ATV

Author: K.B.

  • AAK kërkon tryezë diskutimi për presidentin, refuzon formatin ‘një me një’

    AAK kërkon tryezë diskutimi për presidentin, refuzon formatin ‘një me një’

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se nuk do të marrin pjesë në takimet për presidentin në formatin “një me një” fare ka mbajtur Kurti me Hamzën e Abdixhiku.

    Ai ka thënë për çështjen e presidentit duhet të organizohet tryezë ku do të diskutohet për profilin e presidentit.

    “Për me u ba presidenti i Kosovës, duhesh me i pas 80 vota. Për me i pas 80 vota, duhesh me arrit nji marrëveshje. Këtë marrëveshje nuk e ka dashtë për shkak se i ka dashtë dy njerëz të partisë t’vet. Qaq asht kjo punë e thjeshtë. Nuk ka kurrfarë, po mundohemi me nji farë konspiracioni ‘u takuen kta, u takuen kta’. S’ka dashtë! Me pas dashtë, ishte u nis procesi i konsultimit n’fillim, nji tryezë, kisht diskutu çfarë profili, çfarë kriteri, çfarë potenciali duhet me pas. Nuk ka dashtë. A për me hy në nji spektakël publik për qëllime politike?”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku është vendosur që seanca e rregullt do të mbahet të enjten.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se do të dërgojë ftesat për liderët opozitarë për të diskutuar çështjen e presidentit.

    Por, ai tha se do të ketë edhe konsultime të brendshme paraprakisht./teve1.info/

  • Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë, Garda Revolucionare: Nuk ndalemi deri sa të shkatërrojmë armikun

    Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë, Garda Revolucionare: Nuk ndalemi deri sa të shkatërrojmë armikun

    Garda Revolucionare e Iranit, konfirmoi zyrtarisht vrasjen e Alireza Tangsiri komandantit të marinës së pasdaranëve, 4 ditë pasi Izraeli kishte njoftuar shenjestrimin e tij.

    Në një deklaratë të publikuar nga media e lidhur me Gardën Revolucionare, Tasnim thuhet se Tangsiri po organizonte forcat dhe fuqizimin e mburojës mbrojtëse në ishuj dhe bregdet, dhe se kishte vdekur për shkak të plagëve të rënda.

    Në deklaratë shtohet më tej, se pavarësisht mungesës së Tangsirit, forcat e Marinës së Gardës Revolucionare i kishin dhënë goditje shkatërruese kundërshtarëve dhe se kishin vijuar të ruanin kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit.

    Garda u zotua se nuk do të ndalej deri sa armiku të shkatërrohej plotësisht. Tangsiri, një prej komandantëve më të lartë të forcave Pasdaran, ishte i përfshirë në mbikqyrjen e anijeve përmes ngushticës strategjike të Hormuzit.

    Në llogarinë e tij në rrjetin social X, ai thoshte se asnjë mjet lundrues i lidhur me agresorët e Iranit, nuk kishte të drejtën të kalonte.

    Një komandant i zëshëm kishte bërë disa deklarata kundër SHBA-ve dhe Izraelit në të kaluarën. Tangsiri ishte i sanksionuar nga thesari amerikan, bashkë më komandantë të tjerë të Gardës Revolucionare në 2019, pasi Teherani rrëzoi një dron të survejimit të SHBA-ve pranë ngushticës.

  • Çfarë vendimi pret për ish-krerët e UÇK-së? Gërvalla: S’më takon t’i tregojë gjykatës së votuar nga Kuvendi i Kosovës se çfarë të bëjë

    Çfarë vendimi pret për ish-krerët e UÇK-së? Gërvalla: S’më takon t’i tregojë gjykatës së votuar nga Kuvendi i Kosovës se çfarë të bëjë

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla tha se nuk ka “asnjë mendim dhe asnjë pritje” kur u pyet në një konferencë për media se çfarë vendimi pret nga Gjykata Speciale për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Gërvalla tha se “tepër gjatë janë mbajtur të akuzuarit në paraburgim”, por shtoi se për vendimin, nuk i takon asaj t’i tregojë gjykatës se “çfarë duhet të bëjë”.

    “Nuk kam asnjë mendim dhe asnjë pritje nga gjykata. Ajo do ta përfundojë procesin. Tepër gjatë janë mbajtur të akuzuarit në paraburgim. Shtrohet pyetja pse kaq gjatë? Mirëpo nuk më takon mua në këtë fazë t’i japë as rekomandime, as udhëzime, gjykatës së votuar nga Kuvendi i Kosovës se çfarë duhet të bëjë në këtë fazë”, tha ajo në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti.

  • Ish-banori i BBVA-s në nevojë, Shaqir Palushi ndan 10 mijë euro për Stenaldon

    Ish-banori i BBVA-s në nevojë, Shaqir Palushi ndan 10 mijë euro për Stenaldon

    Ish banori i Big Brother VIP Albania, Stenaldo, po përballet me një sfidë të madhe në jetën e tij, pasi aktualisht ka nevojë për një shtëpi.

    Historia e tij ka prekur shumë njerëz, duke rikthyer vëmendjen e publikut ndaj vështirësive që ai po kalon.

    Fondacioni “Frutex” dhe “Golden Eagle” i afaristit kosovar, Shaqir Palushi, ka ndarë 10 mijë euro për Stenaldon duke theksuar se është një shembull force dhe këmbënguljeje, duke mos u dorëzuar pavarësisht sfidave të shumta.

    Megjithatë, nevoja mbetet e madhe dhe kërkon përfshirjen e të gjithëve. Apeli është i qartë: “Të bashkohemi për t’i ardhur në ndihmë Stenaldos, pasi çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e tij”.

  • Kjo është agjenda e Kosovës para ndeshjes së madhe me Turqinë

    Kjo është agjenda e Kosovës para ndeshjes së madhe me Turqinë

    Kosova do të përballet të martën me Turqinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

    Një ndeshje i ndan Dardanët nga ëndrra e madhe për kualifikim në garën më të madhe për klube në futboll.

    Tashmë është bërë e ditur edhe agjenda e kombëtares së Kosovës, si dhe e asaj të Turqisë, për ditën e hënë – ngjarje këto që do të mbahen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Në orën 10:30 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës

    Në orën 11:00 – Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës

    Në orën 18:00 – Ecje e ekipit turk në fushë

    Në orën 18:15 – Konferenca për media e Kombëtares së Turqisë

  • Kosova mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë

    Kosova mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë

    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes ndaj Kombëtarës së Turqisë, e vlefshme për fazën e play-offit për Kupën e Botës.

    Atmosfera në kampin e Dardanëve duket të jetë pozitive, ndërsa nuk vërehet ndonjë mungesë e lojëtarëve.

    Kujtojmë që ndeshja e madhe pritet të zhvillohet nesër në stadiumin Fadil Vokrri, nga ora 20:45.

  • “Me të vërtetën e luftës nuk luhet” – Deliu kërkon llogari për ekspozitën e larguar

    “Me të vërtetën e luftës nuk luhet” – Deliu kërkon llogari për ekspozitën e larguar

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar ashpër lidhur me ekspozitën për masakrat në Kosovë, duke e cilësuar si një “hipokrizi” financimin e projektit që përmban të dhëna të pasakta, të cilat sipas saj, dëmtojnë kauzën kundër Serbisë.

    Në një postim në rrjetet sociale, Deliu thekson se Ministria e Punëve të Jashtme ka shpenzuar 14,999 euro për një libër të lidhur me ekspozitën, duke e promovuar dhe shpërndarë atë, ndërkohë që ministrja Gërvalla e ka quajtur këtë pasaktësi dhe ka theksuar se shifrat e ekspozitës dëmtojnë kauzën ndaj Serbisë.

    “Ky është dështim institucional dhe kërkon përgjegjësi,” shkruan Deliu, duke kërkuar një hetim të plotë për të zbuluar se kush ka financuar, propozoi dhe miratoi përmbajtjen e projektit.

    Ajo shton se duhet të jepet llogari, sepse “me të vërtetën e luftës nuk luhet”.

    Reagimi vjen në një kohë kur ekspozita është larguar nga sheshi i Prishtinës për shkak të polemikave dhe kritikave nga veteranët dhe qytetarët.

  • Shembja e rrugës në kryeqytet i la pa ujë banorët e zonës, KRU Prishtina: U sanua defekti, uji ka ardhur

    Shembja e rrugës në kryeqytet i la pa ujë banorët e zonës, KRU Prishtina: U sanua defekti, uji ka ardhur

    Shembja e një pjese të rrugës “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet i la banorët e asaj zone pa furnizim me ujë nga rrjeti rajonal i ujësjellësit.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se “sapo u sanua defekti nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit”.

    “Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë dje ishte ndërprerë në rrugët e mëposhtme, deri në sanimin e gypit: Rruga “Mehmet Shpendi” Rruga” Bislim Islami” Rruga” Don Stjefan Kurti” Rruga” Kiri” Rruga” Agim Prodani” Rruga “Ymer Bytyqi” Rruga” Visar Thaqi”. Tashmë uji ka ardhur”, njoftoi KRU Prishtina.

  • Gazetari i njohur amerikan: Kjo video do çojë në burg Netanyahu-n

    Gazetari i njohur amerikan: Kjo video do çojë në burg Netanyahu-n

    Gazetari amerikan Tucker Carlson ka publikuar një video të procesit hetimor ndaj kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu, me akuzën e korrupsionit, i cili ka nisur në vitin 2016.

    Carlson, një kundërshtar publik i përdorimit të forcës ushtarake amerikane për llogari të Izraelit, cilëson se kjo video do e çojë në burg Netanyahun, i cili sipas atyre që prononcohen aty, ka bërë çdo gjë që të shmangë arrestin.

    Mbi kryeministrin izraelit ka një seri akuzash se ka manipuluar edhe administratën aktuale amerikane për ndërhyrjen në Irak.

  • Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

    Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

    Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të caktohet seanca e radhës plenare, raporton KosovaPress.

    Në rend të ditës për shqyrtim janë një sërë pikash, mes tyre edhe miratimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare në vlerë mbi 100 milionë euro.

    Krahas kësaj pritet të diskutohet edhe për formimin e disa komisioneve at-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për bordin e RTK-së.

    Ky është rendi i ditës:

    1. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

    2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

    1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    3. Pyetjet parlamentare,

    4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-008 për Ratifikimin e Marrëveshjes për qasje në Arsimin e Lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor,

    5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-009 për Ratifikimin e Amendamentit “nr.3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2018“,

    6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-010 për Ratifikimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017“,

    7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-011 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale,

    8. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-012 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike,

    9. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-013 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë “ Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë” (Kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës,

    10. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”,

    11. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave,

    12. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë nga radhët e komunitetit shqiptar dhe për dy (2) anëtarë jo shumicë në Komisionin e Pavarura të Mediave,

    13. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për gjashtë (6) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) antar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,

    14. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e deputetit Branislav Nikoliq në komisione parlamentare.