ATV

Author: K.B.

  • Aida Doçi në zi, humb personin e dashur të familjes

    Aida Doçi në zi, humb personin e dashur të familjes

    Sot është një ditë e kobshme për familjen e këngëtares së njohur shqiptare, Aida Doçi.

    Përmes një postimi prekës në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshes së saj.

    Krahas një fotografie ku shihet e përqafuar me të ndjerën, Aida i ka dedikuar fjalë mjaft emocionuese. Ajo e ka përshkruar gjyshen e saj si një grua të fortë, me zemër të madhe dhe me një besim të rrallë. Këngëtarja ka kujtuar gjithashtu fëmijërinë e saj, e cila tha se do të mbetet përgjithmonë e lidhur me ngrohtësinë, buzëqeshjen dhe dashurinë që gjyshja i dhuronte sa herë e vizitonin.

    Në përmbyllje të mesazhit të saj të lamtumirës, Aida u lut që Zoti ta mëshirojë dhe ta bëjë banore të Xhennetit, duke theksuar se ajo e meriton këtë paqe më shumë se kushdo.

  • ‘‘E nderuara kryetare e teatrit të përrallave’’, tensione mes Musliut e Albulena Haxhiut

    ‘‘E nderuara kryetare e teatrit të përrallave’’, tensione mes Musliut e Albulena Haxhiut

    Sot është duke u mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për çmimet dhe faturimin e rrymës për konsumatorët.

    Gjatë kësaj seance, ka pasur një debat mes deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliut, dhe, kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut.

    ‘’E nderuara kryetare e teatrit të përrallave, zonja Albulena Haxhiu’’, ka thënë Musliu.

    ‘’Faleminderit Gane, jam e nderuar’’, i është përgjigjur Haxhiut.

    Gjatë këtij momenti, një deputet i VV’së dëgjohet teksa i thotë Haxhiut ‘’merrja fjalën’’.

    ‘’Një sqarim kryetare, përderisa një ministre e frustruar del dhe iu thotë deputetëve po tregoni përralla’’, ka shtuar Musliu.

    ‘’Kujdes fjalorin, nuk keni të drejtë me quajt të frustruar askënd, kujdes fjalorin se të merret fjala, kujdes se si sillesh ndaj ministrave e deputetëve ’’ , ka thënë Haxhiu.

  • Partitë pa marrëveshje për presidentin, Hamza: U kry ajo punë

    Partitë pa marrëveshje për presidentin, Hamza: U kry ajo punë

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se për partinë që ai e drejton çështje e presidentit është “është kryer”.

    I pyetur nëse LVV-ja do të ua kërkonte PDK-së ta propozonin presidentin, a do ta pranonin këta të fundit, Hamza tha: “U kry ajo punë”.

    “Është diskutu gjërë e gjatë kjo temë, është konstatu se nuk ka pasur vullnet nga partia fituese dhe Kurti që vendit ti japë president”, tha Hamza sot në një deklaratë për mediat.

    Hamza, ka përsëritur se për partinë që ai e drejton procesi i zgjedhjes së presidentit konsiderohet i mbyllur. Këtë tha se e ka vendosur Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen që e ka mbajtur.

    Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka sulmuar sot opozitën në lidhje me çështjen e presidentit. Kurti ka thënë se e problemi për çështjen e presidentit, është se si opozita me kaq pak numra ka refuzuar ofertën “gjeneroze” të tij. Ai ka thënë se nuk mund t’i japë një post dikujt, që nuk e ka marrë nga populli.

    “Çka të bëj me rezultatin zgjedhor që mi kanë dhënë 51.1%. Ata nuk i kanë votat as për t’i mbledhur nënshkrimet për një kandidat. 22 deputetë të PDK-së nuk mjaftojnë as të aplikojnë. Për shembull a keni aplikuar për punë ju ndonjëherë? Paramendoje të mos i kesh dokumentet… e po thua a hy në punë, por ti s’i ke as dokumentet të aplikosh. Me ja dhënë atij po thua, por s’ia ka dhënë populli o vëlla, qysh me ia dhënë unë kur s’ia ka dhënë populli”, ka thënë Kurti.

  • Tahiri e pyet qeverinë për kompaninë e oligarkut Gjonaj: ‘Kur PDK-ja të vije në pushtet…’

    Tahiri e pyet qeverinë për kompaninë e oligarkut Gjonaj: ‘Kur PDK-ja të vije në pushtet…’

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri e ka ngritur si çështje në Kuvendin e Kosovës ngritjen e jashtëzakonshme financiare të kompanisë “ETMT Energy”, në pronësi të oligarkut shqiptar Marin Gjonaj.

    Në seancën e jashtëzkaonshme parlamentare për çështjen e faturimit të energjisë elektrike, Tahiri e pyeti qeverinë dhe deputetët e shumicës që të tregojnë haptasi për lidhjen e deputetëve të pushtetit me kompaninë në fjalë.

    Ai aludoi te deputeti Ejup Ahmeti, i cili është ortak me Marin Gjonajn në një biznes në Shqipëri.

    “Unë po e pyes shumë konrektisht deputetin por po ju pyes edhe juve, qeverinë: Kush është Noa Energy Trade? Kush është kompania ETMT Energy? Cila është lidhja e saj me deputetë të pushtetit? Sa janë duke paguar qytetarët e Kosovës sot energjinë elektrike? Kush është Dejona Mihali që i shkruan një drejtori të Korporatës së Energjike të Kosovës dhe i thotë ‘hajde me kapuç’”, tha ai.

    Tahiri tha se një ditë kur “PDK-ja të vije në pushtet, të gjithë këta keqbërës do të dalin para drejtësisë”.

    “Tl gjitha këto elemente abuzive do të zbardhen dhe do t’i servohen publikut”, tha Tahiri.

  • Kryetari i Bujanocit zbulon kërkesat në takimin me Vuçiqin

    Kryetari i Bujanocit zbulon kërkesat në takimin me Vuçiqin

    Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciv, të cilin e cilësoi si një “bisedë të hapur” mbi çështje të rëndësishme për komunën dhe qytetarët e saj.

    Sipas tij, gjatë këtij takimi janë adresuar një sërë kërkesash konkrete që lidhen me zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Bujanoc.

    Ai bëri të ditur se ndër kërkesat kryesore kanë qenë rritja e mjeteve nga transferi qendror, rinovimi urgjent i dy shkollave shqipe, si dhe sigurimi i një mbështetjeje ad hoc për një projekt të ujit të pijshëm.

    Në përmbyllje të takimit, ai theksoi se të dy palët janë pajtuar që çështjet e diskutuara të kenë afate konkrete për zbatim në praktikë dhe që të angazhohen resurset e të gjitha niveleve të pushtetit për realizimin e tyre. Po ashtu, është rënë dakord që takime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me pjesëmarrjen e ministrave nga kabineti qeveritar, si dhe pa përjashtuar praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë.

  • Naser Rafuna kritikon deputetët: Aktivizohen vetëm para zgjedhjeve për vota

    Naser Rafuna kritikon deputetët: Aktivizohen vetëm para zgjedhjeve për vota

    Aktori Naser Rafuna ka reaguar me një postim kritik, duke iu drejtuar në mënyrë të përgjithshme deputetëve pa përmendur ndonjë emër konkret.

    Në reagimin e tij, ai shpreh pakënaqësi për mungesën e angazhimit të disa deputetëve gjatë mandatit, duke theksuar se ata nuk kanë folur apo vepruar në interes të qytetarëve.

    Sipas Rafunës, vetëm në prag të zgjedhjeve ata bëhen aktivë, me qëllim sigurimin e votave për një mandat të ri.

    Ai e konsideron këtë sjellje si të papranueshme dhe të pandershme, duke kritikuar ashpër qasjen e politikanëve që, sipas tij, kujtohen për qytetarët vetëm kur u nevojitet mbështetja elektorale.

  • Kurti: Duhet t’i evitojmë zgjedhjet e reja, PDK-së i ofrova kryetarin e Kuvendit

    Kurti: Duhet t’i evitojmë zgjedhjet e reja, PDK-së i ofrova kryetarin e Kuvendit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me deklarimet e LDK-së, dhe PDK-së për çështjen e presidentit të cilët kanë thënë se për ta kjo çështje është mbyllur.

    “Duhet t’i evitojmë zgjedhjet e reja, të cilat janë të panevojshme dhe nuk sjellin asgjë të re. Më 28 dhjetor i kemi mbajtur zgjedhjet dhe po atë natë e kemi parë rezultatin, kurrë s’ka qenë më i qartë. Tash këta 120 deputetë, duhet t;i funksionakizojmë institucionet në plotni. Kemi Kuvend e Qeveri, duhet të kemi edhe President.

    LVV i ka 57 deputetë, si mazhorancë jemi me 66 deputetë. PDK duhet ta kuptojë që 22 deputetë janë 1/3 e mazhorancës dhe duhet ta kuptoni pozitën time të vështirë se VV ka arritur 51.1% të votës popullore dhe ky është një rezultat i paparë, prandaj edhe vitin 2026 di të duhej të sillemi në përputhje me këtë rezultat.

    I kam ofruar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të bëhet një rrokadë me kryetaren e Kuvendit dhe nënkryetaren e PDK-së. Haxhiu bëhet nënkryetare e Kuvendit, Hamza ose Vlora Citaku, kryetarë të Kuvendit. ” – tha Kurti

  • Haradinaj: Kurti e la vendin pa projektin “Kosova e re”, dëmi më i madh që nga paslufta

    Haradinaj: Kurti e la vendin pa projektin “Kosova e re”, dëmi më i madh që nga paslufta

    Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar sot kryeministrin Albin Kurti se ka qenë shkaktar i anulimit të projektit “Kosova e re”.

    Sipas Haradinajt, me këtë projekt Kosova do të prodhonte energji elektrike me kapacitet deri 500 MW, por që shkaktar i anulimit të këtij projekti është Kurti.

    “Anulimi i projektit ‘Kosova e Re’ është dëmi më i madh që i ka kushtuar Kosovës që nga paslufta. Anulimi i termocentralit prej 500 MW është dëm jo vetëm energjetike, por edhe në çdo sferë tjetër të jetës sonë, shkaktari i anulimit të këtij projekti është Albin Kurti dhe grupi rreth tij, Kosovën Albin Kurti e ka lënë pa një termocentral të ri. E ka dorëzuar pavarësinë energjetike të Kosovës, dihet mirëfilli ku. Ky është një fakt që askush në këtë sallë nuk mundet me i ik me i bo bisht”, tha Haradinaj në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për energjinë elektrike.

    Ai shtoi se me anulimin e këtij projekti Serbia ka krijuar fitore më të madhe ndaj Kosovës që nga pas vitit 1999.

  • Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kurti, e kryehajnesha Mihali

    Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kurti, e kryehajnesha Mihali

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është treguar i ashpër me Qeverinë gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës.

    Ai pati kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, për gjendjen në sektorin e energjisë.

    “Asnjë në këtë sallë nuk mundet me ik, kjo është një e vërtetë e cila kurrë nuk do të ndryshojë, dikush u kujdes mos me lënë Kosovën me prodhu 500 megavat energji me qymyr të vetin, me çmim 80 euro. Serbia nuk ka krijuar fitore më të madhe ndaj Kosovës pas vitit 1999 se sa këtë dështim të termocentralit të ri 500 megavat dhe pastaj dorëzimit të Kosovës te Serbia. Krejt VV-në e lus, çdo anëtar interesohuni rreth kësaj që po e them”, deklaroi ai.

    “Nuk kanë marrë masa me kriju burime të reja energjetike, a e dini pse, sepse rreth tyre janë grumbulluar mafia energjetike e Ballkanit e në të cilën dominojnë serbët, dhe këtë e dinë shumë mirë të gjithë në këtë sallë. Dhe ata bashkë me Albin Kurtin dhe Dejona Mihalin, krijojnë kompani çdo dy javë, i regjistrojnë në Shqipëri e i sjellin në Kosovë. Gjithë në këto kompani është një i afërm i Albin Kurtit, i njerëzve të tij”.

    Sipas tij, Albin Kurti është “kryehajn”, e Dejona Mihali “kryehajneshë”.

    “Nuk po them mos rrini në parti të atij që e ka bërë kështu, por diskutoni dhe mos lejoni me ndodh kjo masakër energjetike që po i ndodh këtij vendi, nëse nuk ndërmarrim veprime dëmet do të rriten. Albin Kurti nuk lodhet për këtë, e ka përgatit një pako tash në qershor me i shpërnda disa pare. Në energji kryehajni është Albin Kurti e kryehajnesha Dejona Mihali”, tha Haradinaj

  • E pazakontë: Hajnat vjedhin eshtrat e gruas që vdiq 17 vjet më parë në Lushnje

    E pazakontë: Hajnat vjedhin eshtrat e gruas që vdiq 17 vjet më parë në Lushnje

    Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në qytetin e Lushnjes, ku janë vjedhur eshtrat e një personi të ndarë nga jeta prej 17 vitesh.

    Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë hapur një tunel të madh nën tokë për të depërtuar në varr, çka tregon për një veprim të mirëorganizuar dhe të menduar më parë, raporton Top Channel.

    Ngjarja ka ndodhur në varrezat e qytetit dhe është zbuluar nga punonjës të mirëmbajtjes së tyre. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

    Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa po punohet për mbledhjen e provave dhe verifikimin e çdo piste të mundshme.

    Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim, ndërsa rasti ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët.