke thënë në shqip:

    “Një burrë i vuri flakën vetes. Ai hodhi benzinë mbi vete dhe pastaj e ndezi.”

    Më pas burri ulet në tokë. Një kalimtar i afrohet dhe e pyet nëse ka nevojë për ujë. Burri i plagosur pohon se po.

    Deri tani, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërkaq disa nga të plagosurit u transportuan me helikopter drejt spitalit.

    Sipas policisë, zjarri u vu shpejt nën kontroll.

    Ka indikacione se një person i vetëm mund ta ketë shkaktuar zjarrin, por mënyra se si ndodhi saktësisht ende nuk është e qartë. Hetimet për shkakun e zjarrit janë duke vazhduar dhe pritet të zgjasin gjatë gjithë natës. Policia ka hapur edhe një linjë telefonike për informacione: 0800 261 700.

  • Identifikimi i të vdekurve nga zjarri në një autobus në Zvicër mund të zgjasë me ditë

    Identifikimi i të vdekurve nga zjarri në një autobus në Zvicër mund të zgjasë me ditë

    Identifikimi i gjashtë të vdekurve nga zjarri në një autobus në Zvicër gjatë mbrëmjes të së martës mund të zgjasë me ditë, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë kantonale të Fribourgut për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA herët të mërkurën në mëngjes

    Nga zjarri mbetën edhe pesë të lënduar – njëri prej tyre i cili kishte shkuar për t’i ndihmuar viktimat.

    Policia nuk dyshon në akt terrorist. Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se një burrë ia ka vënë flakën vetes brenda në autobus.

    Në orën 14:00 do të mbahet një konferencë për shtyp për të dhënë një përditësim mbi situatën.

    Gjatë mëngjesit të sotëm, rruga ku ndodhi incidenti u pastrua dhe u hap për kalim.