ATV

Author: K.B.

  • LDK thotë se nesër do t’i dërgojë në KEDS të gjitha faktet e mbledhura për njehsorët

    LDK thotë se nesër do t’i dërgojë në KEDS të gjitha faktet e mbledhura për njehsorët

    LDK fton të gjithë qytetarët, të bëjnë një verifikim të thjeshtë vetë, duke ndjekur hapat e paraqitur në këtë foto të bashkangjitur.

    “Kontrolloni nëse ora e shfaqur në njehsor përputhet me orën reale në telefonin tuaj.

    Nëse vëreni mospërputhje:

    • bëni fotografi ose video si dëshmi

    • dërgojini ato tek anëtari ynë Visar Azemi

    Të gjitha faktet e mbledhura do t’i dorëzojmë nesër në KEDS dhe KESCO, dhe më pas do të procedohen edhe në Prokurori”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

    “Kjo çështje nuk mund të trajtohet si gabim teknik, qytetarët meritojnë transparencë dhe drejtësi. Çdo dyshim për abuzim duhet të hetohet dhe çdo përgjegjës duhet të mbajë llogari”, përfundon postimi i LDK-së.

  • Gjyqi ndaj Naim Murselit, Pacolli reagon pasi u përmend: Po kërkojnë të shpëtojnë duke përmendur emra …

    Gjyqi ndaj Naim Murselit, Pacolli reagon pasi u përmend: Po kërkojnë të shpëtojnë duke përmendur emra …

    Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me pretendimet se “ai ka qenë në dijeni për vrasjen e Liridona Ademajt”, ku i dyshuari është Naim Murseli.

    Pacolli ka mohuar çdo pretendim të këtillë, duke shtuar se ka kohë që ai është distancuar nga çdo njeri dhe rrugë që nuk përfaqëson.

    “Njerëzit më të rrezikshëm nuk janë gjithmonë ata që bota i njeh si të këqij; shpesh janë ata që i ke ndihmuar më së shumti, e që, sapo ua ndal dorën, kthehen kundër teje me helm, përgojim dhe pabesi. Ata harrojnë të mirat që kanë marrë, harrojnë dorën që i ka mbajtur dhe fjalën që i ka mbrojtur. Dhe kur nuk munden më ta mbajnë peshën e zgjedhjeve të veta, kërkojnë të shpëtojnë duke përmendur emra që nuk u përkasin më jetës së tyre. Kjo nuk është forcë. Kjo është varfëri karakteri. Po e them qartë: jam distancuar prej kohësh nga çdo njeri dhe nga çdo rrugë që nuk më përfaqëson. Ndihma që i kam dhënë dikujt dikur ka qenë njerëzore, por zgjedhjet që ai ka bërë më pas i përkasin vetëm atij”.

    “Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për alibi, për mbrojtje apo për larje imazhi. Emri im nuk është strehë për askënd që përpiqet të fshehë të vërtetën pas emrit të tjetrit. Kam heshtur nga dinjiteti, jo nga frika. Por heshtja ime nuk është dobësi. Është refuzim për të rënë në nivelin e atyre që, pasi ushqehen nga mirësia, e kthejnë atë në helm. Dhe në fund, njeriu nuk bëhet i lig nga mungesa e përkrahjes; ai thjesht tregon atë që ka qenë brenda tij gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

  • PDK del me reagim: Pretendimet se na është ofruar posti i Presidentit të pavërteta dhe spekulative

    PDK del me reagim: Pretendimet se na është ofruar posti i Presidentit të pavërteta dhe spekulative

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka dalë me deklaratë për pretendimet se PDK-së i është ofruar posti i Presidentit.

    Në reagim thuhet se pretendimet janë të pavërteta dhe spekulative.

    “Lidhur me raportimet e fundit, sqarojmë se pretendimet se PDK-së i është ofruar posti i Presidentit janë të pavërteta dhe spekulative. Sot, Partia Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, ku u vendos që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm”, thuhet në njoftim.

    “I bëjmë thirrje mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të verifikuara. PDK mbetet e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme të ofrojë informata të sakta dhe në kohë për çdo çështje me interes publik. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, përmbyllet njoftimi.

  • Formacionet zyrtare, Sllovaki – Kosovë: Këta janë 11 luftëtarët që do të synojnë fitoren historike

    Formacionet zyrtare, Sllovaki – Kosovë: Këta janë 11 luftëtarët që do të synojnë fitoren historike

    Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga ora 20:45 në udhëtim ndaj Sllovakisë në kuadër të gjysmëfinales së ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

    ‘Dardanët’ vijnë në këtë ndeshje me dy mungesa të rëndësishme siç janë ato të kapitenit Amir Rrahmani dhe mesfushorit Leon Avdullahu.

    Foda i ka besuar edhe në këtë ndeshje t’i besojë rreshtimit që e solli deri në ‘play-off,’ po ashtu edhe lojtarëve që mbajtën barrën kryesore të ekipit kombëtar në kualifikuese.

    Në fazën defensive nga minuta e parë aktivizohet Kreshnik Hajrizi, ndërsa në mesfushë në mungesë të Avdullahut luan Veldin Hoxha.

    Sulmit si përherë i prin dyshja fantastike Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani, të cilët do të ndihmohen nga Florent Muslija që do të luajë në një rol më të avancuar.

    Formacionet zyrtare:

    Sllovakia: Dubravka, Valjent, Vavro, Obert, Hancko, Bero, Lobotka, Duda, Sauer, Strelec, Haraslin.

    Kosova: Muric, Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi;

  • Shqipëria kërkon ta eliminojë Poloninë, formacionet zyrtare

    Shqipëria kërkon ta eliminojë Poloninë, formacionet zyrtare

    Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë sfidën tepër të rëndësishme për gjysmëfinalen e play-offit të Kupës së Botës ndaj Polonisë.

    Duke qenë mysafir, “Kuq e Zinjtë” nuk vlerësohen si favorit megjithatë do të provojnë t’i befasojnë sërish të gjithë.

    Përzgjedhësi brazilian Sylvinho ka publikuar skemën anti-Poloni, ku nuk ka dallim nga formacioni në kualifikueset e fundit, me Mryto Uzunin në qendër, i cili do të ndihmohet nga Arbër Hoxha e Nedim Bajrami.

    Poloni: Grabara; Kedziora, Bednarek, Kiwior; Cash, Szymanski, Zielinski, Skoras; Kaminski, Lewandowski, Rozga

    Shqipëri: Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Asllani, Shehu; Bajrami, Laçi, Hoxha; Uzuni.

    Kujtojmë, përballja e zjarrtë do të nisë nga ora 20:45.

  • Ademi: Presim fitore, jemi diku 7-8 mijë tifozë

    Ademi: Presim fitore, jemi diku 7-8 mijë tifozë

    7-8 mijë tifozë shqiptar pritet të jenë në stadium, në përballjen Sllovaki-Kosovë e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45.

    E para kësaj ndeshje të madhe, ka folur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

    Ademi tha se pret fitore.

    “Presim fitore. Do të japim më shumë në fushë dhe jashtë fushës i falënderoj gjithë tifozët “Dardanë”. Janë diku 7 deri 8 mijë tifozë këtu në Bratislavë”, deklaroi Ademi.

    Ballafaqimi me Sllovakinë, është tejet e vlefshme në rrugëtimin drejt Botërorit i cili sivjet luhet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

  • Zotëriu i parë në Shtëpinë e Bardhë, përfaqëson Kosovën në samitin ndërkombëtar për të rinjtë

    Zotëriu i parë në Shtëpinë e Bardhë, përfaqëson Kosovën në samitin ndërkombëtar për të rinjtë

    Kosova është përfaqësuar në nivel të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Zotëria i Parë Prindon Sadriu mori pjesë në samitin inaugurues të koalicionit global “Fostering the Future Together”, i organizuar në Shtëpia e Bardhë me ftesë të Zonjës së Parë Melania Trump.

    Ngjarja mblodhi përfaqësues nga 45 vende të botës, ndërsa Kosova ishte një nga vetëm tetë shtetet e përzgjedhura për të mbajtur fjalimin kryesor. Në adresimin e tij, Sadriu shprehu mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi angazhimin e vendit për fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve përmes edukimit, inovacionit dhe teknologjisë.

    Ai nënvizoi se mbrojtja dhe mirëqenia e fëmijëve duhet të jenë në qendër të zhvillimit digjital, duke e konsideruar këtë si prioritet kombëtar.

    Ky angazhim lidhet edhe me vendimin e marrë në dhjetor 2025 nga Presidentja Vjosa Osmani, për t’iu bashkuar zyrtarisht koalicionit global “Fostering the Future Together”, një nismë që synon avancimin e politikave për të ardhmen e brezave të rinj.

    Në kuadër të samitit dyditor, aktivitetet nisën me takime në Departamenti i Shtetit të ShBA-së, ku Sadriu u takua me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë zv. Sekretarin e Shtetit Christopher Landau.

    Gjithashtu, ai zhvilloi biseda me përfaqësues të kompanive të mëdha globale të teknologjisë si OpenAI, Microsoft, Google, Meta, xAI, Palantir, Adobe dhe Zoom Communications.

    Diskutimet u përqendruan në mundësitë konkrete që këto platforma dhe shërbime mund të ofrojnë për Kosovën, sidomos në përmirësimin e edukimit dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve.

    Pjesëmarrja e Kosovës në këtë samit konsiderohet një dëshmi e rritjes së rolit ndërkombëtar të vendit dhe e përkushtimit institucional për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më inovative për brezat e rinj. Ky moment vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit global dhe pozicionimit të Kosovës si një aktor i besueshëm në iniciativat ndërkombëtare.

  • Tragjedia në Fier, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

    Tragjedia në Fier, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

    I braktisur nga të gjithë dhe i pashoqëruar nga asnjë familjar, 80-vjeçari Shefit Rrapaj, autor i vrasjes së bashkëshortes së tij, Dashurie Rrapaj, 75 vjeçe, dy ditë më parë në Kuman të Roskovecit në Fier të Shqipërisë.

    Sipas drejtorit të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Arben Duka, negociatat e policisë me familjarët për të tërhequr trupin nuk dhanë rezultat, shkruan A2.

    Në këto kushte, në bazë të ligjit, ceremonia mortore u krye nga bashkia pa asnjë lot dhe pa asnjë lule mbi varrin e tij.

    Ndërkohë, Dashurie Rrapaj u përcoll në banesën e fundit në fshatin Allambreas të Beratit, në vendlindjen e saj.

  • Nagavci kërkon që Osmani të jetë mirënjohëse ndaj VV’së: Të na falënderojë publikisht për bashkëpunimin korrekt

    Nagavci kërkon që Osmani të jetë mirënjohëse ndaj VV’së: Të na falënderojë publikisht për bashkëpunimin korrekt

    Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është deklaruar sërish lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, dhe, mundësive të presidentes Vjosa Osmani për një mandat të dytë në krye të shtetit.

    Nagavci, ka thënë se me presidenten kanë ‘’pasur një raport shumë korrekt profesional”, dhe se, Osmani duhet t’i shprehë ‘’publikisht falënderimet për bashkëpunimin’’ me VV’në.

    Nagavci, në intervistën për Euronews Albania u shpreh se Vjsa Osmani nuk i ka votat e nevojshme për t’u rizgjedhur presidente

    “Gjatë kësaj kohe është diskutuar shumë për zonjën Osmani, ne ja kemi bërë me dije se nuk janë 80 deputetë të qëndrojnë në sallë, që nuk e mbështesin edhe për një mandat. Kemi pasur deklarata publike, ka edhe deputetë të LDK që nuk e mbështesin, ajo nuk i ka votat për t’u rizgjedhur. Duhen firmat, PDK e ka bërë të qartë që nuk e mbështet, edhe brenda LDK nuk kanë qenë të gjitha nënshkrimet. Ne e kemi bërë të qartë që nuk kemi pasur hatërmbetje as më herët, përkundër që ne kemi pasur një pesë vjeçar të bashkëpunimit në pozitat institucionale, kemi pasur një raport shumë korrekt profesional, dhe zonja Osmani, unë besoj që më e pakta që duhet të bëjë, dhe do ta bëjë, besoj, është që të shprehë edhe publikisht falënderimet që ka pasur në mënyrë joformale ose jo publike për bashkëpunimin që kemi pasur’’, ka thënë ajo.

  • Gjini: S’kemi votë për asnjërin kandidat të LVV-së për president

    Gjini: S’kemi votë për asnjërin kandidat të LVV-së për president

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka votë për dy kandidatët aktualë të Lëvizjes Vetëvendosje për president, tha nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini.

    Ai pas mbledhjes së këshillit drejtues të AAK-së, tha se nuk do t’i përgjigjen asnjë ftese të kryeministrit, njëherësh liderit të LVV-së, Albin Kurti, për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

    Përkundër që Gjykata Kushtetuese dha afat 30 ditë për zgjedhjen e presidentit, Gjini tha se nuk po sheh vullnet dhe sinqeritet nga LVV-ja për të zgjedhur presidentin. Kësisoj, sipas tij, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja pas konsumimit të këtij afati.

    I pyetur nëse i përgjigjen pozitivisht ndonjë ftese për takim nga Kurti, ai e mohoi një gjë të tillë.

    Duke folur për aktgjykimin e 25 marsit të Gjykatës Kushtetuese, ku e shpalli të pavlefshëm dekretin e presidentes Vjosa Osmani, nënkryetari i AAK-së thotë se do ta respektojnë të njëjtin.

    Gjatë konferencës për gazetarë, Gjini foli edhe për zgjedhjet e brendshme në parti, ku njoftoi se të njëjtat do të vijojnë dhe se i tërë procesi do të përmbyllet në fund të muajit maj.

    Gjini veçse ka shpallur kandidaturën për kryetar të AAK-së.

    Në anën tjetër, u shpreh edhe kritik ndaj qeverisë, siç tha për mos heqjen e akcizës për derivate./KP