ATV

Author: K.B.

  • Rexhepi: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

    Rexhepi: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

    Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka njoftuar se i ka dhënë Kuvendit të Kosovës një afat shtesë prej 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri.

    Kushtetuesja ka pranuar kërkesat e kryeministrit Albin Kurti në emër të Qeverisë dhe të Arbërie Nagavcit në emër të 30 deputetëve, duke vlerësuar se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka asnjë efekt juridik.

    Sipas vendimit të Gjykatës, deputetët e Kuvendit kanë 34 ditë nga dita e hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi për të zhvilluar dhe përfunduar procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.

    Lidhur me këtë vendim, kryetarja e Nova Demokratska Stranka (NDS), Emilja Rexhepi tha se respekton vendimin e Kushtetueses dhe kërkoi që deputetët dhe partitë shumicë shqiptare të lënë mënjanë mosmarrëveshjet partiake për të votuar brenda afatit.

    “Respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kemi mundësinë të zgjedhim presidentin e shtetit brenda periudhës 30-ditore, shpresoj që arsyetimi i deputetëve të mbizotërojë dhe që partitë shumicë shqiptare të lënë mënjanë mosmarrëveshjet partiake në kohën e krizës së rëndë gjeopolitike botërore dhe të votojnë”, ka thënë ajo.

    Pavarësisht afatit 30 ditor, Rexhepi mendon se vendi mund të shkojë shumë shpejt drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    “Mendoj se shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat gjithashtu nuk do të sjellin ndryshime të mëdha”, deklaroi Rexhepi për “Front Online”.

    Në një prononcim për “Front Online”, Emilja Rexhepi, kryetarja e NDS-së u pyet për qëndrimin e partisë ndaj kandidatëve të propozuar për president.

    Rexhepi tha se nuk do të ketë vota për ‘cfardo’ kandidati.

    “Sigurisht nuk do të votoj për këdo, do të shohim se kush do të jetë kandidati, për momentin nga ana e LVV është propozuar Glauk Konjufca dhe sigurisht do të votoj për të”, tha ajo për “Front Online”.

  • Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qëllimshëm

    Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qëllimshëm

    Një barnatore është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli,tha se zjarrfikësit kanë depërtuar në pjesën e brendshme dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta fikin zjarrin.

    Megjithatë, Veseli shtoi se gjatë shikimit të vendit të ngjarjes, në pjesën e jashtme është vërejtur një sëpatë dhe xhama të thyer.

    Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tymi dhe zjarri, vlera e dëmit dyshohet të jetë e konsiderueshme.

    Lidhur me rastin janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët kanë dalë në vendngjarje për ekzaminim.

    Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. i cili ka urdhëruar që të hapet rasti “Zjarrevënie”.

  • Trump thyen traditën 165-vjeçare të monedhave amerikane

    Trump thyen traditën 165-vjeçare të monedhave amerikane

    Donald Trump ka thyer një traditë shekullore të SHBA-së duke nënshkruar një urdhër që do të bëjë që firma e tij të vendoset në të gjitha kartëmonedhat amerikane.

    Ky është një ndryshim historik në mënyrën se si janë dizajnuar dhe firmosur banknotat në vendin më të fuqishëm ekonomik të botës.

    Që nga viti 1861, kartëmonedhat amerikane kanë mbajtur dy firma: ajo e Thesarit të SHBA-së dhe ajo e Sekretarit të Thesarit, shkruan bbc.

    Këto nënshkrime kanë qenë një pjesë standarde e monedhave amerikane për më shumë se njëqind e gjashtëdhjetë vjet, duke simbolizuar besueshmërinë dhe autoritetin e monedhës. Por me këtë urdhër të ri, njëra nga këto firma – ajo e Thesarit – do të hiqet dhe do të zëvendësohet nga autografi personal i Trumpit.

    Kjo do të shënojë herën e parë pas 165 vitesh që firma e Thesarit nuk do të jetë më pjesë e kartëmonedhave amerikane. Ndryshimi është mjaft i jashtëzakonshëm dhe ka shkaktuar shumë reagime, pasi prek një traditë që konsiderohet si pjesë e identitetit të monedhës së SHBA-së.

    Sipas planit, kartëmonedhat e para të përditësuara me vlerë 100 dollarë do të fillojnë të printohen në qershor të këtij viti. Pas tyre, do të pasojnë edhe denominime të tjera, ndërsa kartëmonedhat ekzistuese do të mbeten në qarkullim dhe nuk do të tërhiqen menjëherë.

    Ky ndryshim historik është gjithashtu një hap simbolik, duke treguar ndikimin personal të Trump dhe mënyrën se si vendimet e tij mund të lënë gjurmë të dukshme në elemente që konsiderohen si pjesë e pandryshueshme e jetës amerikane.

  • Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë

    Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vjedhje e rëndë në tentativë ka ndodhur dje në Prishtinë.

    Siç bëhet e ditur në njoftim, dy persona janë arrestuar në orët e mbrëmjes pasi janë kapur duke vjedhur naftë.

    i provë materiale janë sekuestruar një akumulator dhe një pajser.

    Policia njofton se nafta i është kthyer pronarit ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    “Rr. Mehmet Xhevori, Prishtinë / 26.03.2026 – 22:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë kapur duke vjedhur naftë. Si provë materiale janë sekuestruar një akumulator, një pajser etj. Nafta i është kthyer pronarit ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

  • 53 aksidente e mbi 2000 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

    53 aksidente e mbi 2000 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 53 aksidente ku prej tyre 15 me të lënduar dhe 38 me dëme materiale.

    Po ashtu në këtë interval kohor janë shqiptuar 2281 gjoba për shkelësit e rregulllave të trafikut rrugor.

    18 persona janë arrestuar, 12 janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuatje të dënimit.

  • Komisioni për Buxhet mblidhet sot, në rend dite miratimi i buxhetit të Zubin Potokut

    Komisioni për Buxhet mblidhet sot, në rend dite miratimi i buxhetit të Zubin Potokut

    Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës do të mblidhet të premten në orën 14:00, ku në rend dite janë disa pika financiare dhe projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë.

    Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë fillimisht miratimin e rendit të ditës dhe procesverbalin e datës 13.02.2026, për të vijuar më pas me shqyrtimin e Buxhetit të Komunës së Zubin Potokut për vitin 2026.

    Po ashtu, në rend dite janë edhe disa projektligje për kredi ndërkombëtare.

    “Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-013 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë “projekti i rrugës me shpejtësi të lartë Prishtinë-Mitrovicë” (kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës;
    5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-011 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale;
    6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-014 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujeve”
    7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-012 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për projektin e Efiçencës së Energjisë në ndërtesa publike”, thuhet në njoftim.

    Në fund të mbledhjes është paraparë edhe pika “të ndryshme”.

  • Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pejë

    Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pejë

    Një shtetase e huaj raportohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Pejë.

    Policia e ka iniciuar rastin si vdekje të dyshimtë, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    “Është raportuar se një femër shtetase e huaj ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

  • Të dielën ndërrohet ora

    Të dielën ndërrohet ora

    Këtë të diele do të bëhet ndërrimi i orës, ku akrepat do të zhvendosen 60 minuta përpara. Në orën 02:00 të mëngjesit, ora do të kalojë direkt në 03:00, duke shënuar fillimin e orës verore.

    Ky ndryshim është pjesë e një praktike që zbatohet në shumë vende të botës, me qëllim shfrytëzimin më të mirë të dritës natyrore gjatë ditës.

    Ndërrimi i orës ndodh dy herë në vit: në të dielën e fundit të marsit, kur ora shkon përpara, dhe në të dielën e fundit të tetorit, kur akrepat kthehen 60 minuta prapa, duke rikthyer orën dimërore.

  • Rreziku për zgjedhje të reja, deputetët të paktën 34 ditë kanë kohë për marrëveshjet ndërkombëtare

    Rreziku për zgjedhje të reja, deputetët të paktën 34 ditë kanë kohë për marrëveshjet ndërkombëtare

    Për dy javë pushuan.

    Por të zgjedhurit e popullit tashmë mund t’i kthehen punës në kuvend, të paktën edhe për 34 ditë.

    Brenda kësaj kohe, deputetët i pret një sfidë që përcakton mandatin e tyre në tempullin e demokracisë.

    Andaj para se vendi të rrezikoj shkuarjen në zgjedhje, vlerësohet se deputetët duhet që me nxitim, ti përfundojnë disa marrëveshje ndërkombëtare që vendit i sjellin goxha para.

    “Ka disa marrëveshje ndërkombëtare që presin ratifikimin në kuvend dhe vlera totale e tyre shkon mbi 100 milionë euro dhe kjo është padyshim një nga rëndësinë më të mëdha për shtetin duke qenë në situatën gjeopolitike ku jemi çdo ditë e më shumë bëhet e vështirë qasja në financat ndërkombëtare, madje është marrëveshja për anëtarësim në bordin e paqes e cila është me rëndësi”, ka thënë Besar Gërgi –hulumtues në GLPS

    Me rëndësi jetike sipas Besar Gërgit nga GLPS, konsiderohet edhe kalimi i disa projektligjeve, si parakusht që Kosova të përfitoi fonde.

    “Ligjet që kanë lidhje me planin e rritjes duke qenë që ka fitim të drejtpërdrejt financiar nga zbatimi i reformave që parashihen aty dhe janë një sur ligjesh siç është kodi civil, ligji për statusin e falimentimit, ligjet e energjisë”, thotë ai, raporton Teve1.

    Sipas profesorit Fadil Maloku, veç marrëveshjeve kuvendi duhet të vazhdoj edhe me mbikëqyrjen e institucioneve, përmes komisioneve parlamentare.

    “Në qoftë se ashpërsohen rrethanat e jashtme që kanë refleksion edhe në proceset e brendshme, munden me sjellë pasoja dhe probleme të natyrave të ndryshme ekonomike e politike”, thotë Maloku.

    Aktualisht, janë 33 institucione te pavarura, që deri në fund të marsit, duhet ti dorëzojnë raportet e tyre në kuvend, ndërkohë që janë edhe mbi 30 pozita që duhet të plotësohen nga Kuvendi apo institucione ku Kuvendi duhet të delegojë anëtarët e zgjedhur.

  • Vrasja e Liridona Ademajt – sot bën paraqitjen e mbrojtjes Kushtrim Kokalla

    Vrasja e Liridona Ademajt – sot bën paraqitjen e mbrojtjes Kushtrim Kokalla

    Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, paraqitjen e mbrojtjes së tij do ta japë i akuzuari i tretë për vrasjen e Liridona Ademajt, Kushtrim Kokalla.

    Sipas aktakuzës, Kokalla ngarkohet se në bashkëkryerje me të pandehurit Naim Murseli dhe Granit Plava ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

    Sipas aktakuzës, pasi që Naim Murseli, ka kërkuar nga Kushtrim Kokalla që të gjejë mundësi për vrasjen e Liridona Ademajt dhe ai ka refuzuar, Kushtrimi ka gjetur të pandehurin e dytë, Granit Plava, me të cilin e ka njoftuar Naim Murselin. Të tre akuzohen se janë dakorduar që Graniti ta kryejë vrasjen me marrëveshje që Naimi t’i paguajë kompensim në shumë prej 30 mijë euro. Dyshimet janë se Murseli me datë 29 nëntor 2023 ka siguruar armën e zjarrit, të cilën ia ka dhënë Plavës, e që armën e ka përdorur për vrasjen e të ndjerës Liridona Ademajt.

    Gjithashtu, i akuzuari Kushtrim Kokalla ngarkohet edhe për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

    Në deklaratën e dhënë në polici më 1 dhjetor 2023, i pandehuri Kokalla kishte deklaruar se nga viti 2019 është pjesëtar i FSK-së. Ai ka thënë se Naim Murselin e ka djalë të dajës dhe të hallës, ndërsa Granit Plavën e ka bashkëfshatar dhe se njihen qysh kur kanë qenë të vegjël.

    Kokalla kishte deklaruar se një javë para ngjarjes kishte qenë te Murseli në shtëpi dhe më pas ishin takuar me Granit Plavën. Atë natë, tha se i kishte shkruar Murseli dhe ia kishte kërkuar numrin e Plavës dhe se pas 2-3 ditësh ishin takuar, ku Murseli ia kishte dhënë Kokallës 300 euro për këstin e kredisë për të cilën thotë se ka hyrë për Murselin, ndërsa Plavës ia kishte dhënë 500 euro. Për këto të fundit, ka thënë se nuk kishte ide pse iu dhanë atij.

    Sipas aktakuzës, Kokalla më 29 nëntor 2023 kishte biseduar me të akuzuarin Murseli dhe sipas tij në atë bisedë Murseli i ka kërkuar të takohen dhe u takuan rreth orës 9:30, ku i kishte thënë “sot duhet të kryhet kjo punë”, që sipas Kokallës kishte të bënte me vrasjen e Liridonës. Ai tha se rreth një vit i akuzuari Murseli e kishte lutur që ta kryente vrasjen.

    “Naimi që afër një vit mua më ka lutur që ta kryej këtë vrasje unë. Atëherë unë i kam thënë nuk vjen në shprehje që ta bëjë këtë punë unë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, pati deklaruar ai.

    Sipas Kokallës, Murseli i kishte thënë se do ta thërrasë Granitin dhe do të takohej me të dhe se sipas tij më pas nuk ka pasur më asnjë kontakt. Vetëm në mbrëmje, kur e kishte thirrur një shok për ta pyetur nëse i kishte parë lajmet, e kishte kuptuar për vrasjen e Liridonës.

    Kokalla kishte thënë se, pasi e kishte kuptuar lajmin, kishte marrë familjen dhe kishin ardhur në Prishtinë në stacion policor dhe se pas përfundimit të procedurave policore, për të mos e lënë vetëm, kishte shkuar në hotel me Murselin.

    Kokalla ka deklaruar se me t’u futur në dhomën e hotelit, i akuzuari Murseli i është drejtuar me fjalët: “e kreva këtë punë”.

    Kokalla pati deklaruar në polici se e ka menduar ta lajmërojë rastin, por se ka qenë i shokuar dhe i frikësuar për familjen e vet nga Murseli.

    Sipas aktakuzës, Kokalla pati deklaruar se Murseli i ka ofruar para për këtë rast, por se nuk ka pranuar asnjëherë as para dhe as pas rastit.

    Gjithashtu, Kokalla më 24 janar 2024 ka qenë i ftuar në Prokurori për të dhënë deklaratë, por ka shfrytëzuar të drejtën që të mbrohet në heshtje.

    Në seancën fillestare më 31 janar 2025, Murseli është deklaruar i pafajshëm. Plava nuk është deklaruar rreth fajësisë, ndërsa Kokalla ka kërkuar kohë për t’u konsultuar me mbrojtjen.

    Një ditë më herët, në Gjykatë, i akuzuari Granit Plava tha se kishte marrëveshje me të akuzuarin Naim Murseli për ta marrë përgjegjësinë për këtë krim. Ai tha se Murseli i kishte premtuar veturë, pagë e punë të sigurt dhe se do të lirohej për dy vjet nga burgu.