ATV

Author: K.B.

  • Sa paguhet një deputet dhe cilat janë përfitimet shtesë, Sadiku publikon disa statistika interesante

    Sa paguhet një deputet dhe cilat janë përfitimet shtesë, Sadiku publikon disa statistika interesante

    Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka publikuar disa informata për pjesën fininciare të deputetëve.

    Ai ka bërë me dije se paga bazë bruto e një deputeti është 1914 euro.

    Sadiku ka bërë me dije se angazhimi në komisione parlamentare mund ta rrisë këtë pagë deri në +15% të pagës bazë. Poashtu ai ka njoftuar edhe për disa shtesa që u takojnë deputetëce si dhe angazhimi i një asistenti.

  • Trump e fshin imazhin si Krishti të krijuar me AI pas mori reagime – thotë se donte të paraqitej si doktor

    Trump e fshin imazhin si Krishti të krijuar me AI pas mori reagime – thotë se donte të paraqitej si doktor

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkaktuar reagime të forta pasi publikoi në platformën Truth Social një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale, ku paraqitej në një rol të ngjashëm me Jesus Krishtin, ka raportuar The Guardian.

    Në imazh, Trump shfaqej duke rrezatuar dritë nga duart, ndërsa “shëronte” një pacient të shtrirë në spital, me një figurë demonike në sfond. Postimi u fshi më vonë nga vetë presidenti, por vetëm pasi kishte nxitur reagime të ashpra.

    Kritikat më të forta erdhën nga mbështetës të tij konservatorë dhe të krishterë, të cilët e cilësuan postimin si “të neveritshëm” dhe të papranueshëm. Shumë prej tyre, të cilët më herët e kishin mbështetur Trump edhe në raste të tjera kontroverse, shprehën zemërim të hapur ndaj këtij publikimi.

    Trump reagoi shkurt për këtë çështje, duke thënë se imazhi kishte për qëllim ta paraqiste atë si një “doktor që shëron njerëzit”, dhe jo si figurë fetare, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

    Ky episod vjen më pak se një vit pasi ai nënshkroi një ligj që pritet të largojë rreth 12 milionë amerikanë nga sigurimi shëndetësor, përmes shkurtimeve në programin Medicaid.

  • Kryeministrja italiane kritikon Trumpin për komentet “e papranueshme” në lidhje me Papa Leon

    Kryeministrja italiane kritikon Trumpin për komentet “e papranueshme” në lidhje me Papa Leon

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump për komentet e tij “të papranueshme” në lidhje me Papa Leon XIV.

    “I gjej fjalët e presidentit Trump drejtuar Atit të Shenjtë të papranueshme”, tha Meloni, e cila shihet gjerësisht si një aleat kyç i Trumpit në Evropë.

    “Papa është kreu i Kishës Katolike dhe është e drejtë dhe normale që ai bën thirrje për paqe dhe dënon të gjitha format e luftës”, shtoi ajo.

    Të dielën në mbrëmje, Trump denoncoi qëndrimin e Papës ndaj luftës së Iranit, duke e quajtur Papën “të tmerrshëm për politikën e jashtme”.

    “Nuk na pëlqen një Papë që do të thotë se është në rregull të kesh një armë bërthamore. Ai është një njeri që nuk mendon se duhet të luajmë me një vend që dëshiron një armë bërthamore në mënyrë që të mund të hedhë në erë botën. Unë nuk jam një tifoz i Papa Leos”, u tha Trump gazetarëve.

    Papa – i cili ka qenë gjithnjë e më i zëshëm në lidhje me luftën e SHBA-së dhe Izraelit me Iranin – kundërshtoi kritikat duke thënë se ai “nuk ka frikë nga administrata Trump ose nga të folurit me zë të lartë për mesazhin e Ungjillit”.

  • Komuna e Prishtinës gjobit “Ujësjellësin” për ndërhyrje të paautorizuara në rrugë

    Komuna e Prishtinës gjobit “Ujësjellësin” për ndërhyrje të paautorizuara në rrugë

    Kryetari Përparim Rama ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj ndërmarrjes “Ujësjellësi”, për shkak të ndërhyrjeve të paautorizuara në infrastrukturën rrugore të kryeqytetit.

    Sipas tij, këto ndërhyrje kanë lënë rrugët në gjendje të rënduar dhe të pasigurt për qytetarët.

    “Kryeqyteti Prishtina ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj ‘Ujësjellësit’ për shkak të ndërhyrjeve të paautorizuara në infrastrukturën rrugore, të cilat kanë rezultuar me lënien e rrugëve në gjendje të mjerueshme dhe të pasigurt për qytetarët”, ka deklaruar Rama.

    Ai ka theksuar se sipas procedurave në fuqi, çdo intervenim duhet të lajmërohet paraprakisht në komunë, në mënyrë që të garantohet siguria dhe rikthimi i gjendjes së rrugës pas përfundimit të punimeve.

    “Sipas procedurave në fuqi, çdo intervenim duhet të lajmërohet paraprakisht në komunë, në mënyrë që të sigurohet zona e punimeve dhe të bëhet sanimi i menjëhershëm i asfaltit pas përfundimit të tyre”, ka shtuar ai.

    Sipas njoftimit, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme, kjo praktikë ka vazhduar, duke detyruar Inspeksionin e Komunës të veprojë.

    “Megjithëse ujësjellësi është paralajmëruar disa herë për respektimin e këtyre procedurave, praktika ka vazhduar, duke detyruar Inspeksionin e Komunës të shqiptojë gjoba në dy raste të ndara”, thuhet më tej në reagim.

    Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë me masa të ngjashme ndaj çdo shkelësi, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe rendit në infrastrukturën publike.

  • Paçarizi: Opozita e hutuar, Osmani ka nisur fushatën, LVV me pakon 200 milionë euro në fushatë

    Paçarizi: Opozita e hutuar, Osmani ka nisur fushatën, LVV me pakon 200 milionë euro në fushatë

    Kanë mbetur edhe rreth dy javë deri në afatin e përcaktuar për zgjedhjen e presidentit, në të kundërtën vendi mund të shkojë në zgjedhje që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

    Profesori universitar, Rrahman Paçarizi të vetmin opsion e sheh organizimin e serishëm të zgjedhjeve.

    Kjo sepse konsideron se partitë në vend nuk janë të angazhuara për të gjetur zgjidhje.

    “Unë mendoj që opsioni i vetëm tashmë janë zgjedhjet, sepse siç duket askujt nuk po i intereson që të gjejë zgjidhjen. Është paksa e çuditshme qysh Lëvizja Vetëvendosje nuk po angazhohet pak më shumë për ta zgjedhur presidentin, sepse kjo do t’i siguronte një mandat të sigurt katërvjeçar. Pastaj duke pasur parasysh që Lëvizja Vetëvendosje edhe mandatin e kaluar e ka çuar deri në fund dhe ka realizuar programet që i ka pasur, e themi programet e asaj partie dhe sado që sulmohen, ato prapë janë programe politike të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat siç e tha edhe zoti Kurti, duket sikur elektoratit i kanë pëlqyer dhe do t’i çojë deri në fund”, deklaron ai.

    Sipas tij, barra i bie Lëvizjes Vetëvendosje, që zotëron numrin më të madh të ulëseve në organin më të lartë legjislativ.

    Ai thotë se është vërejtur polarizim i skajshëm edhe në seancat parlamentare që janë mbajtur ditëve të fundit.

    “Nuk ka pasur angazhim të tillë nga asnjëra palë, as më pak nga ata të cilët e kanë përgjegjësinë dhe i kanë punët në dorë, sepse, sado që do të mundoheshin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me gjashtë deputetë, LDK-ja me 15 deputetë, apo edhe Partia Demokratike me 22 apo 23 deputetë nuk kanë numrat as për të siguruar nënshkrimet madje. Prandaj, barra këtu i bie Lëvizjes Vetëvendosje që është partia më e madhe, partia e cila ka kapacitet për të siguruar numra, për të siguruar nënshkrime, për të kandiduar njerëz, për t’i tërhequr eventualisht ata të cilët i ka kandiduar nga partia e saj. Prandaj, nisur nga të gjitha këto rrethana e duke pasur parasysh edhe situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës në ato dy-tri seanca që janë mbajtur, ku ka pasur një polarizim të skajshëm edhe në kuptim të pozicionimit partiak, edhe në kuptim të gjuhës që është përdorur nga të gjitha palët, domethënë nuk po shihet në horizont ndonjë interesim për zgjedhjen e presidentit”, shton ai për KosovaPress.

    Albulena Haxhiu si kryekuvendare, ka marrë detyrën e presidentit më 5 prill, pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit.

    Ajo mund ta ushtrojë këtë detyrë deri më 5 tetor, nëse nuk zgjidhet presidenti i ri deri më 28 prill, afat ky i dalë nga aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese.

    Para një jave është mbajtur një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreu të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Ata kanë deklaruar se do t’i vazhdojnë diskutimet për çështjen e presidentit, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja.

    Megjithatë, takime të tjera nuk ka pasur.

    “Janë edhe dy javë, mirëpo janë harxhuar dy javë të tjera, janë harxhuar më shumë se dy javë të tjera, prandaj kjo tregon që këta njerëz përgjithësisht janë joseriozë. Nuk i janë qasur në mënyrën e duhur gjetjes së zgjidhjes. Një skenar do të mund të kishte qenë një ofertë për Partinë Demokratike të Kosovës, sepse siç edhe thotë zoti Kurti zakonisht në paraqitjet e tij, 80 vota, 81 vota nuk janë të mjaftueshme sepse nuk ofrojnë siguri për ta zgjedhur presidentin. Dhe vërtet çështja është delikate, është në kufijtë e vet. Ndërkohë takohet me Lidhjen Demokratike të Kosovës me të cilën nuk mund t’i bëjë më shumë se 81 deputetë bashkë me pakicat jo serbe të cilat e përkrahin zotin Kurti. Domethënë, një skenar është me PDK-në. Skenari tjetër është me LDK-në, eventualisht sikur t’i bashkëngjitej Aleanca, mirëpo Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë është deklaruar që nuk do të hynte në situata të tilla, në koalicione të tilla”, shprehet ai.

    Njohësi i çështjeve politike, Rrahman Paçarizi thotë se partitë kanë nisur fushatën nëpër komuna përmes takimeve me qytetarë.

    “Ashiqare po, Lëvizja Vetëvendosje edhe me pakon që e ka miratuar, prej 200 milionë euro, praktikisht ka hyrë brenda fushatës, është brenda kornizave të fushatës. Partitë opozitare me një retorikë ashtu paksa trimëruese për vete, duket sikur po imponohen te elektorati si subjekte politike të fuqishme nga të cilat mund të pritet diçka, nga të cilat mund të shpresohet diçka, por duket sikur janë paksa të hutuara, paksa konfuze. Dhe në anën tjetër edhe zonja Osmani, tashmë e ka nisur fushatën, madje edhe pa e kryer mandatin e saj, me atë turin nëpër disa komuna, të cilin po e vazhdon edhe tash, me qasjen që e zhvillojnë, stafi i saj, ish-stafi i saj sepse nuk e di tash si mund të konsiderohen ata kanë hyrë tashmë në kornizat e fushatës sepse duket sikur zgjedhjet janë të pashmangshme”, përfundon ai.

    Lëvizja Vetëvendosje në seancën e 5 marsit i ka propozuar dy emra për pozitën e presidentit, Glauk Konjufcën dhe Fatmire Mulhaxha Kollçakun.

    Në mungesë kuorumi, kishte dështuar votimi i tyre. Ish-presidentja, Vjosa Osmani, të nesërmen kishte njoftuar për dekretin e shpërndarjes së kuvendit, për çka LVV e çoi në Gjykatë Kushtetuese meqë e konsideroi se jokushtetues.

    Gjykata Kushtetuese, më 25 mars, e shpalli të pavlefshëm dekretin e Osmanit, duke dhënë kohë prej 34 ditësh për zgjedhje të presidentit. Në rast se një e gjë e tillë nuk arrihet, atëherë Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

  • Rama paralajmëron bizneset në Vlorë: Mos abuzoni me çmimet

    Rama paralajmëron bizneset në Vlorë: Mos abuzoni me çmimet

    Çmimet nuk i vendos qeveria, por tregu. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me operatorët turistikë në Vlorë, ku nënvizoi se investimet në këtë industri kërkojnë vizion e strategji të qëndrueshme.

    “Shqipëria do të ketë mundësi të tërheqë më shumë edhe jashtë sezonit në vjehstë nëse do të jetë e përgatitur për këtë. Në këto muaj ka pasur një rritje dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë situatë. Çmimet nuk i vendos qeveria dhe qeveritë nuk kanë asnjë instrument për të kontrolluar e imponuar çmimet. Çmimet i vendos tregu, por në këtë industri i vendos vizioni strategjik i juaji për fatin e investimeve tuaja nëse po bëni inevstime vërtet masive e ambicioze. Një pjesë e juaja po punojnë me arkitekt të huaj. Hoteleria e ka investimin e madh por të ngadaltë duhet të mendoni për fatin e këtyre investimeve. Qëllimi është të lexojmë çfarë iu ka ndodhur të tjerëve”.

    Ai paralajmëroi bizneset që të mos abuzojnë me çmime të larta dhe shërbime të dobëta. Sipas tij, një qasje e tillë mund të dëmtojë imazhin e destinacionit dhe të kthehet në “bumerang” për investimet, duke larguar turistët në favor të vendeve si Greqia, Turqia apo Kroacia.

    “Në momentin kur befas janë gjendur përpara rezultatit të hapjes dhe transformimit në një destinacion të caktuar kanë vepruar si të dehur, duke ofruar shërbime të dobëta dhe çmime të larta. Dhe si rezultat i fluksit që u është gjendur përpara kanë pasur mendjen e ngushtë që njerëzit do ti kenë aty dhe kanë filluar të investojnë. Të investojnë për më shumë por duke kërkuar shumë. Çfarë u ka ndodhur, u kanë mbetur në derë investimet se nuk kanë ardhur njerëzit. Nëse Vlora merr njollën e vendit ku paguan më shumë sesa të ofrohet dhe ku paguan më shumë se duke shkuar në Greqi Turqi e Kroaci ju i keni bërë gropën vetes. Flas për gropën e investimeve. Duhet strategji afatmesme se do merrni një fitim të arsyeshëm dhe jo atë që do i merrni në moment se do t’u kthehet në bumerang”.

    Rama nënvizoi se investimet në hoteleri janë afatgjata dhe kërkojnë strategji të qëndrueshme, jo fitime të shpejta. Ai shtoi se Vlora ka potencial të zhvillohet si destinacion ndërkombëtar, ku mund të jetojnë edhe të huaj, duke përmendur sigurinë si një nga avantazhet kryesore të Shqipërisë.

    “Qeveria nuk vendos çmimet por po u flas disa të vërteta si dikush që e do këtë qytet dhe dua që çfarë kemi mbjellë ta korrim jo në një stinë por për gjenerata. Vlora ka të gjitha mundësitë si qytet në Portugali në Spanjë, Turqi ku të vijnë të jetojnë edhe plot të huaj, është plotësisht e mundur. Shqipëria është një vend ku jetohet me siguri Dje isha në Dhërmi me disa miq, jo me Ivankën se e bënë sikur vjen në Vlorë çdo 2 muaj do vijë ajo çdo dy muaj por nuk jemi akoma në këtë fazë”, raporton A2CNN.

  • Për katër muaj, shtatë persona humbën jetën në vendin e punës në Kosovë

    Për katër muaj, shtatë persona humbën jetën në vendin e punës në Kosovë

    Rastet e humbjeve të jetës në vendin e punës vazhdojnë të mbeten shqetësuese në Kosovë, duke ngritur alarmin për mungesën e kushteve të duhura të sigurisë për punëtorët.

    Vetëm gjatë periudhës nga janari deri në muajin prill të këtij viti, janë regjistruar disa raste fatale që lidhen drejtpërdrejt me vendin e punës.

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe Sektorit Privat, Jusuf Azemi për Klankosova ka bërë të ditur se numri i viktimave ka arritur në shtatë brenda këtyre muajve të parë të vitit.

    Sipas tij, kjo situatë është tregues i qartë se standardet e sigurisë në punë nuk po respektohen në nivelin e duhur nga kompanitë.

    Ai ka theksuar se përgjegjësia kryesore bie mbi pronarët e kompanive, të cilët duhet të sigurojnë kushte të sigurta për punëtorët, në përputhje me ligjet në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë.

    “Janë 7 persona. Duhet pronarët e kompanisë ta zbatojnë ligjin mbi sigurinë dhe shëndetin”, tha ai.

    Në të njëjtën kohë, Azemi ka kërkuar angazhim më të madh nga institucionet përgjegjëse, duke vënë theksin te roli i Inspektoratit të Punës.

    Sipas tij, ky institucion duhet të jetë më rigoroz në mbikëqyrje dhe të shmangë çdo tolerim ndaj shkeljeve që rrezikojnë jetën e punëtorëve.

    “Inspektorati duhet krye punen e vetë, jo të bëj lëshime”, është shprehur ai.

    Së fundmi, në Ferizaj ka vdekur një person, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i shtatë i një objekti që ishte në ndërtim.

    Ky rast e ka çuar në shtatë numrin e atyre që kanë humbur jetën në vendin e punës, vetëm gjatë periudhës katërmujore të këtij viti.

  • Booking paralajmëron klientët për hakerat që ekspozuan të dhënat e tyre

    Booking paralajmëron klientët për hakerat që ekspozuan të dhënat e tyre

    Ueb-faqja e rezervimeve të akomodimit Booking.com ka pësuar një shkelje të të dhënave me “palë të paautorizuara” që fitojnë qasje në të dhënat e klientëve.

    Platforma tha se “vërejti një aktivitet të dyshimtë që përfshin palë të treta të paautorizuara që kanë mundur të aksesojnë disa nga informacionet e rezervimit të mysafirëve tanë”.

    “Pas zbulimit të aktivitetit, ne morëm masa për të kontrolluar problemin”, tha ajo.

    “Ne kemi përditësuar numrin PIN për këto rezervime dhe i kemi informuar mysafirët tanë”, shtoi ndër tjera.

    Kompania, me seli në Amsterdam, liston më shumë se 30 milionë vende akomodimi në të gjithë botën dhe thotë se lidh “miliona udhëtarë” me përvoja, transport dhe vende qëndrimi.

    Booking.com nuk pranoi të thoshte se sa njerëz kishte prekur hakimi. Një zëdhënës tha se “nuk u aksesua informacioni financiar”.

    Një email nga kompania drejtuar klientëve të prekur tha se hakerat mund të kenë qenë në gjendje të aksesojnë “informacione të caktuara të rezervimit” të lidhura me një rezervim të mëparshëm që klienti bëri.

    “Bazuar në gjetjet e hetimit tonë deri më sot, informacioni i aksesuar mund të përfshijë detajet e rezervimit dhe emrat, email-et, adresat, numrat e telefonit të lidhura me rezervimin dhe çdo gjë që mund të keni ndarë me akomodimin”, tha ajo.

    Ky është rasti më i fundit në një seri përpjekjesh për krim kibernetik në Booking.com. Kompania kohët e fundit ka hasur vështirësi me numrin në rritje të mashtrimeve online në platformën e saj, ku mashtruesit kërkojnë detajet e pagesës për t’u autorizuar paraprakisht ose për t’u verifikuar para një udhëtimi, dhe më pas ngarkojnë shuma të larta.

  • Magyar për Gruevskin: Nuk do të jemi deponi e kriminelëve

    Magyar për Gruevskin: Nuk do të jemi deponi e kriminelëve

    Ndërkohë mandatari i ardhshëm hungarez Peter Magyar paralajmëroi deportimin e ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski.

    Në një konferencë shtypi, Magyar i pyetur nga gazetarët për dy ish ministra polakë, të kërkuar për korrupsion nga qeveria e re e Polonisë, ndërsa gjetën strehim dhe morën azil në Hungari, tha se ata, përfshi dhe Gruevskin nuk do të qëndrojnë gjatë në Hungari.

    “Hungaria nuk do të bëhet deponi për kriminelë të kërkuar ndërkombëtar. Kjo vlen jo vetëm për ish ministrat polakë, por edhe për Nikolla Gruevskin. Në fund të fundit ai është ish kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe kriminel I kërkuar”, tha Magyar.

    Ish kryeministri Gruevski është në arrati që nga viti 2018, kur pas vendimit të plotfuqishëm për rastin “Tank” u dënua me 2 vjet burg. Gruevski mori azil në Hungari në bazë të pohimeve se është politikisht i përndjekur nga kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev.

    Në vitin 2019, Hungaria zyrtarisht e refuzoi kërkesën e Maqedonisë së Veriut për ekstradim./Alsat/

  • Azemi thotë se pasi kanë nisur hetimet për njehsorët elektrikë, ka filluar ndërrimi i tyre duke u fshehur provat

    Azemi thotë se pasi kanë nisur hetimet për njehsorët elektrikë, ka filluar ndërrimi i tyre duke u fshehur provat

    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se pasi kanë filluar njëtimet për skandalin me njehsorët elektrikë, kanë fillluar që të ndërrohen ato.

    Azemi ka thënë se kjo është fshehje e provave që nënkupton vepër penale.

    Ai ka thënë se njehsorët duhet të hetohen në laboratorë të pavarur.

    “Pasi e zbuluam skandalin me njehsorët elektrikë, hetimet kanë nisur. Por në vend se të ruhen provat, KEDS dhe Ministria po i ndërrojnë njehsorët e vjetër dhe po rrezikojnë fshehjen e manipulimeve. Fshehja e provave është vepër penale. Njehsorët duhet të hetohen në laboratorë të pavarur, jo nga ata që dyshohen për hajninë”, ka thënë ai.