ATV

Author: K.B.

  • Kush është ish-gjenerali amerikan i propozuar nga Donald Trump për ambasador në Shqipëri

    Kush është ish-gjenerali amerikan i propozuar nga Donald Trump për ambasador në Shqipëri

    Gjeneral-lejtnanti i pensionuar amerikan Eric P. Wendt i cili është porpozuar nga Donald Trump për tu emëruar si Ambasador i Shteteve të bashkuara të Amerikës në Shqipëri është një nga figurat e njohura të ushtrisë amerikane, me një karrierë mbi tre dekada në fushën e sigurisë dhe operacioneve speciale.

    Wendt shërbeu për herë të fundit si komandanti i 5-të i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO, detyrë që e mbajti deri më 29 janar 2021. Gjatë karrierës së tij si oficer i lartë, ai ka mbajtur disa poste kyçe, përfshirë rolin si Koordinator i Sigurisë së SHBA për Autoritetin Izraelito-Palestinez (2017–2019), si dhe pozicione drejtuese në Komandën e Paqësorit të SHBA dhe në strukturat e operacioneve speciale në Kore dhe Afganistan.

    Ai u diplomua në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara për drejtësi dhe shoqëri dhe më pas përfundoi studimet master në çështjet e sigurisë kombëtare në Shkollën Pasuniversitare Detare. Wendt u gradua si toger i dytë në vitin 1986 dhe doli në pension më 1 mars 2021, pas mbi 34 vitesh shërbimi, ku përfshihen edhe 30 vite në Forcat Speciale si “Beretë e Gjelbër”.

    Përveç karrierës ushtarake, ai zotëron edhe gjuhët arabe dhe koreane, duke reflektuar angazhimin e tij në rajone të ndryshme strategjike.

    Në vitin 2020, presidenti i atëhershëm amerikan Donald Trump e nominoi Wendt për ambasador të SHBA në Katar, por kandidatura e tij nuk u shqyrtua nga Senati para përfundimit të mandatit të Kongresit, duke mbetur pa vendim.

    Figura e Wendt konsiderohet si një profil me përvojë të gjerë në diplomaci ushtarake dhe operacione ndërkombëtare, çka e bën atë një emër të rëndësishëm në politikën e sigurisë së SHBA.

  • Sot seancë solemne në Kuvend për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës

    Sot seancë solemne në Kuvend për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës.

    Seanca do të mbahet me fillim nga ora 17:00.

    Në rend dite është paraparë pika “Shënimi i Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës –“Ma kthe dritën”.

  • Shënohet Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës në Kosovë

    Shënohet Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës në Kosovë

    Sot shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë. Përmes shënimit të kësaj dite përkujtohen vuajtjet dhe traumat e atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

    Kjo ditë synon të njohë padrejtësinë e përjetuar dhe traumën si pasojë e krimeve të tilla dhe njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin për drejtësinë e vonuar dhe luftën kundër stigmës.

    Në shënimin e kësaj dite, këtë të martë më 14 prill 2024, U.d. presidentja e Republikës së Kosovës, njëherit kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu bën homazhe tek Memoriali “Heroinat”. Kurse, QKRMT mban Konferencën Rajonale “Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës: Përgjegjësia penale dhe e drejta për kompensim”. Marrin pjesë u.d e presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

    Në shënimin e Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës –“Ma kthe dritën”, Kuvendi i Kosovës, në ora 17:00, mban seancë solemne.

    Ndryshe, 14 prilli është caktuar Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.

  • Intervale me diell e vranësira sot, maksimalja 21 gradë

    Intervale me diell e vranësira sot, maksimalja 21 gradë

    Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot paksa më i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell vranësira të herëpashershme dhe vende-vende do të ketë gjasa edhe për riga apo rrebeshe të izoluara shiu.

    Temperaturat pa ndonjë ndryshim. Minimalja rreth 6 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 21 gradë Celsius.

  • Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga zgjedhjet e djeshme në Hungari

    Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga zgjedhjet e djeshme në Hungari

    Qeveria në të cilën Tiszaa do të ketë shumicën do të hetojë përpjekjen e supozuar për të sulmuar gazsjellësin pranë Kanjizhës, tha fituesi i zgjedhjeve të djeshme në Hungari dhe udhëheqësi i Tisza-s, Peter Magyar.

    Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga mediat serbe, ai tha se është e rëndësishme për të që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Hungarisë të mbeten të mira, kryesisht për shkak të hungarezëve në Vojvodinë, megjithëse supozoi se kush janë “kumbarët” e miqësisë së madhe midis Aleksandar Vuçiq dhe Viktor Orban, por edhe Robert Fico.

    Ai shtoi se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë, por se mund t’i thotë popullit serb të “nxjerrë forcë nga zgjedhjet e djeshme në Hungari”.

    Gjatë fushatës zgjedhore, ndodhi një veprim që i ngjante një të ashtuquajturi operacioni “flamur i rremë”, të dielën e Pashkëve, kur ishte planifikuar një përpjekje e supozuar për të sulmuar gazsjellësin, për të cilin kryeministri Viktor Orban kishte folur tashmë një javë më parë, duke njoftuar se diçka e tillë do të ndodhte, kujtoi Peter Magyar.

    “Pra, mund të them se u bë mjaft ngadalë dhe ishte e qartë se organizatorët u tërhoqën prej saj dhe nuk shkuan aq larg sa prisnin eprorët e tyre në Rusi dhe Viktor Orban. Mendoj se ata bënë gjënë e duhur, sepse qeveria e Tiszës do të hetojë se çfarë ndodhi saktësisht, nëse kishte një rrezik të vërtetë – sepse është e mundur që të kishte. Por nëse kishte një rrezik të vërtetë, atëherë kryeministri duhet të drejtojë vendin dhe jo të luajë një rol në një shfaqje si Viktor Orban të dielën e Pashkëve, i cili fluturoi me helikopter dhe mblodhi të gjithë propagandën hungareze me helmeta dhe uniforma për t’u ‘frikësuar’ së bashku”, tha ai.

    Në një situatë të tillë, kryeministri duhet të garantojë sigurinë e vendit, shtoi hungarezi.

    “Qytetarët e Hungarisë, si qytetarët e Serbisë, me të drejtë presin që udhëheqja e tyre të sigurojë siguri, zhvillim dhe paqe. Nën qeverinë e Tiszës, do të ketë rend, paqe, siguri dhe zhvillim në Hungari – kjo është ajo që mund të them”, tha ai.

    Ai do të ishte shumë i lumtur të takohej me udhëheqjen serbe, shtoi Peter Magyar.

    “Unë e di saktësisht se çfarë po ndodh në Serbi dhe e di se çfarë lloj lidhjesh ka pasur, ka dhe mund të ketë midis qeverisë së Orbanit dhe Serbisë së udhëhequr nga (Aleksandar) Vuçiq, ashtu siç e di se çfarë lloj lidhjesh ka midis Sllovakisë së Robert Ficos dhe Viktor Orbanit dhe e di përafërsisht se kush qëndron pas këtyre marrëdhënieve, kush është ‘kumbari’ i këtyre miqësive të mëdha”, shtoi ai.

    Megjithatë, për hir të hungarezëve që jetojnë në Serbi, është shumë e rëndësishme për Budapestin që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Hungarisë, të cilat aktualisht mund të konsiderohen të mira, të mbeten të tilla dhe të mos varen nga individët, tha Magyar.

    “Unë besoj se kjo është në interesin si të udhëheqjes aktuale serbe ashtu edhe të hungarezëve që jetojnë në Serbi, si dhe të interesit tonë. Jam i hapur për bashkëpunim, pavarësisht faktit se ne ndoshta mendojmë ndryshe për botën në shumë mënyra sesa presidenti Vuçiq ose udhëheqja serbe. Megjithatë, miqësia e popujve tanë dhe marrëdhëniet e mira ekzistuese janë shumë të rëndësishme për ne. Mund të them se nuk do të ndërhyjmë në punët e brendshme të vendeve të tjera. E shoh vetë se si janë protestat dhe si i trajtojnë autoritetet ato”, tha ai.

    Ai vuri në dukje se, siç tha ai, “ngjashëm me Hungarinë, mediat e pavarura në Serbi janë në një situatë shumë të vështirë”.

    “Ajo që mund t’i them popullit serb, pa ndërhyrë në punët e tyre të brendshme, është se ata duhet të nxjerrin forcë nga zgjedhjet e djeshme në Hungari. Këtë ua them edhe shumë vendeve të tjera ku njerëzit janë në një situatë të vështirë, ku ekziston një regjim i ashtuquajtur hibrid, domethënë ku nuk ka sundim të plotë të ligjit: është e mundur, është vërtet e mundur nëse njerëzit bashkohen. Ne hungarezët e kemi përjetuar këtë shumë herë gjatë historisë. Nëse bashkohemi, mund të përparojmë edhe në rrethanat më të vështira dhe të arrijmë sukses. Dje ishte pikërisht kjo – treguam se pavarësisht të gjitha pengesave dhe mbështetjes ndërkombëtare që kishte Viktor Orbán, nga praktikisht e gjithë elita politike globale – presidenti rus, presidenti amerikan, presidenti kinez, presidenti turk, kryeministri izraelit, si dhe shumë udhëheqës të tjerë si Vuçiq dhe Robert Fico – populli hungarez tha se historia e Hungarisë është shkruar nga hungarezët në Hungari dhe populli hungarez fitoi”, tha hungarezi.

    Pavarësisht të gjithave, thotë ai, është i lumtur të takohet dhe të flasë, të jetë i pranishëm dhe të bashkëpunojë, shtoi ai.

    “Dhe do të bëj të njëjtën gjë me Aleancën e Hungarezëve të Vojvodinës, pavarësisht faktit se ata e mbështetën plotësisht fushatën e Viktor Orbanit, në kundërshtim me pikëpamjet e shumë hungarezëve të Vojvodinës të cilët thanë se donin të vendosnin vetë se për kë të votonin. I falënderojmë të gjithë hungarezët e Vojvodinës që votuan për ne, por mund t’u them të gjithë hungarezëve, përfshirë ata jashtë vendit, se mund të mbështeten te qeveria Tisza. Ata do të marrin të njëjtën mbështetje si më parë, do të ruajnë shtetësinë e dyfishtë dhe të drejtën e votës, por paratë që morën nuk do të përvetësohen më kryesisht nga njerëz të afërt me Viktor Orbanin, por në fakt do të arrijnë te hungarezët – qoftë në Vojvodinë, Transilvani apo Rumani”, i tha ai diasporës.

  • Kërçeli: Është shumë herët për të shkuar në zgjedhje, PDK e LDK ende s’kanë asnjë emër për President

    Kërçeli: Është shumë herët për të shkuar në zgjedhje, PDK e LDK ende s’kanë asnjë emër për President

    Ilir Kërceli, deputet i Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se është shumë herët për të shkuar në zgjedhje, duke shtuar se nuk ka asnjë emër as nga PDK dhe LDK.

    “Vendit nuk i duhen dhe nuk i nevojiten zgjedhje të reja sepse nuk kanë kaluar as katër muaj prej kur ka përfunduar procesi zgjedhor i 28 dhjetorit 2025 dhe mendoj se qytetarët kanë votuar për katër vitet e ardhshme dhe mendoj se për vendin është shumë herët, besa edhe pak e dëmshme, që të shkohet tani menjëherë në zgjedhje të reja”, tha Kërçeli.

    Tutje, Kërçeli shtoi se kalimi i krizës bëhet bashkërisht nga të gjitha partitë politike.

    “Mendoj se duhet të gjithë bashkërisht ta gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ta zgjedhim një president dhe të mos i mundojmë më shumë qytetarët dhe t’i çojmë edhe një herë në zgjedhje, sepse në vitin që lamë pas kishim katër procese zgjedhore, duke përfshirë edhe procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale dhe balotazhin, si dhe dy palë zgjedhje nacionale. Kështu që shpresoj të gjendet një gjuhë e përbashkët, një emër konsensual për president dhe të kalojmë këtë krizë”, tha Kërçeli në Tempus të KTV-së.

  • Operacion antidrogë në Ferizaj: Sekuestrohen rreth 15 kg heroinë, dy të arrestuar

    Operacion antidrogë në Ferizaj: Sekuestrohen rreth 15 kg heroinë, dy të arrestuar

    Një operacion i përbashkët mes Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.

    Aksioni është zhvilluar sot në Komunën e Ferizajt, si pjesë e një hetimi të gjatë ndaj një grupi të dyshuar kriminal të organizuar.

    Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar rreth 15 kilogramë substancë të dyshuar të llojit heroinë. Hetimet po vazhdojnë në koordinim të plotë mes Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, ndërsa ndaj të dyshuarve pritet të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.

    Komunikata e plotë:

    📜 Komunikatë e përbashkët me Policinë e Kosovës

    ⚖️ SEKUESTROHEN RRETH 15 KILOGRAMË SUBSTANCË NARKOTIKE, ARRESTOHEN DY TË DYSHUAR

    Prishtinë, 13 prill 2026 – Një operacion i përbashkët me Policinë e Kosovës, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.

    Aksioni i realizuar sot në Komunën e Ferizajt, me pjesëmarrjen e prokurorit të rastit,

    Kryeprokurorit të PSRK-së, si dhe njësive të Policisë së Kosovës, është rezultat i një hetimi të gjatë mbi dyshimet për veprimtari të një grupi të organizuar kriminal.

    Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar rreth 15 kilogramë substancë të dyshuar të llojit heroinë.

    PSRK-ja, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin

  • Vdekja e punëtorit, Hoti: Kam marrë vendim për aksion kombëtar të inspektimeve, kompanitë që nuk ofrojnë siguri do ndalohen të punojnë

    Vdekja e punëtorit, Hoti: Kam marrë vendim për aksion kombëtar të inspektimeve, kompanitë që nuk ofrojnë siguri do ndalohen të punojnë

    Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës së UÇK-së, Andin Hoti, paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm të inspektimeve në sektorin me rrezik të lartë, veçanërisht në ndërtimtari.

    Derisa njoftoi se sot ka marrë vendim për fillimin e menjëhershëm të një aksioni të jashtëzakonshëm kombëtar të inspektimeve, pasi u konfirmua vdekja e një punëtori në Ferizaj, ai tha; “çdo kompani që nuk garanton kushte bazike të sigurisë, do të ketë ndalim të menjëhershëm të punimeve, do ndëshkohet sipas ligjit dhe nuk do të lejohet të vazhdojë punën derisa të plotësojë standardet”.

  • Marrëveshja për Bordin e Paqes nuk është ratifikuar ende në Kuvend, paralajmërohet shqyrtimi për javën e ardhshme

    Marrëveshja për Bordin e Paqes nuk është ratifikuar ende në Kuvend, paralajmërohet shqyrtimi për javën e ardhshme

    Marrëveshja përmes së cilës Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes ende nuk është ratifikuar në Kuvend, ndonëse kanë kaluar gati tre muaj që nga vënia e nënshkrimit Presidentes së Kosovës, në deklaratën, pjesë e të cilës u bënë rreth 50 shtete të tjera. Deputetë të Kuvendit presin marrëveshja të vendoset së shpejti në shqyrtim.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se marrëveshja pritet të shqyrtohet javën e ardhshme.

    “Besoj që gjatë javës së ardhshme, komisioni do ta shqyrtojë. Sapo të shqyrtohet, do të na vijë në Kuvend dhe do ta trajtojmë”, ka deklaruar Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Arbërie Nagavci, për RTV Dukagjini.

    Por, ende nuk kanë qëndrim pro ose kundër.

    “Nuk e kemi diskutuar ende. E shohim, e diskutojmë”, ka thënë Arbër Rexhaj, deputet i Vetëvendosjes.

    Së shpejti e presin marrëveshjen edhe nga LDK.

    “Na vjen besoj javën e ardhme. Këto ditë besoj, por nuk varet prej neve”, ka thënë Ermal Sadiku, deputet i LDK-së.

    Edhe më e rëndësishme konsiderohet për faktin që derivon nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “I shohim mendimet e deputetëve. …Krejt çka është me Amerikë, është urgjente”, ka thënë Emilia Rexhepi.

    Me përfundimin e seancave të së premtes, ende nuk ka konfirmim se kur mund të zhvillohet seanca plenare e radhës, në të cilën eventualisht do të vendosej marrëveshja në rend të ditës.

    Bordi do të mbikëqyrë rindërtimin e Gazës dhe do të kërkojë zgjidhjen e konflikteve globale.

    Osmani e kishte cilësuar si historike këtë marrëveshje.

    “Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës. Prandaj, kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, për të marrë miratimin final të përfaqësuesve të popullit”, kishte deklaruar Osmani.

  • Apple po teston katër modele syzesh inteligjente të bëra nga materiale të nivelit të lartë

    Apple po teston katër modele syzesh inteligjente të bëra nga materiale të nivelit të lartë

    Apple po zhvillon të paktën katër modele të ndryshme të syzeve inteligjente, dhe kompania po vë bast se dizajni i tyre superior do t’i dallojë nga produktet rivale, sipas Mark Gurman të Bloomberg.

    Në buletinin e tij të fundit Power On, Gurman thotë se dizajnet më të fundit të Apple janë bërë nga një material i nivelit të lartë i quajtur acetat, i cili është “më i qëndrueshëm dhe luksoz” sesa plastika standarde e përdorur nga shumica e markave ekzistuese.

    Sipas fjalëve të Gurman, dizajnet në testim përfshijnë: Dizajnet do të njihen menjëherë si Apple – ajo që kompania e quan brenda kompanisë “ikonë” – dhe ato do të vijnë në “shumë” opsione ngjyrash, thotë Gurman, me të zezën, blunë oqeanike dhe kafen e çelët që aktualisht po eksplorohen.

    Syzet do të integrohen ngushtë me iPhone dhe Siri, dhe ato do të përdorin vizionin kompjuterik për të interpretuar mjedisin përreth përdoruesit dhe për të ushqyer ndërgjegjësimin kontekstual në Apple Intelligence.

    Ndërkohë, sistemi i kamerave që aktualisht po merret në konsideratë përshkruhet si “lente ovale të orientuara vertikalisht me drita përreth”, gjë që bie ndesh me dizajnin rrethor që shihet në Ray-Ban të Meta.

    Apple pritet të zbulojë syzet inteligjente në fund të vitit 2026 ose në fillim të vitit pasardhës, me lansimin aktual që do të ndodhë në vitin 2027.

    Syzet thuhet se janë pjesë e strategjisë më të gjerë të Apple për pajisjet e veshshme me inteligjencë artificiale, e cila përfshin gjithashtu AirPods të rinj me kamera dhe një varëse të pajisur me kamera.