ATV

Author: K.B.

  • Ja sa para merr Selin nga çmimi i madh

    Ja sa para merr Selin nga çmimi i madh

    Pas plot 120 ditësh izolim, sfidash të forta psikologjike dhe një rrugëtimi me plot ulje e ngritje, Selin u kurorëzua më në fund fituese. Ajo ngriti lart çekun e shumëlakmuar prej 100 mijë eurosh, duke mbyllur me sukses një nga aventurat më të komentuara. Por, ku do të përfundojnë vërtet këto para?

    Siç e ka thënë edhe vetë, një pjesë e këtij buxheti do të shkojë për bamirësi, ndërsa pjesa tjetër do t’i dedikohet qëllimit të saj më të madh thellësisht personal: bashkimit të familjes.

    Gjithsesi, në llogarinë e saj nuk do të kalojë e gjithë shuma e premtuar në ekran. Sipas ligjit shqiptar, fitimet nga spektaklet televizive tatohen me 15 për qind në burim. Bëni llogaritë: nga 100 mijë eurot e finales, shteti mban 15 mijë, duke i lënë asaj në xhep saktësisht 85 mijë euro.

    Megjithatë, kjo shifër është vetëm fillimi. Si imazhi më i kërkuar i momentit, kontratat, reklamat dhe bashkëpunimet e panumërta komerciale, me shumë gjasa, do ta kalojnë me lehtësi shifrën e fituar nga vetë çmimi televiziv.

    Ndërkohë, një detaj që nuk kalon pa vëmendje është fakti se çmimi i këtij spektakli ka mbetur i ngrirë që nga sezoni i parë. Kjo vjen si një kontrast i plotë me formatet e tjera si Big Brother VIP Kosova apo Ferma VIP, ku fituesi këtë vit arkëton dukshëm më tepër nga produksioni.

    Lind natyrshëm pyetja: a duhet të fitojë më shumë një fitues i këtij formati apo edhe kaq janë mëse boll?/ Prive By Liberta Spahiu

  • Gërvalla udhëton për në Bruksel, do ta nënshkruajë një marrëveshje ndërkombëtare

    Gërvalla udhëton për në Bruksel, do ta nënshkruajë një marrëveshje ndërkombëtare

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Bruksel.

    Sipas njoftimit të MPJD’së, Gërvalla ka udhëtuar me ftesë të Ministres së Drejtësisë së Mbretërisë së Belgjikës, Annelies Verlinden.

    Në kuadër të takimit zyrtar mes dy ministreve, do të nënshkruhet edhe një marrëveshje ndërkombëtare.

    “Gjatë vizitës, Ministrja Gërvalla do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe autoriteteve belge, me qëllim të forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të praktikave të mira në fushën e sundimit të ligjit. Kjo vizitë në Bruksel pasuar me nënshkrimin e Marrëveshjes, vlerësohet si hap i rëndësishëm në intensifikimin e bashkëpunimit juridik në çështjet penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, si dhe thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale, veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe bashkëpunimit juridik ndërkombëtar”, theksohet në njoftim.

  • Muharremi – Kurtit: A ka ndonjë temë më të rëndësishme në Kosovë sesa energjia pse nuk shkove sot në seancë?

    Muharremi – Kurtit: A ka ndonjë temë më të rëndësishme në Kosovë sesa energjia pse nuk shkove sot në seancë?

    Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj kryeministri Albin Kurti pasi ky i fundit nuk ishte prezent në seancën e sotme të Kuvendit ku u diskutua për energji.

    Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Muharremi e ka pyetur Kurtin se a ka ndonjë temë më të rëndësishme në Kosovë sesa kjo që po i varfëron qytetarët vazhdimisht?

    “Kur duhesh me zgjidh problemin e Presidentit, shkon në Spanjë.. Sot për energji, nuk u paraqite në Kuvend fare! Cila është detyra dhe përgjegjësia jote? Me u krekosë që ke shumë vota, por me e lënë kosovarin në mëshirë të fatit ndoshta”, ka thënë ai.

    Postimi i tij i plotë:

    Qysh more, Albin Kurti, sot nuk shkove në seancën për energji në Kuvendin e Kosovës? A ka ndonjë temë më të rëndësishme në Kosovë sesa kjo që po i varfëron qytetarët vazhdimisht?

    Kur duhesh me zgjidh problemin e Presidentit, shkon në Spanjë.. Sot për energji, nuk u paraqite në Kuvend fare! Cila është detyra dhe përgjegjësia jote? Me u krekosë që ke shumë vota, por me e lënë kosovarin në mëshirë të fatit ndoshta.

    Turp është me drejtu këtë vend, por mos me qenë aty ku duhet me i zgjidh problemet dhe hallet e qytetarëve dhe familjeve.. të bizneseve e ekonomisë.

    Inflacioni dhe rritja e çmimeve janë brenga kryesore e publikut në Kosovë. E energjia, keqmenaxhimi i saj, mungesa e investimeve në kapacitete të reja, korrupsioni e skandalet.. janë burimi kryesor i rritjes së çmimeve. Nuk duhet me u fsheh e mungu kur fliten këto tema shumë serioze!

    Nga krizat në energji Kosova po vuan kronikisht, jo vetëm nga inflacionit i lartë që të ka shku deri në 42% në disa produkte/shëribime mars 2026… por edhe nga rritja e numrit të familjeve dhe qytetarëve që po jetojnë në varfëri apo me vetëm 5 euro në ditë. Në 7 miliardë nga 2.8 miliardë të ka eksplodu importi i mallrave, sepse bizneset dhe prodhuesit vendorë u sulmuan dhe ndëshkuan me enegji pesë herë më të lartë.

    Si mundesh me injoru një temë kaq të rëndësishme, por me u krekosë që ke më së shumti vota?

    Vota ndoshta ke, po përgjegjësi aspak.

  • Quni: Shkëmbimi i posteve ministrore nga Kurti, shantazh i pastër politik

    Quni: Shkëmbimi i posteve ministrore nga Kurti, shantazh i pastër politik

    Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, në veçanti për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke paralajmëruar mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme nëse nuk arrihet një zgjidhje brenda afatit kushtetues.

    Ai ka theksuar për Lajmi.net se situata aktuale është pasojë e mungesës së konsensusit politik dhe ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar procesi nga ana e pushtetit.

    Quni thotë se shkëmbimi i posteve ministrore nuk është ftesë nga Kurti por tentim për shantazh të pastër politik dhe se LDK nuk është pjesë e pazareve të tilla.

    “Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që anuloi dekretin e 6 marsit, vendi ynë ndodhet në një udhëkryq kritik. Kur na ndajnë edhe pak ditë nga skadimi i afatit kushtetues, si deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dëshiroj të sqaroj pozicionin tonë përballë zhvillimeve të fundit: Oferta e fundit që qarkulloi në takimet e djeshme të 20 prillit — ku u përfol për shkëmbim postesh ministrore me votën për Presidentin nuk është ftesë për bashkëpunim, por shantazh i pastër politik. LDK nuk bëhet pjesë e pazareve që cenojnë dinjitetin e institucioneve. Ne mbrojmë parimin se Presidenti i vendit duhet të jetë simbol i unitetit, e jo një “zgjatim” i pushtetit ekzekutiv apo i një partie të vetme”, tha Quni.

    Quni ka bërë të ditur se përpjekjet për të arritur një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje tashmë konsiderohen të përfunduara.

    “LDK i konsideron të mbyllura përpjekjet për të gjetur një gjuhë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket këtij procesi. Gjatë 53 ditëve të fundi, ne kemi treguar vullnet maksimal dhe konstruktivitet për të ofruar zgjidhje që nxjerrin vendin nga kriza. Megjithatë, ky vullnet nuk u ndesh me asnjë reflektim nga ana tjetër. Nëse deri më 28 prill nuk sigurohet kuorumi i nevojshëm prej 80 votash, vendi do të shkojë pashmangshëm në zgjedhje të parakohshme”, tregoi ai

    Ai ka shtuar se përgjegjësia për dështimin e procesit bie mbi qeverinë aktuale.

    “Barra e dështimit bie tërësisht mbi qeverinë, e cila refuzoi të ofronte një kandidat konsensual, duke u barrikaduar pas një emri të vetëm partiak. Fokusimi ynë tashmë është zhvendosur drejt mobilizimit të brendshëm dhe konsolidimit të së djathtës shqiptare”, tha deputeti Quni për lajmi.net

    Sipas tij, zgjedhjet mbeten zgjidhja e fundit në mungesë të një marrëveshjeje politike. Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë e ndryshimeve në ditët në vijim.

    “Zgjedhjet janë mjeti i fundit demokratik. Edhe pse ato sjellin vonesa në proceset shtetërore, ato janë më të preferueshme sesa një institucion i kapur që nuk përfaqëson vullnetin e të gjithë qytetarëve. Edhe pse në politikë shtatë ditë mund të sjellin kthesa, kjo mund të ndodhë vetëm nëse ka një reflektim të thellë mbi interesin nacional përballë atij partiak”, u shpreh Quni.

    Kosova ndodhet në një moment vendimtar sa i përket zgjedhjes së presidentit, teksa afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, më 28 prill, po afrohet pa një marrëveshje të qartë ndërmjet partive politike.

    Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka zhvillime konkrete për t’u bërë publike, përveç vazhdimit të bisedimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Në anën tjetër, Glauk Konjufca, i propozuar për postin e presidentit, ka shprehur gatishmëri që të tërhiqet nëse arrihet një emër që siguron mbështetje më të gjerë politike, përfshirë edhe partitë opozitare.

    Nëse deri në fund të afatit nuk zgjidhet presidenti, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve. Deri më tash, mungesa e konsensusit dhe bojkotimi i seancave nga opozita kanë pamundësuar sigurimin e kuorumit të nevojshëm për votim/

  • Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin për përshpejtim të punimeve për ndërtimin e Xhamisë Qendrore

    Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin për përshpejtim të punimeve për ndërtimin e Xhamisë Qendrore

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka takuar Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, Safi Arpagush, gjatë vizitës në Turqi.

    Sipas njoftimit të lëshuar nga BIK, gjatë këtij takimi është folur edhe për rrjedhën e ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, ndërtimi i së cilës është financuar po nga Dijaneti.

    Aty thuhet se janë shqyrtuar mundësitë për përshpejtimin e punimeve, me qëllim të përfundimit sa më të shpejtë të ndërtimit.

    “Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rrjedhës së ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, me ç’rast u theksua nevoja për vazhdimin e punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe shqyrtimin e mundësive për përshpejtimin e tyre, me qëllim përfundimin sa më të shpejtë të këtij projekti të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

  • Çitaku i reagon Gecit: Të iu vie turp që kërkoni burg të përjetshëm për ata që luftuan për liri

    Çitaku i reagon Gecit: Të iu vie turp që kërkoni burg të përjetshëm për ata që luftuan për liri

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të GUXO-së, Fatos Gecit në Kuvendin e Kosovës, i cili kërkoi burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin.

    Ajo ka thënë se Geci nuk e meriton as të thirret deputet.

    “S’po di qysh me të thënë se me të thënë deputet nuk e meriton. Nuk kisha besu kurrë që nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, vjen një lutje në formë urimi për burg të përjetshëm për njerëzit që kanë luftu për lirinë e këtij vendi”, ka thënë Çitaku.

    Ajo ka thënë se VV duhet të distancohet nga ai.

    “Ju duhet të ndiheni i turpëruar dhe VV nëse nuk mendon si ju, ju ftoj tani që të distancoheni. Duhet të iu vie turp”, ka shtuar Çitaku.

  • Tahiri i drejtohet VV-së: Ju kanë kap dridhnet, se e keni ni erën që po vjen Hashim Thaçi – Dejona Mihali është kryekriminelja e këtij vendi

    Tahiri i drejtohet VV-së: Ju kanë kap dridhnet, se e keni ni erën që po vjen Hashim Thaçi – Dejona Mihali është kryekriminelja e këtij vendi

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri ka folur edhe për çështje të tjera në seancën për energjinë që është duke u zhvilluar.

    Gjatë seancës, deputeti i VV-së, Valon Hoti tentoi të ngritë figurën e Dejona Mihalit.

    E, në fjalimin e tij, Tahiri u tregua i ashpër duke e quajtur Mihalin si kryekriminelja e këtij vendi dhe se ajo ia vodhi fitoren në Mitrovicë të Jugut.

    “Ju kanë kap dridhnet, se e keni ni erën që po vjen Hashim Thaçi kështu që e kuptoj plotësisht deputetin e VV-së që sot gjen kohë me u marr me Hashim Thaçin. Sa i përket pyetjes sime se kush është Dejona Mihaili, shumë saktë u përgjigj deputeti tha që është ajo që merret me udhëheqjen e shtabit dhe i fiton zgjedhjet ndër vite dhe unë po i tregoj që është pikërisht ajo që prej qëtyne kompanive korruptive i ka bë 3 milionë e 300 mijë euro dhe u ardh me komplet aparaturën shtetërore dhe ma ka vjedh fitoren në Mitrovicë. Këte e dini ju dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, është kryekriminelja e këtij vendi, është ajo që e udhëheq propagandën për me sulmu secilin personalitet që e shihni se mund t’iu merr pushtetin. Duhet t’iu vije marre për këtë çasje dhe nivel, po flasim për energjinë qysh me bë zgjidhje që mos të vidhen paratë për qytetarët e Republikës së Kosovës.”, tha Tahiri.

  • Haxhiu dhe Nagavci distancohen nga deklarimi i deputetit Geci

    Haxhiu dhe Nagavci distancohen nga deklarimi i deputetit Geci

    Shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci, është deklaruar në foltoren e Kuvendit pas deklarimit që deputeti i kësaj partie, Fatos Geci, pati ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke uruar që të dënohet me burgim të përjetshëm.

    Nagaci tha se qëndrimi i LVV-së dhe i Grupit GP të kësaj partie është i qartë ndaj luftës çlirimtare.

    “Sot këtu në këtë seancë nga deputetët u thanë shumë të pavërteta. Gjithsesi ia vlen të theksohet publikisht ajo që besoj është e ditur për qytetarët, qëndrimet e GP dhe të LVV në lidhje me luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë publike, të qarta, dhe qëndrojmë pas tyre. Lufta çlirimtare ka qenë e pastër, e drejtë dhe ne respektojmë përpjekjet e të gjithë të rënëve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuuar për lirinë e vendit”, tha Nagavci,.

    Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nga ulësja e saj, u distancua nga deklarimi i deputetit Geci.

    “Ai qëndrim nuk është as i Kuvendit, as i Vetëvendosjes, as i imi si kryetare e Kuvendit, as i shefes të grupit parlamentar, prandaj natyrisht se distancimi nga një fjalim i tillë, është i kuptueshëm”, deklaroi Haxhiu.

    Gjatë fjalimit të tij, deputeti i LVV-së Geci ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm edhe ndaj “liderit tuaj suprem” siç tha ai, duke aluduar në ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.

    “Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përballë figurës së kryeministrit Kurti”, deklaroi Geci.

    Skandal, deputeti Geci për Thaçin: Do ta përcjellë i njëjti fat me atë të Naim Murselit

  • Skandal, deputeti Geci për Thaçin: Do ta përcjellë i njëjti fat me atë të Naim Murselit

    Skandal, deputeti Geci për Thaçin: Do ta përcjellë i njëjti fat me atë të Naim Murselit

    Deputeti i listës Guxo, Fatos Geci, e nisi fjalimin që “PDK është fajtor kryesor”, duke thënë se kjo parti nuk ka të drejtë të flasë për energjinë. Në seancën e jashtëzakonshme për energjinë elektrike.

    Ndërsa, ai PDK-së iu drejtua që “lideri suprem” do ta ketë të njëjtn fat si të Naim Murselit.

    “Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Mureselit dhe ju që shpresoni që një ditë lideri juaj suprem do të lirohet, do të përcjellë i njëjti fat”, tha Geci.

    Ndërsa, i nërhyri kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, duke i thënë “ndërlidhu në çështjen që është thirrë kjo seancë”.

    “Po edhe po të lirohet nuk ka kurfarë kredibiliteti përballë figurës së kryeministrit Kurti”, vazhdoi deputeti Geci.

  • Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

    Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

    Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në Podgoricë të Malit të Zi.

    Sipas raportimeve të “Vijesti”, në mesin e viktimave janë dy vëllezër nga Rozhaja Denis Hot (28) dhe Nezrin Hot (27).

    Raportohet se krimi nuk është i lidhur me goditjen ndaj grupeve kriminale.

    Policia është në kërkim të Vehid Muriq nga Rozhaja, gjithashtu , i cili dyshohet se ka kryer krimin e trefishtë, dhe besohet se krimi është kryer në apartamentin me qira gjatë natës.