ATV

Author: K.B.

  • “Ati i Pavarësisë së Kosovës”, Ganimete Musliu e uron Thaçin për ditëlindje

    “Ati i Pavarësisë së Kosovës”, Ganimete Musliu e uron Thaçin për ditëlindje

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka uruar për ditëlindje ish-presidenten Hashim Thaçi, duke e vlerësuar lart kontributin e tij për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

    Ajo tha se mbështetësit e tij i urojnë shëndet dhe kthim sa më të shpejtë në Kosovë.

    “Dëshiroj t’ia uroj atit të pavarësisë së Kosovës ditëlindjen, duke kujtuar me epitetin më të lartë angazhimin dhe sakrificën e tij për liri, pavarësi dhe shtet ndërtim. Urimi i mbështetëseve të tij është që të ketë shëndet dhe ai e shokët e tij të kthehen sa më shpejt një Kosovë. Dhe e drejta legjitime e popullit liridashës të Kosvoës ta gjejë rrugine vet”, deklaroi Ganimete Musliu,

  • Rashica po ia gjuante fanellën gruas së tij, tifozi i vogël e kap fanellën dhe ikë me vrap

    Rashica po ia gjuante fanellën gruas së tij, tifozi i vogël e kap fanellën dhe ikë me vrap

    Milot Rashica ka qenë vendimtar në fitoren 3:0 të Besiktasit ndaj Alanyasporit, duke dhënë asist në kualifikimin e ekipit në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë.

    Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi kosovar tentoi t’ia dhuronte fanellën bashkëshortes së tij, por ajo përfundoi në duart e një tifozi të vogël, i cili e mori dhe u largua me vrap.

    Momenti u konsiderua i veçantë dhe ka marrë vëmendje në rrjetet sociale për reagimin spontan të tifozit të ri.

  • Arrestohet një person për fajde në Gjilan, i gjendet edhe armë dhe para

    Arrestohet një person për fajde në Gjilan, i gjendet edhe armë dhe para

    Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, kanë zhvilluar një hetim disa mujorë duke ndërmarr veprime hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive të nevojshme përfshirë edhe përdorimin e masave të fshehta teknike të hetimit.

    Policia njofton se si rezultat i këtyre veprimeve është arritur të sigurohen dëshmi dhe prova materiale me dyshime për përfshirje në veprat penale “Fajdeja” dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’ të të dyshuarit B.S. (mashkull kosovar i vitit të lindjes 1959), me banim në komunën e Vitisë.

    Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, sot më datë 24.04.2026 është realizuar kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar:

    • Para të gatshme në vlerë prej pesë mijë (5000) euro,

    • Një pistoletë me gas,

    • Një pushkë gjuetie (me leje valide)

    • Një pistoletë me një karikator dhe katër copë fishekë cal.9X19mm (me leje valide)

    • 29 copë fishekë të pushkës së gjuetisë e kalibrit 12 mm,

    • 61 copë fishekë të pistoletës e kalibrit 9X19 mm.

    Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të lëndës është ndaluar në qendrën e ndalimit në afat prej 48 orësh.

    Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

  • Befason Drake, vesh bluzën me mbishkrimin shqip

    Befason Drake, vesh bluzën me mbishkrimin shqip

    Ylli i muzikës, Drake ka befasuar me paraqitjen e radhës.

    Interpretuesi i shumë hiteve ka publikuar një fotografi ku shihet një bluzë që ai ka veshur e në të cilën shkruahet fjala ZEMËR.

  • 16 euro e Kurtit, Ismaili: Hile dhe manipulim i varfërisë nga dikush që s’jeton në varfëri!

    16 euro e Kurtit, Ismaili: Hile dhe manipulim i varfërisë nga dikush që s’jeton në varfëri!

    Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për shifrën e kursimeve të tij prej 16.41€, duke e quajtur manipulim i varfërisë nga dikush që nuk jeton në varfëri.

    Ismaili, në foltoren e Kuvendit të Kosovës tha se kreu i Qeverisë jeton pa kokëçarje ekonomike dhe ky deklarim në pasuri, tregon sipas tij një hile të Kurti.

    “Po dua të flasë për një shifër që nuk më ka lënë rehat që disa ditë. Si është e mundur që një shifër kaq e vogël të flet kaq shumë. Të jetë kaq e dukshme, por të kalojë në heshtje, 16 euro e 41 centë. Ka një arrogancë në këtë shifër dhe në fund pikërisht kjo arrogancë më bëri të flasë sot.

    Shifra 16.41€ nuk është shifër që ngjall pasiguri për të apo që gjeneron keqardhje, 16.41€ e kryeministrit është një ‘hile’e një njeriu që jeton pa kokëçarje financiare, e që shtiret se jeta e tij është e vështirë e po ia del me vështirësi dhe s’po ankohet. 16.41€ është moment klasik i manipulimit të varfërisë që nuk jeton në varfëri, por sillet si i tillë”, tha Ismaili.

  • “I thanë që unë kisha të dashur” – Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën

    “I thanë që unë kisha të dashur” – Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën

    Monika Kryemadhi ka folur sot për marrëdhënien e saj me Ilir Metën, për të cilin u shpreh se sot gëzon ende respekt për 33 vitet e kaluara bashkë si partnerë.

    E ftuar në ‘Breaking’ në Top News, Monika u shpreh se vitet e bashkëjetesës me Metën kanë qenë periudha më e bukur e jetës së saj, edhe pse me të ka kaluar shumë sfida dhe beteja me të.

    “Më thuaj ti një femër që nuk mban mend puthjen e parë. Unë nuk mund të mohoj 33 vite jetë me Metën, nuk kanë qenë të tmerrshme, por shumë të bukura. Ka qenë periudha më e bukur e jetës sime. Me Metën kam kaluar shumë sfida, shumë beteja, disa i fituam, disa u humbën. Unë nuk mund të mohoj çdo gjë. Kjo që jam, jam për shkak të bashkëjetesës sime me të. Ai ishte shumë tolerant, më linte të bëja çfarë të doja, nuk kam pasur kurrë kontroll. Ne në jetën tonë kemi bërë a s’kemi bërë 5 herë pushime familjare.

    Jam penduar që kam harxhuar kohën për të tjerët dhe jo për familjen time. Kam peng në marrëdhënien me fëmijët, sepse i jam përkushtuar njerëzve të tjerë dhe në fund të ditës, kur kthen kohën, thua çfarë kam bërë për fëmijën tim. Ndjej respekt për të. Meta kurrë nuk ka qenë i vëmendshëm për veshjen time. Vetëm një herë, kur i kam lyer flokët e kuqe, i bëri përshtypje.

    Sot ndjej respekt dhe inat me veten që SPAK dhe Dumani përdorën metodologjinë e sigurimit të shtetit për të na futur në konflikt, duke i quajtur si bashkëpunëtor të SPAK, pra që kam tradhtuar Metën dhe doli që nuk ishte e vërtetë. Meta gjithmonë i ka besuar njerëzit dhe ky ka qenë problemi më i madh i tij. Ai ka një miqësi të tepruar brenda vetes së tij. Zhgënjimin e ka shumë më të madh. Manipulimi që është bërë ka qenë shumë i shëmtuar dhe jo njerëzor”.

    Monika riktheu në vëmendjet edhe akuzat që i janë bërë.

    “Të gjithë ata që kanë ndërtuar këtë lloj skeme… ata i than në fillim Metës, që në telefonin e Monikës kemi gjetur një të dashur, pra “Monika ka të dashur”. Unë thoja që të kesh të dashur duhet të kesh kohë njëherë. Meta kishte ikur nga shtëpia atëherë. Thonin që unë kam të dashur. I kishin çuar Metës mesazhet e mia me “Zemra ime”. Unë Metën e kisha të regjistruar në telefon me “Zemra ime”, u shpreh Monika Kryemadhi. /Tch/

  • Deliu Kodra: Qeveria po tenton të kalojë ligje me shpejtësi, i duhen për propagandë elektorale

    Deliu Kodra: Qeveria po tenton të kalojë ligje me shpejtësi, i duhen për propagandë elektorale

    Deputetja e Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për përshpejtim të procedurave parlamentare për të votuar projektligje të cilat ajo thotë se i duhen për qëllime elektorale.

    Deliu në foltoren e Kuvendit ka potencuar se Kosova është afër përmbylljes së afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, teksa tha se Qeveria Kurti 3 po sjell në Kuvend projektligje ‘me urgjencë artificiale’.

    “Na ndajnë vetëm pak ditë deri në përmbylljen e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, ndërkohë që atë që po e shohim në seancat plenare dhe në punimet e Kuvendit është që Qeveria Kurti po bën atë që nuk guxon ta bëjë. Pra, po sjell ligje me urgjencë artificiale pa debat publik, pa konsultim real dhe pa respektim të procedurave parlamentare. Komisionet e Kuvendit janë ngulfatur qëllimshëm me projektligje të cilat kjo Qeveri i ka mbajtur në sirtar për vite me radhë. Tash në kohën kur po diskutohet për zgjedhje të reja Qeveria po tenton t’i kalojë me shpejtësi, jo sepse të njëjtat ligje janë urgjencë për qytetarët, por sepse i duhen për propagandë elektorale”, tha Deliu.

  • Musliu – Kurtit: S’jemi të interesuar për ofertat tua, që s’je i zoti – lej përrallat e shkojmë në zgjedhje

    Musliu – Kurtit: S’jemi të interesuar për ofertat tua, që s’je i zoti – lej përrallat e shkojmë në zgjedhje

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në Klan Kosova, ka folur sërish për zhvillimet politike në vend, duke theksuar se PDK-ja, sipas saj, asnjëherë nuk e ka vendosur interesin partiak mbi atë shtetëror.

    Në Edicionin Special, ajo u shpreh se partia e saj nuk është e interesuar për pozita apo oferta politike, por për funksionalizimin e shtetit, ndërsa akuzoi Vetëvendosjes për tendenca të kapjes së institucioneve.

    Musliu shtoi se PDK nuk ndihet e shantazhuar dhe nuk e konsideron detyrë të saj zgjidhjen e institucioneve, duke theksuar se përgjegjësia i takon Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje

    “PDK asnjëherë nuk e ka pas interesin e vet, para interesit të shtetit. Nuk jemi të interesuar për pozita dhe oferta të tij, jemi të interesuar me funksionu shtetit. Për ta është me interes kapja e shtetit. Kur qytetari t’i ka dhënë 51% dhe t’i tallet në këtë mënyrë, kjo nuk do koment. Ne asnjëherë nuk jemi ndi të shantazhum sepse nuk i kemoi borxh asgjë. Nuk është detyrë e PDK-së me i zgjedh institucionet e vendit. Qytetari ia ka dhanë Albin Kurtit dhe VV-së. Numrat i ka, i mungon vullneti, qëllimi i mirë, dëshira dhe ai nuk mundet me jetu pa kriza.” – u shpreh Musliu.

    Ajo ishte e qartë ndaj Kurtit, duke i thënë se nëse nuk është i zoti të vazhdojë, t’i lë përrallat dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

    “Ai ka thënë edhe Hitleri ka qenë i votum, a t’i përgjigjemi edhe na në të njëjtën gjuhë, edhe Hitleri ka qenë i votum siç je ti, nëse dojmë me bo lojë fjalësh. Qytetari ka lexu kjartë, ia ka jep 51% më qeverisë në këtë vend. I ka të gjitha mundësitë me nxjerrë vendin prej krizës. Prerazi në politikë nuk flitet, realiteti është shumë i kjartë. Le t’na jep qytetari, jo 51, po 31%, unë i garantoj që kena mi bo të gjitha institicuonet, në afat rekord, sepse PDK është e dëshmume.

    Rezultati është i kajrtë, i ke fitu 51%, boni institucionet. Nuk je i zoti, lej përrallat, shkojmë në zgjedhje, nëse fiton prapë, urime të koftë, po prapë ti ki mi zgjedhë institucionet.” – tha Musliu në Klan Kosova.

  • Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president të Kosovës

    Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president të Kosovës

    Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se në emër të komunitetit shpreh gatishmërinë që ta ofrojë nja kandidat konsensual për president të Kosovës.

    Ai ka thënë se situata politike aktuale është e paqëndrueshme dhe se nuk po ndërmerren veprime konkrete për ta zgjidhur atë.

    “Paraqesim shqetësimin se si ka mundësi që në një vend të vogël si Kosova me parti që kanë fituar besimin e qytetarëve nuk arrin të bëj dot një zgjidhje që është elementare për një konsensus për një person të vetëm i cili do ta drejtonte shtetin. Bëj thirrje, nuk po e them me ironi, edhe ne nëse vërtetë ka mbetë Kosova pa asnjë person që mund të jetë konsensual ne si komunitet egjiptian jemi të gatshëm me ofru një kandidat konsensual”, ka thënë Berisha gjatë seancës plenare në Kuvend.

  • Televizioni publik i Sllovenisë bojkoton Eurovisionin për shkak të Izraelit, do të transmetojë përmbajtje kushtuar Palestinës

    Televizioni publik i Sllovenisë bojkoton Eurovisionin për shkak të Izraelit, do të transmetojë përmbajtje kushtuar Palestinës

    Televizioni slloven nuk do ta transmetojë Festivalin e Këngës në Eurovision këtë vit. Në vend të konkursit, gjatë gjysmëfinaleve dhe finaleve, shikuesve do t’u ofrohet përmbajtje që lidhet me çështjet palestineze.

    RTV Slovenia tha se me këtë cikël programi ata vazhdojnë të përmbushin misionin e tyre publik, duke u ofruar shikuesve “përmbajtje që inkurajon mirëkuptimin, dialogun dhe reflektimin kritik mbi çështjet bashkëkohore globale”.

    Kjo do të jetë hera e parë në shumë vite që shikuesit sllovenë do të mbeten pa një transmetim të drejtpërdrejtë të konkursit, raportojnë mediat në Slloveni.

    Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), organizatori i eventit, vendosi në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar që Izraeli mund të merrte pjesë në konkurs, pavarësisht kërkesave nga disa transmetues publikë për ta vënë atë në votim .Ky vendim u prit me pakënaqësi edhe në vende të tjera, kështu që Spanja, Irlanda, Holanda dhe Islanda gjithashtu anuluan pjesëmarrjen e tyre, përveç Sllovenisë. Ato përmendën pjesëmarrjen e Izraelit dhe situatën në Gaza si arsye.

    Fituesi zviceran i Festivalit të Këngës në Eurovision 2024, Nemo Mettler, reagoi gjithashtu ndaj situatës, duke njoftuar se do t’ia kthente trofeun EBU-së. Ai tha se përfshirja e vazhdueshme e Izraelit në konkurs është në kundërshtim me vlerat që ai pretendon se përfaqëson.