ATV

Author: K.B.

  • Haxhiu paralajmëron tërheqjen e dy kandidaturave të LVV-së për presidentin nëse ka konsensus

    Haxhiu paralajmëron tërheqjen e dy kandidaturave të LVV-së për presidentin nëse ka konsensus

    Haxhiu paralajmëron tërheqjen e dy kandidaturave të LVV-së për presidentin nëse ka konsensus

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar vullnet politik nga partitë për të zgjidhur çështjen e zgjedhjes së presidentit.

    Ajo tha se sapo të përfundojnë konsultimet mes partive politike, do ta thërrasë vazhdimin e seancës për zgjedhjen e kreut të shtetit.

    Haxhiu paralajmëroi gjithashtu se dy kandidaturat e LVV-së për presidentin mund të tërhiqen nëse arrihet një emër konsensual mes partive.

    “Kushtetuta është e heshtur për tërheqjen e kandidaturave dhe rrjedhimisht lirimin e nënshkrimeve”, theksoi ajo.

  • OVL e UÇK paralajmëron vazhdimin e protestave kundër shtrembërimit të historisë

    OVL e UÇK paralajmëron vazhdimin e protestave kundër shtrembërimit të historisë

    Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, saktësisht veteranët e UÇK-së kanë mbajtur sot një protestë para Kuvendit të Kosovës.

    Pas përfundimit të kësaj protese, OVL-UÇK ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë protestë simbolike.

    Në rast se institucionet nuk reflektojnë ndaj kërkesave të tyre, ata kanë paralajmëruar veprime të tjera.

    “Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në protestën simbolike të sotme, të organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Njëherit, njoftojmë opinionin publik se nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e institucioneve ndaj kërkesave tona, aktiviteti ynë kundër tendencave për shtrembërimin e historisë sonë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, për të cilat do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.

  • Lushaku: Nëse VV-së i mungon vullneti për një marrëveshje, LDK e gatshme për zgjedhje të reja

    Lushaku: Nëse VV-së i mungon vullneti për një marrëveshje, LDK e gatshme për zgjedhje të reja

    Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, tha se, nëse VV-së i mungon vullneti për një marrëveshje, LDK-ja është e gatshme për zgjedhje të reja.

    Lushaku theksoi se partia e saj e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do të vazhdojë të mbajë qasje bashkëpunuese në dialogun politik për zgjedhjen e presidentit.

    “Ne tani jemi në një situatë të re, ku Gjykata Kushtetuese ka dhënë interpretimin e saj dhe ka dhënë sqarime për disa pika, dhe ne, si parti, e kemi pranuar vendimin si të tillë dhe vazhdojmë qasjen tonë, ashtu si para vendimit, që të jemi bashkëpunues dhe të marrim pjesë në dialog. Është tepër e rëndësishme që në këtë fazë Kosovës t’i jepen institucione funksionale dhe të mos cenohet për asnjë çast funksionaliteti i shtetit tonë. Ne do të japim kontributin tonë për aq sa është përgjegjësia jonë, por nuk duhet harruar se përgjegjësinë kryesore e bart partia më e madhe, që ka numrin më të madh të deputetëve dhe pa të cilën nuk mund të zgjidhet presidenti”.

    “Prandaj, nëse vullneti i tyre është që të ketë një zgjidhje, do të kemi. Nëse jo, Kosovës i mbetet të shkojë drejt zgjedhjeve, për çka LDK-ja është e gatshme, e bashkuar dhe unike për të shkuar drejt zgjedhjeve. Qytetarët kanë votuar që VV ta ketë qeverisjen, por jo edhe presidentin”, tha ajo. /EO

  • LDK inicion seancë të jashtëzakonshme për çmimin e lartë të naftës

    LDK inicion seancë të jashtëzakonshme për çmimin e lartë të naftës

    Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka njoftuar se janë duke mbledhur nënshkrimet për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deputetja theksoi se qytetarët po i rëndon edhe më shumë ngritja e çmimeve të tjera, duke theksuar se aktualisht, sipas saj, jemi në një krizë financiare.

    “E informova kryesinë që kemi ndërmarrë një iniciativë për organizimin e një mbledhje të jashtëzakonshme, ose seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimit të naftës, çmim i cili ka ndikuar në rritjen e të gjitha çmimeve të tjera. Si rezultat i kësaj jemi duke u përballur me një krizë financiare, secili qytetar, secila familje po ka vështirësi”, tha Lushaku-Sadriu.

  • “Problemi me njehsorët elektrikë”, reagojnë nga KEDS

    “Problemi me njehsorët elektrikë”, reagojnë nga KEDS

    KEDS përmes një njoftimi kanë thënë se janë duke i ndjekur me vëmendje diskutimet dhe shqetësimet e ngritura në opinion publik lidhur me njehsorët e energjisë elektrike.

    Sipas tyre, çdo pretendim trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi të plotë.

    “Besimi i qytetarëve është thelbësor për ne. Të gjithë njehsorët kalibrohen dhe sinkronizohen sipas standardeve zyrtare dhe funksionojnë në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Rregullatori duke siguruar matje të sakta dhe trajtim të barabartë për të gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim.

    Tutje nga KEDS thonë se në raste të izoluara mund të ketë devijime të vogla teknike, por për çdo shqetësim ekipet e tyre reagojnë menjëherë, verifikojnë situatën dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme.

    “Në çdo rast kur identifikohet ndonjë parregullsi, ajo trajtohet dhe korrigjohet në përputhje me procedurat në fuqi. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj transparencës, korrektësisë dhe informimit të drejtë. Pikërisht për këtë arsye, kemi paralajmëruar një konferencë për media që do të mbahet të mërkurën, më 1 prill, në ora 15:00, ku do të ndajmë të gjitha sqarimet dhe faktet relevante mbi këtë çështje”, thuhet në njoftim.

  • Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Hysni Gucatit, largohet ma ambulancë nga protesta

    Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Hysni Gucatit, largohet ma ambulancë nga protesta

    Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati është larguar me autoambulancë nga protesta e sotme e cila u mbajt para Kuvendit të Kosovës pas eskpozitës skandaloze për masakrat.

    Sipas pamjeve të shpërndara në rrjete, Gucatit iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

    I njëjti është parë me dy shoqërues deri tek ambulanca.

  • Qeveria paralajmëron ligj për çmimet tavan, Kurti kundër heqjes së TVSH-së

    Qeveria paralajmëron ligj për çmimet tavan, Kurti kundër heqjes së TVSH-së

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se ngritja e çmimeve të naftës në vend, po ndodh si pasojë se gjithë nafta në Kosovë importohet dhe në këtë mënyrë merret kostoja e inflacionit në import, raporton KosovaPress.

    Kurti në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë tha se çmimet e larta që janë jashtë vendit, bëhen edhe më të larta në vendin tonë shkak i inflacionit.

    “E gjithë nafta që është në Kosovë importohet, ne jo vetëm që nuk kemi burime të naftës, por as rafineri të naftës. Ne as nuk përpunojmë naftë, përveçse nuk kemi naftë dhe në këtë mënyrë e marrim komplet koston e inflacionit në import, çmimet e larta që janë jashtë, bëhen çmime edhe më të larta këtu brenda. MINT, ka vazhduar masat e ish ministres Hajdari dhe ajo është në komunikim me ekspertët”, tha Kurti.

    Propozimet për heqjen e TVSH-së e të akcizës, sipas Kurtit nuk janë mirë të menduara dhe sipas tij, nuk po bazohen nga dija ekonomike.

    “Këto propozimet për heqje të TVSH-së e të akcizës nuk janë mirë të menduara dhe nuk bazohen nga përvoja të suksesshme apo në dije ekonomike. Është shumë e rëndësishme që të kemi kujdes të mos i shërbejmë super profitit të ndokujt në vend se t’ua zbusim barrën qytetarëve”, shtoi Kurti.

    Kurti përmendi se së shpejti në mbledhje të Qeverisë do të jetë edhe projektligji për çmimet tavan për produktet bazë.

    Ai shtoi se ky ligj duhet të përfundonte para tri viteve, por sipas tij Gjykata Kushtetuese mandatin e kaluar u shndërrua në zyre për ankesa nga opozita.

    Si pasojë e kësaj, sipas tij nuk do të ishte kjo gjendje po të ishte ky ligj.

    “Së shpejti në mbledhje të Qeverisë, meqenëse tash ka përfunduar puna me Gjykatën Kushtetuese do ta kemi edhe ligjin për tavanin e çmimeve për produktet bazë. Që tre vite duhej ta kishim, mirëpo ju e dini që Gjykata Kushtetuese në mandatin e kaluar u pat shndërruar në zyrë për ankesa dhe ankesat aty nga opozita ka qenë njëfarë aktivizimi juridik, vetëm na vonin, nuk do të ishim në këtë gjendje po ta kishim këtë ligj”, tha Kurti.

    Sot, në vendin tonë po tregtohet një litër naftë nga 1.7 deri 1.8 euro. /kp/

  • Shembja e rrugës në kryeqytet, rikthehet furnizimi me energji elektrike në zonat e prekura

    Shembja e rrugës në kryeqytet, rikthehet furnizimi me energji elektrike në zonat e prekura

    KOSTT sh.a njofton se pas ndërhyrjeve intensive në terren, furnizimi me energji elektrike është rikthyer në zonat e prekura nga shembja e dheut që ndodhi dje në orët e pasdites në rrugën “Don Shtjefën Kurti”.

    “Pas një angazhimi intensiv dhe pune të pandërprerë në terren, është rikthyer furnizimi me energji elektrike në zonat e prekura përmes një zgjidhjeje të përkohshme, ndërkohë që ekipet tona po vazhdojnë angazhimin për garantimin e sigurisë së furnizimit për NS Prishtina 6″, thuhet në njoftimin e KOSTT-it.

    Sipas operatorit, dëmet nga shembja e dheut kanë kërkuar masa sigurie, dhe punimet në fazën fillestare kanë qenë të kufizuara dhe të zhvilluara në mënyrë të kontrolluar.

    “Dëmet e konsiderueshme nga shembja e dheut e ndodhur dje kanë kërkuar masa sigurie, në fazën fillestare punimet kanë qenë të kufizuara dhe janë zhvilluar në mënyrë të kontrolluar, në përputhje me standardet dhe kërkesat përkatëse”, shton KOSTT.

    Operatori gjithashtu shpreh mirënjohje për punën e ekipeve dhe mirëkuptimin e qytetarëve.

    “KOSTT shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe punën e palodhshme të ekipeve tona, si dhe falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar”, ka njoftuar KOSTT.

  • Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe para hyrjes së Kuvendit

    Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe para hyrjes së Kuvendit

    Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe para hyrjes së Kuvenditt ë Kosovës, si dhe kanë shkruajtur me sprej kanë shkruar “Jashtë tradhtarët, poshtë tradhtarët”.

    Protesta kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë e organizuar nga ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, ishte organizuar nga organizatat e dala nga lufta. Protesta ka përfunduar e qetë.

    Veteranët tentojnë të hyjnë me forcë në hyrje të Kuvendit

     

  • Rama merr vendim: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet

    Rama merr vendim: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka marr vendim të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet.

    Rama ka thënë se këtë vendim e ka marrë për shkak të shqetësimit me gjendjen aktuale në terren dhe me qëllim të rritjes së sigurisë publike.

    Nga shembja e dheut që ndodhi ditën e djeshme një pjesë e madhe e kryeqytetit mbeti pa energji elektrike për 22 orë rresht.