ATV

Author: K.B.

  • Abdixhiku i drejtohet anëtarësisë: Do t’i bashkojë të gjithë, shtëpia e LDK’së do bëhet sërish një

    Abdixhiku i drejtohet anëtarësisë: Do t’i bashkojë të gjithë, shtëpia e LDK’së do bëhet sërish një

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumri Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, i është ‘’zotuar’’ anëtarësisë së kësaj partie, se do t’i ‘’bashkojë të gjithë’’.

    Abdixhiku ka thënë se, ka ardhur koha që ‘’shtëpia’’ e LDK’së të bëhet ‘’sërish një’’.

    Postimi:

    Anëtarësisë së Lidhjes,

    Ju zotohem, do t’i bashkoj të gjithë.

    Ata që kanë qëndruar gjithmonë.

    Ata që janë larguar.

    Ata që kanë heshtur.

    Ata që ende besojnë.

    Sepse LDK-ja ka qenë gjithmonë më e madhe se secili prej nesh. LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të saj.

    Dhe koha ka ardhur që kjo shtëpi të bëhet sërish një.

  • Shukri Buja bën thirrje që Fatmir Limaj t’i bashkohet PDK: Kemi ndarë rrugëtim në momente kyçe,

    Shukri Buja bën thirrje që Fatmir Limaj t’i bashkohet PDK: Kemi ndarë rrugëtim në momente kyçe,

    Shukri Buja, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur përkrahje për përfshirjen e Fatmir Limajt në listën e PDK’së për zgjedhjet e 7 qershorit.

    Buja, ka e cilësuar si të pakuptueshme qasjen e PDK’së, e cila, ka thënë ai, po hap dyert ‘’për këdo pa standarde të qarta politike’’, ndërsa po i mbyllen dyert për ata që kanë qenë pjesë e PDK’së.

    ‘’ Sot pranohen figura që deri dje e kanë sulmuar dhe fyer këtë parti, vetëm sepse sjellin vota. Ndërkohë, lihet anash bashkëpunimi me Fatmir Limajn dhe me struktura të NISMA Socialdemokrate, me të cilët kemi ndarë rrugëtim në momente kyçe të shtetndërtimit’’, ka thënë ai.

    Postimi:

    Të nderuara struktura, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës!

    Edhe në zgjedhjet e kaluara kam bërë thirrje që të merret seriozisht përfshirja e Fatmir Limajt në listën për deputet nga PDK dhe këtë kërkesë e përsëris sërish sot me ngulm të plotë.

    Nuk është e kuptueshme qasja që po ndjek Partia Demokratike e Kosovës, kur për hir të votave hapen dyert për këdo pa standarde të qarta politike dhe morale, ndërsa në të njëjtën kohë mbyllen dyert për ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tonë politik dhe historik.

    Sot pranohen figura që deri dje e kanë sulmuar dhe fyer këtë parti, vetëm sepse sjellin vota.

    Ndërkohë, lihet anash bashkëpunimi me Fatmir Limajn dhe me struktura të NISMA Socialdemokrate, me të cilët kemi ndarë rrugëtim në momente kyçe të shtetndërtimit.

    Në kohë të vështira, nevojiten vendime më të qarta, më të drejta dhe me më shumë guxim politik.

    Koha e vendimeve të mëdha nuk duron llogari të vogla!

  • Kërcënimet e “Severna Brigada” ndaj kryeministrit, Selimi: E ndihmon Kurtin, po ndodh mes fushatës zgjedhore

    Kërcënimet e “Severna Brigada” ndaj kryeministrit, Selimi: E ndihmon Kurtin, po ndodh mes fushatës zgjedhore

    Sot, organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim me eliminim fizik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

    Lidhur me këtë, ka reaguar ish-kryediplomati, Petrit Selimi. Ky i fundit përmes një postimi në ‘’X’’, ka thënë se ky kërcënim ‘’vetëm sa e ndihmon’’ Kurtin.

    ‘’Në mes të fushatës zgjedhore në Kosovë, “organizata” sekrete serbe Severne Brigade dërgon kërcënime publike ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Kurti. Gjë që, natyrisht, vetëm sa e ndihmon Kurtin. E kjo më pas na çon te një ose dy pyetje të pakëndshme…’’, ka shkruar ai.

  • Kurti reagon për kërcënimet nga “Severna Brigada”: Tashmë i kemi shpallur organizatë terroriste

    Kurti reagon për kërcënimet nga “Severna Brigada”: Tashmë i kemi shpallur organizatë terroriste

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj kërcënimeve të publikuara sot nga organizata “Severna Brigada”, duke thënë se ato janë dëshmi e karakterit terrorist të këtij grupi.

    I pyetur nga gazetarët lidhur me këto kërcënime, Kurti tha se pjesëtarët e kësaj organizate nuk kanë vend në Kosovë dhe se institucionet i kanë shpallur ata organizatë terroriste që në vitin 2023.

    “Po, ne i kemi shpallur ata organizatë terroriste më 29 qershor të vitit 2023 dhe këto kërcënime që i bëjnë ata janë veçse dëshmia më e re se janë ashtu siç i kemi shpallur dhe se nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Të gjithë pjesëtarët e të ashtuquajturave ‘Brigada Veriore’ janë kriminelë, janë terroristë, të cilët kanë bërë zullum në Kosovë në të kaluarën, por koha e tyre në Republikën tonë ka kaluar. Fatkeqësisht, ata janë të lirë dhe vazhdojnë që të kenë ndikim në Beograd”, tha Kurti.

    Ndërsa Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim me eliminim fizik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

    Në mesazhin e publikuar nga kjo organizatë, thuhet:

    “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

  • Emërimet e fundit të Kurtit, Cakolli me ironi: Kush po i shan ma shumë kundërshtarët, po del më me perspektivë

    Emërimet e fundit të Kurtit, Cakolli me ironi: Kush po i shan ma shumë kundërshtarët, po del më me perspektivë

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe ka vazhduar me emërime të tjera, ku sot ka emëruar Triera Kasumin, zëvendësministre të Ekonomisë.

    Lidhur me këtë ka reaguar Eugen Cakolli. Ky i fundit, ka ironizuar me emërimet e Kurtit, duke thënë se kushdo që po ‘’i shan më shumë kundërshtarët politikë, po dalin ma me perspektivë’’.

    ‘’Po e bon edhe ma interesant afatin kalimtar zgjedhor kjo puna e emërimeve nëpër pozita publike — kush po i shan ma shumë kundërshtarët politikë, po dalin ma me perspektivë. Merreni shtruar të nderuar, se mas zgjedhjeve, ku i dihet… mos po duhet me i fshi postimet ‘’, ka shkruar Cakolli.

    Ndryshe, Kasumi, ka reaguar për largimet që kanë ndodhur nga partia GUXO e të cilat janë bashkuar me Vjosa Osmanin, të cilat, sipas saj, largimi si ai i Haxhi Avdylit, Jeta Statovcit e Albena Reshitajt ngjanë me ato që kishin ndodhur në janarin e vitit 2018 nga LVV.

    “Për Partinë Guxo, vetëm 3 probleme më pak. Me datën 7 qershor, qytetari i mençur i kësaj Republike, jo vetëm emrat por edhe ‘’bëmat’’ do ju mbajë mend”, ka shkruar ajo.

  • Dimal Basha e lë për tokë e pas divanit Deklaratën e Pavarësisë

    Dimal Basha e lë për tokë e pas divanit Deklaratën e Pavarësisë

    Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Adelina Grainca, ka publikuar sot një fotografi me ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Dimal Basha.

    Ajo që ka tërhequr vëmendje në fotografi është se prapa divanit në zyrën e Bashës shihet e e lënë për tokë Deklarata e Pavarësisë së Kosovës.

    Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, është dokumenti që u lexua dhe u nënshkrua më 17 shkurt 2008 në Prishtinë, duke shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

  • Peci i mbledh “strukturat” në Mitrovicë për të mohuar se është shuar “Guxo”: Tung e bafshit

    Peci i mbledh “strukturat” në Mitrovicë për të mohuar se është shuar “Guxo”: Tung e bafshit

    Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, përmes një video-adresimi, i është përgjigjur zërave së partia GUXO ‘’nuk ekziston’’ deklaratë e cila, siç ka thënë ai, thuhet ‘’qe pesë vite në studiot televizive’’.

    Peci, adresimin e tij e ka bërë nga një sallë në qytetin e Mitrovicë, ku shihen edhe persona të tjerë, të cilët, thotë ai, janë pjesë e kësaj partie.

    ‘’Qe pesë vite në studiot televizive vazhdimisht flitet se si partia GUXO nuk ekziston. Tash në prag të zgjedhjeve nacionale, na paska shpallur se jemi shu si parti. Për koincidencë unë jam në takim të zgjeruar me strukturat e partisë GUXO në Mitrovicë. Besoj që gjithë ata që e shohin këtë përbërje të GUXO’s në Mitrovicë mund të thonë se…’’, tha Peci derisa duatrokitjet e të pranishmeve ia ndërprenë fjalën.

    Ndryshe, ky reagim i Pecit, vjen pas disa largimeve që kanë ndodhur nga GUXO, e të cilët i janë bashkuar ish-presidentes Vjosa Osmani.

  • “3 probleme më pak”, nga Guxo reagojnë pasi Avdyli, Statovci e Reshitaj iu bashkuan Vjosa Osmanit

    “3 probleme më pak”, nga Guxo reagojnë pasi Avdyli, Statovci e Reshitaj iu bashkuan Vjosa Osmanit

    Sekretarja e Partisë “Guxo”, Triera Kasumi-Berisha, ka reaguar pas largimeve nga kjo parti, duke i krahasuar me largimet nga Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2018, disa prej të cilëve më pas u bashkuan në PSD.

    Haxhi Avdyli, Jeta Statovci dhe Albena Reshitaj i janë bashkuar ish-Presidentes Vjosa Osmani, për zgjedhjet e 7 qershorit.

    Kasumi-Berisha ka thënë se largimet ishin të pritura, teksa ka thënë se për “Guxo” janë “vetëm 3 probleme më pak”.

    “Këto largimet e pritura nga Guxo me ritmin “nga një largim në ditë”, për nga forma dhe narrativi po ngjajnë jashtëzakonisht shumë me skenarin e largimeve nga LVV në janarin e vitit 2018. Ndryshojnë emrat e protagonistëve, por jo metoda dhe qëllimi. Sidomos jo qëllimi. Për Partinë Guxo, vetëm 3 probleme më pak. Me datën 7 qershor, qytetari i mençur i kësaj Republike, jo vetëm emrat por edhe ‘’bëmat’’ do ju mbajë mend”, ka shkruar Kasumi-Berisha.

  • Komuna e Rahovecit njofton se do të mbyllet parkingu te palestra sportive dhe hapësira brenda sheshit

    Komuna e Rahovecit njofton se do të mbyllet parkingu te palestra sportive dhe hapësira brenda sheshit

    Komuna e Rahovecit ka njoftuar se më 9 dhe 10 maj 2026 do të ketë kufizime të përkohshme për parkimin e automjeteve në qendër të qytetit, për shkak të punimeve që do të zhvillohen për lyerjen e rrethojës në sheshin qendror.

    Sipas njoftimit, gjatë këtyre dy ditëve, parkingu te palestra sportive, si dhe hapësira brenda sheshit, do të jenë të mbyllura për parkim.

    Komuna ka bërë thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët, duke theksuar se masat po merren për mbarëvajtjen e punimeve dhe ruajtjen e sigurisë publike gjatë periudhës së realizimit të tyre.

  • Aeroplani gjigant që erdhi në Prishtinë, flet Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë

    Aeroplani gjigant që erdhi në Prishtinë, flet Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë

    Një aeroplan i tipit Antonov An-124, një prej aeroplanëve më të mëdhenj në botë, pa duke mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” më 6 maj.

    Arsyeja e uljes së këtij aeroplani në Kosovë, i cili përdoret për transport të mallrave, përfshirë edhe ato ushtarake, nuk dihet ende.

    Pas aludimeve se aeroplani është nisur nga një bazë ajrore në Gjermani, Radio Evropa e Lirë iu drejtua Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë, e cila nuk foli specifikisht për këtë fluturim në Prishtinë, duke thënë se “si çështje parimore dhe pavarësisht nga pyetja specifike, nuk komenton transportet ushtarake”, si dhe që përgjigja e saj nuk përbën as konfirmim e as mohim në lidhje me këtë fluturim.

    Ajo, megjithatë, tha se forcat e armatosura gjermane përdorin shërbimin e transportit të kompanisë Antonov.

    “…Kapacitetet e Antonov Logistics SALIS GmbH [përdoren] për dërgimin dhe furnizimin e forcave gjermane në kontekstin e mbrojtjes kombëtare dhe mbrojtjes së aleancës, menaxhimit të krizave ndërkombëtare dhe menaxhimit të rreziqeve dhe krizave kombëtare”.

    Menaxhimi i krizave ndërkombëtare (ICM) është një detyrë thelbësore e Forcave të Armatosura Gjermane (Bundesëehr), që synon parandalimin e krizave ndërkombëtare, menaxhimin e konflikteve dhe minimizimin e pasojave të krizave.

    Ndërkaq, autoritetet në Kosovë nuk folën për këtë rast.

    Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara nga vetë kompania ajrore, Antonov Airlines është një degë e Antonov Company, me seli në Kiev, Ukrainë.

    Ndërmarrja shtetërore ukrainase operon një flotë të gjerë avionësh që transportojnë mallra, duke përfshirë pesë avionë të tipit An-124 Ruslan, që mund të bartin ngarkesa deri në 150 tonë.

    Dy prej këtyre aeroplanëve përdoren zyrtarisht përmes kompanisë Antonov Logistic SALIS GmbH, për të ofruar shërbime transportuese për NATO-n dhe vendet e Bashkimit Evropian për dërgimin e “mallrave emergjente në situata të krizës”.

    *Fotografitë: Arian Mavriqi