ATV

Author: K.B.

  • Futja në Listën e Zezë | Gjykata Komerciale vendos masë sigurie kundër OSHP-së për rastin e kompanisë “N & B” sh.p.k.

    Futja në Listën e Zezë | Gjykata Komerciale vendos masë sigurie kundër OSHP-së për rastin e kompanisë “N & B” sh.p.k.

    Gjykata Komerciale e Kosovës, përmes Dhomave të Shkallës së Parë, ka marrë një vendim domethënës duke pezulluar ekzekutimin e sanksionit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) ndaj kompanisë “N & B” sh.p.k. me seli në Skenderaj. Ky vendim vjen pasi kompania ishte futur në të ashtuquajturën “Lista e Zezë”, gjë që do t’i pamundësonte pjesëmarrjen në prokurim publik për një periudhë tre-mujore.

    Konflikti administrativ nisi pas një vendimi të OSHP-së (nr. 1873/25) të datës 9 mars 2026, i cili aprovonte ankesën e Autoritetit Kontraktues, K.R.U Prishtina, për diskualifikimin e operatorit “N & B” sh.p.k.. Kompania akuzohej se gjatë aplikimit në tenderin për “Rehabilitimin i rrjetit të ujësjellësit Skullan, Ribar i Vogël dhe Batllavë”, kishte dorëzuar dëshmi me përmbajtje të rreme apo të falsifikuara.

    Në këtë proces, kompania “N & B” sh.p.k. përfaqësohet nga avokati Taulant Ferizi nga Prishtina. Mbrojtja ka argumentuar para gjykatës se klienti i tyre nuk ka pasur asnjë njohuri për këtë procedurë tenderuese. Sipas tyre, operatori ekonomik “Keni Construction” sh.p.k. ka përdorur emrin, të dhënat dhe identitetin afarist të “N & B” sh.p.k. në mënyrë të paautorizuar, duke krijuar një konzorcium fiktiv pa dijeninë e paditësit.

    Për të bindur gjykatën për domosdoshmërinë e masës së sigurisë, kompania ka paraqitur shifra specifike të dëmit që do të pësonte nga bllokimi tre-mujor.

    Paditësi ka theksuar se diskualifikimi do t’ia pamundësonte nënshkrimin e kontratës për aktivitetin e prokurimit Nr. 203-25-8175-5-1-1, vlera e të cilit kap shifrën prej 7,000,000.00€.

    Po ashtu, është përmendur rreziku i humbjes së kontratës për procedurën Nr. 616-25-1830-5-1-1, me vlerë prej 780,000.00€.

    Kompania deklaroi se pothuajse i gjithë operimi i saj bazohet në kontrata publike dhe diskualifikimi do t’ia pamundësonte përfitimin e shumës prej 1,000,000.00€.

    Pa këto të hyra, propozuesi ka argumentuar se nuk do të ketë mundësi të gjenerojë mjete për të paguar këstet mujore të kredive pranë bankave komerciale në Kosovë.

    Gjyqtarja e rastit, Vlerona Maliqi, ka vlerësuar se kërkesa e kompanisë është e bazuar, duke cituar nevojën për parandalimin e dëmeve të pariparueshme:

    “Gjykata vlerëson se janë plotësuar kushtet nga neni 100 par.1 dhe 2 i LKA-së për shtyrjen e ekzekutimit të aktit administrativ të kërkuar, pasi që paditësi/propozuesi i sigurimit pretendimet e paraqitura në propozim i ka mbështetur në argumente të qëndrueshme dhe prova materiale, duke i’a bërë të besueshme gjykatës dëmin që rrezikon t’i shkaktohet atij nga ekzekutimi i aktit administrativ të goditur.”

    Më tej, gjykata ka arsyetuar se ky vendim nuk bie në ndesh me interesin e përgjithshëm:

    “Gjykata poashtu vlerëson se shtyrja e ekzekutimit të vendimit në rastin konkret nuk është në kundërshtim me interesin publik, pasi që pa sqarimin e çështjeve kontestuese në këtë procedurë dhe pa sqarimin e bazës juridike të vendimit të kontestuar, ekzekutimi i këtij të fundit do të mund të shkaktonte dëm të pariparueshëm për paditësin.”

    Në aktvendimin e saj, Gjykata vërejti se OSHP-ja, edhe pse ishte njoftuar rregullisht dhe i ishte lënë afati i duhur, nuk kishte dorëzuar asnjë deklarim lidhur me këtë kërkesë deri në momentin e marrjes së vendimit.

    Përmes këtij aktvendimi, dënimi i OSHP-së pezullohet deri në nxjerrjen e një vendimi përfundimtar lidhur me ligjshmërinë e sanksionit. Ky është një zhvillim i rëndësishëm në praktikën e Gjykatës Komerciale, e cila ka vendosur të balancojë pretendimet për parregullsi në prokurim me të drejtën e kompanive për të operuar derisa të vërtetohet fajësia në merita.

    Pala e pakënaqur ka të drejtë ankesë brenda shtatë ditësh në Dhomën e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale. /Gazeta Insajderi

  • Haskuka: LVV fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

    Haskuka: LVV fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

    Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se subjekti i tij politik pret të fitojë mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 7 qershor.

    Sipas Haskukës, ndryshime në përqindje mund të ndodhin te partitë opozitare, si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, por jo edhe te Vetëvendosje.

    “Unë mendoj që mund të ketë ndryshime në përqindje, por Lëvizja Vetëvendosje prapë do të jetë mbi 50 për qind. Ndryshimet mund të ndodhin brenda partive opozitare. Nuk besoj që do të ndryshojë numri i deputetëve që LVV i ka pasur. Mendoj që pas 7 qershorit përqindja do të jetë përafërsisht e njëjtë ose edhe më e lartë”, ka deklaruar Haskuka.

    Ai ka shtuar se, sipas tij, opsioni i vetëm për qytetarët është mbështetja e LVV-së për të siguruar një shumicë edhe më të madhe në Kuvend.

    “Fatkeqësisht, për Kosovën momentalisht nuk ka një alternativë më të mirëfilltë dhe Vetëvendosje është i vetmi opsion për stabilitet. Me një opozitë që bllokon ligje dhe bojkoton seancat për zgjedhjen e presidentit, qytetarët mund t’i japin LVV-së mbi 70 deputetë në mënyrë që të zgjidhet edhe presidenti”, është shprehur ai.

    I pyetur nëse është e arritshme kjo shifër, Haskuka nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë.

    “Në Kosovë nuk mund të përjashtohet as kjo alternativë, duke parë veprimet e opozitës gjatë viteve 2025 dhe 2026, të cilat tregojnë mungesë pjekurie politike”, ka shtuar ai.

    Ndërkohë, sa i përket ndikimit të mundshëm të Vjosa Osmanit në rezultatin zgjedhor apo në raportet mes LVV-së dhe LDK-së, Haskuka ka thënë se efekti i saj mund të reflektohet vetëm brenda partive opozitare.

    “Ajo mund të ndikojë në shpërndarjen e votave brenda opozitës, por jo te LVV. Mund të ndryshojë renditja për vendin e dytë, por jo për vendin e parë”, ka thënë Haskuka.

    Ndryshe, sipas rezultateve të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 janë dominuar nga Lëvizja Vetëvendosje e cila fitoi 51.10 për qind të votave të vlefshme, duke siguruar gjithsej 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) u rendit e dyta me 20.19 për qind, duke përfituar 22 mandate deputetësh.

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mori 13.24 për qind duke siguruar 15 ulëse në Kuvend. /teve1/

  • Ramush Haradinaj kujton veprimtarin Smajl Haradinaj: Sakrifica e tij ishte frymëzim për ne

    Ramush Haradinaj kujton veprimtarin Smajl Haradinaj: Sakrifica e tij ishte frymëzim për ne

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar në përvjetorin e ndarjes nga jeta, veprimtarin e çështjes kombëtare, patriotin e madh, Smajl Haradinaj.

    Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se Smajl Haradinaj nuk kishte një jetë të lehtë.

    “Ai përjetoi edhe tmerrin e burgjeve jugosllave, ndërsa të njëjtin fat e pësuan edhe pjesëtarë tjerë të familjes, djemtë; Naimi, Nasimi dhe Agroni, vajzat; Shqipja e Naimja, bashkëshortja Myzaqetja dhe bashkëshortja e Nasimit, Gjejlonja”.

    “Sakrifica e tij ishte frymëzim për ne dhe për gjithë brezin e luftëtarëve të UÇK-së, në rrugën për realizimin e ëndrrës shekullore të shqiptarëve për të jetuar të lirë. Ai rriti dhe edukoi bij luftëtarë, Agronin dhe Nasimin, të cilët ndoqën rrugën e tij, duke u bërë pjesë e lavdisë së luftës çlirimtare. Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Smajl!”, ka shkruar ai.

  • Labinot Tahiri pret Osmanin: E gatshme për t’i dhënë më të mirën vendit, më tha ‘‘Call me’’ nëse unë apo qytetarët kemi telashe

    Labinot Tahiri pret Osmanin: E gatshme për t’i dhënë më të mirën vendit, më tha ‘‘Call me’’ nëse unë apo qytetarët kemi telashe

    Labinot Tahiri pret Osmanin: E gatshme për t’i dhënë më të mirën vendit, më tha ‘‘Call me’’ nëse unë apo qytetarët kemi telashe

    Labinot Tahiri, ka pritur në takim ish-presidenten Vjosa Osmani, e cila është në në formë shumë të mirë, e qetë dhe e gatshme për të dhënë më të mirën për vendin tonë ashtu si në të kaluarën, me një fushatë me moral politik , kombëtar e ndërkombëtar.

    Tahiri, në postimin e tij ka shkruar se Osmani i ka thënë atij se nëse ai apo qytetarët ‘’kanë telashe’’ ta thërrasin atë.

    Ndryshe, ‘’Call me’’, ishte deklarata më të cilën që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ishte drejtuar Osmanit në nisjen e Bordit të Paqes.

    “Po veproni shumë mirë, dhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, më telefononi dhe ne do ta zgjidhim”, kishte thënë Trump drejtuar Osmanit.

    Postimi i plotë i Tahirit:

    CALL ME🫡🫶🏼😊

    Sot pata knaqesi ta pres në vizitë te Noma në lagjen Panorama Residence, presidenten tonë të nderuar e të dashur për qytetarët tanë, gurbetqarët, motrat, zonjat e nënat tona

    znj.Vjosa Osmani

    E nderuar presidente, faleminderit që na vizituat qytetin tonë, një vend i fortë në ekonomi, politikë, mjekësi dhe arsim.

    Ju e dini që ne kemi politikanë, biznesmenë mjekë e mësimdhënës të përkushtuar për qytetin dhe shtetin si për shendetin, ekonomine dhe arsimin për rininë dhe qytetarin tonë.

    Të dashur bashkombas; ta dini se; presidentja ishte në formë shumë të mirë, e qetë dhe e gatshme për të dhënë më të mirën për vendin tonë ashtu si në të laluaren, me një fushatë me moral politik , kombetar e nderkombetar.

    Faleminderit nga zemra për vizitën dhe për stafin tuaj. Me presidenten ishin të pranishem edhe kandidatët ferizajas të cilë janë në garë për deputet..!

    Ajo ma la një amanet😀

    Presidentja me tha: Labi, nëse ke telashe ti, qytetari dhe rinia jonë mos e leshoni vendin por vetem CALL ME 😀🫶🏼🫡

    Jeni të mirëseardhur të gjithë, nga të gjitha partitë politike!

    Me respekt

    Labi Kosovës e Shqipërisë

  • Tragjedia në Durrës: Nikoll Radaçi rrezikon deri në 20 vjet burg, flet avokatja

    Avokatja e caktuar nga shteti, Arta Gecaj, e cila mbrojti Nikoll Radaçin, i cili përplasi për vdekje me makinë dy fëmijë në zonën e ish-kënetës në Durrës të Shqipërisë, ka deklaruar se 57-vjeçari ishte në gjendje të rënduar psikologjike në sallën e gjyqit.

    Në një deklaratë për media pas caktimit të masës së sigurisë, ajo tha se ndaj tij rëndojnë tri akuza, ajo aksidentit me pasojë vdekje ose plagosje të rëndë, largim nga vendi i ngjarjes dhe përdorim alkooli në kohën që drejton mjetin, raporton A2CNN.

    Sipas saj, për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit me pasojë vdekje ose plagosje të rëndë parashikohet dënimi me burg nga 5-20 vite.

    “Masë e sigurimit arrest me burg. Masë e cila pritej. Nga prokuroria ka ardhur me 3 akuza. I pandehuri nuk foli fare, dukej në gjendje të rnëduar psikologjike nuk dha shpjegim para gjykatës unë isha e ftuar nga shteti për mbrojtje duke qenë se nuk kishte avokat të zgjedhur.

    Shkelja e rregullave të qarkullimit me pasojë vdekje ose plagosje të rëndë nga 5-20 vite parashikohet dënimi me burg, drejtimi i mjeteve në gjendje të parregullt ku konkludon me pirjen e alkoolit dhe largimi nga vendi i aksidentit. Ka shprehur pendesë ndjehet i penduar edhe sot dukej në gjendje të rënduar psikologjike”, deklaroi ajo.

  • Paraqitjet që morën vëmendjen në Met Gala 2026

    Paraqitjet që morën vëmendjen në Met Gala 2026

    Është përshkruar si nata më e madhe në modë.

    Vip-at mbërritën në Met Gala 2026 me idenë e tyre për temën e këtij viti – artin e kostumeve – ku organizatorët u kërkuan pjesëmarrësve të eksperimentonin me kodin e veshjes luksoze dhe të çuditshme.

    Eventi vjetor është një mbledhje fondesh për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit dhe shërben si një shans për personazhet e famshëm dhe shtëpitë e modës për t’u dhënë maksimumin spektaklit.

    Më poshtë gjeni ndër veshjet më të bukura të këtij viti:

  • Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për kontrabandim me migrantë, tentoi t’i çojë në Mal të Zi disa sudanezë

    Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për kontrabandim me migrantë, tentoi t’i çojë në Mal të Zi disa sudanezë

    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.N., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri M.N., më datë 18 mars 2026, rreth orës 15:00, në fshatin Drelaj të Rugovës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, ka tentuar të kontrabandojë migrantë drejt kufirit me Malin e Zi.

    “I njëjti, fillimisht ishte takuar me disa shtetas të huaj të nacionalitetit sudanez në Stacionin e Autobusëve në Pejë, ku me kërkesën e tyre kishin arritur marrëveshje që t’i transportojë deri në afërsi të kufirit me Malin e Zi, me ç’rast ishte dakorduar që për këtë shërbim të kompensohej financiarisht pasi të arrinin në destinacionin e caktuar”.

    Megjithatë, Prokuroria tha se gjatë realizimit të kësaj veprimtarie, automjeti i të pandehurit është vërejtur nga Policia Kufitare në lokacionin e lartcekur.

    Me rastin e kontrollit, shtetasit e huaj janë identifikuar dhe i pandehuri është arrestuar, kurse vetura me të cilën dyshohet të jetë përdorur të kryhet vepra penale është sekuestruar.

    Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”.

    Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale që i vihet në barrë.

  • KRU “Prishtina” fillon aksion ndaj borxhlinjve

    KRU “Prishtina” fillon aksion ndaj borxhlinjve

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka nisur aksione intensive ndaj konsumatorëve me borxhe.

    Përmes një njoftimi në Facebook, ujëjsellësi i kryeqytetit thotë se për konsumatorët që nuk i kryejnë obligimet financiare do të ketë masa ndëshkuese.

    “Të gjithë konsumatorët që kanë borxhe të papaguara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit janë të obliguar që t’i shlyejnë ato në afat sa më të shkurtër.Për konsumatorët që nuk i kryejnë obligimet financiare, do të aplikohen masa ndëshkuese, përfshirë:Shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit, procedura përmbarimore.

    Shkyçja mund të aplikohet për ata që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara”, thotë kjo kompani.

  • Babai i 8-vjeçarit që u plagos në aksidentin tragjik në Durrës: Po i kërkon shokët, mendon se janë gjallë

    Babai i 8-vjeçarit që u plagos në aksidentin tragjik në Durrës: Po i kërkon shokët, mendon se janë gjallë

    Babai i 8-vjeçarit që i shpëtoi aksidentit tragjik të dy ditëve më parë në zonën e ish Kënetës në Durrës ka treguar gjendjen e të birit, i cili ndodhet në spital në Tiranë.

    Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, ai tregoi se i biri ka pësuar dëmtime në pjesën e legenit, në këmbë si edhe në pjesën e mushkërive.

    I ati theksoi se 8-vjeçari kërkon shokët dhe se mendon që ata janë gjallë. Për momentin e aksidentit, ai shtoi se i biri ka treguar se nuk mban mend asgjë por vetëm shoferin që lëvizte me shpejtësi të lartë.

    “Kam marrë çunin dhe jam nisur për Tiranë sepse spitali i Durrësit më nisi për në Tiranë. Djali komunikonte, por kërkonte shokët…ndërsa fëmija i katërt nuk ishte prekur nga makina ka shpëtuar , ishte në anë të biçikletës.. djalin e nxorën nga reanimacioni dhe e kanë shtruar në dhomë më vetë…Është shumë i rënduar. Pyeste vetëm për kushëririn, a është vrarë si mua…

    Unë i nxora një foto që kishin arrestuar personin , e mbante mend. Vetëm atë mbante mend. Ka marrë dëmtim në pjesën e legenit që ka një thyerje, dhe tek këmba. Po ashtu i kanë vendosur një shtizë, ka edhe dëmtim te pjesa e mushkërive…Nuk mbante mend asgjë, vetëm thotë që ishte shumë shpejt makina…Pranë djalit tani është motra e zotërisë”, u shpreh ai.

    Sa i përket autorit, babai i 8-vjeçarit tha se ka qenë gjithmonë problematik si me shpejtësinë, po ashtu edhe me alkoolin.

    “Ai ka qenë gjithmonë problematik, gjithmonë kemi bërë raportime në polici. Ka qenë gjithmonë problematik me shpejtësinë, por edhe me alkoolin.”, theksoi babai i 8-vjeçarit.

    Gjithashtu ai u ndal edhe te ndjesa publike që kanë bërë familjarë të autorit të aksidentit tragjik, duke u shprehur: “Nuk më duhet ndjesa”.

  • “U pranua pa shenja jete”, spitali del me njoftim për vrasjen në Gjakovë

    “U pranua pa shenja jete”, spitali del me njoftim për vrasjen në Gjakovë

    Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ka dalë me një njoftim rreth vrasjes së të riut, Rexhë Brahimaj.

    Përmes njoftimit zyrtar, thuhet se viktima kishte mbërritur në spital rreth orës 02:35, por pa shenja jete.

    “Menjëherë janë ndërmarrë masat reanimatore nga ekipi mjekësor në Emergjencë, por pa rezultat. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar në orën 03:10. Rasti është duke u trajtuar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së të ndjerit”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se i dyshuari është vetëdorëzuar në polici mëngjesin e së martës, ndërsa është ndaluar për 48 orë.