ATV

Author: K.B.

  • Rrahje e kërcënime, 4 burra në pranga të Policisë për dhunë në familje brenda 24 orëve

    Rrahje e kërcënime, 4 burra në pranga të Policisë për dhunë në familje brenda 24 orëve

    Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës ndaj grave në komuna të ndryshme, ku të dyshuarit janë arrestuar për kanosje, sulme fizike dhe ofendime ndaj anëtarëve të familjes.

    Rastet janë regjistruar në Podujevë, Fushë Kosovë, Pejë, Rahovec dhe Mitrovicë, ku në disa prej tyre viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

    Në raste të caktuara, viktimave u është ofruar edhe strehim dhe mbrojtje institucionale.

    Nga gjashtë raste të dhunës, katër persona janë arrestuar, derisa në dy rastë, pas arrestimit të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.

    “Podujevë/ 23.04.2026 – 11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

    “Fushë Kosovë/ 23.04.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

    “Fushë Kosovë/23.04.2026-13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte ofenduar viktimën femër kosovare si dhe më datën e lartcekur e kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

    “Pejë/ 23.04.2026 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

    “Rahovec / 23.04.2026-20:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur dyshohet se ka fyer, ofenduar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, njësitet policore kanë bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

    “Mitrovicë / 23.04.2026-22:49. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur është fjalosur me viktimën femër kosovare dhe dyshohet se ka dëmtuar gjësende në shtëpi. Viktima pasi është intervistuar është kthyer në shtëpi, ndërsa ka refuzuar masa mbrojtëse apo strehim. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

  • Zgjatet edhe për tre javë armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

    Zgjatet edhe për tre javë armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

    Donald Trump thotë se armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit është zgjatur edhe për tre javë.

    Ky vendim vjen pas një takimi që presidenti amerikan e organizoi në Shtëpinë e Bardhë me përfaqësuesit e të dy vendeve.

    “Takimi shkoi shumë mirë! Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Libanin për ta ndihmuar të mbrohet nga Hezbollahu”, shkroi ai në platformën Truth Social.

    Armëpushimi fillestar, i shpallur javën e kaluar, ishte parashikuar të përfundonte pas dhjetë ditësh.

    Trump shpreson që në fund të ndërmjetësojë një paqe më të gjerë mes dy vendeve, të cilat zyrtarisht janë në gjendje lufte që nga viti 1948.

    “Pres me padurim që në të ardhmen e afërt të pres kryeministrin e Izraelit, Bibi Netanyahu, dhe presidentin e Libanit, Joseph Aoun”, shkroi Trump.

    Ndryshe, Irani e ka bërë këtë çështje një kusht kyç për bisedimet e paqes me SHBA-në, të cilat kanë ngecur.

    Rreth 2500 persona janë vrarë në Liban që kur Izraeli nisi ofensivën e tij në përgjigje të sulmeve të Hezbollahut në fillim të marsit.

  • Threads prezanton “chat të drejtpërdrejtë”

    Threads prezanton “chat të drejtpërdrejtë”

    Threads po përfshin “live chat” për ndjekjen e ngjarjeve në kohë reale.

    Platforma Threads ka prezantuar një funksion të ri që lejon përdoruesit të ndjekin dhe komentojnë ngjarje drejtpërdrejt përmes një chat-i në kohë reale.

    Ky opsion synon ta bëjë më të lehtë pjesëmarrjen në diskutime gjatë ngjarjeve të mëdha, duke krijuar një hapësirë më interaktive për përdoruesit.

    Funksioni është i ngjashëm me chat-et live që përdoren në platforma të tjera gjatë transmetimeve ose ngjarjeve online.

    Meta, kompania mëmë e Threads, po vazhdon të shtojë veçori të reja për ta bërë rrjetin më konkurrues në treg.

    Qëllimi është që përdoruesit të mund të komunikojnë më shpejt dhe në mënyrë më dinamike rreth temave që po ndodhin në kohë reale.

  • Sa anije të fuqishme i ka marina amerikane në Lindjen e Mesme?

    Sa anije të fuqishme i ka marina amerikane në Lindjen e Mesme?

    Marina e SHBA-së aktualisht ka 19 anije në Lindjen e Mesme, përfshirë dy aeroplanmbajtëse dhe shtatë anije në Oqeanin Indian, tha një zyrtar amerikan të enjten.

    Ushtria amerikane filloi më 13 prill zbatimin e një bllokade ndaj porteve iraniane duke përdorur një pjesë të madhe të këtyre forcave dhe deri të enjten ka ridrejtuar të paktën 33 anije.

    Forcat amerikane gjithashtu kanë hipur në bord të paktën tre anije, përfshirë dy në Oqeanin Indian, rreth 2000 milje (rreth 3218 km) larg Gjirit Persik, raporton CNN.

    Ndërhyrja më e fundit ndodhi natën e së mërkurës, kur forcat amerikane hipën në një “anije pa shtetësi e sanksionuar” që transportonte naftë nga Irani në Oqeanin Indian, njoftoi Departamenti i Mbrojtjes.

    Deri të hënën e kaluar, në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së, e cila menaxhon operacionet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, ndodheshin 15 anije.

    Aeroplanmbajtëse

    USS Abraham Lincoln

    USS Gerald R. Ford

    Shkatërrues

    USS Bainbridge

    USS Thomas Hudner

    USS Frank E. Petersen Jr.

    USS Delbert D Black

    USS Michael Murphy

    USS Mitscher

    USS Rafael Peralta

    USS Spruance

    USS Milius

    USS Churchill

    USS Truxton

    USS Mahan

    Anije luftarake bregdetare (Littoral Combat Ships)

    USS Canberra

    USS Tulsa

    Grup amfib (Amphibious ready group)

    USS Tripoli (anije sulmuese amfibe)

    USS New Orleans (anije transporti amfib)

    USS Rushmore (anije zbarkimi)

    Për më tepër, USS John Finn, USS Pinckney, USS Higgins, USS Mustin, USS McFaul, USS John L. Canley dhe USS Santa Barbara po operojnë gjithashtu në Oqeanin Indian.

  • Ish-miss gjendet e vrarë në Mexico City, hetimet fokusohen te konflikti familjar

    Ish-miss gjendet e vrarë në Mexico City, hetimet fokusohen te konflikti familjar

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Mexico City, ku një ish-mbretëreshë bukurie është gjetur e pajetë në një apartament në zonën elitare Polanco.

    Viktima është Carolina Flores Gómez, 27 vjeçe, fituese e konkursit Miss Teen Universe Baja California 2017. Sipas raportimeve, ajo u gjet më 15 prill me plagë të shkaktuar nga armë zjarri në kokë, çka rezultoi fatale.

    Autoritetet meksikane kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa pista kryesore lidhet me një konflikt të mundshëm brenda familjes. Sipas burimeve mediatike dhe prokurorisë, dyshimet janë shtrirë edhe ndaj vjehrrës së viktimës, pasi bashkëshorti i saj dyshohet se ka akuzuar nënën e tij për përfshirje në ngjarje.

    Në momentin e krimit, në banesë ndodheshin si bashkëshorti i viktimës ashtu edhe nëna e tij, një rrethanë që ka shtuar kompleksitetin e hetimeve.

    Deri në këtë fazë, nuk është konfirmuar asnjë arrestim, ndërsa autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve.

  • Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Gjakovë, arrestohet një person

    Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Gjakovë, arrestohet një person

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje një të dyshuar për rastin e humbjes së jetës së një punëtori, që ndodhi të enjten në Gjakovë.

    Sipas Policisë punëtori ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese ku ka qenë duke punuar.

    Rasti është cilësuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

    “Lidhur me rastin e lartcekur në vendin e ngjarjes ka dal ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit kujdestar lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

    Trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës

  • 67.1% më shumë denoncime – ATK intensifikon luftën kundër evazionit tatimor

    67.1% më shumë denoncime – ATK intensifikon luftën kundër evazionit tatimor

    Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik mbi rezultatet e arritura falë denoncimeve të qytetarëve dhe veprimeve të ndërmarra në terren, në kuadër të luftimit të ekonomisë joformale dhe rritjes së disiplinës tatimore.

    Përmes, një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë periudhës raportuese janë pranuar gjithsej 924 denoncime, që paraqet një rritje prej 67.1% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Këto denoncime kanë shërbyer si bazë për ndërmarrjen e aktiviteteve inspektuese dhe verifikuese.

    Si rezultat i këtyre veprimeve, janë shqiptuar 269 gjoba, me një vlerë totale prej rreth 130,316 euro.

    Veprimet e ATK-së kanë ndikuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e transparencës financiare. Si rezultat, janë deklaruar rreth 396,127 euro qarkullim, si dhe 29,254 euro Tatim mbi Vlerën e Shtuar.

    Në aspektin social, aktivitetet e realizuara kanë kontribuar në formalizimin e tregut të punës, ku janë regjistruar 76 punëtorë.

    ATK inkurajon të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të raportojnë parregullsitë përmes kanaleve zyrtare:

    Autoriteti tatimor mbetet i përkushtuar për ndërtimin e një sistemi tatimor të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë.

  • Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë

    Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë

    Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ndodhi pak pas orës 06:00 të mëngjesit në Greqi, 23 kilometra në jugperëndim të Lassithit.

    Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tij ndodhet në zonën detare, 23 kilometra në jug-jugperëndim të Goudourasit, në Lassithi, ndërsa thellësia është 9.7 km, sipas abcnews.al.

    Deri tani nuk janë raportuar dëme, ndërsa tërmeti është ndjerë në të gjithë ishullin e Kretës, shkruan Protothema.

    Sipas kryetarit të bashkisë së Sitias, Giorgos Zervakis, tërmeti ishte i fortë dhe zgjati shumë.

    Deri në këtë moment, në të njëjtën zonë, pas tërmetit të parë, janë regjistruar edhe pesë tërmete të tjera me magnitudë nga 3.5 deri në 3.8.

    Zbulohen sekretet pas figurës së skalitur të Ronaldos, ai eliminoi një pije “të panatyrshme” nga dieta e tij

  • Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur se të premten, më 24.04.2026, do të realizohen punime të planifikuara në funksion të rritjes së sigurisë dhe mirëmbajtjes së sistemit energjetik.

    Për shkak të këtyre ndërhyrjeve, në disa zona pritet të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.

    Më poshtë mund të gjeni orarin e ndërprerjeve sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime në projekte investive

    Nga NS 110/10 [kV] Prishtina 5 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J05 Bardhosh (kodi: 13000001) nga ora 09:00 deri 18:00

    Vendet: një pjesë e fshatit Bardhosh, Siçevë, një pjesë e Bërrnicës, Trudë, Sharban

    Arsyeja: Punime në rrjet

    Punime nga palët e treta

    NS 110/35/10[kV] Fushë Kosova

    Nga Dalja 10[kV] Vragolia do të ndërpritet:

    TS 10/04kV Shkupjanët (te Vera Petrol) (kodi: 5100007112) nga ora 13:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Bresje, rr. e Pejës

    Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas Z.T.

    Pejë

    Punime nga palët e treta

    Nga TS 35/10kV Peja II do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J09 Shaban Spahija (kodi: 50051001) nga ora 09:00 deri 17:00.

    Vendet: rrugët Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Avdyl Frashëri (një pjesë), Dr. Nuredin Çeku (një pjesë), Eqrem Çabej, Gjergj Fishta, Halil Turku (një pjesë), Isa Boletini, Maria Shllaku, Rifat Burxheviq dhe Shaban Spahija.

    Arsyeja: Punimi i lidhëseve dhe demontimi i rrjetit të vjetër sipas Zgjidhjes Teknike me numër 5269

    Nga TS 35/10kV Peja II do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J10 Asllan Qeshmja (kodi: 50051002) nga ora 09:00 deri 17:00.

    Vendet: rrugët Agim Radoniqi (një pjesë), Asllan Çeshma, Azem Bejta, Bege Maliqi, Beteja e Albulenës (një pjesë), Dëshmorët e Peklenës (një pjesë), Çamëria, Gjergj Fishta, Jusuf Kelmendi (një pjesë), Kapetan Rudi, Mbreti Bardhyl, Rifat Burxheviq (një pjesë), Sylë Tabaku dhe Tahir Coli.

    Arsyeja: Punimi i lidhëseve dhe demontimi i rrjetit të vjetër sipas Zgjidhjes Teknike me numër 5269

    Prizren

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 110/10[kV] Theranda do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Budakova (kodi: 32000008) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Fshatrat: Budakovë, Çardak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reqan, Staravuçinë dhe Vërshec.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive: pastrim traseje.

    Ferizaj

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 35/10 kV Magure do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J07 Drenica (kodi: 41048001) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Pjesë e Rrezes (Leletiqit), Mirenë, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ulët, Resinoc, Baincë, Shalë dhe Krojmirë.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrim traseje

    Mitrovica

    Punime nga palët e treta

    1.

    NS 110/10[kV] Vushtrria 2

    Nga Dalja 10[kV] Qyteti në NS 10/04kV TS Riki te Flamurat do të ndërpritet

    TS Riki & City Construction (kodi: 73000016005) nga ora 10:00 deri në ora 12:00

    Vendet: TS Riki dhe City Construction

    Arsyeja: Punime sipas PEE.

    Gjakova

    Punime në projekte investive

    ​​​​​Nga NS 110/35/10 kV Rahoveci do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J17 Opterusha (kodi: 82000010) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

    Vendet: Fshatrat: Bellacërkë, Brestoc, Celinë, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Nagavc, Opterushë, Velika Hoça, Zoçishtë.

    Arsyeja: Projekte investive, demontimi i TSSH metalike të vjetër ekzistuese.

    Punime nga palët e treta

    1.

    Nga NS 110/10[kV] Gjakova 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J43 Bistazhini (kodi: 81000051) nga ora 09:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Fshatrat: Bistrazhin, Damjan (një pjesë), Dol, Fshaj (një pjesë), Gërqinë, Kusar, Kushavec (një pjesë), Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç (një pjesë), Ramamat, Rrezinë, Smaq (një pjesë).

    Arsyeja: Ngritja e shtyllës 12/1600 sipas projektit të aprovuar.

    Gjilan

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS 110/10 kV Gjilani 5 do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J10 Bresalci (kodi: 63000010) nga ora 10:00 deri në ora 14:30

    Vendet: Bresalci, Koretishta, Poneshi, Parallova, Vërbica e Zhegovcit, Kishna Polja, Sllakovci, Zhegovci

    Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie, ndërrimi i tri shtyllave të TM, pastrim traseje në rrjetin e TM, ndërrimi i bazave të siguresave TS-233 Zhegoc i Ulët.

  • Braktisën tre fëmijë gjatë tre muajve

    Braktisën tre fëmijë gjatë tre muajve

    Gjatë tre muajve të fundit nga janari deri në mars, janë regjistruar tri raste të braktisjes së fëmijëve në vend.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), dy nga rastet janë raportuar gjatë muajit shkurt.

    Një fëmijë është braktisur në Gjilan, ndërsa rasti tjetër është shënuar në Klinë. Ndërkaq, gjatë muajit mars, është regjistruar edhe një rast tjetër i braktisjes së një fëmije në Gjakovë.