ATV

Author: K.B.

  • Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

    Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

    Një vjedhje është raportuar në fshatin Mirash të Ferizajt.

    Sipas ankuesit, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një xhami, duke hapur derën dhe më pas kanë vjedhur arkën e bamirësisë.

    Përveç vjedhjes, të dyshuarit kanë dëmtuar edhe kamerat e sigurisë së objektit.

    Në raportin e policisë bëhët e ditur se vlera e dëmit të shkaktuar, përfshirë arkën dhe pajisjet e kamerave, kap shumën rreth 170 euro.

    “Fsh. Mirash, Ferizaj 12.04.2026 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hapur me forcë derën e Xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur arkën e bamirësisë dhe kanë dëmtuar kamerat e sigurisë. Sipas ankuesit vlera e dëmit të shkaktuar (arka dhe kamerat me pajisje) është rreth 170 euro. Rasti duke u hetuar”.

  • Trumpit i del punë edhe me Papa Leon, kundërshton ashpër thirrjet e tij për armëpushim ndaj Iranit

    Trumpit i del punë edhe me Papa Leon, kundërshton ashpër thirrjet e tij për armëpushim ndaj Iranit

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj Papa Leon XIV, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me qëndrimin e Trump ndaj Iranit.

    Përmes një postimi në rrjetin social “Truth Social”, Trump e ka cilësuar Papën si “të tmerrshëm për politikën e jashtme”, duke kundërshtuar hapur kritikat e tij.

    “Nuk dua një Papë që mendon se është e drejtë që Irani të ketë armë bërthamore”, ka shkruar Trump, teksa e ka akuzuar gjithashtu kreun e Selisë së Shenjtë për dobësi në çështjet që lidhen me krimin dhe armët bërthamore.

    Reagimi i presidentit amerikan vjen pasi Papa Leo XIV kritikoi deklaratën e Trump, i cili kishte paralajmëruar se “një qytetërim i tërë do të zhdukej sonte” nëse Irani nuk pranonte një marrëveshje për ndalimin e luftës.

    Papa e cilësoi këtë qëndrim si “plotësisht të papranueshëm”, duke theksuar se një retorikë e tillë nuk është vetëm çështje e së drejtës ndërkombëtare, por edhe e moralit.

  • Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

    Njoftimi:

    DHUNË NË FAMILJE

    · Prishtinë 12.04.2026 – 13:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    · Lipjan 12.04.2026 – 12:00. Viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    · Podujevë 12.04.2026 – 15:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e cila është me terapi për probleme mendore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Po ashtu në trajtim mjekësor psikiatrik nën përcjellje të policisë është dërguar edhe e dyshuara. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti.

    DHUNË NË FAMILJE

    · Malishevë 12.04.2026 – 06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    · Gjakovë 10.04.2026 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

    Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

    Kjo javë parashihet me mot të ndryshueshëm, vranësira, rreze dielli dhe riga shiu.

    Instituti Hidrometeorologjik i i Kosovës ka njoftuar që temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

    E hënë

    Mot me diell dhe vranesira të shpërndara.

    Temperaturat minimale: 1-4°C

    Temperaturat maksimale: 15-19°C

    Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-7m/s

    E martë

    Mot me diell dhe vranesira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

    Temperaturat minimale: 3 – 7°C

    Temperaturat maksimale: 15-18°C

    Era: nga jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s

    E mërkurë

    Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.. Vrannsirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

    Temperaturat minimale: 3-7°C

    Temperaturat maksimale: 16-19°C

    Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

    E enjte

    Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

    Temperaturat minimale: 4-8°C

    Temperaturat maksimale: 17-19°C

    Era: nga veriperendimi 1-7m/s.

    E premte

    Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Temperaturat mimale: 3 deri 7°C

    Tmperaturat maksimale: 15- 18°C

    Era: nga drejtimi i veriperendimi me shpejtësi 1-6m/s.

  • Muharremi i reagon Kurtit pas deklaratave të tij për ekonominë e Kosovës në Londër: Krejt çka din është me ua ble votën qytetarëve me 100 euro

    Muharremi i reagon Kurtit pas deklaratave të tij për ekonominë e Kosovës në Londër: Krejt çka din është me ua ble votën qytetarëve me 100 euro

    Njohësi i rrethanave politike dhe ekonomike, Shënoll Muharremi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti nga eventi ODI Global në Londër, i cili pretendoi se Kosova ka arritur të tejkalojë kriza ekonomike dhe të përforcohet në aspektin financiar.

    Muharremi me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se Kurti krejt çka di është të blejë vota me nga 100 euro “qytetarëve më të varfër në Evropë”.

    “Ndoshta Albini ka fillu me jetu në kokën e tij, në një univers paralel ku e ka kriju një realitet tjetër. Qysh inflacioni në disa raste të ka shku në 42.5% (mars 2026, ASK), e ti flet kopalla për ekonomi. A mendon që ata në Londër nuk kanë internet e nuk janë të informuar për ekonominë e Kosovës? Mos e korit vetën e Kosovën, se askënd nuk mundesh me mashtru me kësi lloj pallavra. Edhe në Gjermani jeni mundu me rrejt duke thënë 8.3% e kemi rritjen ekonomike, po ska pi ujë, se askush so budallë në epokën e informimit e teknologjisë“, deklaroi ai.

    “ Një energji ske qenë në gjendje me rregullu qe 6 vjet, e as për krizën e naftës ske ba kurgjo. Spo flas për deficit tregtar dhe kushtet e vështira për biznes. Krejt çka din është me jau ble votën me nga €100 qytetarëve ma të varfër në Europë“, përmbylli Muharremi.

  • Humbja e Orban në Hungari, Besnik Tahiri paralajmëron edhe rënien e Albin Kurtit

    Humbja e Orban në Hungari, Besnik Tahiri paralajmëron edhe rënien e Albin Kurtit

    Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Hungari, duke i lidhur ato me situatën politike në Kosovë.

    Përmes një postimi në facebook, Tahiri ka theksuar se ndryshimet që ndodhën në Hungari mund të shërbejnë si sinjal edhe për votuesit në Kosovë.

    Ndërsa ka shtuar se kjo mund të ndodh edhe në Kosovë më 7 ose 14 qeshor të këtij viti.

    “Nëse në Hungari nuk ka pi ma ujë populizmi dhe i ka ardhë fundi, e njëjta duhet edhe mundet me ndodhë në Kosovë, më 7 ose 14 qershor 2026”, ka deklaruar Tahiri.

  • Fitorja e opozitës, Von der Leyen: Hungaria zgjodhi Evropën

    Fitorja e opozitës, Von der Leyen: Hungaria zgjodhi Evropën

    Pas fitores historike të opozitës hungareze, kanë ardhur edhe reagimet e para nga Bashkimi Evropian.

    E para që ka reaguar ka qenë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    “Hungaria ka zgjedhur Evropën. Evropa gjithmonë ka zgjedhur Hungarinë. Së bashku, ne jemi më të fortë. Një vend rimerr rrugën e tij evropiane. Bashkimi bëhet më i fortë”, ka shkruar ajo.

    Gjithashtu, edhe liderë të tjerë evropianë kanë nisur reagimet e para pas zgjedhjeve në Hungari, duke uruar fitoren e opozitarit Magyar.

  • Profili i Peter Magyar fituesit të zgjedhjeve në Hungari që e mbylli epokën e Viktor Orban

    Profili i Peter Magyar fituesit të zgjedhjeve në Hungari që e mbylli epokën e Viktor Orban

    Peter Magyar, 45 vjeç, është një politikan konservator dhe ligjvënës në Parlamentin Europian. Ai u bë sfiduesi kryesor i Kryeministrit Viktor Orban të Hungarisë pas ndarjes me partinë qeverisëse, Fidesz, në vitin 2024, dhe kërcënoi ta rrëzojë Orbanin nga posti në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, të cilën gjë ia arriti sonte duke fituar bindshëm zgjedhjet parlamentare.

    Magyar, i cili studioi drejtësi, ishte një anëtar pak i njohur i partisë së Orban për më shumë se dy dekada, duke shërbyer si diplomat në Bruksel dhe duke mbajtur pozicione të larta në agjencitë shtetërore. Ai ishte i martuar me Judit Varga, një figurë kryesore e Fidesz, deri në vitin 2023.

    Magyar u bë i famshëm në vitin 2024 pasi u nda nga Orban për shkak të një skandali politik të shkaktuar nga zbulimet se një burrë i dënuar për mbulimin e abuzimit seksual në një shtëpi fëmijësh ishte falur. Atë vit, Magyar krijoi Tisza, një lëvizje politike të re që fitoi 30 përqind të votave në Hungari gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

    Fushata e tij është nxitur kryesisht nga zemërimi i përhapur publik për korrupsionin, veçanërisht keqpërdorimin e miliarda eurove nga fondet e BE-së, dhe shqetësimi për rritjen e ngadaltë ekonomike të Hungarisë. Ai ka premtuar të përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, i cili ka bllokuar fondet e zhvillimit për Hungarinë mes pohimeve se Orban ka minuar institucionet demokratike.

    Magyar është përqendruar në standardet e jetesës dhe çështje si sistemi i rrënuar i kujdesit shëndetësor të Hungarisë. Por ai është shmangur nga çështje si të drejtat LGBTQ dhe ka heshtur për ndalimin e paradës së Krenarisë në Budapest vitin e kaluar. Dhe ndërsa ai ka kritikuar animin 3 Orban drejt Rusisë duke theksuar historinë e gjatë të Moskës në ngacmimin e Hungarisë, ai ka shmangur të flasë për luftën në Ukrainë.

  • Drejtori i AVONET: Përmirësime në performancën e disa ministrave

    Drejtori i AVONET: Përmirësime në performancën e disa ministrave

    Kenan Gashi, Drejtor i OJQ AVONET ka ndarë një vlerësim pozitiv lidhur me punën e disa dikastereve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke theksuar se gjatë muajve të fundit është vërejtur rritje e performancës dhe e përgjegjësisë institucionale nga disa ministra.

    Sipas Gashit, përmes monitorimit të proceseve brenda institucioneve dhe hulumtimit të rasteve konkrete në ministri të ndryshme, është evidentuar reflektim dhe ndryshim në qasjen e disa drejtuesve institucionalë. Ai ka theksuar se bazuar në gjetjet dhe përgjegjësitë institucionale, disa ministra kanë filluar të tregojnë përmirësim të dukshëm në ushtrimin e detyrës dhe në adresimin e çështjeve të ngritura.

    Po ashtu, gjatë këtij procesi është vërejtur rritje e gatishmërisë për të bashkëpunuar, si dhe një qasje më e përgjegjshme ndaj kërkesave për llogaridhënie.

    Në këtë kontekst, drejtori i AVONET ka veçuar ministrat Armend Muja, Dimal Basha, Saranda Bogujevci, Hajrullah Çeku, Mimoza Kusari-Lila dhe Andin Hoti, për të cilët ka thënë se kanë treguar angazhim konkret dhe vullnet për përmirësim në punën e tyre.

    Gashi ka shtuar se monitorimi i institucioneve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit në administratën publike.

  • Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një Evrope më sovrane

    Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një Evrope më sovrane

    Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka uruar liderin e opozitës në Hungary, Péter Magyar, për fitoren e tij në zgjedhje, gjatë një bisede telefonike mes tyre

    “Kam biseduar me Péter Magyar për ta përgëzuar për fitoren në Hungari,” ka deklaruar Macron, duke shtuar se Franca vlerëson pjesëmarrjen demokratike dhe angazhimin e qytetarëve hungarezë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian.

    “Sapo fola me Peter Magyar për ta përgëzuar për fitoren e tij në Hungari! Franca e mirëpret këtë fitore për pjesëmarrjen demokratike, për angazhimin e popullit hungarez ndaj vlerave të Bashkimit Evropian dhe për vendin e Hungarisë në Evropë. Së bashku, le të ndërtojmë një Evropë më sovrane, për sigurinë e kontinentit tonë, konkurrueshmërinë tonë dhe demokracinë tonë”, ka shkruar Macron në Facebook.