ATV

Author: K.B.

  • Mira Murati shkëlqen, merr pjesë në Met Gala 2026

    Mira Murati shkëlqen, merr pjesë në Met Gala 2026

    E njohur si themeluesja e intelegjencës artficiale, Mira Murati ka marr pjesë në Met Gala 2026, ngjarje që mbledh njerëzit më të suksesshëm të rruzulit tokësor.

    Themeluesja e Thinking Machines dhe ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI, mori pjesë në eventin e këtij viti me temë “Arti i Kostumit”, që mblodhi të gjithë të famshmit.

    Murati u shfaq me një fustan të zi të mbuluar me gurë të verdhë dhe me dekolte të hapur në formë V.

    Ajo ka qenë edhe më herët pjesë e Met Gala, në vitin 2024 me një fustan të Christan Dior të vitit 1951.

  • Mashtrimet dhe keqpërdorimet e llogarive bankare, policia apelon për kujdes

    Mashtrimet dhe keqpërdorimet e llogarive bankare, policia apelon për kujdes

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka njoftuar qytetarët se kohëve të fundit është vërejtur rritje e rasteve të mashtrimeve dhe keqpërdorimeve të llogarive bankare përmes formave të ndryshme të komunikimit, përfshirë mesazhe SMS, thirrje telefonike dhe platforma online.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se personat e dyshuar, duke u paraqitur rrejshëm në emër të institucioneve financiare apo kompanive të ndryshme, kërkojnë nga qytetarët të dhëna personale si numri i kartelës bankare, kodin, fjalëkalime me qëllim të përfitimit të mashtrimit dhe përfitimit të kundërligjshëm.

    “Disa nga mesazhet e mashtrimeve përfshijnë një link (faqe interneti) që në pamje të parë duken si zyrtare dhe kanë këtë përmbajtje: llogaria juaj do të pezullohet për shkak të mos përditësimit. Verifikoni të dhënat tuaja për të shmangur bllokimin e llogarisë. Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes: të mos ndajnë me askënd të dhënat personale dhe bankare, të shmangin hapjen e link-ve të dyshimta të pranuara përmes SMS apo email-it, të verifikojnë çdo komunikim të dyshimtë drejtpërdrejt me institucionin përkatës, të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë në polici”, thuhet në njoftim.

  • Përparim Rama emëron Musmuratin e PDK-së nënkryetare të Prishtinës

    Përparim Rama emëron Musmuratin e PDK-së nënkryetare të Prishtinës

    Besianë Musmurati është emëruar në pozitën e nënkryetares së Prishtinës. Kështu ka bërë të ditur kryetari Përparim Rama, i cili ka thënë se po fillojnë një bashkëpunim të ri politik me Partinë Demokratike të Kosovës, me qëllim zhvillimin e Prishtinës.

    “Po fillojmë një bashkëpunim të ri politik në kryeqytet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim zhvillimin e Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të Kosovës. Zotohemi për qeverisje që tejkalon interesat partiake, duke vënë në dispozicion kapacitetet profesionale dhe njerëzore për realizimin e projekteve strategjike në dobi të qytetarëve dhe të së mirës publike. Nga sot, Besianë Musmurati emërohet në pozitën e nënkryetares së kryeqytetit, duke sjell me vete përvojë të gjerë institucionale dhe ndërkombëtare. Me një angazhim mbi një dekadë në fusha si diplomacia, politika publike dhe menaxhimi institucional, ajo ka kontribuar në avancimin e proceseve vendimmarrëse dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Përvoja e saj në kryeqytet, veçanërisht në drejtimin e arsimit, ka lënë gjurmë në përmirësimin e cilësisë dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit”, ka thënë Përparim Rama.

  • Sarajeva përkujton fëmijët e vrarë gjatë rrethimit 1992-1995

    Sarajeva përkujton fëmijët e vrarë gjatë rrethimit 1992-1995

    Në Kantonin e Sarajevës, 5 maji është ditë zie në kujtim të fëmijëve të vrarë të Sarajevës gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, në vitet ’90.

    Sipas të dhënave zyrtare, 1.601 fëmijë u vranë gjatë katër vjetëve të rrethimit të Sarajevës (1992-1995).

    Sipas vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe vendore, së paku 53 prej tyre janë vrarë nga snajperët, ndërsa më shumë se 14 mijë janë plagosur.

    Për krimet ndaj fëmijëve të kryera gjatë rrethimit, deri më tani nuk është mbajtur askush përgjegjës.

    Qeveria e Kantonit të Sarajevës, në vitin 2019, ka marrë vendim që 5 maji të shënohet si Dita e Kujtimit për Fëmijët e Vrarë të Sarajevës.

    Muzeu Historik i Bosnje dhe Hercegovinës, që nga shkurti i vitit 2020, po mbledh sende personale të fëmijëve të vrarë gjatë rrethimit të Sarajevës, të cilat janë ekspozuar në kuadër të instalacionit memorial “Dhoma e Bardhë”.

    Rrethimi i Sarajevës

    Terrori ndaj qytetarëve të Sarajevës zgjati 1.425 ditë.

    Sipas vendimeve të Gjykatës në Hagë, sulmet ndaj civilëve nga pozicionet e Ushtrisë së Republikës Sërpska ndodhnin kudo dhe në çdo kohë të ditës apo natës.

    Për rrethimin e Sarajevës, Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë ka dënuar me burgim të përjetshëm Stanisllav Galliqin, ndërsa Dragomir Millosheviq është dënuar me 29 vjet burg.

    Të dy ata kanë qenë komandantë të Korpusit Sarajevë-Romanija, i cili e ka mbajtur qytetin nën rrethim për 44 muaj.

    Disa pjesë të dënimeve të përjetshme të Radovan Karaxhiqit, ish-president i Republikës Sërpska, dhe Ratko Mlladiqit, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska, lidhen po ashtu me terrorizimin e popullsisë civile të Sarajevës.

    Në nivel vendor, për krimet në pjesët e rrethuara të qytetit janë ndjekur deri tani 12 persona.

    Para Tribunalit të Hagës është akuzuar edhe ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, por ai ka vdekur gjatë procesit, në mars të vitit 2006, dhe gjykimi është ndërprerë.

    Bilana Pllavshiq, ish-presidente e Republikës Sërpska, ka pranuar fajësinë për pjesëmarrje në krimet në Sarajevë dhe është dënuar me 11 vjet burg nga Gjykata e Hagës./REL/

  • Daut Haradinaj: Deçani simbol i qëndresës, Dita e Dëshmorëve kujtesë e sakrificës për liri

    Daut Haradinaj: Deçani simbol i qëndresës, Dita e Dëshmorëve kujtesë e sakrificës për liri

    Në Ditën e Dëshmorëve, Daut Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim të të rënëve për liri. Ai gjithashtu ka veçuar rolin dhe sakrificën e komunës së Deçanit gjatë luftës së viteve 1998–1999.

    Në shkrimin e tij ne profilin zyrtar në Facebook, Haradinaj theksoi se Deçani shënon me krenari këtë ditë, duke kujtuar dëshmorët dhe martirët e kësaj ane, ku çdo fshat dhe çdo lagje u përgjak në përballje të drejtpërdrejtë me makinerinë ushtarake jugosllave.

    “Qyteti dhe çdo cep i Deçanit u bënë pjesë e sakrificës për liri. Për plot 18 muaj, kjo trevë përjetoi luftime të pandërprera, ballë për ballë me një makineri të egër, por që nuk arriti ta thyente qëndresën tonë”, u shpreh Haradinaj.

    Ai shtoi se ndihet krenar që ishte pjesë e atyre zhvillimeve historike, duke e cilësuar fitoren si rezultat të një vetmohimi të jashtëzakonshëm të popullit të Kosovës.

    “Është krenari personale dhe kombëtare të jesh pjesë e një historie që solli lirinë”, theksoi ai.

  • “Nuk kërkova vende në listën e LDK-së” – Vjosa Osmani flet për kandidimin e saj në zgjedhje

    “Nuk kërkova vende në listën e LDK-së” – Vjosa Osmani flet për kandidimin e saj në zgjedhje

    Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka kërkuar që të jenë katër emra në top dhjetëshen e Listës së LDK-së, duke shmangur përgjigjen konkrete se si do të kandidojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

    E pyetur nëse do të kandidojë si presidente apo deputete, ajo tha se çdo vendim do të bëhet i ditur në kohën e duhur, ndërsa theksoi se mbështetja kryesore për të vjen nga qytetarët.

    “Nuk është mirë me spekulu. Unë nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush”, tha Osmani.

    “ Kurdo që kemi diçka për t’ju thënë do t’ju themi”, shtoi ajo.

    Ajo bëri të ditur se do të vazhdojë angazhimin me qytetarët, duke përmendur edhe paraqitjet e përbashkëta në terren.

    “Me Farije Hotin bashkë te qytetarët”, tha ajo.

    E pyetur për kundërshtimet e disa ish-deputetëve të LDK-së ndaj rikthimit të saj në politikë, Osmani tha se fokusi i saj mbetet tek qytetarët dhe mbështetja që merr prej tyre.

    “Do të jem para qytetarëve, deri sot në të gjithë angazhimin tim politik janë ata që ma kanë dhënë forcën dhe edhe tash e tutje do të jetë njësoj”, tha ajo.

  • Begaj dhe Rama bëjnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

    Begaj dhe Rama bëjnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

    Në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar homazhe në nderim të të rënëve për lirinë e vendit.

    Në ceremonialin shtetëror të organizuar pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”, Rama vendosi një kurorë me lule dhe u përkul me respekt të thellë, në emër të ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerësimit të përhershëm të sakrificës sublime të dëshmorëve, si themel i identitetit kombëtar dhe i së ardhmes evropiane të vendit.

    Sipas kryeministrisë në Shqipëri, 5 Maji mbetet një ditë reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që, me aktin e tyre më të lartë të sakrificës, bënë të mundur lirinë që gëzon sot Shqipëria, raporton A2.

  • Tre të vdekur, momenti kur një aeroplan i vogël u rrëzua dhe u përplasë në një ndërtesë në Brazil

    Tre të vdekur, momenti kur një aeroplan i vogël u rrëzua dhe u përplasë në një ndërtesë në Brazil

    Një aeroplan i vogël me pesë persona u rrëzua në një ndërtesë të hënën në qytetin Belo Horizonte në Brazilin juglindor.

    Dhe si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, kanë gjetur vdekjen tre persona, thanë zyrtarët lokalë dhe zjarrfikësit.

    Piloti dhe bashkëpiloti i aeroplanit u vranë nga përplasja, tha departamenti i zjarrfikësve në një deklaratë, ndërsa tre pasagjerë u shpëtuan në gjendje të rëndë dhe u dërguan në spital.

    Fillimisht u raportua se katër persona ishin në bord.

    Pak orë më vonë, qeveria e shtetit Minas Gerais bëri të ditur se njëri nga pasagjerët vdiq në spital, duke shtuar se dy të tjerët ishin ende të shtruar në spital dhe në gjendje të qëndrueshme.

    Nuk kishte banorë të lënduar ose dëmtime strukturore në ndërtesë, tha departamenti i zjarrfikësve.

    Aeroplani thuhet se u ngrit herët pasdite nga Aeroporti Pampulha, rreth 8 km (5 milje) nga qendra e Belo Horizonte, me destinacion Sao Paulo, sipas departamentit të zjarrfikësve.

  • Përplasi për vdekje 2 fëmijët në Durrës, jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin

    Përplasi për vdekje 2 fëmijët në Durrës, jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin

    Jepet sot masa e sigurisë për Nikoll Radaçin autori i aksidentit fatal me pasojë vdekjen e 2 fëmijëve dhe plagosjen e një tjetri 2 ditë më parë në Durrës.

    Sipas Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës seanca do të jetë me dyer të mbyllura për shkaqe sigurie dhe ne prani të lartë policore, pasi është lehtësisht i atakueshëm.

    Sipas të dhënave zyrtare, 57-vjeçari Nikoll Radaçi, teksa e drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka dalë nga rruga duke përplasur tre fëmijë të moshave 8, 9 dhe 12 vjeç. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën dy të miturit, ndërsa një 8-vjeçar që ishte me ta mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

    Radaçi u largua nga vendngjarja, por u lokalizua dhe shoqërua nga patrullat e policisë. Testi i alkoolit ka rezultuar pozitiv, duke konfirmuar se ai ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

  • Fejohet Adem Jashari i ri

    Fejohet Adem Jashari i ri

    Adem Jashari i ri ka kurorëzuar dashurinë e tij me fejesë.

    Ademi dhe Yllka tash e një kohë janë në lidhje dashurie.

    Për këtë ditë të veçantë çifti kanë realizuar edhe një fotosesion së bashku, të cilin edhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.