ATV

Author: K.B.

  • Haradinaj kujton dëshmorët e Istogut: Treguan heroizëm të vërtetë se si duhet atdheu

    Haradinaj kujton dëshmorët e Istogut: Treguan heroizëm të vërtetë se si duhet atdheu

    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorët e komunës së Istogut.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Istogu duhet të ndihet krenar me bijtë e tyre që në luftën e fundit treguan heroizëm ndaj atdheut.

    Postimi i plotë:

    Istogu duhet të ndihet krenar me bijtë e vetë të cilët në luftën e fundit për liri treguan heroizëm të vërtetë se si duhet atdheu.

    Në këtë ditë të dëshmorëve të kësaj komune, të cilët ranë nën emblemën e brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, kujtojmë veprën heroike të tyre, ndër ta mësuesin Mustafë Blakaj, Abedin Dervishaj, Bujar Visoqi, Ismet Bicaj, Izet Shatri, Muharrem Vuthaj, Nezir Mujaj, Shaqir Tahiraj, Skënder Maraj, Xhafer Mehmetaj, Smajl Fetahaj, Xhafer Haskaj, Sylë Çeta, Qazim Hakaj, Nexhmedin Hakaj, Sami Gashi dhe Njomëza Lipaj, që ranë në Prillin e 1999 dhe vazhdon me dëshmorë tjerë deri në përfundim të luftës.

    Lavdi të rënëve!

  • Enver Hoxhaj: Albin Kurti nuk dëshiron të qeverisë, jemi në krizë shtetërore

    Enver Hoxhaj: Albin Kurti nuk dëshiron të qeverisë, jemi në krizë shtetërore

    Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike.

    Në një paraqitje në Kanal 10, Hoxhaj ka vlerësuar se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, nuk dëshiron të qeveris me vendin.

    “Kurti nuk do as me drejtu vendin, që i takon me mandat kushtetues, as nuk po dëshiron me qeverisë” – tha Hoxhaj.

  • Bajrami kritikon Kurtin: Gjithçka që qytetari ka nevojë është bërë më e shtrenjtë

    Bajrami kritikon Kurtin: Gjithçka që qytetari ka nevojë është bërë më e shtrenjtë

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke iu referuar statistikave të ASK-së, ku inflacioni në mars ka arritur në 6.7%, thotë se kryeministri Albin Kurti ka dalë nëpër botë e po shet mend për “stabilitet ekonomik”.

    Ajo pohon se çmimet e larta dhe gjithçka që sot i duhet qytetarëve që është bërë më e shtrenjtë “është kriza që qytetarët e Kosovës po e paguajnë çdo ditë”.

    “Albin Kurti mundet veç një ligjëratë me mbajtë: me u tregu partive politike nëpër botë si fitohen zgjedhjet duke blerë vota me buxhet të shtetit. Ky është suksesi i tij i vetëm, i faktuar deri me tani”, thotë Bajrami.

  • ShBA citon “vija të kuqe”, por Irani thotë se kërkesat janë të ‘tepruara’

    ShBA citon “vija të kuqe”, por Irani thotë se kërkesat janë të ‘tepruara’

    ShBA-ja dhe Irani nuk arritën të arrinin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së tyre pavarësisht bisedimeve maratonë që përfunduan të dielën në kryeqytetin pakistanez Islamabad, duke rrezikuar një armëpushim të brishtë.

    Secila palë fajësoi tjetrën për dështimin e negociatave 21-orëshe për t’i dhënë fund luftimeve që kanë vrarë mijëra njerëz dhe kanë rritur çmimet globale të naftës që kur filluan më shumë se gjashtë javë më parë.

    “Lajmi i keq është se nuk kemi arritur një marrëveshje dhe mendoj se ky është një lajm i keq për Iranin shumë më tepër sesa për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u tha gazetarëve zëvendëspresidenti JD Vance, kreu i delegacionit amerikan, pak para se të largohej nga Islamabadi.

    “Pra, ne kthehemi në Shtetet e Bashkuara pasi nuk kemi arritur një marrëveshje. Ne i kemi bërë shumë të qarta vijat tona të kuqe”.

    Delegacionet amerikane dhe iraniane janë larguar nga Islamabadi për t’u kthyer në shtëpi, thanë burime pakistaneze për Reuters.

    Vance tha se Irani kishte zgjedhur të mos pranonte kushtet amerikane, duke përfshirë mosndërtimin e armëve bërthamore, transmeton Klankosova.tv.

    “Ne duhet të shohim një angazhim pozitiv se ata nuk do të kërkojnë një armë bërthamore dhe nuk do të kërkojnë mjetet që do t’i mundësonin atyre të arrinin shpejt një armë bërthamore. Ky është qëllimi kryesor i presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe këtë është ajo që ne jemi përpjekur të arrijmë përmes këtyre negociatave”.

    Bisedimet në Islamabad, pas një armëpushimi në fillim të javës, ishin takimi i parë i drejtpërdrejtë ShBA-Iran në më shumë se një dekadë dhe diskutimet e nivelit më të lartë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

    Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim e Iranit tha se kërkesat “e tepërta” të SHBA-së kishin penguar arritjen e një marrëveshjeje.

  • Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qytetarët e Kosovës

    Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qytetarët e Kosovës

    Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka uruar Pashkët Ortodokse për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e SHBA u uroi kremtim të lumtur dhe të begatë.

    “Gëzuar Pashkët Ortodokse të gjithë atyre që festojnë në Kosovë”.

  • Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

    Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 27-vjetorin e ngjarjeve të 12 prillit 1999 në Lubizhdë të Hasit, ku gjatë luftës në Kosovë janë vrarë civilë dhe luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Në një postim në Facebook, Kurti shkroi se atë ditë forca të shumta të Batalionit të Dytë të Motorizuar 549 të ushtrisë jugosllave kishin rrethuar zonën malore ku ishin strehuar banorë të fshatit Lubizhdë të Hasit.

    “Si sot, 27 vite më parë, më 12 prill të vitit 1999, forca të shumta të Batalionit të Dytë të Motorizuar 549 të ushtrisë jugosllave, i rrethuan malet ku ishin strehuar shumë nga banorët e fshatit Lubizhdë të Hasit. Pasi i ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët e tyre, ushtarët serbë filluan t’i torturonin teksa i radhitën në rresht për t’i pushkatuar. Të mbijetuarit e kësaj masakre, kanë rrëfyer pastaj barbarinë e këtij krimi shtetëror të Serbisë ndaj banorëve të Lubizhdës së Hasit, përshkuar nga ekzekutime të planifikuara, tortura, malltretime, plaçkitje, dhunime, dëbime dhe shkatërrim pronash”, shkroi kryeministri.

    Kurti ka vlerësuar se jetët e humbura përbëjnë vlerë të lartë në themelet e lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

    “Gjatë atyre ditëve të mesit të prillit të vitit 1999, nga fushatat kriminale të spastrimit etnik dhe gjenocidit që Serbia po kryente ndaj shqiptarëve në Kosovë, u vranë 40 civilë shqiptarë të paarmatosur. Ndërkaq, në përballje me forcat serbe dhe në mbrojtje të civilëve, ranë dëshmorë 14 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jetët e dhëna për çlirimin e Kosovës janë vlerë sublime në themelet e lirisë së popullit dhe shtetndërtimit të republikës sonë. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e atdheut!”, shkroi Kurti.

  • Raportohet për të paktën 3,375 iranianë janë vrarë gjatë luftës me ShBA-Izrael

    Raportohet për të paktën 3,375 iranianë janë vrarë gjatë luftës me ShBA-Izrael

    Të paktën 3,375 persona janë vrarë në Iran që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj vendit, sipas medias shtetërore Islamic Republic of Iran Broadcasting (IRIB).

    Viktimat janë identifikuar nga Organizata e Mjekësisë Ligjore e Iranit, njofton IRIB, duke cituar kreun e këtij institucioni, Abbas Masjedi.

    Sipas tij, të paktën 2,875 nga të vrarët janë burra dhe 496 janë gra.

    Muajin e kaluar, ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se “qindra civilë iranianë”, përfshirë mbi 200 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.

  • OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

    OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë kujtuar të rënët e komunës së Istogut në Ditën e Dëshmorëve të këtij qyteti.

    “Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Istogut, OVL UÇK me respekt dhe përulje nderon jetën dhe veprën e heronjve të kësaj komune, të cilët ranë nën emblemën e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, duke dhënë gjithçka për lirinë e vendit”, kanë kujtuar OVL – UÇK.

    Ata kanë theksuar se dëshmorët e rënë gjatë luftës mbeten udhërrëfyes për brezat që vijnë.

    “Sakrifica e tyre është gurthemeli i shtetit tonë dhe dëshmi e përjetshme e qëndresës dhe vendosmërisë për liri”, vazhdon njoftimi.

  • Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj, arrestohet nga policia

    Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj, arrestohet nga policia

    Një rrahje e shoqëruar me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

    Policia bën të ditur se përveç përleshjes fizike ndërmjet dy personave, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes, jo nga arma e zjarrit.

    Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe tri gëzhoja.

    Siç raportohet i përfshirë në këtë përleshje është reperi Betim Januzi, i njohur Buta.

    I njëjti është arrestuar rreth orës 22:05.

    “Ju njoftojmë se rreth orës 22:05, kemi pranuar informacion për lokacionin e të dyshuarit B.J., i cili ka njoftuar se do të dorëzohet.

    Menjëherë është angazhuar njësiti policor, i cili në rrugën “Halim Spahija” në Ferizaj ka arrestuar të dyshuarin. Për shkak të lëndimeve në dorë dhe është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për tretman mjekësor”, ka thënë policia.

  • Djali i Sali Çekajt: Babai ynë dha jetën që Kosova të kishte president jo sundimtar, tek Osmani shohim këtë vizion

    Djali i Sali Çekajt: Babai ynë dha jetën që Kosova të kishte president jo sundimtar, tek Osmani shohim këtë vizion

    Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka vizituar sot familjen e heroit Sali Çekaj.

    Djali i Çekajt, Hyseni në në një postim në emër të familjes, e ka falënderuar Osmanin për vizitën.

    Ai ka shktruar se babai i tij tha jetën për këtë vend, siç ka thënë ai që vendi të kishte “president, jo sundimtar”.

    “Baba ynë dha jetën për këtë vend. Që ky vend të kishte President, e jo sundimtar. Që ky vend të kishte liri, e jo premtime lirie. Vizita e saj na tregoi se sakrifica nuk është harruar. Tek Presidentja Osmani shohim vizionin dhe përkushtimin për një të ardhme ku ky kujtim nuk harrohet – dhe ku amaneti i të rënëve tanë jetesohet. Kjo është e vetmja gjë që familja jonë ka kërkuar ndonjëherë”, ka shkruar ai.