ATV

Author: K.B.

  • Ujësjellësi i Prishtinës: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje dhe masa përmbarimore

    Ujësjellësi i Prishtinës: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje dhe masa përmbarimore

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët se të gjithë ata që kanë obligime të papaguara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit janë të detyruar t’i shlyejnë borxhet në afat sa më të shkurtër.

    Sipas njoftimit, ndaj konsumatorëve që nuk i kryejnë obligimet financiare do të aplikohen masa ndëshkuese, përfshirë shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit dhe inicimin e procedurave përmbarimore.

    Po ashtu, bëhet e ditur se shkyçja mund të aplikohet për konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara.

  • Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit

    Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit

    Kuvendi i Kosovës ka votuar për shmangie procedurale nga rendi i ditës, në mënyrë që në rend të ditës në seancën e sotme të futet marrëveshja për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes.

    Në rend dite u kërkua që të futen sot edhe projektligji për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe atë për Energjinë, por nuk morën miratimin e e deputetëve.

    Paraprakisht dje ishte caktuar që anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes të shqyrtohet në seancën e 27 prillit.

    Në seancën e sotme, pritet po ashtu që të bëhet zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave dhe shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane.

    Kjo është seanca e dytë për sot. Paraprakisht u mbajt seancë në nderim të ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel, i cili vdiq më 10 prill.

  • Zyrtare: Albian Hajdari nënshkruan kontratë të re me Hoffenheim

    Zyrtare: Albian Hajdari nënshkruan kontratë të re me Hoffenheim

    Albian Hajdari ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me TSG Hoffenheim.

    Klubi i Bundesligës konfirmoi zgjatjen e kontratës për mbrojtësin zviceran të premten, pa zbuluar kohëzgjatjen e marrëveshjes, shkruan bulineës.com.

    “Albian u bashkua me ne menjëherë pas fillimit të sezonit të kaluar verën e kaluar dhe është zhvilluar në një lojtar kyç dhe titullar të rregullt në një kohë shumë të shkurtër”, tha drejtori menaxhues sportiv i TSG Hoffenheim, Andreas Schicker.

    “Që nga dita e parë, ai u identifikua plotësisht me projektin tonë në TSG dhe, përmes performancave të tij, ka dhënë një kontribut të madh në sezonin tonë të suksesshëm. Vetëm 22 vjeç, ai ende ka potencial të konsiderueshëm zhvillimi. Këmba e tij e fortë e majtë, shkathtësia mbrojtëse dhe mentaliteti i shkëlqyer janë cilësitë e tij përcaktuese.”

    Hajdari, i cili iu bashkua Hoffenheimit nga skuadra elitare zvicerane FC Lugano verën e kaluar, tha:

    “Ndihem shumë rehat në Hoffenheim. Edhe kur u bashkova gjatë verës, e kuptova shpejt se diçka e veçantë po ndërtohet këtu. Perspektiva është e duhura dhe dua të vazhdoj të luaj rolin tim në këtë zhvillim pozitiv dhe në suksesin e TSG-së.”

  • Jehona Lushaku-Sadriu: Engel dhe Rugova ndanin vizion për Kosovën e lirë

    Jehona Lushaku-Sadriu: Engel dhe Rugova ndanin vizion për Kosovën e lirë

    Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka vlerësuar ish-kongresistin amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si zë të fuqishëm në momentet më të vështira të historisë së Kosovës.

    Në seancën që po mbahet për nder të tij, deputetja tha se Engel nuk kishte lidhje personale me Kosovën, por ishte thellësisht i angazhuar për kauzën e tij.

    “Ai nuk kishte lidhje gjaku, nuk kishte lindur në Prishtinë, Pejë apo Gjakovë, por zemra e tij rrihte në sinkron me dhimbjet e nënave tona, me nxënësit që mësonin shqip në shtëpi private dhe me ushtarët tanë çlirimtarë. Engel ishte një mbështetës i palëkundur. Ai fliste për një popull të vogël në Ballkan që po shtypej dhe trokiste në çdo derë për të thënë se Kosova duhej të ishte e lirë”, tha ajo.

    Lushaku-Sadriu veçoi në mënyrë të veçantë raportin e tij me presidentin historik Ibrahim Rugova, duke thënë se mes tyre ekzistonte një marrëdhënie besimi dhe respekti të ndërsjellë – e mbi të gjitha vizioni për Kosovën e lirë.

    “Engel kishte marrëdhënie të veçantë me presidentin Ibrahim Rugova, me të cilin ndante besimin dhe respektin për vizionin e përbashkët për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike. Në atë miqësi mishërohej një aleancë e sinqertë, e ndërtuar mbi vlera shtetformuese”, përfundoi Lushaku-Sadriu.

  • Tahiri i AAK-së kërkon që në ambientet e Kuvendit të vendoset memorial për Eliot Engel

    Tahiri i AAK-së kërkon që në ambientet e Kuvendit të vendoset memorial për Eliot Engel

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, bëri thirrje që Kuvendi i Kosovës të vendosë një memorial për kongresmenin amerikan Eliot Engel në ambientet e tij, në mënyrë që kontributi i tij të përkujtohet përgjithmonë.

    Ai tha se mbajtja e seancës përkujtimore për Engel përbën një akt të rëndësishëm shtetëror dhe historik, si shprehje e mirënjohjes për mbështetjen ndaj Kosovës në periudhat më të vështira.

    “Kuvendi i Republikës së Kosovës po bën një akt të rëndësishëm shtetëror dhe historik duke mbajtur këtë seancë të veçantë përkujtimore në nder dhe respekt të kongresmenit amerikan Eliot Engel. Ky është më shumë se një moment kujtese. Është një shprehje e qartë e mirënjohjes sonë si shtet, si kuvend për një njeri që qëndroi me popullin e Kosovës në kohët tona më të vështira dhe në kohët më vendimtare të historisë sonë. Rruga jonë e drejtë për liri e pavarësi dihet është ndërtuar me shumë sakrifica, mbi sakrificën e popullit tonë, por edhe mbi mbështetjen e fuqishme të miqve tanë të botës së lirë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

    “Në këtë histori kongresmeni Engel e zë vendin e vet të veçantë. Që nga vitet e represionit ai ishte ndër zërat më të fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke ngritur vazhdimisht çështjen e të drejtave shqiptare. Ai mbështeti fuqishëm lirinë, ai mbështeti fuqishëm ndërhyrjen e NATO-s duke kontribuar në ndaljen e tragjedisë dhe në hapjen e rrugës së vendit tonë drejt lirisë. Pas luftës ai vazhdoi të jetë përkrahës i palëkundur i Kosovës në procesin e pavarësisë dhe shtetndërtimit”, tha ai./EO/

  • Çitaku për Eliot Engel: Kishte ndërtuar të fuqishme mes një vendi të vogël dhe një bote të madhe

    Çitaku për Eliot Engel: Kishte ndërtuar të fuqishme mes një vendi të vogël dhe një bote të madhe

    Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku ka folur në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës, e cila ka nisur në orën 10:00 dhe i kushtohet ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë më 10 prill.

    Çitaku kujtoi kohën kur kishte arritur si ambasadore në ShBA dhe lidhjet e forta miqësore që Eliot Engel kishte ndërtuar për Kosovën, raporton KlanKosova.tv.

    “Më kujtohet dita kur zbrita si ambasadore në ShBA, peisazhi politik në Amerikë kishte ndryshuar shumë. Kishte shumë kongresmenë, senatorë dhe zyrtarë të lartë që kishin marrë detyra të reja dhe shumë prej tyre nuk kishin lidhje historike, politike dhe emocionale me Kosovën. Diçka e pazakontë ndodhte vazhdimisht saherë flisja për Kosovën përballë meje nuk kishte habi, nuk kishte pyetje të para, kishte buzëqeshje të lehtë dhe pohim të qetë: E dimë… dhe pastaj si një refren që përsëritej në çdo cep të ëashingtonit: Na ka treguar Eliot Engel. Pastaj e kupton nuk po fillonim nga e para, dikush kishte qenë aty para nesh, dikush kishte folur, kishte bindur. Kishte ndërtuar ura të padukshme, por të fuqishme mes një vendi të vogël dhe një bote të madhe.

    “Eliot Engel kishte bërë atë që shumë pak njerëz e bëjnë në politikë, kishte lënë gjurmë. Atëherë e kuptova që misioni im ishte më i lehtë, nuk kisha detyrë të ndërtoja miqësi, por t’i nderoja ato që kishte krijuar Eliot Engel për ne”, tha Çitaku.

  • Bajqinovci akuza partive opozitare: Kërkuan president konsensual, tani po duan kandidatë nga partitë e tyre

    Bajqinovci akuza partive opozitare: Kërkuan president konsensual, tani po duan kandidatë nga partitë e tyre

    Deputeti Mefail Bajqinovci nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë në një emision të Euronews Albania.

    Ai aty tha se Lëvizja Vetëvendosje dhe kreu i saj, Albin Kurti, ka shprehur “gatishmëri për dialog” deri në momentet e fundit.

    Bajqinovci përmendi ofertat e Kurtit për partitë opozitare në këmbim të votave për të propozuarin e tyre për president, Glauk Konjufca, duke shtuar se ato s’janë pranuar.

    “Ditën e hënë, ora 23:59 ë shpërndahet Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Andaj është një apel që opozita të reflektojë dhe të ulemi. Unë mendoj që kjo opozitë nuk duhet të mendojë që si zoti Kurti vetëm të mos jetë në pushtet, por të mendojë që t’i japë zgjidhje çështjes së presidentit. Ne jemi të interesuar që sa më shpejt të arrihet një zgjidhje brenda këtyre ditëve të mbetura, sepse në të kundërtën Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi treguar gatishmëri për kompromis dhe kemi ofruar zëvendëskryeministrin dhe katër ministri për Lidhjen Demokratike të Kosovës, apo edhe pozita të rëndësishme në institucionet e shtetit, si një formë e bashkëqeverisjes dhe stabilitetit institucional, por kjo ofertë fatkeqësisht nuk është pranuar dhe nuk është parë me seriozitetin e duhur nga opozita, edhe pse do të kishte shmangur një krizë të re politike”.

    Bajqinovci më pas hodhi akuza në drejtim të partive opozitare, duke thënë se në fillim deshën kandidat konsensual për president, por se më pas, sipas tij, ndryshuan qëndrim.

    Opozita fillimisht ka deklaruar publikisht se kërkon një president konsensual dhe mbi partiak, që të jetë i pranueshëm për të gjitha palët politike në vend, por gjatë rrugës ka ndryshuar qëndrim dhe tani po kërkon kandidatë që vijnë drejtpërdrejt nga partitë e tyre politike, dhe kjo e vështirëson arritjen e një marrëveshjeje sepse nuk kemi më një qëndrim të unifikuar nga ana e tyre”, tha ai.

    Bajqinovci shtoi se Vetëvendosje mbetet e hapur për dialog deri në momentet e fundit të afatit kushtetues, duke theksuar se zgjidhja politike është e domosdoshme për të shmangur zgjedhjet e parakohshme dhe një krizë të re institucionale në vend.

  • Ambasadori Malaj për Qosjen: Gëzon reputacion të jashtëzakonshëm në Shqipëri

    Ambasadori Malaj për Qosjen: Gëzon reputacion të jashtëzakonshëm në Shqipëri

    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka bërë homazhe në Kuvendin e Kosovës në nderim të akademikut të njohur Rexhep Qosja.

    Malaj e vlerësoi lart kontributin e Qosjes në letërsi dhe në mendimin intelektual shqiptar, duke e cilësuar veprën e tij si një “pasuri të jashtëzakonshme”.

    “Gjithçka që ka lënë akademiku Rexhep Qosja është një pasuri e jashtëzakonshme. Për këtë arritje që jetojmë sot mendoj që më mirë akoma do të jetë për brezin e ri që do të mund të prek tezat e tij dhe gjithçka që ka ai ka bërë për letërsi”, u shpreh Malaj.

    Ai shtoi se Qosja gëzon një reputacion të madh në Shqipëri.

    “Në Shqipëri, Rexhep Qosja gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm, kjo nuk do të thotë që ai nuk e gëzon në Kosovë, por unë kam bindjen se ne do të dimë t’ia kthejmë atë kontribut të tij në vlerë për shoqërinë shqiptare”, shtoi Malaj.

  • DASH e falënderon Kosovën që e shpalli si organizatë terroriste IRGC-në iraniane

    DASH e falënderon Kosovën që e shpalli si organizatë terroriste IRGC-në iraniane

    Departamenti Amerikan i Shtetit, përkatësisht Zyra kundër Terrorizmit, e ka falendëruar Kosovën për vendimin e shpalljes së organizatës iraniane IRGC si organizatë terroriste.

    “Ne e falënderojmë Kosovën për qëndrimin kundër terrorizmit dhe për përcaktimin e IRGC-së si një organizatë terroriste”, shkruan DASH në reagim.

    Qeveria e Kosovës e ka shpallur si organizatë terroriste Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), gjatë një mbledhjeje me 20 prill në Prishtinë.

    Kryeministri Albin Kurti tha se “përmes këtij vendimi, Kosova e forcon qëndrimin e saj në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”.

    “Ky është rreshtim i qartë i Kosovës përkrah aleatëve të vet strategjikë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, kishte deklaruar Kurti.

  • Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovës për të pasur shtet

    Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovës për të pasur shtet

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar ish-kongresmenin amerikan Eliot Engel, duke thënë se ai e njihte të drejtën historike të Kosovës për të pasur një shtet.

    “Besoj që zgjidhja e vetme për Kosovën është pavarësia. Më lejoni të them Kosovë, sepse 90 për qind e njerëzve që jetojnë aty i thonë Kosovë. Shqiptarët e Kosovës kurrë nuk do të trajtohen mirë nën Serbi”, citoi Engelin në deklaratën që e kishte dhënë gjatë një paraqitjeje në Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në vitin 1999.

    Kurti theksoi se Engel kishte mbetur i qëndrueshëm në këtë qëndrim ndër vite.

    “Miku dhe mbështetësi i shqiptarëve nuk hezitoi të ngrinte zërin për të drejtat e njeriut dhe të pozicionohej në anën e duhur të historisë. Interesi i sinqertë për të ardhmen e Kosovës ka qenë në qendër të takimeve tona, duke fillu

    “Kështu e kishte nisur fjalën tij Eliot Engel në komitetin për marrëdhënie ndërkombëtare në vitin 1999. Miku dhe mbështetësi i shqiptarëve nuk hezitoi të ngriste zërin për të drejtat e njeriut dhe të pozicionohej në anën e duhur të historisë.

    “Interesi i sinqertë për të ardhmen e Kosovës ishte në qendër të takimeve tona që kemi pasur duke filluar nga takimi i parë me të nga takimi i parë në 1997 në New York”, tha Kurti.