ATV

Author: K.B.

  • Abdixhiku pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë: Një ndeshje larg historisë

    Abdixhiku pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë: Një ndeshje larg historisë

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë.

    Përmes një postimi në Facebook, i mbërthyer nga emocionet, ai falënderoi “Dardanët” që bënë krenar popullin e Kosovës.

    “Një ndeshje larg historisë. Kosova nuk po ëndërron më; po e jeton ëndrrën! Faleminderit djema që bëtë krenar një popull të tërë”, ka shkruar ai.

  • Osmani pas fitores ndaj Sllovakisë: Historike! “Dardanë, faleminderit!”

    Osmani pas fitores ndaj Sllovakisë: Historike! “Dardanë, faleminderit!”

    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas fitores dramatike 3-4 të Kosovës ndaj Sllovakisë, duke e cilësuar atë si historike.

    Përmes një reagimi publik, Osmani u shpreh shkurt: “Historike! Dardanë, faleminderit!”

    Me këtë fitore, Kosova e pret Turqinë më 31 mars në “Fadil Vokrri” për biletën finale për në Botëror.

  • Trump zgjat me 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj centraleve energjitike iraniane

    Trump zgjat me 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj centraleve energjitike iraniane

    Presidenti Trump ka postuar në Truth Social, duke zgjatur një pauzë në sulmin ndaj centraleve energjitike iraniane, të cilën e njoftoi të hënën, ka raportuar BBC.

    Ai gjithashtu thotë se bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit janë “në vazhdim”.

    Postimi thotë:

    “ Sipas kërkesës së Qeverisë iraniane, ju lutem lejoni që kjo deklaratë të shërbejë për të përfaqësuar se unë po e ndërpres periudhën e shkatërrimit të centraleve energjitike me 10 ditë deri të hënën, 6 prill 2026, në orën 8 të mbrëmjes, sipas Orës Lindore. Bisedimet janë duke vazhduar dhe, pavarësisht deklaratave të gabuara në të kundërtën nga Media e Lajmeve të Rreme dhe të tjerë, ato po shkojnë shumë mirë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! President DONALD J. TRUMP”

  • Ndalet ëndrra e Botërorit për Shqipërinë, Kuqezinjtë “përmbysen” në Poloni

    Ndalet ëndrra e Botërorit për Shqipërinë, Kuqezinjtë “përmbysen” në Poloni

    Ka marrë fund ëndrra e kombëtares së Shqipërisë për kualifikim në Botërorin e vitit 2026.

    Kombëtarja shqiptare u përmbysë nga Polonia, pasi ishte në avantazh gjatë pjesës së parë.

    Ndeshja u mbyll 2-1 në të mirë të polakëve, me Poloninë që avancon në finalen e “play-offit” të rrugëtimit B.

    Shqipëria shënoi e para, në minutën e 43-të, me anë të Arbër Hoxhës.

    Kështu u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën, Polonia e mori epërsinë me anë të dy golave brenda dhjetë minutave.

    Fillimisht, Robert Lewandowski shënoi për 1-1, me një gol nga një krosim prej goditjes së këndit.

    Ai shënoi në minutën e 63-të.

    Në minutën e 73-të, Piotr Zielinski shënoi për 2-1.

    Polonia do të luajë në finalen e “play-offit” ndaj Suedisë, e cila e mposhti Ukrainën 3-1.

  • Anija luftarake amerikane do të hyjë në portin kroat, Zagrebi jep miratimin

    Anija luftarake amerikane do të hyjë në portin kroat, Zagrebi jep miratimin

    Qeveria e Republikës së Kroacisë, në një seancë të mbyllur të enjten, mori vendimin për të dhënë leje për një anije luftarake bërthamore amerikane që të hyjë në ujërat e brendshme të Republikës së Kroacisë dhe të qëndrojë në një port kroat.

    Detajet rreth anijes së saktë në fjalë nuk janë njoftuar ende, si dhe data e mbërritjes dhe kohëzgjatja e qëndrimit.

    Megjithatë, duke qenë se Qeveria njoftoi se është një anije me energji bërthamore, ka të ngjarë që të jetë një nga transportuesit amerikanë të aeroplanëve, shkruan Index.hr.

    Siç theksohet më tej, mbërritja e anijes kërkon protokolle të veçanta sigurie, duke përfshirë kontrollin dhe monitorimin e impiantit bërthamor gjatë qëndrimit të tij në port dhe sigurimin e portit dhe ujërave përreth në bashkëpunim me shërbimet vendase të sigurisë.

    Sipas mediave kroate, anijet luftarake amerikane e kanë vizituar Kroacinë edhe më parë, gjë që shihet si një shenjë e partneritetit të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe bashkëpunimit brenda NATO-s.

    Më e spikatura midis tyre është aeroplanmbajtësja me energji bërthamore USS Gerald R. Ford, e cila vizitoi Splitin në qershor 2023 si pjesë e një ndalese të planifikuar në port dhe bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Kroate.

    Ajo anije-mbajtëse lundroi përsëri në ujërat kroate në tetor 2025 gjatë vendosjes në Evropë, dhe është e mundur që këtë herë të jetë pikërisht kjo anije-mbajtëse.

    Vizitat e anijeve luftarake amerikane në Kroaci zakonisht trajtohen si pjesë e operacioneve dhe ushtrimeve të rregullta detare, por edhe si një simbol i marrëdhënieve të ngushta dypalëshe dhe bashkëpunimit të sigurisë midis Kroacisë dhe SHBA-së.

    Qeveria kroate ende nuk ka thënë se kur do të mbërrijë anija dhe në cilin port do të stacionohet, apo nëse kjo vizitë lidhet me sfidat aktuale të sigurisë globale, kryesisht luftën në Iran.

  • Kosova nënshtron Sllovakinë dhe kalon në finale të playoff-it

    Kosova nënshtron Sllovakinë dhe kalon në finale të playoff-it

    Kombëtarja e Kosovës ka fituar me rezultat 4-3 në udhëtim ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

    Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit që shënuan në minutën e pestë për rezultatin 1-0 falë një goditjeje të saktë me kokë nga qendërmbrojtësi Martin Valjent.

    Pas golit të pësuar Kosova filloi disi të këndellej dhe shtoi intensitetin e lojës, me ç’rast kjo iu shpërblye edhe me golin e barazimit.

    Ishte Veldin Hoxha i cili në minutën e 20-të të takimit realizoi një super gol nga jashtë zonës për rezultatin 1-1.

    Vendasit patën një mundësi të mirë shënimi në minutën e 36-të, por fatmirësisht për Kosovën goditja e Lukas Haraslin u ndal nga shtylla.

    Sidoqoftë, i njëjti lojtar u tregua i saktë në minutën e 44-të kur nga gjuajtja e lirë realizoi për rezultatin 2-1.

    Me të filluar pjesa e dytë Kosova barazoi gjithçka në 2-2 falë një shkëputjeje fantastike në ajër nga Fisnik Asllani.

    Nuk vonoi shumë dhe ‘Dardanët’ realizuan golin e përmbysjes me anë të Florent Muslijës i cili në minutën e 59-të realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit për 3-2.

    Golin që e vulosi fitoren e madhe Kosova e gjeti në minutën e 71-të kur pas një tollovie në zonë Kreshnik Hajrizi e shfrytëzoi një top të kthyer për ta dërguar në rrjetë për 4-2.

    Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit Sllovakia ia doli të shënojë edhe një gol tjetër përmes David Strelec për 4-3, por nuk ishte e mjaftueshme për ta evituar eliminimin.

    Tani më 31 mars, Kosova do të jetë nikoqire e Turqisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, aty ku do të vendoset se cila skuadër do të sigurojë biletën për Kupën e Botës 2026.

  • Polonia kalon në epërsi ndaj Shqipërisë

    Polonia kalon në epërsi ndaj Shqipërisë

    Polonia ka marrë epërsinë në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

    Kombëtarja polake tashmë është në epërsi prej 2-1 ndaj shqiptarëve.

    Piotr Zielinski i Interit është lojtari që ka shënuar golin e epërsisë.

    Ai shënoi në minutën e 73-të, dhjetë minuta pas golit të Robert Leëandoëskit.

  • FOX Business: Kosova pjesë e koalicionit ndërkombëtar për çështjen e Ngushticës së Hormuzit

    FOX Business: Kosova pjesë e koalicionit ndërkombëtar për çështjen e Ngushticës së Hormuzit

    Kosova është bërë pjesë e 30 aleatëve të SHBA-së që kanë nënshkruar një deklaratë në mbështetje të koalicionit ndërkombëtar për çështjen e Ngushtcës së Hormuzit, një nga rrugët më kritike detare për transportin e naftës.

    Çështja u diskutua në emisionin “Morning with Maria” të FOX Business, ku u bë e qartë se ky koalicion synon të ruajë rrjedhën e naftës dhe të sigurojë kalimin e anijeve tregtare pa pengesa.

    Sipas raportimeve, Presidenti Donald Trump e ka bërë prioritet hapjen e këtij korridori kritik të naftës dhe po konsideron dërgimin e Divizionit të 82-të Ajror në Lindjen e Mesme, për t’u bashkuar marinsave amerikanë.

    Misioni i tyre mund të përfshijë asistencë në hapjen e rrugës ujore, ose ndërhyrjen e drejtpërdrejtë në rast nevoje.

    “Do të dëshironim më shumë parashikueshmëri, më shumë qartësi dhe më shumë largpamësi strategjike — jo vetëm në këtë rast”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, për POLITICO.

    Kujtojmë se më 28 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli filluan një operacion ushtarak në shkallë të gjerë kundër Iranit.

    Ndërkohë ka ardhur një përgjigje nga Irani, duke sulmuar në drejtim të Izraelit dhe në drejtim të bazave ushtarake amerikane në rajon.

    Kështu, lufta në Iran ka hyrë në javën e katërt pa asnjë shenjë të një përparimi që mund të ndalonte përshkallëzimin.

    Dhe ndërkohë ka një bllokim të Ngushticës së Hormuzit e cila edhe ka krijuar probleme, përkatësisht rritje të çmimit të naftës dhe probleme të tjera në ekonominë e shumë vendeve në botë.

    Lidhur me këtë Telegrafi ka provuar të marrë përgjigje nga Qeveria, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka marrë përgjigje zyrtare.

  • Shumë pranë ëndrrës, Kosova shënon golin e katërt në Sllovaki

    Shumë pranë ëndrrës, Kosova shënon golin e katërt në Sllovaki

    Kosova ka shënuar sërish gol kundër Sllovakisë.

    Golin e katërt për Dardanët e shënoi Kreshnik Hajrizi.

    Kosova është më pranë se kurrë kualifikimit në një turne madhor.

    Në rast suksesi me Sllovakinë, Kosova do të luajë për një vend në finalet e Kupës së Botës me fituesin e përballjes Turqi – Rumani.

    Dardanëve sonte u mungojnë disa lojtarë, mes tyre kapiteni Amir Rrahmani, i cili është i dëmtuar.

  • Lewandowski shënon, Polonia barazon ndaj Shqipërisë

    Lewandowski shënon, Polonia barazon ndaj Shqipërisë

    Polonia ka arritur të gjejë golin e barazimit ndaj Shqipërisë.

    Është sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski që ka shënuar për 1-1.

    Leëa shënoi në minutën e 63-të, pas asistimit nga Sebastian Szymanski.

    Golin për Shqipërinë e kishte shënuar Arbër Hoxha, në minutën e 42-të.