Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, sot do të presë në takim ambasadorin amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker.
Presidenca tha se takimi do të nisë nga ora 16:30 dhe se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, sot do të presë në takim ambasadorin amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker.
Presidenca tha se takimi do të nisë nga ora 16:30 dhe se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Sot gjatë ditës ka ndodhur incidenti i radhës, ku një person është lënduar në vendin e punës, në një punishte në lagjen “Dragodan” të Prishtinës.
Teksa ishte duke punuar, vinçi është rrëzuar në punishte, duke lënë të lënduar një punëtorë.
E punëtori i lënduar është dërguar për trajtim në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Dafina Basholli, mjeke në Kliniken Emergjente ka thënë për Indeksonline se gjendja e punëtorit të lënduar është stabile.
Ajo tha se pas ekzaminimeve që i janë bërë në Kliniken Emergjente, i lënduari do të vazhdojë trajtimin në Klinikën e Ortopedisë.
“ Gjendja e tij është stabile. Pas trajtimit në dhomën e reanimacionit dhe ekzaminimeve radiologjike, pacienti do të vazhdojë trajtimin ne Klinikën e Ortopedise”, tha ajo për Indeksonline

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni policor në Pejё, me datёn 26.01.2026, ka pranuar informacion nga ankuesi se nё rrugën ‘Ndue Pёrlleshi’ nё Pejё ka ndodhur njё rast i vjedhjes sё rёndё.
Ankuesi i cili ёshtё me banim tё pёrkohshёm në SHBA, ka deklaruar se nё shtёpinë e tij nё rrugёn e lartёcekur, në sef ka lёnё njё shumё tё hollash prej 176.900 (njёqind e shtatёdhjetё e gjashtёmijë e nёntqind) dollarë amerikanë dhe 3750 ( tremijё e shtatёqind e pesёdhjetё) euro, tё cilat i janë vjedhur.
Pas njё pune intensive të hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, me datёn 21.04.2026, kanё arritur ta arrestojnё tё dyshuarën, e cila dyshohet se ka vjedhur shumёn e tё hollave tё lartcekura.
Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, e dyshuara ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

Oda e Avokatëve të Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit për Provimin e Jurisprudencës, duke kërkuar që procesi të mos politizohet dhe të ruhet standardi profesional.
Ngjarja ka ndodhur pasi debatet institucionale për organizimin dhe funksionimin e provimit kanë marrë vëmendje të shtuar ditëve të fundit.
Në reagimin e saj, OAK ka bërë të ditur se po i ndjek me shqetësim këto zhvillime, por pa u rreshtuar në asnjë anë të debatit.
Sipas Odës, Provimi i Jurisprudencës nuk është thjesht çështje e një institucioni apo një komisioni, por një hallkë e rëndësishme që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e gjithë sistemit të drejtësisë.
OAK ka bërë thirrje të qartë që kandidatët të mos bëhen viktimë e mosmarrëveshjeve institucionale dhe që standardet profesionale të mos ulen në asnjë rrethanë.
Po ashtu është theksuar se procesi i vlerësimit duhet të mbetet i lirë nga çdo ndërhyrje, ndërsa çdo vendimmarrje duhet të jetë transparente dhe në përputhje me kompetencat ligjore.
Oda ka paralajmëruar se çdo cenim i këtyre parimeve nuk dëmton vetëm një proces të caktuar, por godet besimin e qytetarëve në drejtësi dhe në vetë vlerat demokratike të shtetit.
Në fund, OAK u ka bërë thirrje institucioneve që të veprojnë me maturi dhe përgjegjësi, duke garantuar një proces të drejtë dhe të paanshëm.

E Ngarkuara me Punë në Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka mirëpritur në Ambasadë Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, ambasadorin Matthew Whitaker, gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Në takimin në ambasadë u diskutuan interesat e përbashkëta të sigurisë dhe bashkëpunimi në çështjet rajonale dhe globale të sigurisë.
Sipas njoftimit, u theksua edhe roli i Kosovës në mbështetjen e prioriteteve të sigurisë së Shteteve të Bashkuara.
“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, ka kënaqësinë të mirëpresë Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara në NATO, Ambasadorin Matthew Whitaker, në Ambasadën e SHBA-së gjatë vizitës së tij në Kosovë. Kjo vizitë është një mundësi për të diskutuar interesat e përbashkëta të sigurisë dhe rolin e vazhdueshëm të Kosovës në kontributin ndaj prioriteteve rajonale dhe globale të sigurisë së SHBA-së”, thuhet në njoftim.

Avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla ka thënë se drejtësia kosovare e ka dhënë fjalën e saj me rastin e dënimit me burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën.
Ndërsa, ai ka thënë se dënimin prej 30 vjetësh ndaj Kushtrim Kokallës do ta apelojnë në Apel.
“Burgimi prej 30 vjetësh do ta apelojmë në Apel. Sido që të jetë ka qenë një proces i ngarkuar. Duhet të jemi të matur dhe t’i respektojmë vendimet e gjykatës ne do ti ushtrojmë mjetet ligjore që kemi në dispozicion. Falënderojmë të gjithë për mbështetjen. Sot edhe familjes ju ka lehtësua dhimbja”, ka thënë avokati./eo

Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burgim.
Pas vendimit, babai i së ndjerës, Hajdar Ademaj, ka reaguar duke thënë se drejtësia është vendosur dhe se të akuzuarit tashmë janë dënuar edhe nga opinioni publik
“Populli i ka dënuar ata. Faleminderit prej të gjithëve, e kam pritur këtë ditë me padurim, veç deshi Zoti dhe e mori dënimin e merituar. Ju faleminderit shumë”, tha ai.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron ta udhëheqë vendin si ushtrues detyre.
Ai në hollin e Kuvendit të Kosovës u shpreh se Kurti si ushtrues detyre nuk ka përgjegjësi.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta dinë që zoti Kurti dëshiron ta qeverisë Kosovën me ushtrues detyre. Sepse aty nuk ka përgjegjësi. As nuk ka parlament me mbikëqyr, as nuk ka Amerikë me thënë ‘implemento marrëveshje’, as nuk ka Bashkim Evropian me thënë ‘ti duhesh me ndjek rrugën e Bashkimit Evropian’. Pra, aty është konfor, në xhipat e tij 500 mijë euro të blindum edhe me xhama të zi. Pra, aty ai ndihet i rehat. Edhe kështu do të mundohet ta vazhdojë qeverisjen“, tha Behrami raporton Ekonomia Online.

Deputetja nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, Time Kadrijaj kritikoi pushtetin lidhur me punësimin e familjarëve të tyre nëpër institucione
Ajo u bëri pyetje pushtetit duke i thënë se a ka mbet ndonjë familjarë që nuk është bërë oligarkë.
“Për këtë ministrin tjetër që drejtohet herë në të majtë, herë në të djathtë, thotë ‘këta nuk po i bëjnë punët’, po i bëjmë ne punët tona të nderuar që keni bërë emër atyre grupeve të WhatsApp-it. Po i bëjmë që keni për të punuar mjaft, se bash askush nuk i fëlliq duart me ty.
Tash Lëvizja Vetëvendosje ka ardhë në pushtet duke i luftuar oligarkët. A ka mbet dikush në Lëvizjen Vetëvendosje pa u bë oligark? Pa u bë, pa u bë dhëndërr, vjehrri, i vëllai, motra, halla, tezja, krejt ata që i keni pasur për dasma e ahengje, sot i keni bërë oligarkë edhe kështu po funksiononi.
Ka nja dy ditë kryeministri thotë ‘po mburreni tani edhe për energji, edhe për derivate’. E prapë po dal unë e po mburrem. Ani mburruni! Mandej është mirë kjo qeveri me na tregu sa ka blerë energji elektrike për vitet në vazhdim: 2021, 2022, 2023, 2024, 2025. Edhe mos harroni, gjithë këtë rritje të çmimit të energjisë me e prezantuar si fitore, sepse në fakt këtu po e pëson qytetari i shkretë.
Edhe këtë mafinë energjetike të Lëvizjes Vetëvendosje që keni hap me Martinin, e tash në fund me Marinin e nuk e di ku ka me përfundua. Thjesht këto janë këto kompanitë tuaja që kanë fituar: GEN, Noa, E-TR, EFT. Gjitha këto janë kompanitë që ju i keni bërë fantome edhe që të gjitha po përfitojnë nga ju. Ne nuk marrim urdhra nga qasja juaj, edhe andaj po duam në fund me ju thënë një fjalë këtu.
Edhe pse po bërtitni, edhe pse t’i ndalni fjalën deputetëve, Kuvendi është shtëpia e deputetëve, jo e ministrave që po bërtasin këtu prapa nesh, prapa krahëve, e që në shumicën e kohës na pengojnë për me folë. Edhe po e përfundoj me atë, Ramush Haradinaj s’ka mund me e ndalë pushkën Serbia, jo po mundeni ju Vetëvendosja, e pa varësisht që e ndalni fjalën, s’keni bash asgjë çka me i bë”, tha Kadrijaj.

Sot, Naim Murseli e Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kreshnik Kokalla është dënuar me 30 vite burgim.
Pas seancës, ka folur vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj. Ky i fundit, ka thënë se vendimi i sotëm e vërtetën atë se çfarë kanë thënë ata prej fillimit, dhe se, dënimi i sotëm është mësim edhe për të tjerët.
‘’Ajo çfarë u vërtetua sot, është ajo çfarë kemi thënë qe nga fillimi, se Naimi së bashku me Kushtrimin, duke e zgjedhur Granitin si vrasës e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim sot nuk shkon vetëm për ne, shkon për Liridonen, për fëmijët e saj. Andaj ky dënim edhe mësim për të gjithë ata që mundohen apo krijojnë mundësi që ta bëjnë një krim të tillë’’, ka thënë ai.
Ai ka shtuar edhe se, vendimi i sotëm i ka lehtësuar ‘’sado pak’’ ata.
‘’sa i përket Kushtrim Kokallës, besoj që gjykata e ka parë ashtu, për këtë mund të fol edhe avokati se çfarë dënimi kemi pritur ne për të. Sado pak na ka lehtësuar edhe ne edhe familjes, e po besoj që ishte vendim që e kemi pritur të gjithë, populli shqiptar e jo veç familja’’, ka thënë ai.