ATV

Author: K.B.

  • Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas sulmit në shkollë – 4 viktima

    Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas sulmit në shkollë – 4 viktima

    Të paktën katër persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një shkollë në jug të Turqisë, tha guvernatori lokal.

    BBC raporton se incidenti ndodhi në shkollën e mesme “Ayser Calik” në zonën Kahramanmarash.

    Nuk ende asnjë konfirmim zyrtar se kush është vrarë dhe çfarë i ka ndodhur sulmuesit.

    Ky sulm vjen një ditë pasi 16 persona u plagosën pasi një ish-nxënës hapi zjarr në një shkollë tjetër të mesme, gjithashtu në jug të vendit, përpara se të vriste veten.

    Motivi i sulmit të së mërkurës nuk dihet ende, derisa hetimet kanë nisur.

    Mediat turke raportojnë se sulmuesi hyri në dy klasa dhe kishte me vete pesë armë dhe shtatë karikatorë, të cilët dyshohet se i përkisnin babait të tij.

  • EUROPOL njofton se është goditur një kartel ballkanik i drogës, arrestohen 12 persona

    EUROPOL njofton se është goditur një kartel ballkanik i drogës, arrestohen 12 persona

    Përmes një komunikate për media, EUROPOL ka bërë të ditur se me 15 prill ka përkrahur Malin e Zi për një operacion në shkallë të gjerë që synonte celulën e një karteli ballkanik të drogës.

    Europol ka njoftuar se gjithashtu se ka mbështetur autoritetet ligjzbatuese në Gjermani në lidhje me hetimin që synonte personat me lidhje të mundshme.

    “Kjo ditë aksioni rezultoi në arrestimin e dymbëdhjetë të dyshuarve (katër në Gjermani), përfshirë një Shënjestër me Vlerë të Lartë (SHVL) të kapur në Mal të Zi”, thuhet në njoftim.

    “Hetimi, i cili u mbështet edhe nga autoritetet në Austri dhe Spanjë, u përqendrua në një rrjet kriminal të përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të drogës (kokainë dhe kanabis) në shkallë të gjerë. Të dyshuarit, me banim në Mal të Zi dhe Gjermani, besohet se kanë luajtur role të ndryshme brenda organizatës kriminale, nga financuesit te koordinatorët dhe logjistikët”, njofton Europol.

  • Greqia nis shpimet për gaz në Jon, deri në thellësi 4600 metra dhe sasi të mundshme në 270 miliardë metra kub

    Greqia nis shpimet për gaz në Jon, deri në thellësi 4600 metra dhe sasi të mundshme në 270 miliardë metra kub

    Të ardhurat potenciale për shtetin grek nga shfrytëzimi komercial i bllokut 2 në Detin Jon gjatë një periudhe 20-vjeçare pritet të arrijnë në 10 miliardë euro, pa kërkuar pjesëmarrje të drejtpërdrejtë financiare nga shteti grek nga burimet shtetërore.

    Kjo u deklarua gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës midis konsorciumit ExxonMobil, Energean, Helleniq Energy dhe Stena Drilling, i cili do të ndërmarrë programin 60-ditor të shpimit, nga Mathios Rigas, Drejtor Ekzekutiv i Energean.

    Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, dhe të Suedisë, Håkan Emsgårdn.

    Kreu i kompanisë greke, e cila është edhe operatori i bllokut 2, deklaroi se deri më 15 qershor, studimi mjedisor i projektit do të jetë paraqitur në Ministrinë e Mjedisit dhe Energjisë, me qëllim që të miratohet deri në mesin e nëntorit, gjë që do të lejojë që programi i shpimit të fillojë në shkurt 2027.

    “Në të njëjtën kohë, investimi total – i vlerësuar në mbi 5 miliardë euro – pritet të veprojë si një levë rritjeje për ekonominë greke. Krijimi i 180 vendeve të reja të punës, si gjatë fazës së ndërtimit ashtu edhe gjatë funksionimit të projekteve, do të forcojë komunitetet lokale dhe do të kontribuojë në uljen e papunësisë”, informon “Protothema”.

    Siç u përmend nga Rigas, kompania tani po synon një strukturë të gjerë gjeologjike, të cilën ai e karakterizon si veçanërisht premtuese. Vlerësimet flasin për rezerva që mund të arrijnë në 270 miliardë metra kub gaz natyror. Për krahasim, konsumi vjetor i Greqisë është afërsisht 6 miliardë metra kub, gjë që thekson rëndësinë potenciale të zbulimit.

    Siç u tha, probabiliteti i suksesit të shpimit është 16%, një përqindje që konsiderohet e zakonshme për projekte të këtij lloji. Rreziku i investimit, megjithatë, merret përsipër tërësisht nga kompania.

    Shpimi i planifikuar do të zhvillohet në një thellësi prej afërsisht 4,600 metrash, në një zonë detare me një thellësi uji prej 840 metrash, duke e bërë projektin teknikisht të vështirë.

    Sipas të dhënave të paraqitura, vitet e fundit Energean ka investuar mbi 4 miliardë euro në Mesdheun Lindor për zhvillimin e depozitave të naftës dhe gazit.

    Në të njëjtën kohë, janë kryer më shumë se 10 shpime në ujëra të thella, gjë që tregon nivelin e lartë të ekspertizës dhe përvojës.

  • Starmer thotë se Mbretëria e Bashkuar “s’do t’i dorëzohet presionit” për t’i bashkuar luftës me Iranin

    Starmer thotë se Mbretëria e Bashkuar “s’do t’i dorëzohet presionit” për t’i bashkuar luftës me Iranin

    Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar në Parlament se Mbretëria e Bashkuar “nuk do të dorëzohet ndaj presionit” për t’u përfshirë në luftën me Iranin.

    Ai theksoi se “kjo nuk është lufta jonë” dhe se përfshirja nuk është në interesin kombëtar të Britanisë, duke shtuar se qëndrimi i tij nuk do të ndryshojë pavarësisht presioneve politike dhe ndërkombëtare.

    Deklarata erdhi pas komenteve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se kushtet e marrëveshjes tregtare SHBA-MB mund të ndryshohen.

  • Mitrovica përkujton 104 të pagjeturit, kërkohet zbardhja e fatit të tyre dhe drejtësi

    Mitrovica përkujton 104 të pagjeturit, kërkohet zbardhja e fatit të tyre dhe drejtësi

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka marrë pjesë në një aktivitet përkujtimor në nderim të 104 qytetarëve shqiptarë të pagjetur nga kjo komunë gjatë luftës së fundit.

    Në këtë organizim, i realizuar në bashkëpunim me Shoqatën e të Pagjeturve “Zëri i Prindërve”, u vendosën 104 karrige të zbrazëta dhe trëndafila të bardhë, si simbol i mungesës dhe pafajësisë së viktimave.

    “Sot, përkujtuam 104 qytetarë shqiptarë të pagjetur nga Komuna e Mitrovicës, të zhdukur gjatë luftës së fundit nga okupatori famëkeq serb”, ka deklaruar Peci.

    Ai ka theksuar se fati i tyre vazhdon të mbetet i panjohur, duke kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi për familjet e viktimave.

    “104 karrige të zbrazëta, 104 emra për fatin e të cilëve akoma nuk dihet asgjë, 104 trëndafila të bardhë që simbolizojnë pafajësinë e popullit tonë”, ka shtuar ai.

    Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore, pjesëmarrësit kanë marshuar nga oborri i gjimnazit drejt lagjes së boshnjakëve, në një nga lokacionet ku gjatë luftës janë kryer krime ndaj civilëve shqiptarë.

    “Vendosëm lule të freskëta për të mbajtur të freskët kujtimin për ta”, ka theksuar Peci.

    Ai ka kritikuar mungesën e përgjegjësisë nga Serbia lidhur me të pagjeturit.

    “Serbia gjenocidale ende nuk tregon ku janë të pagjeturit dhe nuk kërkon as falje”, ka përfunduar ai.

  • Konfiskohen mallra të padeklaruara në vlerë mbi 13 mijë euro në pikën kufitare në Vërmicë

    Konfiskohen mallra të padeklaruara në vlerë mbi 13 mijë euro në pikën kufitare në Vërmicë

    Në Pikë Kalimin Kufitar Vërmicë, një automjet është paraqitur për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës. Pas pyetjes nga zyrtarët doganorë nëse kishte mallra për deklarim, udhëtari është përgjigjur negativisht.

    Sipas një njoftimi për media thuhet se në bashkëpunim me zyrtarin policor, automjeti është udhëzuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë.

    “Gjatë kontrollit të realizuar në bagazhin e veturës, janë konstatuar mallra të padeklaruara me: Vlerë doganore (pa taksa): 13,877.32 euro. Shmangie nga detyrimet doganore: 4,135.44 euro. Dogana e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke garantuar zbatimin e rregullave doganore dhe luftimin e ekonomisë joformale”, thuhet në njoftim.

  • Përfundon sezoni ngrohës në Prishtinë

    Përfundon sezoni ngrohës në Prishtinë

    NP “Termokos” ka njoftuar se ka përmbyllur zyrtarisht sezonin ngrohës 2025/2026, pas 191 ditësh furnizimi të pandërprerë me energji termike për mbi 25 mijë konsumatorë në Prishtinë.

    Sipas njoftimit, vendimi është marrë në përputhje me rregulloren e ZRRE-së për furnizim me energji, si dhe duke u bazuar në parashikimet meteorologjike për ditët në vijim.

    “NP ‘Termokos’ Sh.A. ka marrë vendim që sot të përmbyllë sezonin ngrohës 2025/2026, pas plot 191 ditë furnizimi me ngrohje për mbi 25 mijë konsumatorë”, thuhet në njoftim.

    Ky sezon konsiderohet ndër më të gjatët dhe më të suksesshmit në historinë e ndërmarrjes, pasi furnizimi me ngrohje ka nisur tetë ditë para afatit të zakonshëm dhe është zhvilluar pa asnjë ndërprerje.

    “Sezoni ngrohës 2025/2026 shënon një nga sezonet më të gjata dhe më të suksesshme, ku për herë të parë furnizimi ka filluar 8 ditë më herët dhe pa asnjë ditë ndërprerje”, theksohet më tej.

    Gjatë kësaj periudhe janë prodhuar gjithsej 338.902 MWh energji termike, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor për konsumatorët.

    Nga ndërmarrja bëhet e ditur se përmirësimi i shërbimeve dhe aplikimi i faturimit sipas konsumit kanë ndikuar që mbi 60 për qind e konsumatorëve të kenë fatura më të ulëta, ndërsa numri i ankesave është ulur për rreth 70 për qind krahasuar me sezonin paraprak.

    “Këto rezultate janë arritur falë menaxhimit efikas dhe angazhimit të vazhdueshëm të stafit”, thuhet në njoftim.

    Në përfundim, Termokos ka bërë të ditur se do të vazhdojë me zbatimin e planit aksional veror, me synim përgatitjen për sezonin e ardhshëm ngrohës dhe realizimin e projekteve kapitale për zgjerimin e rrjetit dhe rritjen e numrit të konsumatorëve.

  • Azemi: MINT po tenton ta mbulojë skandalin e hajnisë me njehsorët, LDK kërkon që të kompensohen qytetarët e dëmtuar

    Azemi: MINT po tenton ta mbulojë skandalin e hajnisë me njehsorët, LDK kërkon që të kompensohen qytetarët e dëmtuar

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së Visar Azemi, në një konferencë për media ka paraqitur shqetësimet e LDK-së rreth hajnisë me njehsorët elektrik.

    Sipas tij, Ministria e Industrisë po tenton të mbulojë skandalin e hajnisë me njehsorët. Por se thelbi i problemit është që qytetarët nuk janë kompensuar ende për paratë e vjedhura.

    “Gjobat janë të vonuara dhe të pamjaftueshme. LDK kërkon qartë dhe pa asnjë kompromis: çdo qytetar i dëmtuar duhet të kompensohet deri në centin e fundit. Nuk mjafton të dënohet kompania, ndërsa qytetarët të mbesin me faturat e fryra”, tha Azemi gjatë konferencës për media.

  • Hoti: Kosova duhet të ketë president jashtë LVV-së për ta shmangur koncentrimin e pushteti – ndryshe, duhet të shkojmë në zgjedhje

    Hoti: Kosova duhet të ketë president jashtë LVV-së për ta shmangur koncentrimin e pushteti – ndryshe, duhet të shkojmë në zgjedhje

    Anëtari i Kryesisë së Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti thotë se Kosova duhet të ketë një president që nuk vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar nevojën për një figurë me integritet të lartë dhe të pavarur nga interesat partiake.

    Hoti ka vlerësuar në një postim në Facebook se vetëm një president i tillë mund të garantojë balancën e pushteteve dhe të shmangë koncentrimin e pushtetit në duart e një personi të vetëm.

    “Kosova duhet të ketë president që nuk është nga LVV-ja, një person me integritet të lartë personal, akademik e shoqëror, që ka prioritet kushtetutshmërinë, që nuk e ka hallin se a propozohet sërish për president apo presidente”, shkroi ai.

    “Vetëm kështu sigurohet balanca e pushteteve dhe evitohet koncentrimi i pushtetit tek një person i vetëm”, thotë Hoti.

    Ai ka renditur një sërë zhvillimesh të viteve të fundit, duke argumentuar se “çfarë ka ndodhur në pesë vitet e fundit, kur një person ka kontrolluar gjithçka”.

    E kemi parë se çfarë ka ndodhur në pesë vitet e fundit, kur një person ka kontrolluar gjithçka: – Shumë ligje kundërkushtetuese janë nënshkruar nga Presidentja pa asnjë vërejtje, edhe pse dihej qartë se ishin në kundërshtim me Kushtetutës. Kushtetuta ia jep të drejtën Presidentit që ligjet e tilla t’ia kthejë Kuvendit për rishqyrtim, por kjo e drejtë asnjëherë nuk është vënë në përdorim. Arsyet besoj janë të qarta. – Ka ndodhur shkarkimi arbitrar i Kryesueses së KQZ-së nga Presidentja në fillim të mandatit. – Kosova ka mbetur pa Kryeprokuror për vite të tëra. Arsyeja: tre krerët e shtetit nuk e donin një emër të përveçëm, megjithëse nuk kishin asnjë bazë ligjore për të kundërshtuar atë. – AKI-ja ka kryer veprime, sipas raportimeve publike, për të cilat nuk është thirrur në përgjegjësi nga Presidenca. Këto veprime që kanë cenuar besueshmërinë në këtë institucion vital të shtetit. – Mediat dhe bizneset janë sulmuar në vazhdimësi nga pushteti. Presidentja ka heshtur. – Edhe data e zgjedhjeve është caktuar sipas kërkesës së një partie politike. Këtë e ka deklaruar vetë Presidentja në përpjekjen e saj për të fituar mbështetjen për mandatin e dytë. Ndryshe, duhet të shkojmë në zgjedhje”, shkroi Hoti.

  • Driton Selmanaj reagon me një foto pasi u la jashtë Kryesisë së LDK-së

    Driton Selmanaj reagon me një foto pasi u la jashtë Kryesisë së LDK-së

    Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka reaguar me një foto në Facebook pasi partia më e vjetër në vend nxori emrat e Kryesisë së re.

    Selmanaj i cili më herët ishte anëtar i Kryesisë, tani është lënë jashtë.

    “LDK✌️“, ka shkruar ai në një postim në Facebook.