ATV

Author: K.B.

  • Alarm për bomba në Mal të Zi: Kërcënime në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës, policia nis kontrollet urgjente

    Alarm për bomba në Mal të Zi: Kërcënime në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës, policia nis kontrollet urgjente

    Këtë mëngjes, qeveria, policia, Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Malit të Zi dhe disa media morën një kërcënim të dyshuar për bombë në 24 shkolla, së bashku me një foto të një arme automatike. Kërcënimi u dërgua edhe në Aeroportin e Podgoricës.

    Raportime për bomba të dyshuara janë raportuar në qytete në të gjithë Malin e Zi.

    U raportua gjithashtu se një bombë ishte vendosur te një pasagjer në një fluturim për në Londër, dhe se fluturimi ishte planifikuar për në orën 9:30 të mëngjesit nga Podgorica.

    Faqja e internetit e Aeroportit të Malit të Zi thotë se fluturimi për në Londër është planifikuar për në orën 10:30 të mëngjesit, dhe se aeroplani nga kryeqyteti britanik është planifikuar të mbërrijë një orë më parë.

    Policia i tha CdM se raportet për bomba ishin dërguar në disa shkolla në Podgoricë, Tivar dhe Ulqin.

    “Ne po marrim masa dhe veprime brenda juridiksionit të policisë dhe po kryejmë kontrolle”, tha policia për CdM.

  • Ndahet nga jeta një ndër themeluesit e Teatrit të Gjakovës

    Ndahet nga jeta një ndër themeluesit e Teatrit të Gjakovës

    Është ndarë nga jeta një ndër themeluesit e teatrit të Gjakovës dhe si jurist i përkushtuar i këtij institucioni, Fuat Shasivari.

    Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur tetari i qytetit “Hadi Shehu”.

    “Me punën dhe përkushtimin e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme në teatrin e Teatri i Qytetit -Hadi Shehu, ku punoi për rreth dyzet vite. Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllime të sinqerta familjes Shasivari, miqve dhe kolegëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

  • Çmimet tavan për sot: Nafta 1.65, benzina 1.39, gasi 0.88 euro për një litër

    Çmimet tavan për sot: Nafta 1.65, benzina 1.39, gasi 0.88 euro për një litër

    Bazuar në vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në Kosova, janë publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme.

    Sipas njoftimit zyrtar, çmimet janë përcaktuar si më poshtë:

    Nafta (dizel): 1.65 euro për litër

    Benzina: 1.39 euro për litër

    Gasi: 0.88 euro për litër

    Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë të detyrueshme për zbatim nga të gjithë operatorët ekonomikë që tregtojnë derivate në vend.

  • Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

    Njoftimi:

    DHUNË NË FAMILJE

    · Prishtinë 21.04.2026-20:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    · Prishtinë 21.04.2026-10:15. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    · Prishtinë 21.04.2026-00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    Pejë 21.04.2026. Është raportuar se viktima femër kosovare është keqtrajtuar psiqikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    DHUNË NË FAMILJE

    · Malishevë 21.04.2026-13:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht nga dy të dyshuarat femra dhe një i dyshuar mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    · Gjakovë 21.04.2026-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në vazhdimësi dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj familjarëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

  • Reagim i fortë i Kenan Gashit ndaj fjalimit të deputetit në Kuvend

    Reagim i fortë i Kenan Gashit ndaj fjalimit të deputetit në Kuvend

    Drejtori i AVONET, Kenan Gashi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të Lëvizja Vetëvendosje, Fatos Geci, të bëra në Kuvendi i Kosovës, duke i cilësuar ato si “degradim të rrezikshëm të nivelit përfaqësues”.

    Përmes një reagimi publik, Gashi tha se fjalimi i deputetit nuk është thjesht devijim retorik, por dëshmi e një rënieje serioze të standardit politik në institucionin më të lartë të shtetit.

    Postimi i plotë:

    Deklarimet e tij përbëjnë jo vetëm mungesë elementare njohurie, por edhe një arrogancë të papranueshme që sulmon drejtpërdrejt themelet mbi të cilat qëndron Republika e Kosovës.

    Fatos Geci dhe të ngjashmit me të duhet ta kuptojnë qartë, sulmet ndaj figurave kyçe të historisë sonë nuk janë “opinione”, por përpjekje për të relativizuar sakrificën dhe për të cenuar identitetin shtetëror. Presidenti Hashim Thaçi mbetet një nga figurat qendrore të proceseve që sollën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Çdo përpjekje për ta njollosur këtë kontribut është një akt i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm.

    Është alarmante kur një gjuhë e tillë del nga një përfaqësues i popullit. Kjo nuk është më çështje individuale, por problem serioz institucional dhe politik. Prandaj, e dënoj me forcën më të madhe këtë diskurs dhe kërkoj jo vetëm kërkim falje publike, por edhe reflektim të menjëhershëm për përgjegjësinë që bart mandati i deputetit. Në çdo standard normal demokratik, një gjuhë e tillë do të duhej të pasohej me dorëheqje të menjëhershme.

  • Dy të arrestuar për therjen me thikë në Prishtinë

    Dy të arrestuar për therjen me thikë në Prishtinë

    Dy persona janë arrestuar për therjen me thikë që ka ndodhur tri ditë më parë në Prishtinë.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona ishin therur me thikë më 19 prill. Që të dy kanë marrë trajtim mjekësor në QKUK.

    Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i plotë:

    VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË

    Prishtinë 19.04.2026 – 17:30. Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë ishin therur me thikë nga një person i panjohur. Viktimat janë trajtuar në QKUK. Lidhur me rastin me datë 21.04.2026, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

  • Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike

    Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike

    Raportohet se një person është arratisur nga Reparti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

    Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të martën pasdite, ndërsa i arratisuri ende nuk është lokalizuar.

    “Është raportuar se nga Reparti i Psikiatrisë Forenzike është arratisur i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë në trajtim të detyruar nga gjykata. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

  • Çifti nga Kosova që kishte marrë 750 mijë franga ndihma sociale fiton në gjykatë, shmang dëbimin nga Zvicra

    Çifti nga Kosova që kishte marrë 750 mijë franga ndihma sociale fiton në gjykatë, shmang dëbimin nga Zvicra

    Një çifti nga Kosova, i varur nga ndihma sociale për dekada të tëra, i ishte revokuar leja e qëndrimit. Megjithatë, ata fituan në gjykatën ku bënë apelin.

    Edhe pse gjykata arriti në përfundimin se “interes publik për deportim është i konsiderueshëm”, çiftit kosovar i lejohet të qëndrojë në Zvicër. Sfondi i çështjes përshkruhet në gazetën “Aargauer Zeitung”.

    Burri ka jetuar në Zvicër për afërsisht 40 vjet. Më vonë ai u martua me gruan që ka tani, trnsmeton albinfo.ch. Të dy janë nga Kosova dhe kanë marrë leje qëndrimi të përhershme (Vizë C).

    Në vitin 2020, Zyra për Migrim dhe Integrim revokoi lejen e qëndrimit të përhershëm të çiftit. Zyra në fjalë përmendi tre arsye kryesore për këtë:

    Varësia afatgjatë nga ndihma sociale: Familja me katër fëmijë kishte marrë një total prej afërsisht 750,000 frangash zvicerane nga shteti gjatë një periudhe prej rreth 20 vjetësh.

    Borxhet e larta: Sipas gazetës, burri kishte borxhe prej 26,000 frangash zvicerane në kohën e ndërhyrjes, dhe gruaja afërsisht 11,000 franga zvicerane.

    Integrim i pamjaftueshëm profesional: Në vitin 2003, burri u tërhoq nga puna për shkak të problemeve me shpinën. Megjithatë, në raportin e tij të daljes nga spitali për rehabilitim, mjekët vunë re se ai ishte i aftë të kryente “punë më të lehta”.

    Pasojat: Zyra e migracionit i dha çiftit vetëm një leje qëndrimi (Vizë B). Ndryshe nga një leje qëndrimi e përhershme (Viza C), kjo është e kufizuar në një maksimum prej pesë vjetësh. Autoritetet e bënë të qartë në atë kohë se nuk do tu jepej zgjatja e vizës nëse burri mbetej i papunë dhe i varur nga ndihma sociale. Gruaja pritej gjithashtu të gjente punë, të mbante një dosje të pastër kriminale dhe të menaxhonte borxhet e saj me përgjegjësi.

    Në qershor të vitit 2024, zyra e migracionit refuzoi zgjatjen për të dy lejet e qëndrimit.

    Gjykata Administrative e Kantonit të Aargaut shqyrtoi disa pika dhe mbështeti ankesën e çiftit: Të dy kanë jetuar në Zvicër për një kohë shumë të gjatë. Lidhjet familjare ekzistojnë, pasi të katër fëmijët e tyre jetojnë në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Ekziston një “perspektivë e dobët” për riintegrim profesional dhe social në rast kthimi në Kosovë.

    Për të kursyer në kostot e strehimit, çifti u zhvendos të jetonte me dy nga djemtë e tyre. Ata kanë filluar të shlyejnë borxhet e tyre.

    Megjithatë gjykata kritikoi burrin në lidhje me përpjekjet e tij për kërkim pune. Ai ka deklaruar se ka punuar me kohë të pjesshme me ndërprerje që nga viti 2021.

    Nga ana tjetër, gruaja u kritikua në lidhje me përpjekjet e saj për integrim. Sipas deklaratave të saj, ajo ka ndjekur një kurs gjermanishte në vitin 2024 për të përmirësuar perspektivat e saj të punës. Në të njëjtin vit, ajo filloi të kujdesej për vjehrrën e saj, për të cilën merr mbështetje financiare.

    Gjykata i paralajmëroi të dy se “leja e tyre mund të revokohet nëse rrethanat përkeqësohen përsëri”.

    Vendimi mund të apelohet ende dhe kështu mund të arrijë në Gjykatën Supreme Federale.

  • SHBA pezullon armatimin për Evropën, nuk preket Kosova

    SHBA pezullon armatimin për Evropën, nuk preket Kosova

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar furnizimet me armatim për shtetet evropiane, si shkak i luftës me Iranin. Megjithatë, nga ministria e mbrojtjes kanë konfirmuar se Kosova nuk është prekur nga ky vendim.

    Janë sisteme të sofistikuara të armatimit që ka në posedim Forca e Sigurisë së Kosovës.

    Një pjesë e tyre janë të blera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e disa porosi të tjera janë ende në proces.

    Megjithatë, për shkak të luftës me Iranin, ShBA-të kanë vendosur që t’i pezullojnë armatimet e dedikuara për shtetet e Evropës.

    Mirëpo, ministria e mbrojtjes ka konfirmuar për TËVË1 se ky vendim nuk e ka prekur Kosovën.

    “Ju njoftojmë që nuk është afektuar Kosova”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes nga situata të tilla.

    Sipas njohësit të gjeopolitikës, Korab Blakaj, Kosova duhet marrë mësim nga situata të tilla.

    ”Sepse ne e kemi konceptuar mbrojtjen tonë më tepër në mbrojtje të aleancave dhe furnizimeve në rast nevoje nga shtetet tjera, por ja ku paraqitet rasti konkret ku SHBA ka nevojë vetë për armë dhe atëherë furnizimet ndalen për të tjerat. Njëjtë mund nëse Turqia futet në luftë, apo Gjermania apo shtetet tjera, të njëjtat gjëra do të ndodhin. Për këtë arsye pushtetet normale në kohë paqeje investojnë dhe përgatisin ushtrinë dhe nuk e lënë atë të përgatitet në ditën e fundit”, theksoj Blakaj.

  • Shkoi ta vizitojë nënën e sëmurë në QKUK, përfundon si pacient nga kafshimi i qenve endacakë

    Shkoi ta vizitojë nënën e sëmurë në QKUK, përfundon si pacient nga kafshimi i qenve endacakë

    Një person është sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke marrë lëndime në këmbë.

    Sipas deklaratës së tij, të cilën e ka dorëzuar edhe në Polici, ai kishte shkuar në QKUK për ta vizituar nënën e tij.

    Personi me inicialet N.B. ka deklaruar se u sulmua nga një tufë prej rreth 20 qensh endacakë, nga të cilët u kafshua në këmbën e majtë

    “Më 15 prill 2026, rreth orës 08:10–08:15, ditë e mërkurë, kisha shkuar në QKUK për ta vizituar nënën time në repartin e Neurologjisë. Hyra në oborr nga pjesa e pasme, pranë objektit të Neurologjisë. Papritmas u sulmova nga një tufë prej rreth 20 qensh endacakë. Ishte një moment i tmerrshëm, plot frikë dhe s’di as si reagova, në vend që të hyja për vizitë te nëna, përfundova vetë duke kërkuar ndihmë mjekësore. Nga ky sulm kam pësuar plagë në këmbën e majtë. Edhe pse shpëtova pa pasoja më të rënda, rreziku ka qenë real dhe i madh”, ka thënë ai.

    Tutje ka deklaruar se ka përfunduar vetë duke marrë trajtim mjekësor, ndërkaq e ka quajtur të papranueshme pasigurinë në oborrin e QKUK-së.

    “Është e papranueshme që një qytetar të shkojë në spital për të parë një familjar dhe të përfundojë vetë si pacient për shkak të mungesës së sigurisë në oborrin e vet spitalit”, ka thënë ai.

    Koha ka kontaktuar me Policinë lidhur me rastin por ende nuk ka marrë përgjigje.