ATV

Author: K.B.

  • Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

    Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se do të kompensohen të gjithë konsumatorët e dëmtuar nga pasaktësitë e mundshme tarifore në faturimin e energjisë elektrike, përkatësisht nga problemet e mundshme me njehsorët elektrikë në Kosovë.

    Përveç konsumatorëve, njehsorët e të cilëve janë verifikuar se kanë pasur pasaktësi, edhe konsumatorët e tjerë që dyshojnë se mund të jenë prekur nga këto pasaktësi kanë të drejtë të paraqesin ankesë, thanë për Radion Evropa e Lirë nga ky rregullator.

    Në rast se vërtetohet se janë dëmtuar, konsumatorët do të kompensohen.

    “Fillimisht, konsumatorët ankesat mund t’i paraqesin në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit [MINT], pastaj te Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike [KEDS]. Nëse nuk pajtohen me përgjigjet e tyre, ankesa mund të drejtohet në ZRRE”, thanë nga rregullatori.

    Çështja e njehsorëve është ngritur disa javë më herët – pasi partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe media lokale Nacionale publikuan gjetjet e hulumtimeve të tyre, rreth 2 mijë mostra në total, për mospërputhjet mes orës në njehsorët e rrymës me orën lokale.

    Nga inspektimet në terren, pas shqetësimeve të ngritura për pasaktësi në njehsorë, MINTI ka bërë të ditur se njehsorët e verifikuar kanë pasur afat të skaduar të vlefshmërisë dhe pasaktësi në datë dhe orë.

    Megjithatë, sipas kësaj ministrie, matjet e energjisë elektrike kanë rezultuar të jenë në rregull dhe pa ndikim në saktësinë e konsumit të regjistruar.

    Madje, sipas ZRRE-së, një numër i vogël i konsumatorëve mund të përfitojnë nga kompensimi, pasi pa vetëdije ata kanë përfituar tarifa të ulëta gjatë ditës.

    Edhe në komunikatën për media, të këtij rregullatori, më 21 prill, thuhet se “në pjesën më të madhe të rasteve, korrigjimet financiare nuk kanë rezultuar në favor të konsumatorëve, por pavarësisht kësaj çdo rast do të trajtohet me seriozitet”.

    Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë ndryshon varësisht nga koha e shpenzimit.

    Tarifa e lartë shfrytëzohet gjatë ditës dhe tarifa e ulët gjatë natës. Kjo e fundit, gjatë dimrit aplikohet në periudhën 22:00–07:00, ndërsa gjatë verës nga ora 23:00–08:00.

    Sipas tarifave aktuale, konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë (kWh) paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa 15.43 centë nëse e tejkalojnë këtë prag.

    Gjatë tarifës së ulët, konsumatorët e paguajnë 3.88 centë kilovatin, ndërsa 7.28 centë nëse e tejkalojnë shifrën prej 800 kilovatësh.

    Më 16 prill, MINTI ka gjobitur KEDS-in me 30.000 mijë euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar të vlefshmërisë.

    Sipas KEDS-it, nëse kalimi në tarifë është bërë me disa minuta vonesë, atëherë edhe ka përfunduar më vonë.

    ZRRE njëherësh në komunikatën e lëshuar më 21 prill ritheksoi se KEDS-i dhe KESCO janë ndërmarrje të rregulluara dhe operojnë në përputhje me kornizën ligjore, gjë që e kufizon mundësinë për të përfituar nga gabimet eventuale në matjen e energjisë elektrike.

    “Gabimet eventuale nëse ndodhin mund të kenë efekt të përkohshëm deri në identifikimin dhe korrigjimin e tyre dhe çdo konsumator i prekur do të kompensohet plotësisht”, u tha në njoftim.

    Po të martën, Kuvendi i Kosovës ka debatuar për gjendjen në sektorin e energjisë në vend, në një seancë të jashtëzakonshme, mes shqetësimeve për çmimin e lartë të rrymës, mungesën e prodhimit dhe dyshimeve për manipulime me faturim.

    Deputetë opozitarë e akuzuan Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, për siç thanë, gjendjen e rënduar në sektorin e energjisë, akuza që u hodhën poshtë nga kabineti qeverisës.

  • Mblidhen nëntë komisione të Kuvendit, në agjendë projektligje te shumta

    Mblidhen nëntë komisione të Kuvendit, në agjendë projektligje te shumta

    Në Kuvendin e Kosovës, sot, do të zhvillohen një sërë mbledhjesh të komisioneve parlamentare, ku në total janë paraparë nëntë komisione të mblidhen gjatë ditës.

    Mbledhjet nisin nga ora 09:30 dhe do të vazhdojnë deri në mbrëmje.

    Komisioni për Shëndetësi do të hapë ditën me shqyrtimin e raportit përfundimtar për Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Ndërkohë, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të mbajë takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer

    Në fushën e sigurisë, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të shqyrtojë projektligjet për shtetësinë dhe për lëndët plasëse. Paralelisht, Komisioni për Kulturë, Turizëm dhe Sport do të merret me disa projektligje, përfshirë ato që lidhen me organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe trashëgiminë kulturore.

    Një tjetër zhvillim i rëndësishëm pritet në Komisionin për Legjislacion, i cili do të mbajë dëgjim publik për projektligjin që lidhet me verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

    Gjatë ditës, Komisioni për Mjedis dhe ai për Arsim do të shqyrtojnë projektligje që lidhen me menaxhimin e resurseve ujore, banimin social dhe provimin e maturës shtetërore. Ndërsa Komisioni për Ekonomi do të trajtojë masat e përkohshme për produktet themelore në rast të destabilizimit të tregut.

    Në mbrëmje, nga ora 20:00, Komisioni për Buxhet do të vazhdojë mbledhjen me një agjendë të ngarkuar, ku do të shqyrtohen një sërë projektligjesh nga aspekti i ndikimit financiar, përfshirë ato për ujërat, banimin social, shtetësinë, shërbimet e pagesave dhe sigurimin shëndetësor.

  • Djali i Agim Ramadani e quan analfabet Gecin: Marre të koftë çfarë mbiemri mban

    Djali i Agim Ramadani e quan analfabet Gecin: Marre të koftë çfarë mbiemri mban

    Jeton Ramadani, djali i heroit Agim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Fatos Geci, i cili uroi që “Hashim Thaçi të dënohet me burg të përjetshëm”.

    Në reagimin e tij, Ramadani tha se ky është degradim.

    Ai e quajti Gecin “analfabet”, duke thënë se këto nuk përfaqësojnë vlera, por janë vetëm përçarje.

    “Kjo nuk është lidership. Është degradim. Me kërku “burgim të përjetshëm” për shqiptarë që kanë luftu për këtë vend – është mungesë klase dhe dinjiteti. Gëzimi për fatkeqësinë e shqiptarëve nuk është standard shtetëror. Nuk përfaqëson vlera. Vetëm përçarje. Heshtja jote do të kishte më shumë peshë se fjalët e tua. Analfabet! Marre tkoft çfarë mbiemri mbanë”, ka shkruar Ramadani.

  • 62-vjeçari Bajram Gashi nga Kosova, zhduket në Kroaci – policia kërkon ndihmë

    62-vjeçari Bajram Gashi nga Kosova, zhduket në Kroaci – policia kërkon ndihmë

    Bajram Gashi, me prejardhje nga Kosova dhe me vendbanim në Rijekë të Kroacisë, është raportuar i zhdukur në zonën e Mali Loshinjit duke alarmuar autoritetet lokale atje.

    Sipas të dhënave nga Regjistri Kombëtar i Personave të Zhdukur, ai është parë për herë të fundit më 14 prill 2026, kur u largua nga vendbanimi i tij në drejtim të panjohur dhe nga ajo kohë nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij, shkruajnë mediat kroate.

    Ai është shtetas kroat, i lindur në vitin 1964 në Sferkë të Klinës, me banim në Rijekë. Ai përshkruhet si rreth 190 centimetra i gjatë, me trup të hollë, flokë ngjyrë gështenjë dhe sy blu.

    62 vjeçari, në momentin e zhdukjes, kishte të veshur një xhaketë të gjelbër prej kanavace, si dhe këpucë të bardha lëkure me thembra gri.

    Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë ndonjë informacion mbi lëvizjet apo vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë stacionin më të afërt policor ose të telefonojnë në numrin emergjent 192.

  • Musliu: Dejona Mihali është pushtet mbi pushtetet

    Musliu: Dejona Mihali është pushtet mbi pushtetet

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se Dejona Mihali është pushtet mbi pushtetet.

    Musliu ndër të tjera tha se Dejona ka dërguar emisare për komisione, ku shtoi se deputetët e VV-së vendimet i marrin nën presion të saj.

    “Dejona, Aleksandër Mihali jo që është figurë e madhe, por është pushtet mbi pushtetet.”, tha ajo. /rtv21

  • Ftohtë e me shi edhe sot

    Ftohtë e me shi edhe sot

    Sot në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira të shumta, mundësi për intervale të shkurtra kohore me diell dhe riga lokale shiu. Mund të ketë edhe ndonjë rrebesh lokal shiu.

    Temperaturat do të vazhdojnë të jetë të ulëta.

    Minimalja do të zbres deri në 4 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 14 gradë Celsius.

  • Artan Behrami publikon një foto të Hashim Thaçit: Po vjen…

    Artan Behrami publikon një foto të Hashim Thaçit: Po vjen…

    Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh edhe ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të këtij të fundit.

    Behrami është shprehur shkurtimisht në ‘Facebook’: “Po vjen…”.

    Reagimi i tij vjen pas seancës së sotme, ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci u shpreh se uron që Thaçin “ta përcjellë i njëjti fat” sikurse ai i Naim Murselit, të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, i cili u dënua me burgim të përjetshëm.

    “Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat“, deklaroi ai.

    Afati për njoftimin e aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është 19 maj.

    Skandal, deputeti Geci për Thaçin: Do ta përcjellë i njëjti fat me atë të Naim Murselit

  • Hysen Durmishi i revoltuar: Ndihem i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci

    Hysen Durmishi i revoltuar: Ndihem i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci

    Deputeti i VV-së, Hysen Durmishi, thotë se ndjehet i turpëruar nga deklarata e kolegut të tij Fatos Geci, i cili uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi në seancën e ftuar për energjinë elektrike.

    Durmishi thotë se “UÇK është vlera më e lartë e kombit tonë”.

    Reagimi i tij i plotë:

    Unë ndihem i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci!

    Lufta jonë ishte e pastër dhe çlirimtare!

    UÇK është vlera më e lartë e kombit tonë!

    Deputeti i listës Guxo, Fatos Geci, sot në Kuvend tha:

    “Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Mureselit dhe ju që shpresoni që një ditë lideri juaj suprem do të lirohet, do të përcjellë i njëjti fat”, tha Geci.

    Ndërsa, i nërhyri kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, duke i thënë “ndërlidhu në çështjen që është thirrë kjo seancë”.

    “Po edhe po të lirohet nuk ka kurfarë kredibiliteti përballë figurës së kryeministrit Kurti”, vazhdoi deputeti Geci.

    Skandal, deputeti Geci për Thaçin: Do ta përcjellë i njëjti fat me atë të Naim Murselit

  • Punime në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë nesër

    Punime në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë nesër

    KEDS ka njoftuar për punime të domosdoshme për siguri të sistemit përgjatë së mërkurës.

    Njoftimi i KEDS:

    Prishtinë

    1

    NS 35/10[kV] Batllava
    Nga Dalja 10[kV] J03 Orllani do të ndërpriten në stabilimentet Orllan Kulla 1 – J03 Kalaticë dhe J04 Zahiri nga ora 11:00 deri në ora 14:00
    Pa tension mbesin:
    1.NS 10/0.4[kV] Kushevit (Kodi: 14015002012)
    2.NS 10/0.4[kV] Shkolla e Vjetër (Kodi: 14015002016)
    3.NS 10/0.4[kV] Xhamia e Vjetër (Kodi: 14015002017)
    4.NS 10/0.4[kV] Kalatica (Kodi: 14015002018)
    5.NS 10/0.4[kV] Brainë Quka (Kodi: 14015002019)
    6.NS 10/0.4[kV] Bervenik (Kodi: 14015002020)
    7.NS 10/0.4[kV] Bllatë (Kodi: 14015002021)
    8.NS 10/0.4[kV] Metergovc Shkolla 1 (Kodi: 14015002022)
    9.NS 10/0.4[kV] Brainë Zeqiret – Shkolla (Kodi: 14015002073)
    10.NS 10/0.4[kV] Brainë Gubovcet (Kodi: 14015002074)
    LP 10kV J03 Orllani me kod: 14015002 – Stabiliment J04 Zahiri nga ora 11:00 deri në ora 14:00
    11.NS 10/0.4[kV] Orllani 2 Bejtovit Dilovit (kodi: 14015002027)
    12.NS 10/0.4[kV] Kongjevit (kodi: 14015002028)
    13.NS 10/0.4[kV] Vikendicat (kodi: 14015002031)
    Vendet: Kreshtë, Gallab, Kalaticë, Braina, Bederianë, Balëz, Batllavë.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Kontrollimi i ndërprerësit.

    Pejë

    Nga NS 35/10[kV] Gurrakoci do të ndërprehet:
    Dalja 10[kV] Tomoci (kodi: 50052004) prej orës 11:00 deri në ora 12:00
    Vendet: Fshatrat: Gërnçar, Gjylekar (një pjesë), Goden (një pjesë), Lubishtë (një pjesë), Podgorc, Ramnishtë, Stubëll e Epërme, Stubëll e Poshtme dhe Vërbovc.
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Intervenim në rregullimin e grupit matës, te TS Llukavc i Thatë, kodi 50052004010.

    Mitrovicë

    1.

    TS 110/10 kV Vushtrria 2
    Nga LP 10kV Martiraj – Stabilimenti shpërndarës – TS Haxha Gojbulë (kod: 73000009033) nga ora 10:00 deri në ora 16:00, pa tension mbesin TS-të:
    1.TS 10/04kV Karaqë (kodi: 73000009019)
    2.TS 10/04kV Gojbulë-1 (Serbët) (kodi: 73000009016)
    3.TS 10/04kV TSSH – Lagjja Istrefi (kodi: 73000009031)
    4.TS 10/04kV Gojbulë-2 (Serbët) (kodi: 73000009017)
    5.TS 10/04kV Miraqë (kodi: 73000009018)
    6.TS 10/04kV Skromë-1 (kodi: 73000009021)
    7.TS 10/04kV Shilovicë (kodi: 73000009020)
    8.TS 10/04kV Skromë-2 (kodi: 73000009022)
    9.TS 10/04kV Bozhlan (kodi: 73000009023)
    10.TS 10/04kV Gumnisht-1 (kodi: 73000009024)
    11.TS 10/04kV Gumnisht-2 (kodi: 73000009025)
    12.TS 10/04kV Korollovë (kodi: 73000009026)
    13.TS 10/04kV Vesekovc (kodi: 73000009027)
    14.TS 10/04kV Haxha Company Sh.P.K (kodi: 73000009030)
    15.TS 10/04kV TSSHM – Casa Mia (kodi: 73000009038)
    Vendet: Fsh. Studime, Karaqë, Sfaraqak, Gojbulë, Miraqë, Skromë, Shilovicë, Bozhlan, Gumnishtë, Vesekofc, Haxha Company.
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Punime në projektin SEG Gojbulë–Miraqë, shtrimi i përçuesve 35mm AL-Fe.

    Gjakovë

    Nga NS 35/10[kV] Malisheva do të ndërprehet:
    Dalja 20[kV] J12 Dragobili (kodi: 82082056) nga ora 11:00 deri në ora 12:30.
    Vendet: Rrugët: 605 Rilindja Kombëtare (3 konsumatorë), 608 Hamdi Berisha (1 konsumator), 557 Bedri Berisha (1 konsumator). Fshatrat: Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë dhe Shkozë.
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri: montimi i ndarësit 0.4 kV TS Dragobili 3, kodi 82082056035.

    23.04.2026

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Pejë

    1.
    Nga TS 110/35/10[kV] Peja 1 do të ndërpritet:
    Dalja 10[kV] Radavci (kodi: 50000004) prej orës 10:00 deri në ora 15:00
    Vendet: Novosella, Radavci, Brestoviku, Dogna, Jabllanica e Madhe si dhe BRRE – Hidrocentrali Radavci,
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron./Pastrim traseje.
    Vërejtje
    Dalja ka BRRE!

    2.
    Nga NS 35/10[kV] Gurakoci do të ndërpritet:
    Dalja 10kV Dobrusha (kodi: 50052001) nga ora 11:00 deri në ora 15:00
    Vendet: Fshatrat Prekall, Dobrush, Kashic, Dobrushë Epërme, Staradran, Elshan, Berisha, Mavraj, Llugat, Ruhot.
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, funksionalizimi dhe testimi i autorecloser.

    Mitrovicë

    1.
    Nga NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] J06 Novolani (kodi: 73000005) nga ora 10:00 deri në ora 15:00
    Vendet: Fshatrat: Bukosh, Dervar, Dolak, Druar, Kollë, Mihaliq, Novolan, Reznik, Shallc dhe Vërnicë.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron

    Prishtinë

    1.
    Nga NS 35/10[kV] Batllava do të ndërpritet:
    Dalja 10kV J03 Orllani (kodi: 14015002) nga ora 10:00 deri në ora 15:00
    Vendet: Kushevit, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2, Orllani, Vikendicat, te Zahir Pajaziti,
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Gjilan

    1.

    Nga TS 110/20(10)[kV] Kamenica do të ndërpritet:
    Dalja 10kV Strezovci (kodi: 62000005) nga ora 10:00 deri në ora 15:00.
    Vendet: Kamenicë (T.S.P. Bazeni, Lagja Qamëria, Ujësjellësi, Kollarët, Malësia), Moqari i Ulët, Reqan, Hajnoc, Meshinë, Bugjenica, Strezoci, Kosovica, Carevci, Bushinca, Tirincë, Krileva, Leshtar, Boleci, Vaganeshi, Kremenatë, Rahovica
    Arsyeja: Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    2.

    Nga TS 110/20(10)[kV] Kamenica do të ndërpritet:
    Dalja 10kV Hogoshti (kodi: 62000001) nga ora 10:00 deri në ora 15:00
    Vendet: Kopërnica, Hogoshtë, Ploçikë, Desivojcë, Shipashnicë e Ulët, Shipashnicë e Epërme, Trenidell (antenat), Dazhnicë, Kostandincë, Kolloleq, Tërsten, Laçiç, Vriçevcë, Lisockë, Gjyrishevcë, Zhujë, Air Energy – Kitka, Velegllavë, Marovcë, Sotllar.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrim i trasës.
    Vërejtje:
    Dalja ka BRRE!

    Prizren

    1.

    Nga NS 35/10[kV] Zhuri do të ndërpritet:
    Dalja 10kV Hoqa e Qytetit (kodi: 30035005) nga ora 14:00 deri në ora 16:00.
    Vendet: Zhur, Vlashnjë, Poslishtë, Nashec, Muradem, Lubiqevë, Leskovec, Kobajë, Jeshkovë, Hoqë e Qytetit, Grazhdanik, Billushë, afaristë: Restorant “Keshtjella”, “Pompa e Benzinës Zhuri”, Betonjera “Vëllezërit e Bashkuar”, Billushë “Pompa e Ujit”, Vlashnjë “Fanaj Petrol”
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, funksionalizimi dhe testimi i autorecloser

    23.04.2026
    Punime në projekte investive

    Prishtinë

    Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 3 do të ndërprehet:
    Dalja 10[kV] Arberia 10 (kodi: 12000028) nga ora 09:00 deri në ora 18:00.
    Vendet: Lagjja Arbëria (një pjesë).
    Arsyeja: Projekte investive. Punim në rrjet.

    Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 3 do të ndërprehet:
    Dalja 10[kV] Arberia 5 (kodi: 12000014) nga ora 09:00 deri në ora 18:00.
    Vendet: Lagjja Arbëria (një pjesë).
    Arsyeja: Projekte investive. Punim në rrjet.

    Nga NS 110/10[kV] Prishtina 5 do të ndërprehet:
    Dalja 10[kV] Kodra e Trimave 2 (kodi: 13000010) nga ora 08:00 deri në ora 18:00.
    Vendet: Kodra e Trimave (një pjesë).
    Arsyeja: Projekte investive. Punim në rrjet.

    Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 3 do të ndërprehet:
    Dalja 10[kV] J22 Arbëria 6 (kodi: 12000013) nga ora 08:00 deri në ora 18:00.
    Vendet: Lagjja Arbëria (një pjesë), Pandora, Banesat e Novosellës.
    Arsyeja: Projekte investive. Punim në rrjet.

    Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 3 do të ndërprehet:
    Dalja 10[kV] J22 Xhemajl Ibishi (kodi: 120000013-120000001) nga ora 08:00 deri në ora 18:00.
    Vendet: Lagjja Arbëria (një pjesë), Xhemajl Ibishi, Ministria e Shëndetësisë.
    Arsyeja: Projekte investive. Punim në rrjet.

    23.04.2026
    Punime nga pala e tretë

    Prizren

    1.
    Nga NS 35/10[kV] Prizreni III do të ndërpritet:
    NS 10/04kV TS Eurofood Sh.p.k. (kodi: 30032006008) nga ora 09:00 deri në ora 14:00
    Vendet: Rr: Xhemil Fluku
    Arsyeja: ndërrimi i panelit të TU.

    Ferizaj

    1.
    Nga NS 110/35/10[kV] Lipjani do të ndërpritet:
    Dalja 10kV J25 Zona Industriale 2 (kodi: 41000025) nga ora 10:00 deri në ora 15:00
    Vendet: Një pjesë e fshatit Konjuh dhe disa konsumatorë komercialë të fshatit Livagjë, Magj. Ferizaj-Prishtinë dhe Magj. Lipjan-Prishtinë – konsumatorë komercialë
    Arsyeja: punët që duhet të kryhen sipas Pëlqimit Elektro – Energjetik.

    24.04.2026
    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Prizren

    Nga NS 110/10[kV] Theranda do të ndërprehet:
    Dalja 10kV Budakova (kodi: 32000008) nga ora 10:00 deri në ora 15:00
    Vendet: Fshatrat: Budakovë, Çardak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reqan, Staravuçinë dhe Vërshec.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive: pastrim traseje.

  • Kurti takohet me Whitaker: Prania e NATO’s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA’së, kruciale për paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon

    Kurti takohet me Whitaker: Prania e NATO’s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA’së, kruciale për paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon

    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.

    Sipas njoftimit të lëshuar nga ZKM, Kurti ka thënë se e prania e NATO’s në Kosovë, dhe veçmas ajo e Shteteve të Bashkuara, mbetet kruciale për paqen dhe sigurinë, jo vetëm në vend, por edhe në rajon, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Kurtit, përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të ishte kontribut i rëndësishëm dhe do të shërbente si garantues afatgjatë për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

    “Duke folur për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, kryeministri tha se ajo mbetet e brishtë për shkak se Serbia, e mbështetur nga Rusia dhe Kina, vazhdon të ndjekë politikë hegjemoniste rajonale. Ai foli edhe për armatosjen e fqinjit verior, me theks blerjet e fundit nga Rusia dhe Kina, si kërcënime për stabilitetin afatgjatë rajonal dhe fqinjësinë e mirë në Ballkan. Në këtë kontekst, kryeministri përmendi bazat e përparme operacionale të Serbisë përreth kufirit me Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Ai e ka falenderuar ambasadorin Whitaker për mbështetjen jetike, të vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

    “Teksa shprehu mirënjohje, kryeministri Kurti foli për bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin me SHBA-në, përfshirë trajnimet dhe edukimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse. Ai theksoi se Kosova, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është e angazhuar për stabilitet, paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

    Më herët, Whitaker u takua edhe me U.D e Presidentes, Albulena Haxhiun dhe Komandantin e KFOR’it, Ozkan Ulutuas.