ATV

Author: K.B.

  • Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë, jemi krenarë për ty

    Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë, jemi krenarë për ty

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e tij të 58-të. Edhe kjo datëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

    Djali ish-kryeministrit të Kosovës, Endrit Thaçi përmes një postimi në Instastory ka uruar babain e tij duke potencuar faktin e mungesës dhe ndjenjës së krenarisë për të.

    “Bab, gëzuar ditëlindjen. Na mungon çdo ditë, por sot edhe më shumë. Jemi krenarë për ty dhe forcën tënde”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

  • Osmani bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për akademikun Rexhep Qosja

    Osmani bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për akademikun Rexhep Qosja

    Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar homazhe përkujtimore dhe ka shkruar në Librin e Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.

    Homazhet do të mbahen deri në orën 16:00, ndërsa dita e sotme (24 prill) në Kosovë është shpallur ditë zie në nderim të tij.

    Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

    Nipi i tij, Valjet Rexhepi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se Qosja është varrosur të enjten në një ceremoni private familjare.“Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, ka shkruar Rexhepi.

  • Meta thotë se do të shkurtojë 8,000 vende pune ndërsa inteligjenca artificiale po rritet me shpejtësi

    Meta thotë se do të shkurtojë 8,000 vende pune ndërsa inteligjenca artificiale po rritet me shpejtësi

    Meta do të shkurtojë mijëra vende pune muajin e ardhshëm, ndërsa shpenzon më shumë se kurrë për projekte të inteligjencës artificiale (AI).

    Kompania u tha punonjësve në një memo të enjten se planifikon të shkurtojë 10% të fuqisë së saj punëtore — rreth 8,000 punonjës. Ajo gjithashtu tha se nuk do të plotësojë mijëra vende të tjera të hapura për të cilat kishte nisur procesin e punësimit, raporton BBC, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Një arsye kryesore për largimet nga puna është rritja e shpenzimeve të Meta-s në fusha të tjera të kompanisë, përfshirë AI, për të cilën këtë vit do të shpenzojë 135 miliardë dollarë. Kjo është afërsisht e barabartë me shumën që ka shpenzuar për AI gjatë tre viteve të mëparshme së bashku, sipas një personi që ka parë memorandumin.

    Një zëdhënës i Metas konfirmoi shkurtimet e planifikuara të vendeve të punës, por refuzoi të komentojë më tej, sipas raportimit.

    Mark Zuckerberg, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Metas, bëri komente publike në janar që në thelb sinjalizonin se kompania do të shkurtonte sërish vende pune këtë vit.

    Shefi i Metas tha se kishte parë sa shumë më produktivë ishin bërë punonjësit që mbështeteshin shumë në mjetet e AI, duke theksuar se një person i vetëm tani mund të përfundojë projekte që më parë do të kërkonin një ekip të madh.

    “Mendoj se viti 2026 do të jetë viti kur AI do të fillojë të ndryshojë në mënyrë dramatike mënyrën se si punojmë,” tha Zuckerberg.

    Javën e kaluar, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se Meta po planifikonte të shkurtonte potencialisht më shumë se 10,000 punonjës këtë vit. Memoja për punonjësit të enjten u raportua fillimisht nga Bloomberg.

    Ndërsa Meta tashmë ka shkurtuar rreth 2,000 punonjës në dy raunde më të vogla pushimesh nga puna këtë vit, punonjësit kishin javë që përgatiteshin për një shkurtim shumë më të thellë, siç kishte raportuar më parë BBC.

    Shpenzimet dhe fokusi i brendshëm i Meta-s janë zhvendosur ndjeshëm muajt e fundit drejt arritjes së hapit me zhvillimin e modeleve dhe mjeteve të AI.

    Kompania vetëm këtë javë informoi punonjësit se do të fillojë të ndjekë dhe regjistrojë ndërveprimet e tyre me kompjuterët e punës për të ndihmuar në trajnimin dhe përmirësimin e modeleve të saj të AI, një veprim që një punonjës e quajti “distopik” duke pasur parasysh shkurtimet e afërta të vendeve të punës.

    “Kjo kompani është bërë e fiksuar pas AI,” i thanë ata BBC-së.

    Që nga viti 2022, Meta ka zbatuar disa raunde shkurtimesh të vendeve të punës, duke larguar dhjetëra mijëra punonjës.

    Megjithatë, ajo kishte filluar të punësonte sërish dhe vitin e kaluar numri i përgjithshëm i punonjësve dukej se ishte rreth të njëjtit nivel si para shkurtimeve fillestare.

    Shkurtimet e ardhshme të vendeve të punës do të jenë më të mëdhatë e Meta-s që nga viti 2023.

  • Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë, Kosova të pret

    Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë, Kosova të pret

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza e ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për ditëlindjen e tij.

    “Edhe një ditëlindje larg Kosovës. E gjashta me radhë, President. Jo si zgjedhje, por si një padrejtësi që ka zgjatur shumë. Megjithatë, ka diçka që nuk është zbehur e as lëkundur asnjë ditë: qëndrueshmëria jote dhe besimi e krenaria jonë. Na ke munguar shumë. Tani është koha të ritakohemi dhe të festojmë në atdhe. Kosova të pret. Ne të presim. Urime ditëlindjen, President!”, ka shkruar Hamza.

  • Rihanna bën bujë në Instagram me fotografitë nga koleksioni “Savage X Fenty”

    Rihanna bën bujë në Instagram me fotografitë nga koleksioni “Savage X Fenty”

    Rihanna ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale pasi postoi disa fotografi në Instagram ku shfaqej me të brendshme nga koleksioni i saj “Savage X Fenty”.

    Këngëtarja 36-vjeçare pozoi me set të kuq me motive lulesh, duke promovuar vetë markën e saj.

    Ajo u shfaq me reçipeta me dekolte të thellë, tanga dhe minifund, ndërsa imazhet u komentuan gjerësisht nga fansat, të cilët e quajtën “më tërheqëse se kurrë”.

    Rihanna është themeluese e Savage X Fenty, markë që u lançua në vitin 2018 dhe vlerësohet në rreth 1 miliard dollarë (rreth 920 milionë euro).

    Edhe pse u tërhoq nga posti i CEO në vitin 2023, ajo mbetet bashkëpronare dhe kryetare ekzekutive.

    Në të njëjtën kohë, partneri i saj ASAP Rocky ka folur rrallë për jetën e tyre familjare, duke thënë se Rihanna ka ndryshuar pas mëmësisë, por sipas tij ajo ka qenë gjithmonë magjike.

    Çifti janë prindër të tre fëmijëve.

  • Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot Engel, mban një minutë heshtje

    Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot Engel, mban një minutë heshtje

    Ka nisur seanca përkujtimore e Kuvendit të Kosovës në nder të kongresmenit amerikan, Eliot Engel.

    Seanca nisi me një minutë heshtje në nder të Engelit, i cili vdiq më 10 prill.

    Ai ka dhënë një kontribut të madh për Kosovën.

  • Musliu – Haxhiut: Zor është me na shti në kurth mu ose Haradinajn, krahasimi me të është nder

    Musliu – Haxhiut: Zor është me na shti në kurth mu ose Haradinajn, krahasimi me të është nder

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka komentuar deklaratën e kryeparlamnetares Abulena Haxhiu, për ‘reflektimin’ ndaj vërejtjeve të saj, për përdorimin e gjuhës në Kuvend.

    Haxhiu dje tha se Musliu dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj “duket se kanë fillu me reflektu”, duke iu referuar fjalimit të deputetes së PDK-së, që e përmendi emrin e Dejona Mihalit në fund të deklarimit.

    Deputetja Musliu ishte e qartë në diçka që thotë se e ka arritur ndaj kryetares së Kuvendit – dekodimi.

    Sipas saj, Haxhiu është lehtë e lexueshme, prandaj kësisoj ajo thotë s’mund t’i fus në kurth as atë e as Haradinajn.

    Madje, krahasimin me këtë të fundit e quajti nder.

    “Unë dhe zoti Haradinaj, ia thash edhe zonjës Haxhiu sot në sallë të Kuvendit, pa mikrofon normal, e dëgjoi ajo shumë mirë. E kemi dekoduar, sepse lexohet lehtë zonja Haradinaj. Është goxha zor me na shti në kurth qoftë mu ose zotin Hardinaj. Për mu, krahasimi me zotin Haradinaj është nder”., tha ajo për Klankosova.

  • Macron njofton tërheqjen e plotë nga politika

    Macron njofton tërheqjen e plotë nga politika

    Emmanuel Macron ka njoftuar se nuk do të përfshihet më në politikë pas vitit 2027, kur të përfundojë mandatin e tij të dytë në Pallatin Elysee. Kjo konfirmon se ai planifikon të tërhiqet plotësisht nga jeta politike, pasi ky është mandati maksimal ligjor.

    Gjatë një bisede me studentët në administratën greko-qipriote, Macron theksoi se nuk ishte përfshirë në politikë përpara se të bëhej president dhe se nuk do të vazhdojë në të njëjtën rrugë pasi të mbarojë mandati i tij.

    Duke reflektuar mbi punën e tij, presidenti francez theksoi se pjesa më e vështirë e mandatit të tij të fundit ishte balancimi i asaj që është arritur tashmë dhe reformave që kanë mbetur të papërfunduara.

    Ai shtoi se sfida ishte të ruheshin rezultatet e arritura, duke vazhduar me politika të reja dhe duke korrigjuar atë që, sipas mendimit të tij, nuk ishte bërë mjaftueshëm mirë.

    Me rastin e takimit informal të Këshillit Evropian, Macron ishte në Nikosia, ku u prit nga Nikos Christodoulides, administrata e të cilit aktualisht mban presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

  • Dronët ukrainas goditën selinë e FSB-së, 12 të vrarë

    Dronët ukrainas goditën selinë e FSB-së, 12 të vrarë

    Dronët ukrainas goditën një post komandues të Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) në Donetskun e pushtuar të mërkurën, duke vrarë 12 oficerë dhe duke plagosur 15 anëtarë të tjerë të shërbimit sekret rus, raportoi komandanti i Forcave të Sistemeve Pa Pilot, Robert Brovdi.

    Një seri shpërthimesh tronditën Donetskun rreth orës 8 të mëngjesit sipas orës lokale të mërkurën, me pamjet e publikuara në rrjetet sociale që tregojnë atë që duket jetë sulm me dron ukrainas.

    Forcat ukrainase përdorën dronë FP-2 të prodhuar nga kompania ukrainase e mbrojtjes Fire Point dhe të projektuar për sulme me rreze të mesme veprimi, me një ngarkesë prej 60 deri në 100 kilogramë, tha Brovdi.

    Operacioni, gjatë të cilit pilotët e dronëve kryen “tetë sulme precize në objektiv”, u krye nga Forcat e Sistemeve Pa Pilot së bashku me luftëtarë nga Korpusi i 1-rë i Brigadës Azov të Gardës Kombëtare të Ukrainës, thuhet në deklaratë.

    Objekti komandues që u sulmua dyshohet se ishte përgjegjëse për operacionet e sabotimit, ndërtimin e rrjeteve të inteligjencës, rekrutimin, kryerjen e sulmeve terroriste si dhe koordinimin e forcave ndërmjetëse ruse, raportoi Brovdi, i cili u vlerësua me çmimin më të lartë ukrainas “Hero i Ukrainës” nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në maj të vitit 2025.

  • Haradinaj shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Qosjen

    Haradinaj shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Qosjen

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka zhvilluar homazhe përkujtimore dhe ka shkruar në librin e zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.

    Homazhet do të mbahen deri në orën 16:00, ndërsa dita e sotme (24 prill) në Kosovë është shpallur ditë zie në nderim të tij.

    Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

    Nipi i tij, Valjet Rexhepi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se Qosja është varrosur të enjten në një ceremoni private familjare.

    “Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi”, ka shkruar Rexhepi.