ATV

Author: K.B.

  • 22 pjesëtarë të FSK parashihet të dërgohen fillimisht në Gaza, shpenzimet e tyre mbulohen nga buxheti i Kosovës (Dokument)

    22 pjesëtarë të FSK parashihet të dërgohen fillimisht në Gaza, shpenzimet e tyre mbulohen nga buxheti i Kosovës (Dokument)

    Pas marrëveshjes së nënshkruar në kuadër të nismës ndërkombëtare “Bordi i Paqes”, institucionet e Kosovës kanë avancuar me hapat konkretë drejt përfshirjes në misione ndërkombëtare të sigurisë.

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka votuar njëzëri për t’ia dërguar Kuvendit vendimin e Qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

    Ndërkohë, gjatë seancës plenare të sotme, deputetët pritet të shqyrtojnë dhe miratojnë projektligjin që i hap rrugë këtij angazhimi të parë të këtij lloji për FSK-në.

    Në dokumentin që ka siguruar Front Online, përveç vendimit për dërgimin e FSK-së në Gaza, jepen edhe detaje më të hollësishme mbi mënyrën e funksionimit të këtij misioni.

    Theksohet se bëhet fjalë për një operacion ndërkombëtar paqeruajtës, ku roli i FSK-së është mbështetës dhe stabilizues, në përputhje me planin për përfundimin e konfliktit në Gaza.

    Dokumenti sqaron se pjesëtarët e FSK-së do të jenë nën autoritetin e komandës ndërkombëtare dhe do të zbatojnë rregullat e angazhimit të përcaktuara nga kjo forcë. Po ashtu, përmendet se shteti i Kosovës ruan juridiksion mbi ushtarët e vet për çështje ligjore.

    Një tjetër pikë e rëndësishme është se numri i pjesëtarëve mund të ndryshojë sipas nevojave të misionit, por në këtë fazë parashihet një kontingjent prej rreth 22 ushtarësh. Financimi i misionit mbulohet nga buxheti i Kosovës.

  • Kush i mbështet familjet e punëtorëve që vdiqën në vendet e punës?

    Kush i mbështet familjet e punëtorëve që vdiqën në vendet e punës?

    Familjarë të një punëtori që vdiq vitin e kaluar nga shembja e dheut në vendin e punës, thonë që institucionet nuk e vizituan asnjëherë. Ndërsa familja e një punëtori tjetër të vdekur në vendin e punës kritikon organet e drejtësisë për neglizhencë në trajtimin e rastit.

    Plagët që i mori në vendin e punës qenë vdekjeprurëse për të.

    Shembja e dheut në një vend punishte në lagjen “Veternik” të Prishtinës ia shkaktoi vdekjen një 33-vjeçari.

    Një vit pas incidentit, e ëma tregoi në kushte anonimiteti nëse morën ndonjë dëmshpërblim nga kompania ku ishte punësuar i ndjeri.

    “Jo valla përkrahje nuk kemi kurgjo hiç bile hiç se hiç, ata kompania i kanë dhënë nuses pak diçka sepse i kanë taku asaj, një rast u hap po më kurrë nuk dijmë çka ka ndodhë se nusja ka shku atje”, ka thënë ajo.

    Ajo foli edhe për ditën kur e morën vesh lajmin.

    “Djali më ka vdek në prill të 2025-tës në vendin e punës kur kemi dëgju jemi shqetësu krejt si familje kanë ardh mjekët, me ineksione se më rënd më nuk di nuk kemi mujt me u qetësu kurqysh”, ka shtuar ajo.

    Në vendin e punës, dy vite më parë vdiq edhe një 37-vjeçar teksa po ngiste kamionin ku po punohej në një rrugë në Jezerc të Ferizajt.

    Vëllai i të ndjerit në një përgjigje me shkrim për Dukagjinin tha se hetimet ndaj kompanisë kanë pushuar.

    “Tek rasti i familjarit tonë, nuk kemi pasur përkrahje nga shteti, përkundrazi siç edhe jeni informuar institucionet e shtetit në këte rast Prokuroria Themelore në Ferizaj ka mbyllur hetimet me ndihmën e disa policëve, Inspektoratit të Punës dhe kompanisë ku ka punuar familjari jonë. Fatkeqsisht raste të tilla po kemi pothuajse çdo ditë. Ankesat tona drejtuar institucioneve të shtetit dhe Gjykatës Kushtetuse deri më tani janë në harresë”, ka thënë ai.

    Përgjegjësia për kompensim në raste të tilla, sipas avokatit Arbër Jashari u takon kompanive ku kanë ndodhur incidentet.

    “Nëse konstatohet se vdekja ka ardh si pasoj e mos marrjes së masave nga ana e kompanisë atëherë familjarët e tij kanë të drejtë të kërkojnë kompensim dëmi për vdekjen e të afërmit të tyre”, ka thënë Jashari.

    Televizioni ka kërkuar përgjigje edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për numrin e veprave penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” por gjatë ditës nuk kanë qenë të qasshëm.

  • Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit në shkollën e dy nxënësve

    Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit në shkollën e dy nxënësve

    Shkolla “Ibrahim Mazreku” në Malishevë e ka shpallur të premten ditë zie, pas humbjes tragjike të jetës së dy nxënësve dhe babait të tyre.

    Të dy fëmijët vijonin mësimin në këtë shkollë, e cila ka njoftuar për vendimin e marrë pas ngjarjes së rëndë.

    Për këtë arsye, sot është pezulluar edhe procesi mësimor.

    “Në koordinim me Drejtorinë e Arsimit, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Mësimdhënësve, njoftojmë të gjithë nxënësit, prindërit dhe stafin e SHFMU ‘Ibrahim Mazreku’ – Malishevë, se në shenjë solidarizimi dhe respekti për ndarjen tragjike nga jeta të nxënësve tanë të klasës së tretë, Naile dhe Kujtim Berisha, si dhe të prindit të tyre, Ilir Berisha, dita e premte, më 17.04.2026, shpallet Ditë Zie në shkollën tonë. Gjatë kësaj dite pezullohet procesi mësimor”, thuhet në njoftim.

    Ky institucion ka ftuar të gjithë nxënësit dhe stafin që kjo ditë të respektohet me dinjitet, qetësi dhe solidaritet.

  • Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë vjen në Kosovë, takohet me Maqedoncin

    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë vjen në Kosovë, takohet me Maqedoncin

    G atë ditës së sotme, në Kosovë do të qëndrojë për vizitë Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi.

    Ai do të pritet në një ceremoni ushtarake nga homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci, duke filluar nga ora 10:30.

    Pas takimit bilateral, të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media në orën 11:00.

  • Ish-deputetes së LDK-së i hakohet faqja në Facebook

    Ish-deputetes së LDK-së i hakohet faqja në Facebook

    Ish-deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka njoftuar se faqja e saj personale në Facebook është hakuar dhe aktualisht nuk është më nën kontrollin e saj.

    Ajo ka bërë të ditur se pavarësisht përpjekjeve nuk ka arritur ta rikthejë llogarinë, duke theksuar se për këtë arsye ka vendosur që një faqe tjetër të jetë kanali i saj i vetëm zyrtar në këtë platformë për komunikim me publikun.

    “Përkundër përpjekjeve për ta rikthyer, me qëllim që të ruajmë komunikimin tonë të drejtpërdrejtë dhe të sigurt, kam vendosur që nga sot ky të jetë kanali im i vetëm personal në këtë platformë”, ka shkruar ajo.

    Në një njoftim të publikuar për ndjekësit e saj, Bunjaku-Rexhepi ka bërë të ditur se faqja e mëparshme është sulmuar kibernetikisht dhe është jashtë kontrollit të saj.

  • Specialja cakton afate të reja në rastin e Thaçit e të tjerëve për administrim të drejtësisë

    Specialja cakton afate të reja në rastin e Thaçit e të tjerëve për administrim të drejtësisë

    Gjykata Speciale ka caktuar afate të reja në rastin për administrim të drejtësisë, ku po gjykohen ish-presidenti Hashim Thaçi, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

    Specialja ka urdhëruar palët që deri më 22 prill të dorëzojnë parashtresa me shkrim për hapat e ardhshëm të procedurës. Këto parashtresa, sipas njoftimit të Speciales, pritet të shërbejnë për përcaktimin e orarit për pjesën e mbetur të procesit gjyqësor.

    Ndërkaq, 5 maji është caktuar si afat orientues për Mbrojtjen që të paraqesë njoftimet për mbylljen e rasteve të tyre përkatëse. Ky afat, sipas gjykatës, mbetet i kushtëzuar nga konfirmimi pas shqyrtimit të parashtresave që do të dorëzohen nga palët.

    Gjykata Speciale ka theksuar se, me këto zhvillime, procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve në këtë rast po hyn në një fazë të re procedurale, ku pritet të qartësohen hapat për përmbylljen e pjesës së mbetur të gjykimit.

  • Personi që kërcënoi dje deputeten e PDK-së, kishte bërë thirrje edhe më herët për vrasjen e deputetëve

    Personi që kërcënoi dje deputeten e PDK-së, kishte bërë thirrje edhe më herët për vrasjen e deputetëve

    Bahtir Hamza, i cili sipas të dhënave të publikuara nga vetë ai jeton në Toronto të Kanadasë, ka kërcënuar me jetë dje deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu. I njëjti më parë kishte kërcënuar edhe deputetë të tjerë.

    Në një postim të publikuar disa muaj më parë, ai kishte bërë thirrje për dhunë dhe vrasje të deputetëve të PDK-së, pas dështimit që Glauk Konjufca t’i siguronte votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

    “Ja ku i shihni kurvat e reja shqiptare të moshave të ndryshme që janë fshatarë të paemancipuar, i shihni këtu deputetët e PDK-së, sot më 19.11.2025, siç shihet në rreshtin e parë Sala Jashari, një kurvë midis karrigeve, deputete hejjjj,….që nuk ka njohuri politike, Ganimete Musliu, që është e paturpshme dhe e papastër në vrimën e saj të zezë, dhe motra e saj, dhe kurvat e tjera që janë në këto në PDK, AAK dhe LDK, që nuk kanë njohuri politike, dhe nga këto kurva të tilla, deshtoi sot qeverisja e Shtetit si Republika e Kosovës,e,dhe, kanë dështua edhe formimi i institucioneve të Republikës së Kosovës nga shkurti 2025 e deri me sot.dështoi.
    Sot, 19.11.2025, ora 15.30. Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për krijimin e një qeverie të re me kryeministër G. Konjufca, ishin 53 kundër formimit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Këta 4 deputetë abstenuan. Këta deputetë duhet të vriten të gjithë një nga një. Edhe këta deputetë duhet të vriten, edhe, të gjallët e tyre që ushqehen me ta, dhe të vdekurit e tyre që janë varrosur në varrezat e Kosovës, duhet të dinamitohen. Rrënjët e idhëta të mos çojnë kokë, – le të mos rebelohen, qoftë në shtëpi apo në varr. Këta deputetë të PDK-së, LDK-së, AAK-së janë antishqiptarë, janë idiotë të ndyrë të popullit”, kishte shkruar ai.

    Ndërkohë, Hamza sot në një postim kërcënoi deputeten e PDK-së, Arbnora Salihu.

    “Çfarë Kurve Është Kjo Kurve Që Ka Lindur Me Gjak Serbi, Dhe, Është Rriture e është Krijuar Me Parime Serbe Nga Babai Dhe Gjyshi i Saj Që Ishin komunist serbo jugosllavë Dhe Janë Agjentë Të Udb-Së Serbe Të Serbisë Jugosllave, Dhe Nëna E Saj Është Një Kurve E Pisët, E Panjohur,.. Kjo Kurvë, Vetë E Tregon Përbërjen E Familjes Së Saj Me Ndikime kriminale, Negative Dhe, Jo Intelektualitet”, ka shkruar ai.

  • 27 vjet nga Masakra e Poklekut dhe Çikatovë të Vjetër – Lista me emrat e të masakruarve

    27 vjet nga Masakra e Poklekut dhe Çikatovë të Vjetër – Lista me emrat e të masakruarve

    Sot bëhen 27 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.

    Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.

    Vetëm në fshatin Poklek i Vjetër, ushtria barbare serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve civil të parmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.

    Sipas dëshmitarëve të shumtë, masakra e Poklekut ka patur këtë rrjedhë:-Me 17 prill, diku rreth orës pesë të mëngjesit, familjet Muqolli,Caraku e Elshani, janë nisur të shkojnë prej Poklekut të Vjetër për në Drenas, ku ishte e tubuar dhe po mbahej peng popullata e fshatrave përreth Drenasit. Diku 1,5 Km larg fshatit, ka ardhur një picgauer me policë serb dhe i kaurdhëruar ata të kthehen nëpër shtëpia. Ata janë kthyer sepse janë kërcënuar, madje përanash është gjuajtur edhe me armë. Kur familjarët janë kthyer nëpër shtëpi, aty kanë ardhur, dy policë me shirita të zi në kokë. Në oborr e kanë vrarë qenin, pastaj e kanë thirrur Sinanin jashtë dhe me të kanë folur diç në gjuhën serbe. Pas kësaj këta dy policë kanë shkuar në oborrin e shkollës së fshatit, tek policët e tjerë që ndodheshin atje. Në ndërkohë Sinani është kthyer dhe u ka treguar familjeve se atë e kanë pyetur, “a ka këtu terroristë “?Në këtë gjendje ankthi e terrori, familjarët janë mbajtur tërë ditën deri rreth orës 17 e 30, atëherë ka ardhur njëri nga ata policët dhe në dhomën e shtëpisë së Sinanit, ku kanë qenë të grumbulluar të gjitha familjet, fëmijë, gra e pleq, polici e ka hedhur një bombë e cila nuk ka eksploduar. Pas kësaj polici ka hedhur edhe bombën tjetër, e cila ka rënë dhe ka eksploduar në prehrin e Miradije Rifat Muqollit (55). Menjëherë pas kësaj polici ka zbrazur mbi të gjithë ata që kanë qëlluar në dhomë, shtatë karikator të automatikut. Krimineli që kishte kryer masakrën, kishte hyrë në dhomë dhe me këmbë i kishte rrotulluar kufomat, se mos rastësisht dikush kishte mbetur i gjallë. Në ndërkohë, Elhemja e plagosur ka kërcyer nga dritarja e dhomës së masakrës dhe ka ikur. Pas dy orë e gjysmë të masakrës ka ikur edhe Lumnija me vajzën e vogël katër vjeçe, duke lënë të plagosur lehtë Eminen me Fatosin e vogël dy vjeçar. Më vonë sakoja e Emines është gjetur në bunarin e shtëpisë. Pas tri orësh, që kur është kryer masakra, policia është kthyer dhe e ka djegur dhomën me të gjitha kufomat që ishin në të. Natën e dytë të masakrës, kemi shkuar në shtëpi dhe aty kemi gjetur eshtrat e të masakruarve, kur kemi shkuar një ditë më vonë, më nuk kemi mundur të shohim as eshtra njerëzish. Tashmë nuk ishte djegur vetëm dhoma e koridori, por e tërë shtëpia.

    Lista e plotë e masakrës në Poklekut të Vjetër më 17 prill 1999

    1.Sinan Rexhep Muqolli (52), Poklek i Vjetër

    2.Elheme Rifat Muqolli (50), Poklek i Vjetër3.Emine Sinan Muqolli (22), Poklek i Vjetër

    ​4.Elife Sinan Muqolli (18), Poklek i Vjetër

    5.Sherife Sinan Muqolli (17), Poklek i Vjetër

    6.Hafije Sinan Muqolli (10), Poklek i Vjetër

    7.Feride Selman Muqolli (33), Poklek i Vjetër

    8.Shehide Fadil Muqolli (13), Poklek i Vjetër

    9.Naser Fadil Muqolli (12), Poklek i Vjetër

    10.. Ylber Fadil Muqolli (10), Poklek i Vjetër

    11.. Egzon Fadil Muqolli (4), Poklek i Vjetër

    12.. Hyle Selman Muqolli (22), Poklek i Vjetër

    13.. Florentina Qamil Muqolli (3), Poklek i Vjetër

    14.. Lirie Qamil Muqolli (gjashtëmuajshe), Poklek i Vjetër

    15.. Mehreme Muqolli (58), Poklek i Vjetër

    16.. Bahrije Halil Muqolli (24), Poklek i Vjetër

    17.. Naime Halil Muqolli (22), Poklek i Vjetër

    18.. Hidajete Nebih Muqolli (33), Poklek i Vjetër

    19.. Menduhie Liman Muqolli (11), Poklek i Vjetër

    20.. Mirsad Liman Muqolli ( Poklek i Vjetër

    21.. Mergim Liman Muqolli (5), Poklek i Vjetër

    22.. Bahtije Halil Caraku (34), nga Dobrosheci

    23.. Besart Ejup Caraku (13), nga Dobrosheci

    24.. Hasan Ejup Caraku (12), nga Dobrosheci

    25.. Kunata e Bahtije Halil Carakut- nuk i dihet emri (45),

    26.. Miradije Rifat Muqolli (55), Poklek i Vjetër

    27.. Zarife Rrahman Muqolli (23), Poklek i Vjetër

    28.. Arife Rrahman Muqolli (20), Poklek i Vjetër

    29.. Florije Salih Muqolli (23), Poklek i Vjetër

    30.. Eronita Xhavit Muqolli (4), Poklek i Vjetër

    31.. Fatos Xhavit Muqolli (1,5), Poklek i Vjetër

    32.. Shemsije Muqolli (42), Poklek i Vjetër

    33.. Vezire Ilmi Muqolli (20), Poklek i Vjetër

    34.. Fatmire Ilmi Muqolli (17), Poklek i Vjetër

    35.. Rexhep Ilmi Muqolli (12), Poklek i Vjetër

    36.. Agron Ilmi Muqolli (10), Poklek i Vjetër

    37.. Albulena Ilmi Muqolli (5), Poklek i Vjetër

    38.. Nexhmije Ramadan Muqolli (25), Poklek i Vjetër

    39.. Hasime Ramadan Muqolli (37), Poklek i Vjetër

    40.. Avdullah Fehmi Muqolli (12), Poklek i Vjetër

    41.. Shehrije Xhemail Muqolli (27), Poklek i Vjetër

    42.. Vahide Mehdi Muqolli (4), Poklek i Vjetër

    43.. Dy djem të Mehdiut, njëri 10 muj, Tjetri dy vjeçar,

    44.. Ymer Elshani (55), Poklek i Vjetër

    45.. Nafije Elshani (50), Poklek i Vjetër

    46.. Shukrije Elshani (37), dhe katër djemët e Ymer Elshanit, prej 22 vjeç e më të rinjë

    47.. Kimete Fadil Muqolli (20), Poklek i Vjetër

    48.. Lindita Skender Hoxha (25), nga Korrotica e Epërme

    Të zhdukur konsiderohen edhe tre persona

    1.Halim Kluna (75),

    2.Nëna e Ymer Elshanit (75),

  • Vrasja e Liridona Ademajt, sot thuhen fjalët përfundimtare në Gjykatë

    Vrasja e Liridona Ademajt, sot thuhen fjalët përfundimtare në Gjykatë

    Të premten do të jetë seanca e fundit për vrasjen e Liridona Ademajt, ku në këtë seancë pritet të thuhen fjalët përfundimtare.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

    Sipas aktakuzës, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

    I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli.

    Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin.

    E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës, Liridona Ademaj.

  • Mot me diell sot, maksimalja 23 gradë

    Mot me diell sot, maksimalja 23 gradë

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale.

    Pasdite rrallë në disa rajone mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu.

    Temperaturat pritet të luhaten nga 7 minimalja deri në 22 apo 23 gradë Celsius ajo maksimale.