ATV

Author: K.B.

  • Të akuzuar për trafik droge: Tre shqiptarët arratisen nga Belgjika, humbasin garancinë mijëra euroshe

    Të akuzuar për trafik droge: Tre shqiptarët arratisen nga Belgjika, humbasin garancinë mijëra euroshe

    Tre shqiptarë që duhej të paraqiteshin të mërkurën para gjykatës penale në Belgjikë për rolin e tyre në një çështje droge janë arratisur nga vendi ndërsa dyshohet se ndodhen në Shqipëri. Ata akuzohen si anëtarë të një bandë të mirëorganizuar që shisnin drogë në Gent-Zuid.

    Arratisja e tyre u ka kushtuar që të humbasin garancinë, përkatësisht 10.000 dhe 8.000 euro. Çështja nisi më 6 tetor 2024, kur policia ndaloi një Fiat në Gent-Zuid. Në makinë u gjet një sasi kanabisi dhe 3.100 euro para cash.

    Gjatë kontrollit të telefonave të të dyshuarve, hetuesit gjetën gjithashtu mesazhe që, sipas hetimit, lidhen qartë me tregtinë e drogës. Kjo e shtyu prokurorinë të thellonte hetimet. Pas kontrollit u kryen disa kontrolle banesash.

    Në një shtëpi në Edëard Pynaertkaai, hetuesit gjetën një regjistër të drogës, para cash dhe lëndë narkotike. Edhe në adresa të tjera policia bëri zbulime të rëndësishme.

    Në Oosteeklostraat u gjetën 169 gram kokainë dhe 4.000 euro cash. Në një banesë në Hagelandkaai, tek një i tretë i dyshuar u gjetën edhe 119 gram kokainë. Sipas prokurorisë, këto prova tregojnë se të pandehurit ishin pjesë e një rrjeti të strukturuar që merrej me shitjen e drogës. Sipas prokurorisë, i pandehuri i parë kishte rol drejtues në organizatë, ndërsa dy të tjerët vepronin si zbatues ose shpërndarës.

    Për figurën kryesore u kërkua dënim me 40 muaj burg, gjobë 8.000 euro dhe konfiskim i 35.000 eurove. Për të pandehurin e dytë u kërkuan 30 muaj burg, gjobë 8.000 euro dhe konfiskim i 9.500 eurove. I dyshuari i tretë rrezikon 2 vjet burg, gjobë 8.000 euro dhe konfiskim të 1.800 eurove, shkruan Euronews.al.

    Meqë ndodhen sërish në Shqipëri dhe nuk u paraqitën në seancë, ata e humbasin këtë shumë. Vendimi i gjykatës pritet të jepet më 22 prill.

  • Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare

    Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare

    Posta Shqiptare është goditur nga një sulm kibernetik që ka prekur infrastrukturën e teknologjisë së informacionit, ka bërë të ditur Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

    Sipas njoftimit zyrtar, sulmi është kryer mbrëmjen e së mërkurës, por nuk ka shkaktuar ndërprerje të shërbimeve dhe nuk janë fshirë të dhëna.

    Ky është sulmi i dytë brenda pak ditësh ndaj institucioneve në Shqipëria. Më 10 mars, Kuvendi i Shqipërisë u përball me një tjetër sulm kibernetik, si pasojë e të cilit u fshinë një pjesë e të dhënave në disa llogari përdoruesish të administratës.

    Përgjegjësinë për të dy rastet e ka marrë grupi Homeland Justice, i cili u shfaq për herë të parë në vitin 2022 gjatë sulmeve ndaj portalit shtetëror e-Albania.

    Sipas një analize të Microsoft, pas këtij grupi qëndron një strukturë e lidhur me qeverinë e Iranit.

    Në një mesazh të publikuar në Telegram, grupi pretendon se sulmi ndaj Postës Shqiptare lidhet me “bashkëpunimin e vazhdueshëm me terroristët” e Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit (MEK) dhe akuzon institucionin për lehtësimin e veprimeve të këtij grupi.

    Kush është MEK?

    Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit (MEK) e konsideron veten një lëvizje opozitare në mërgim kundër regjimit iranian. E themeluar si grup marksist kundër shahut, ajo mbështeti Revolucioni Iranian i vitit 1979, por më pas u përplas me regjimin islamik, duke kryer atentate dhe sulme me bomba.

    Për vite me radhë ishte në listën amerikane të organizatave terroriste, derisa u hoq nga kjo listë në vitin 2013. Po atë vit, me ndërmjetësimin e Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara, anëtarët e saj u zhvendosën nga Iraku në Shqipëri, ku ndërtuan kampin “Ashraf-3” pranë Durrës.

    Megjithatë, kjo lëvizje nuk gëzon përkrahje të gjerë në Iran. Përfshirja në akte të dhunshme gjatë viteve 1970–1980 dhe mbështetja për Irakun gjatë Lufta Iran-Irak kanë bërë që shumë iranianë ta konsiderojnë si tradhtare.

    Në Shqipëria, prania e MEK-ut ka qenë shpesh e diskutueshme. Më 20 qershor 2023, Policia e Shtetit bastisi kampin e tyre nën dyshimet për “provokim të luftës” dhe “sulme kibernetike”, akuza që vetë organizata i ka mohuar.

    Hetimet dhe reagimi institucional

    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike bëri të ditur se një grup ekspertësh ka nisur analizimin e incidentit, verifikimin e çdo komprometimi të mundshëm dhe izolimin e sistemeve për të parandaluar ndikime të mëtejshme.

    Për këtë arsye, disa shërbime janë vendosur përkohësisht jashtë funksioni nga vetë Posta Shqiptare.

    Sipas autoriteteve, janë publikuar edhe disa të dhëna të dyshuara si të vjedhura, por ato po verifikohen për autenticitetin dhe burimin.

    “Deri në këtë moment, sasia e të dhënave të mundshme të ekspozuara vlerësohet e kufizuar”, thuhet në njoftim.

    SHBA godet infrastrukturën kibernetike të lidhur me Iranin

    Më 20 mars, Shtetet e Bashkuara njoftuan se kishin ndërmarrë një operacion kundër infrastrukturës kibernetike të lidhur me Iranin, duke sekuestruar katër faqe interneti të përdorura për sulme dhe operacione psikologjike.

    Sipas autoriteteve amerikane, dy prej tyre – “Justicehomeland.org” dhe “Karmabelow80.org” – janë përdorur për publikimin e dokumenteve të vjedhura nga institucionet shtetërore shqiptare.

    Që nga viti 2022, Shqipëria ka akuzuar Iranin për një seri sulmesh kibernetike ndaj infrastrukturës shtetërore, të cilat çuan edhe në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Tirana dhe Teherani.

    Ndërkohë, grupi Homeland Justice ka paralajmëruar se veprimet e ardhshme do të jenë “më të ashpra”./The Geopost

  • Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak reshjet e borës

    Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak reshjet e borës

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë–PKK Kullë–Rozhajë është aktualisht e pakalueshme për mjetet e transportit të mallrave, si pasojë e reshjeve të dendura të borës në territorin e Mali i Zi.

    Sipas njoftimit, informacioni është konfirmuar pas kontakteve me autoritetet policore në pikën kufitare në Kullë, ndërsa kufizimi vlen në të dy drejtimet e lëvizjes.

    Si rrjedhojë, kamionët nuk mund të qarkullojnë në këtë segment rrugor deri në një njoftim të radhës.

    “ Ju njoftojmë se pas kontakteve me Policinë e Malit të Zi në Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e pa kalueshme për mjetet e transportit të mallrave (kamionë), si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga QKMK-ja.

  • Në Parlamentin e Austrisë mbahet konferenca „Kosova në BE“

    Në Parlamentin e Austrisë mbahet konferenca „Kosova në BE“

    Konferenca “Kosova në BE” do të mbahet në Parlamentin Austriak, me mbështetjen e mikut tonë Andreas Minnich, Nënkryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Austriak, Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri–Kosovë

    Kjo konferencë i kushtohet 27-vjetorit të ndërhyrjes humanitare të NATO-s në Kosovë, e cila filloi më 24 mars 1999, me qëllim të ndalimit të terrorit shtetëror dhe veprimeve të forcave policore dhe ushtarake të Serbisë, të cilat në atë kohë kryenin masakra ndaj popullatës civile shqiptare, si pjesë e një plani gjenocidal.

    Ndërhyrja e NATO-s jo vetëm që ndali gjenocidin e planifikuar, por solli në Kosovë liri, paqe dhe demokraci, duke i hapur rrugë ndërtimit të një shteti të lirë, demokratik dhe të pavarur.

    Sot, Kosova vazhdon rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian, duke synuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian, proces në të cilin gëzon përkrahjen e vazhdueshme të miqve austriakë dhe të vetë shtetit të Austrisë, përfshirë edhe organizimin e kësaj konference në Parlamentin Austriak.

    Konferenca do të mbahet nesër, nga ora 13:00 deri në 15:00, sipas agjendës së bashkangjitur, në ambientet e Parlamentit Austriak, Palais Epstein./Albinfo

  • KRU `Prishtina` paralajmëron masa: Mbi 45 milionë euro borxh për ujë

    KRU `Prishtina` paralajmëron masa: Mbi 45 milionë euro borxh për ujë

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka lëshuar një njoftim dhe vërejtje të fundit publike, duke bërë të ditur se borxhi për ujin ka arritur në mbi 45 milionë euro.

    Në njoftim thuhet se kjo situatë është e papranueshme dhe ndikon drejtpërdrejt në furnizimin e rregullt me ujë për të gjithë konsumatorët.

    Sipas KRU “Prishtina”, përderisa një pjesë e qytetarëve nuk paguajnë obligimet e tyre, në anën tjetër vazhdojnë kyçjet ilegale, të cilat, sipas kompanisë, dëmtojnë rëndë sistemin dhe krijojnë mungesë uji për konsumatorët e rregullt.

    Kompania ka theksuar qartë se “nuk ka ujë pa paguar faturat”.

    KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se të gjithë konsumatorët me borxhe obligohen që të shlyejnë menjëherë detyrimet e prapambetura ose të lidhin marrëveshje për pagesë me këste.

    Në të kundërtën, kompania ka paralajmëruar se do të ndërpritet furnizimi me ujë, do të ndërmerren masa ligjore ndaj shkelësve dhe se kyçjet ilegale do të identifikohen dhe ndëshkohen pa përjashtim.

    Në fund, KRU “Prishtina” e ka cilësuar këtë si një apel serioz për përgjegjësi qytetare, duke theksuar se uji është shërbim bazë, por kërkon bashkëpunim dhe disiplinë nga të gjithë.

  • Parashikimi i motit për të premten

    Parashikimi i motit për të premten

    Të premten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e një fronti të ftohtë, i cili do të karakterizohet me të reshura në të gjithë vendin, ku në Rrafshin e Kosovës pritet lokalisht të jenë më intensive. Ka mundësi për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

    Nga ky sistem në lëvizje, i kombinuar me masa të ftohta, përveç zonave malore që do të përfshihen nga reshjet e borës, pritet të prekin edhe disa zona të ulëta me kalimin e orëve drejt mëngjesit, kryesisht në Rrafshin e Kosovës.

    Pas largimit të këtij fronti në drejtim të lindjes së kontinentit, gjatë ditës do të ketë intervale me diell dhe ngritje të temperaturave. Megjithatë, për shkak të kontrasteve termike, priten zhvillime konvektive të vranësirave me karakter të izoluar, të cilat lokalisht do të përcillen me rrebeshe kalimtare shiu, breshër të vogël dhe disa shkarkesa rrufesh.

    Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 15-37 km/h.

    Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C. /MeteoKosova/

  • “Zemra mal”, Haradinaj i lumtur pas fitores së Kosovës

    “Zemra mal”, Haradinaj i lumtur pas fitores së Kosovës

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë.

    Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur se i është bërë zemra mal.

    “Zemra mal, Kosovaaaa”, ka shkruar Haradinaj.

  • Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vokrri”

    Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vokrri”

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar “Dardanët” pas fitores ndaj Sllovakisë.

    Përmes një postimi, Hamza ka shprehur mbështetjen e tij për Kombëtaren e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e ndeshjes së radhës.

    “Tani ëndrra jonë duhet të bëhet realitet edhe në Prishtinë. Të martën, në ‘Fadil Vokrri’, të gjithë bashkë për hapin e madh drejt Botërorit. Urime dhe forca, Kosovë!”, ka shkruar ai.

  • Kryeministri Albin Kurti për fitoren e Kosovës: Botërori kurrë s’ka qenë më afër

    Kryeministri Albin Kurti për fitoren e Kosovës: Botërori kurrë s’ka qenë më afër

    Kosova mori një fitore të madhe e historike ndaj Sllovakisë në Bratisllavë.

    “Dardanët” fituan 4-3 ndaj sllovakëve, duke siguruar kualifikimin në finale të “play-offit” të Botërorit të vitit 2026.

    Pas kësaj arritjeje të kombëtares dardane, ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në “Facebook”.

    “Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë! Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit te ne. Loja e shkëlqyer dhe realizimet precize do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë. Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër”, ka shkruar Kurti.

    Ditë më parë, Kryeministri Kurti i kishte premtuar djelmoshave dardanë, se në rast fitoreje, do t’i shpërblente me 500 mijë euro.

    Kosova do ta luajë të martën ndeshjen finale të “play-offit”, më 31 mars, ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

  • Mesazhi epik i Përparim Ramës në foto me Konjufcën dhe Pecin: Qiti parët, Kryeministër

    Mesazhi epik i Përparim Ramës në foto me Konjufcën dhe Pecin: Qiti parët, Kryeministër

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguas pas fitores së Kosovës kundër Sllovakisë.

    Rama ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, i cili postoi foto me ministrin e Jashtëm Glauk Konjufca e kryetarin e Mitrovicës Faton Peci.

    “Qiti paret Kryeminister Albin Kurti”, ka shkruar ai.