ATV

Author: K.B.

  • Shtëpia e Bardhë reagon për zhdukjen e 10 shkencëtarëve

    Shtëpia e Bardhë reagon për zhdukjen e 10 shkencëtarëve

    Shtëpia e Bardhë ka thyer heshtjen lidhur me një seri vdekjesh dhe zhdukjesh të pazakonta që përfshijnë shkencëtarë me qasje në projekte të ndjeshme ushtarake dhe hapësinore të SHBA-së.

    Gjatë një konference për shtyp të mërkurën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u pyet për herë të parë mbi rastet e raportuara të dhjetë personave të lidhur me sekrete bërthamore ose hapësinore, të cilët janë zhdukur ose kanë vdekur në rrethana të paqarta që nga viti 2023.

    Ajo nuk dha një përgjigje përfundimtare nëse administrata aktuale ishte në dijeni të një hetimi të koordinuar nga komuniteti i inteligjencës amerikane.

    ‘Ende nuk kam folur me agjencitë përkatëse për këtë çështje. Do ta verifikoj dhe do t’ju jap një përgjigje,” tha Leavitt.

    Ajo shtoi se, nëse raportimet rezultojnë të sakta, çështja do të ishte “me siguri diçka që do të meritonte hetim”.

  • Kica-Xhelili thotë se LDK-ja është në bisedime me Osmanin: Jemi shtëpi e hapur, ende asgjë zyrtare

    Kica-Xhelili thotë se LDK-ja është në bisedime me Osmanin: Jemi shtëpi e hapur, ende asgjë zyrtare

    Nënkryetarja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se partia e saj vazhdon të funksionojë si një “shtëpi e hapur politike”.

    Kica-Xhelili theksoi se është e informuar për bisedimet e LDK-së me ish-presidenten Vjosa Osmani, por theksoi se asgjë nuk duhet të konsiderohet zyrtare pa një konfirmim publik.

    “Në politik, partitë qëndrojnë si shtëpi të hapura apo të mbyllura politike. Kjo varet për mënyrën se si funksionojnë ato parti. Ndërkaq LDK-ja vazhdon të mbetet shtëpi e hapur politike.

    Unë jam plotësisht e informuar për bisedimet që po zhvillohen me ish-presidenten apo presidenten Vjosa Osmani. Sikurse jam e bindur që në momentin që ka diçka zyrtare ajo juve do të iu kumtohet nga kryetari i LDK-së. Derisa një gjë e tillë nuk kumtohet direkt nga ai dhe LDK-ja në platformat e saj zyrtare. Atëherë asgjë nuk është zyrtare, nëse mund ta përmbyll me kaq”, ka thënë Kica-Xhelili në Debat Plus

  • Komandanti i Policisë në Malishevë: Deri tani s’kemi informatë për bombolë gazi, nuk u dëgjua eksplodim

    Komandanti i Policisë në Malishevë: Deri tani s’kemi informatë për bombolë gazi, nuk u dëgjua eksplodim

    Komandanti i policisë në Malishevë, Nazmi Zogaj deklaroi se nuk ka ndonjë informatë për shpërthim të bombolës se gazit për rastin në Malishevë, ku mbetën të vdekur tre persona.

    Zogaj tha se policia ka pranuar rastin në 12:55 dhe njësitet policore e hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    “Ne si polici në ora 12:55 minuta kemi pranuar një informatë për një banesë në banimin kolektiv social që është duke u djegur, kemi njoftuar njësinë emërgjente dhe të zjarrfikësve që t’u ofrojmë ndihmë. Në vendin e ngjarjes emergjenca shëndetësore e kanë hasur aty një person pa vetëdije dhe menjëherë është dërguar në QKMF, ndërsa fëmijët nga një banor. Mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e tyre. Mosha 35, 9 dhe 12 vjeçarë”, tha ai.

    Zogaj tha se nuk ka pasur raportime për shpërthim të bombolës së gazit.

    “Kjo është informata që kemi për momentin, banesa ka qenë shumë e tymosur, Arsyeja e zjarrit, janë duke u bërë hetimet ende. Deri më tani nuk kemi informatë për bombolë gazi, sepse nuk është dëgjuar nga dëshmitarët ndonjë eksplodim”, shtoi ai.

    Shkaku i zjarrit në banesë në një lagje të komunës së Malishevës nuk dihet ende.

    Viktimat janë babai 35 vjeçar me dy fëmijët e tij, vajzën dhe djalin 9 dhe 12 vjeç. /KosovaPress

  • Agim Aliu rizgjidhet kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

    Agim Aliu rizgjidhet kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

    Agim Aliu është rizgjedhur kryetar i Asociacioni i Komunave të Kosovës për një mandat të ri katërvjeçar.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Aliu përmes një njoftimi publik, ku ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin në shërbim të komunave dhe qytetarëve.

    “Në Kuvendin e sotëm zgjedhor të Asociacionit të Komunave të Kosovës u rizgjodha Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës edhe për një mandat të ri 4 vjeçar. Bashkë në shërbim të Komunave të Republikës, në shërbim të qytetarëve dhe avancimin e pushtetit lokal si porta e parë e secilit qytetarë,” ka shkruar ai.

    Aliu ka falënderuar kryetarët e komunave dhe delegatët e Kuvendit Zgjedhor për besimin e dhënë.

    “Faleminderit të gjithë Kryetarëve të Komunave dhe delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të AKK-së për besimin. Bashkë për komunat, bashkë për qytetarët!” ka përfunduar ai.

  • Sllovakia kërcënon BE-në: Do bllokojmë sanksionet ndaj Rusisë nëse nuk riparohet naftësjellësi “Druzhba”

    Sllovakia kërcënon BE-në: Do bllokojmë sanksionet ndaj Rusisë nëse nuk riparohet naftësjellësi “Druzhba”

    Sllovakia ka paralajmëruar se do të bllokojë paketën e radhës së sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, nëse nuk garantohen furnizimet me naftë përmes naftësjellësit “Druzhba”.

    Ministri i Jashtëm sllovak, Juraj Blanár, deklaroi se vendi i tij nuk do të japë miratimin për paketën e 20-të të sanksioneve nëse tubacioni nuk rikthehet në funksion. Naftësjellësi, i dëmtuar nga sulmet ruse në Ukrainë më 27 janar, është jetik për furnizimin me naftë të Sllovakisë dhe Hungarisë.

    “Nëse naftësjellësi nuk funksionon kur të vijë momenti i miratimit të paketës së re, ne nuk do ta mbështesim atë,” është shprehur Blanár.

    Sllovakia dhe Hungaria, që varen ndjeshëm nga nafta ruse, kanë akuzuar Ukrainën për vonesa në riparimin e tubacionit. Sipas Blanár, kjo është mënyra e vetme për të ushtruar presion ndaj Kievit dhe Komisionit Evropian për rikthimin në punë të “Druzhba”.

    Ndërkohë, kryeministri sllovak Robert Fico dhe homologu i tij hungarez Viktor Orbán kanë akuzuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për “shantazh” në lidhje me çështjen e naftësjellësit.

    Megjithatë, Blanár sqaroi se Sllovakia nuk do të bllokojë ndihmën financiare të BE-së për Ukrainën, pavarësisht tensioneve për këtë çështje.

    Naftësjellësi “Druzhba” (që do të thotë “Miqësi” në rusisht) furnizon që nga epoka sovjetike me naftë vendet e Europës Qendrore, përfshirë Sllovakinë dhe Hungarinë, duke mbetur një nyje kyçe energjetike për rajonin. /Panorama

  • Rron Gjinovci: Justina Shiroka -Pula Presidente, edhe VV’së edhe PDK’së u jep një rrugëdalje dinjitoze

    Rron Gjinovci: Justina Shiroka -Pula Presidente, edhe VV’së edhe PDK’së u jep një rrugëdalje dinjitoze

    Duke qenë se kanë mbetur edhe 12 ditë afat për zgjedhjen e presidentit, Rron Gjinovci në një kolumnë të publikuar në Gazetën Express, propozon një figurë që, sipas tij, është e përshtatshme për këtë post. Bëhet fjalë për Justina Shiroka-Pula.

    Ai analizon se “VV-ja duhet të lëshojë pe, të heqë dorë nga kandidatët ekzistues. PDK duhet të heqë dorë nga ideja që t’i jepet fuqia bllanko, pra që ata në diskrecion të plotë të vijnë me dy kandidatë”.

    Pozitës së presidentit, Gjinovci vlerëson se i duhet një njeri “me formim intelektual, me kulturë, me dije, me peshë në paraqitje publike dhe me aftësi për ta përfaqësuar shtetin me dinjitet”.

    Prnadaj, ai thotë se “Justina Shiroka-Pula. Ish-ministre në një nga qeveritë e Hashim Thaçit, ish-deputete e PDK-së, profesore e Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës dhe sot kryetare e Akademisë së Shkencave. Është nga ato figura që e bashkojnë përvojën institucionale me peshën intelektuale. Vjen nga një brez i rrallë grash shqiptare që doktoruan të parat në Jugosllavi, ndërtuan karrierë të mirëfilltë akademike, dhe mbetet një prej profesorëve të paktë të gjeneratës së saj që e justifikon titullin akademik dhe karrierën akademike me punë shkencore”.

    Ai parasheh se “VV-ja zor se mund të ketë ndonjë rezervë të fortë ndaj saj, sepse nuk është figurë konfliktuale dhe njihet më shumë për korrektësi, kulturë institucionale dhe energji bashkëpunuese. PDK-ja, në anën tjetër, do ta restauronte reputacionin e saj dhe për herë të parë do të na ofronte stabilitet në një institucion. Pra, është një emër që nuk e poshtëron asnjërën palë, por u jep të dyjave një rrugëdalje dinjitoze. Dhe pikërisht për këtë arsye është propozim serioz: sepse nuk vjen si kandidaturë e egos politike, por si premtim për restaurimin e institucionit që në dy mandatet e fundit ka vuajtur nga egot dhe ambiciet politike të bartësve të tij”.

  • Deputetja e PDK-së denoncon një qytetar në Polici: Jam kërcënuar me jetë

    Deputetja e PDK-së denoncon një qytetar në Polici: Jam kërcënuar me jetë

    Arbnora Salihu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka bërë të ditur se është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook.

    Në një reagim publik, Salihu deklaroi se përveç kërcënimeve, ajo ka qenë edhe subjekt i ofendimeve të rënda, ndërsa sipas saj, sulmet verbale kanë përfshirë edhe familjen e saj.

    “Sot, përmes rrjetit social Facebook jam kërcënuar me jetë dhe jam ofenduar në mënyrën më të rëndë nga një qytetar. Përveç meje është ofenduar dhe linçuar edhe familja ime, përkundër kontributit të saj kombëtar,” ka shkruar ajo.

    Deputetja bëri të ditur se rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës dhe tashmë pritet që organet kompetente të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore ndaj personit përgjegjës.

    Salihu theksoi se përpjekje të tilla për ta frikësuar apo denigruar nuk do ta ndalin në ushtrimin e detyrës së saj si përfaqësuese e qytetarëve në Kuvend.

    “Përkushtimi dhe angazhimi im për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve është i palëkundur,” përfundoi ajo.

  • Nënkryetari i Komunës për tragjedinë në Malishevë: Dyshohet se vdekja e babait dhe fëmijëve erdhi si pasojë e asfiksisë

    Nënkryetari i Komunës për tragjedinë në Malishevë: Dyshohet se vdekja e babait dhe fëmijëve erdhi si pasojë e asfiksisë

    Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi pas një zjarri në një banesë sot në Malishevë.

    Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, bëri të ditur se viktimat janë babai me dy fëmijët e tij.

    “Fatkeqësisht sot nga asfiksimi, nga zjarret në banesën e tyre kemi tri viktima, babai me dy fëmijë, vajza dhe djalë. Sapo kemi marrë informacionet, organet tona prej policisë, urgjenca, emergjenca, të gjitha njësitë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe stafi mjekësor i cili ka bërë të pamundurën, por në momentin kur është bërë njoftimi, paksa ka qenë ndoshta edhe vonë, janë gjetë pa shenja jete babai me dy fëmijët e vet”, tha ai.

    Ai shtoi se të gjitha institucionet relevante janë angazhuar menjëherë për trajtimin e rastit.

    “Tash policia, hetuesia, prokuroria, të gjithë ata janë duke e kryer punën e vet edhe ne lutemi edhe bëjmë presion që sa më shpejt të zbardhet rasti si ka rrjedh, qysh ka rrjedh. Ajo çka është me rëndësi që të gjithë organet kanë qenë në vendin e ngjarjes në kohën e duhur, por fatkeqësisht ka qenë e pamundur që t’i shpëtojmë tri jetë”, tha ai.

    Krasniqi shprehu ngushëllime për familjen e viktimave, edhe në emër të kryetarit të komunës.

    “Unë në emrin tim personal edhe të kryetarit Kastrati, sigurisht kryetari nga mëngjesi është i shtrirë për një trajtim mjekësor në spital edhe besoj shumë shpejt do të dalë ditëve në vijim. Në emrin tim edhe të kryetarit Kastrati, por edhe të gjithë qytetarëve të komunës së Malishevës, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha”, tha ai.

    Sipas tij, shkaku i saktë i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa dyshohet për asfiksim nga tymi.

    “Për të gjitha këto veç janë, e keni parë edhe vetë që janë hetuesia, janë duke e kryer punën e vet, ne nuk është në kompetencat tona dhe nuk e dimë si pasojë e çfarë ka rrjedh sepse në moment veç i kanë gjetë, por ajo që dihet nga stafi mjekësor thuhet që është nga asfiksimi, do të thotë nga tymi i cili ka ndodh pas kalljes aty çka ka mund me u kall, me u djeg aty”, tha ai.

    Ai theksoi se objekti ku ndodhi rasti ishte ndërtuar nga komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe se banesat janë në përdorim të përkohshëm për familjet në nevojë.

    “Ky objekt është ndërtu komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale, do të thotë ka qenë bashkëfinancim edhe nga ministria, dhe sigurisht që vazhdimisht shërbimet publike kanë qenë në vëzhgim, në inspektim çdoherë sepse këtu faktikisht edhe ndërrohen banorët. Do të thotë banesat nuk i kanë të përhershme, këto i kanë sipas nevojës, momentin që e bëjnë një zgjidhje lirohet banesa vjen dikush tjetër. Edhe në vazhdimësi kontrollohen banesat. Kjo me energji elektrike probleme përveç reduktimeve nuk ka pasë asnjë lajmërim asnjëherë që ka pasë ndonjë problem tjetër, asnjë rast tjetër, përveç reduktimeve që po ndodhin çdokund tjetër”, tha ai./EO

  • Suedia paralajmëron se Rusia mund të pushtojë një ishull baltik për të testuar NATO-n

    Suedia paralajmëron se Rusia mund të pushtojë një ishull baltik për të testuar NATO-n

    Suedia po përgatitet për një skenar në të cilin Rusia mund të pushtojë një ishull në Detin Baltik për të testuar përgjigjen e NATO-s, tha komandanti më i lartë ushtarak i vendit.

    Sipas The Times të enjten, më 16 prill, Shefi i Mbrojtjes Suedeze, Michael Claesson, paralajmëroi se Moska mund të kryejë një operacion të kufizuar detar “në çdo kohë” për të testuar ndarjet brenda aleancës.

    “Nuk ka pse të jetë aspak veçanërisht i gjerë, por më shumë për të argumentuar një pikë dhe për të pritur për të parë se çfarë mund të ndodhë politikisht”, ka thënë Claesson.

    Zyrtarët evropianë të sigurisë kanë ngritur gjithnjë e më shumë shqetësime në lidhje me përshkallëzimin në Detin Baltik, ku Rusia ka rritur aktivitetin ushtarak, duke përfshirë shoqërimin e të ashtuquajturave anije të “flotës në hije” dhe ndërveprimin me forcat detare të NATO-s.

    Skenarë baltikë, shqetësime në rritje

    Planifikimi ushtarak tradicionalisht është përqendruar në një sulm të mundshëm tokësor rus përgjatë krahut lindor të NATO-s, por vëmendja tani po zhvendoset drejt skenarëve detarë.

    “Lojërat e luftës” kanë simuluar zbarkime të mundshme ruse në ishuj strategjikisht të rëndësishëm si Gotland në Suedi, Bornholm në Danimarkë dhe Hiiumaa dhe Saaremaa në Estoni.

    Megjithatë, Claesson tha se Rusia mund të synojë ishuj më të vegjël dhe më pak të spikatur, duke vënë në dukje se ka dhjetëra mijëra të tillë në të gjithë Detin Baltik.

    Në këtë drejtim, inteligjenca ushtarake suedeze ka paralajmëruar se Rusia mund të kryejë tashmë një sulm të kufizuar në rajon dhe mund të zgjerojë aftësitë e saj në vitet e ardhshme.

    Zyrtarët thonë gjithashtu se një fund i luftës në Ukrainë mund t’i lejojë Rusisë të riorganizojë dhe të rivendosë forcat më afër territorit të NATO-s.

    Përshkallëzimet e fundit rreth Detit Baltik

    Më 9 prill, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi se vendet që lejojnë dronët ukrainas të kalojnë nëpër territorin e tyre po e ekspozojnë veten ndaj rreziqeve serioze.

    “Nëse vendet e treta kanë siguruar ose po ofrojnë territorin e tyre për fluturimin e dronëve armik, ato duhet ta kuptojnë plotësisht – dhe ne jemi të bindur se e kuptojnë, sepse u është shpjeguar atyre – rreziqet ndaj të cilave po e ekspozojnë veten”, tha ajo.

    Estonia, ku një dron ukrainas goditi kohët e fundit oxhakun e një termocentrali pasi u devijua nga mbrojtja ajrore ruse, thuhet se i ka kërkuar Kievit të rregullojë rrugën e fluturimit për të shmangur hapësirën ajrore estoneze gjatë sulmeve në Baltik.

    Anëtarët baltikë të NATO-s, Estonia, Letonia dhe Lituania, kanë raportuar gjithashtu shkelje të shumta të hapësirës ajrore gjatë viteve, duke përfshirë një shkelje të vitit 2023 mbi Letoninë dhe një incident të shtatorit 2025 në të cilin tre avionë luftarakë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë, duke bërë që vendi të thërrasë një takim të rrallë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    Shtetet baltike kanë rritur gjithashtu mbrojtjen përgjatë kufirit rus, veçanërisht me lansimin e linjës mbrojtëse baltike në vitin 2024.

  • Andin Hoti – PDK-së: Nëse mendoni se Albin Kurti po e shfytëzon emrin tim atëherë provoni të më kandidoni për President

    Andin Hoti – PDK-së: Nëse mendoni se Albin Kurti po e shfytëzon emrin tim atëherë provoni të më kandidoni për President

    Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka qenë i ftuar në “Frontal” të T7.

    Ai ka thënë nëse PDK-ja mendon se “Albin Kurti ka luajtur me emrin e tij kur e ka kandiduar për Presidentin, le ta bëjë PDK-ja këtë”.

    Pra, ai tha se nëse PDK-ja e kandidon për President do e shohin nëse Albin Kurti do ta përkrahte këtë.

    “Le të provon PDK-ja nëse Albini ka bë hajgare me emrin tim, le të më qet PDK-ja si kandidat për President, le të provojë PDK-ja”, ka thënë ai.