ATV

Author: K.B.

  • Çfarë interesi ka Rusia në zgjedhjet e reja të Hungarisë?

    Çfarë interesi ka Rusia në zgjedhjet e reja të Hungarisë?

    Interesi i Moskës në zgjedhjet në Hungarisë është bërë i dukshëm, duke pasur parasysh që kryeministri Viktor Orban është i vetmi lider i Bashkimit Evropian që bllokon në mënyrë sistematike sanksionet dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën, si dhe mbështet marrëveshjet e gazit me Rusinë.

    BBC ka raportuar se para zgjedhjeve, agjencia Bloomberg publikoi një transkript të një bisede mes presidentit rus Vladimir Putin dhe Orban-it, e zhvilluar në tetor 2025.

    Në të, Orban thuhet se e ka krahasuar veten me një mi që shpëton një luan, i cili më pas nuk e vret atë.

    Ai gjithashtu, sipas raportimeve, i ka thënë Putinit se për çdo çështje ku mund të jetë i dobishëm, “jam në shërbimin tuaj”.

    Kremlini nuk e ka parë këtë publikim si problematik, duke deklaruar se ai “e paraqet Orbanin nga një këndvështrim pragmatik dhe efektiv” dhe si dikë që mbron interesat e vendit të tij.

  • Shkurtimi i finacimit për Serbinë, deputetja britanike: Brukseli më në fund po zgjohet

    Shkurtimi i finacimit për Serbinë, deputetja britanike: Brukseli më në fund po zgjohet

    Deputetja britanike Alicia Kearns tha se “Brukseli më në fund po zgjohet”, ndërsa komentoi lajmin se Bashkimi Europian po përgatitet ta shkurtojë deri në 1.5 miliardë euro financim për Serbinë për shkak të shqetësimeve mbi demokracinë.

    “Brukseli më në fund po zgjohet ndaj vdekjes së ngadaltë të lirisë së medias dhe sundimit të ligjit në Serbi”, shkroi ajo në një postim në X.

    “Veprimet kanë pasoja, dhe mbrojtja e lirisë së shtypit duhet të jetë e panegociueshme në pragun e Europës, e lëre më për çdo anëtarësim të ardhshëm”, shtoi Kearns.

    Serbia përballet me humbjen e deri në 1.5 miliardë euro financim nga BE-ja, ndërsa Komisioni Europian po shqyrton ndërprerjen e fondeve për shkak të shqetësimeve mbi demokracinë dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë.

  • Pas 16 vjetësh në pushtet, Viktor Orban e pranon se i ka humbur zgjedhjet

    Pas 16 vjetësh në pushtet, Viktor Orban e pranon se i ka humbur zgjedhjet

    Viktor Orbán po flet tani në natën e zgjedhjeve të Fidesz dhe thotë se rezultati i zgjedhjeve është “i qartë”, ndërsa pranon humbjen.

    Ai thotë se e përgëzoi partinë fituese dhe pranon se rezultati është i dhimbshëm për Fidesz.

    Kur janë numëruar rreth 67% të votave, opozita ka 137 ulëse në Kuvend, ndërsa Victor Orban vetëm 55.

  • Ndërron jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës nga Drenasi

    Ndërron jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës nga Drenasi

    Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani nga Drenasi.

    I ndjeri shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm në Policinë e Kosovës, duke lënë pas kujtime të mira te kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

    Lajmi për vdekjen e tij ka prekur familjen, të afërmit dhe bashkëpunëtorët, të cilët kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Dvorani.

    Detajet për ceremoninë e varrimit pritet të bëhen të ditura në vijim nga familja. /DrenicaOnline

  • Magyar thotë se Orban i ka telefonuar për t’ia uruar fitoren në zgjedhje

    Magyar thotë se Orban i ka telefonuar për t’ia uruar fitoren në zgjedhje

    Lideri i opozitës në Hungary, Péter Magyar, ka deklaruar se ka marrë një telefonatë urimi për fitoren nga Viktor Orbán, duke sinjalizuar pranimin e rezultatit në këtë fazë të numërimit të votave.

    Në zgjedhjet parlamentare, me 53% të votave të numëruara, Tisza Party vazhdon të mbajë një epërsi të qartë në rezultatet e deritanishme.

    Sipas të dhënave aktuale:

    Tisza Party: 136 ulëse

    Fidesz – KDNP: 56 ulëse

    Mi Hazánk Mozgalom: 7 ulëse

    Fidesz mbetet në vend të dytë në këto rezultate.

    Me këto shifra, Tisza Party kalon pragun e shumicës në parlamentin prej 199 ulësesh, duke siguruar shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë, nëse trendi aktual konfirmohet deri në përfundim të numërimit.

  • Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Magyar: Faleminderit Hungari

    Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Magyar: Faleminderit Hungari

    ‘Faleminderit Hungari,’ thotë udhëheqësi i opozitës Magyar

    Ndjehet sikur udhëheqësi i Tiszës, Péter Magyar, është gjithnjë e më i sigurt për rezultatin e votimit. Kur janë numëruar mbi 45% të votave partia e tij ka 67.84% të votave.

    Ai sapo ka postuar një mesazh shumë të shkurtër, por domethënës në Facebook-un e tij:

    “Faleminderit Hungari”, ka shkruar ai.

    Asnjë reagim nga Viktor Orbán deri më tani.

  • 21 orë bisedime dhe asnjë marrëveshje – Çfarë tha Vance për Iranin?

    21 orë bisedime dhe asnjë marrëveshje – Çfarë tha Vance për Iranin?

    Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u largua nga Pakistani pasi nuk u arrit asnjë marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund luftës.

    Ja çfarë tha ai në një konferencë për shtyp pas negociatave.

    Pa marrëveshje: Bisedimet, të cilat filluan të shtunën në Islamabad dhe vazhduan gjatë natës deri në mëngjesin e së dielës, nuk dhanë rezultat në një marrëveshje për t’i dhënë fund përgjithmonë luftës.

    “ Mendoj se ky është një lajm i keq për Iranin shumë më tepër sesa për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, kthehemi te fakti që Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur ende një marrëveshje”, tha Vance.

    SHBA-ja dha “ofertën e saj përfundimtare dhe më të mirë”: Vance tha se negociatorët iranianë refuzuan të pranonin kushtet e SHBA-së për një marrëveshje, të cilat ai këmbënguli se kishin qenë “mjaft fleksibile”.

    “Ne ishim mjaft të gatshëm të pranonim. Presidenti na tha: ‘Ju duhet të vini këtu me mirëbesim dhe të bëni çmos për të arritur një marrëveshje.’ Ne e bëmë këtë dhe, për fat të keq, nuk ishim në gjendje të bënim ndonjë përparim”, shtoi Vance.

    Mbi programin bërthamor të Teheranit: Irani nuk u zotua të heqë dorë nga ndërtimi i një arme bërthamore pas orësh negociatash, sipas zëvendëspresidentit.

    “Pyetja është, ‘a shohim një angazhim nga ana e iranianëve për të mos zhvilluar një armë bërthamore jo vetëm tani, jo vetëm pas dy vitesh, por në planin afatgjatë?’ Ende nuk e kemi parë këtë, shpresojmë se do ta shohim”, vazhdoi ai.

    Komunikimi me administratën: Vance tha se foli me presidentin Donald Trump “vazhdimisht” gjatë bisedimeve.

    Ai zbuloi se foli edhe me zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, Sekretarin e Thesarit Scott Bessent dhe Admiralin Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së.

  • Londër, protesta në mbështetje të palestinezëve – mbi 500 persona të arrestuar

    Londër, protesta në mbështetje të palestinezëve – mbi 500 persona të arrestuar

    Më shumë se 500 persona u arrestuan gjatë një demonstrate kundër ndalimit të organizatës “Palestine Action” në Londrën qendrore.

    Policia tha se kishte kryer arrestimet kur njerëzit treguan mbështetje për një organizatë të ndaluar.

    Raportohet se mosha e të arrestuarve varionte nga 18 deri në 87 vjeç.

    Ndryshe, mbështetja e “Palestine Action” u bë e paligjshme në korrik 2025, pasi qeveria e ndaloi atë sipas legjislacionit antiterror.

    Ndalimi u shpall i paligjshëm në shkurt, por mbeti në fuqi në pritje të një apeli.

    Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ndalimin, Policia Metropolitane kishte lënë të kuptohet se oficerët e saj nuk do të kryenin arrestime.

    Por në mars, ajo tha se do të rifillonte arrestimin e protestuesve për mbështetjen e organizatës.

  • “Drejtësia nuk mund të jetë selektive”, gazetarët e Kosovës i drejtohen BE-së dhe SHBA-së për procesin në Hagë

    “Drejtësia nuk mund të jetë selektive”, gazetarët e Kosovës i drejtohen BE-së dhe SHBA-së për procesin në Hagë

    Një grup gazetarësh nga Kosova i janë drejtuar institucioneve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara me një adresim, në të cilin kanë ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si po zhvillohen proceset në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, veçanërisht në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Në letër, ndër të tjera, thuhet se këto shqetësime nuk janë politike, por mbështeten në raportimet e mediave të pavarura.

    Gazetarët pjesmarrës: 1. Blendi Fevziu (Klan TV, Albania) 2. Adriatik Kelmendi (Klan Kosova, Kosovë) 3. Afërdita Saraqini – Kelmendi (RTV 21, Kosovë) 4. Lirim Mehmetaj (VOX Kosova, Kosovë) 5. Berat Buzhala (Nacionale, Kosovë) 6. Ermal Panduri (RTV Dukagjini, Kosovë) 7. Sidorela Gjoni (Top Channel, Albania) 8. Leonard Kerquki (T7 & Gazeta Express, Kosovë) 9. Alban Dudushi (RTSH, Albania) 10. Kushtrim Sadiku (Kanal 10, Kosovë).

    Adresimi i plotë

    DREJTËSIA NUK MUND TË JETË SELEKTIVE

    Drejtuar institucioneve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara

    Ne, një grup gazetarësh nga Kosova dhe rajoni, ngremë shqetësime serioze për mënyrën se si po zhvillohen proceset në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, veçanërisht në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Këto shqetësime nuk janë politike. Ato mbështeten në raportime të mediave të pavarura, reagime të shoqërisë civile, vlerësime institucionale dhe qëndrime të ekspertëve juridikë.

    BE dhe SHBA jo vetëm që mbështetën krijimin e kësaj gjykate – ato garantuan se ajo do të përfaqësonte standardet më të larta të drejtësisë. Pikërisht për këtë arsye, çdo devijim nga këto standarde është një test i drejtpërdrejtë i besueshmërisë së tyre.

    Sot, ky test po vihet seriozisht në pikëpyetje.

    – Ndërhyrjet e gjyqtarëve përtej rolit të arbitrit neutral
    – Paraburgimi mbi pesë vite pa vendim përfundimtar
    – Zvarritja e procesit përtej çdo standardi të “kohës së arsyeshme”
    – Mungesa e transparencës përmes seancave të mbyllura
    – Pranimi i provave pa verifikim të mjaftueshëm
    – Vendime që devijojnë nga parime themelore evropiane si lex mitior

    Këto nuk janë detaje procedurale. Këto janë çështje që prekin thelbin e drejtësisë.

    Në këtë kontekst, kërkojmë përgjigje të qarta:

    – Kush mban përgjegjësi për një paraburgim kaq të gjatë?
    – Si garantohet paanshmëria e gjykimit?
    – Pse transparenca është përjashtim dhe jo rregull?
    – Çfarë ndodh nëse konstatohet shkelje e standardeve ndërkombëtare?
    – Dhe mbi të gjitha: a po funksionon kjo gjykatë si mekanizëm drejtësie – apo si instrument me standarde të dyfishta?

    Kosova ndryshoi Kushtetutën e saj nën presion ndërkombëtar, me besimin se drejtësia do të jetë e drejtë, transparente dhe e barabartë.

    Sot, ky besim po lëkundet.

    Këto pyetje nuk e dëmtojnë drejtësinë.
    Heshtja po.

    Nëse një gjykatë e ndërtuar në emër të vlerave evropiane humb besimin e publikut, ajo rrezikon të shndërrohet nga simbol i drejtësisë në simbol të selektivitetit.

    Dhe kjo është një kosto që nuk mund ta përballojë askush.

  • Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

    Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

    Dy persona janë arrestuar në fshatin Vranidoll të Prishtinës, pasi një mosmarrëveshje verbale mes tyre ka eskaluar në përleshje fizike.

    Sipas raportit policor, të dyshuarit meshkuj kosovarë fillimisht janë përfshirë në një debat lidhur me një kontest pronësor, i cili më pas ka degjeneruar në sulm fizik ndaj njëri-tjetrit.

    Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    “Vranidoll, Prishtinë / 11.04.2026 – 17:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale rreth një kontesti pronësor kanë eskaluar në përleshje fizike (janë sulmuar mes veti). Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.